“Ti gënjen për djalin tënd”, vijon përplasja mes Elijonës dhe Labit

Debati mes Elijonës dhe Labinotit (Labit) ka vijuar me tone të ashpra, teksa palët kanë shkëmbyer akuza të drejtpërdrejta ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë përballjes, Elijona u shpreh se dallimi mes saj dhe Labit është se ajo nuk gënjen, ndërsa e akuzoi këtë të fundit se shtrembëron të vërtetën për të shpëtuar veten.

“Ti rren për me pshtu vetën, ti rren për djal tanin që u kanë t’çu dek. Unë nuk rrej. Unë heshti se s’ka nevojë kurrkush me i ditë punët e familjes tem”, u shpreh Elijona.

Në debat ndërhyri edhe Benita, e cila deklaroi se nuk e përkrah më Labin, duke shtuar tensionet mes tyre.

Përplasja mes banorëve duket se ka thelluar ndasitë dhe ka krijuar një situatë edhe më të tensionuar në ambientin ku ata ndodhen.

error: