Zbulohet e dashura e re e Bes Kallakut? Ja si e ka emrin (detajet)

Bes Kallaku ka ndezur menjëherë rrjetin me postimin e tij të fundit në Instagram, ku ka zbuluar tatuazhin më të ri që ka bërë në dorë.

Ajo që i ka habitur të gjithë është fakti se tatuazhi mban një emër vajze dhe një dedikim mjaft domethënës:

“Ejona 25.12.2025 – Trëndafil në kohë lufte”

Aktori nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo koment, duke e lënë gjithçka në mister dhe duke shtuar edhe më shumë dyshimet se kjo mund të jetë një konfirmim i një lidhjeje të re dashurie.

Si të mos mjaftonte kjo, në foto shfaqet edhe dora e një vajze pranë dorës së tij, ndërsa kënga që e shoqëron postimin është një himn dashurie me titullin:

“Do të të dua përgjithmonë”

Të gjitha këto detaje kanë bërë që fansat të shpërthejnë me pyetjen:

👉 A është “Ejona” vajza e re në jetën e Besit?

Për momentin, vetë Bes Kallaku nuk ka reaguar më tej, por postimi i tij ka hapur një valë aludimesh dhe kurioziteti në rrjet vazhdon të rritet.

error: