Zbulohen detaje, KB Prishtina ia jepte këtë pagë astronomike Jordan Davisit

Ish-basketbollisti i KB Prishtina, Jordan Davis, kishte pagë mujore prej 25 mijë eurosh gjatë sezonit të kaluar, është bërë e ditur në konferencën për shtyp të mbajtur të martën nga drejtuesit e klubit prishtinas.

Jordan Davis ka regjistruar një mesatare prej 11.8 pikësh për ndeshje me fanellën e Sigal Prishtinës, 4.4 kërcime dhe 2.2 asistime.

Pagat në basketbollin kosovar, janë më të mëdhatë, me klubet që harxhojnë miliona euro, ndërsa shuma më e madhe shkon te lojtarët e huaj.

Drejtori i klubit, Luan Maloku, përmendi gjithashtu edhe pagën e ish-lojtarit tjetër, Rasid Mahalbasic, duke theksuar shumën prej 20 mijë, pa saktësuar nëse bëhej fjalë për euro apo dollarë.

Ndërkohë, për ish-trajnerin Paco Olmos u bë e ditur se kishte ardhur te Prishtina me një pagë prej 20 mijë dollarësh në muaj.

Sipas Malokut, i gjithë procesi problematik në klub nisi në muajin korrik, kur kryesia e vjetër emëroi në pozitat drejtuese Ferid Zekollin dhe Arsim Sfirçën, ndërsa Plisat e kundërshtonin ashpër kryetarin e deri athëhershëm Blerand Stavilevcin dhe drejtorin Florian Miftari.

error: