Trupi i Ali Khameneit nën rrënoja pas sulmit ajror në Teheran (Foto)

Mediat iraniane kanë publikuar imazhet e para tronditëse që tregojnë pasojat e sulmit të koordinuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Në fotografitë e bëra publike, shfaqet Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i bllokuar nën rrënoja, ndërkohë që ekipet e emergjencës përpiqen të ndërhyjnë në vendngjarje.

Momentet pas bombardimit Sipas raportimeve, pamjet tregojnë shkatërrimin masiv të kompleksit ku ndodhej udhëheqësi iranian në momentin e goditjes. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë parë duke punuar në kushte tejet të vështira për nxjerrjen e trupit, teksa mediat shtetërore kanë konfirmuar zyrtarisht se Khamenei nuk i mbijetoi sulmit.

Fundi i një epoke 37-vjeçare Ali Khamenei mori drejtimin e Republikës Islamike në vitin 1989, duke pasuar themeluesin e saj, Ajatollah Homeini. Vrasja e tij shënon goditjen më të rëndë ndaj regjimit iranian në dekadat e fundit. Mediat zyrtare në Teheran e kanë cilësuar atë si “dëshmor”, duke shoqëruar njoftimet me lutje fetare dhe thirrje për qëndresë.

Reagimi i mediave shtetërore Transmetimet në televizionin kombëtar iranian janë ndërprerë disa herë nga mesazhe zie. “Zoti e pranoftë ndër dëshmorët dhe e bashkoftë me të drejtët,” thuhet në deklaratën e shpërndarë nga agjencitë kryesore të lajmeve në vend, të cilat tashmë po pasqyrojnë çdo minutë të asaj që konsiderohet si kriza më e madhe e sigurisë në historinë moderne të Iranit.

error: