Skandal në BBVK! Limi nxjerr të vërtetën e hyrjes së tij… dy gishtat “tradhëtojnë” gjithçka! (VIDEO)

Limi Hoti duket se ka vendosur të “thyejë heshtjen” brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, pas gjithë zhurmës që ka krijuar hyrja e tij, përplasjet e vazhdueshme me Albën dhe afrimiteti i papritur me Dolcen.

Gjatë një bisede me Hygertën, Limi ka bërë një deklaratë që ka ngritur menjëherë dyshime dhe aludime të forta në rrjet. Ai i ka thënë asaj se “nuk është ashtu si mendoni”, duke lënë të kuptohet se pas hyrjes së tij në BBVK fshihet një e vërtetë tjetër.

Por ajo që i ka “vënë flakën” internetit ka qenë gjesti i tij i çuditshëm: Limi ka përmendur “një letër” dhe në atë moment fut dy gishtat, duke bërë një shenjë që për publikun nuk kaloi pa u komentuar.

Menjëherë pas publikimit të videos, ndjekësit kanë nisur interpretimet, ku shumë prej tyre pretendojnë se e kanë kuptuar çfarë nënkuptonte Limi me atë shenjë, duke hedhur dyshime të forta se ai mund të jetë paguar për të hyrë në Big Brother VIP Kosova, si pjesë e një plani për të trazuar lojën.

Tashmë rrjeti po shpërthen me komente dhe pyetja kryesore është vetëm një:

A ishte hyrja e Limit rastësi… apo një skenar i parapërgatitur? (VIDEO)

error: