Tensionet mes Albës dhe Limit nuk kanë të ndalur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa ngjarjet e fundit kanë ndezur edhe më shumë rrjetin.
Së fundmi, Alba është parë më e afërt me Ludo-n, ku dyshja duket se po njihen më shumë dhe po zhvillojnë biseda të qeta e të këndshme, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët… dhe sidomos nga Limi.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë, në një moment Limi nuk e ka përmbajtur veten dhe ka shpërthyer ndaj Albës, duke i thënë me tone të ashpra:
“Kujto ti se nuk e di unë çfarë do ti nga Ludo…”
Kjo fjali ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë me komente, ku shumë ndjekës e shohin reagimin e Limit si shenja të qarta xhelozie.
Komentuesit po aludojnë se Limi ende ka ndjenja për Albën dhe nuk mund ta pranojë dot idenë që ajo të afrohet me një mashkull tjetër brenda shtëpisë.
A është kjo një xhelozi e vërtetë… apo thjesht një lojë për kamera? Mbetet për t’u parë!