{"id":10251,"date":"2026-05-01T19:02:56","date_gmt":"2026-05-01T17:02:56","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=10251"},"modified":"2026-05-01T19:02:56","modified_gmt":"2026-05-01T17:02:56","slug":"shkaku-i-deshtimit-per-zgjedhjen-e-presidentit-eshte-plani-c-i-rama-vuciq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/shkaku-i-deshtimit-per-zgjedhjen-e-presidentit-eshte-plani-c-i-rama-vuciq\/","title":{"rendered":"Shkaku i d\u00ebshtimit p\u00ebr zgjedhjen e presidentit \u00ebsht\u00eb \u201cPlani C\u201d i Rama-Vu\u00e7iq"},"content":{"rendered":"<p>NGA <strong>PROF. DR. ENVER BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"2\">Kosova d\u00ebshtoi ta zgjedh\u00eb kreun e shtetit. N\u00eb nj\u00eb vend normal, ku shumic\u00ebn absolute parlamentare e ka mazhoranca, nuk ndodh nj\u00eb d\u00ebshtim i till\u00eb. Por Kosova \u00ebsht\u00eb konsideruar \u201csiu generis\u201d n\u00eb \u00e7do aspekt. K\u00ebsisoj kan\u00eb filluar ta shohin edhe segmente t\u00eb politik\u00ebs dhe institucioneve shqiptare. Madje n\u00eb ligjin kushtetues, si dhe n\u00eb interpretimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Kosova \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb ku k\u00ebrkohet q\u00eb presidenti t\u00eb zgjidhet n\u00eb raundin e tret\u00eb me shumic\u00ebn absolute t\u00eb votave, por me nj\u00eb kusht: &#8211; T\u00eb jen\u00eb n\u00eb sall\u00eb 80 deputet\u00eb, ose dy t\u00eb tretat e tyre. Praktikisht kjo do t\u00eb thot\u00eb se neni kushtetues, sipas t\u00eb cilit presidenti zgjiidhet n\u00eb raundin e tret\u00eb me 50 p\u00ebrqind plus nj\u00eb vot\u00eb, nuk vlen. Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pavlefsh\u00ebm vet\u00eb kushtetut\u00ebn. Nj\u00eb djall \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb kjo t\u00eb kalkulohet k\u00ebsisoj, sepse djallit i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb krijoj\u00eb artific\u00ebn p\u00ebr kriz\u00eb institucionale n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"7\">Por d\u00ebshtimi i t\u00eb h\u00ebn\u00ebs s\u00eb kaluar p\u00ebr ta zgjedhur kreun e shtetit lidhet edhe me nj\u00eb shkak tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Askush, as Albin Kurti, nuk d\u00ebshiron ta p\u00ebrmend\u00eb faktin se opozit\u00ebn e Kosov\u00ebs e komandon Edi Rama. Ashtu si\u00e7 kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb komandon dhe kontrollon koalicionin politik t\u00eb Ali Ahmetit kund\u00ebr \u201cidiot\u00ebve\u201d politik\u00eb q\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb at\u00eb. Ashtu si\u00e7 mb\u00ebshtet kumbar\u00ebn e Vu\u00e7iq n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Dritan Abazovi\u00e7, ose nj\u00eb far\u00eb Shqiprim Arifi n\u00eb Lugin\u00eb p\u00ebr t\u2019ia kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb Shaip Kamberit dhe Albin Kurtit. Pra, politikat e Tiran\u00ebs zyrtare me shqiptar\u00ebt kudo kan\u00eb implementuar q\u00ebndrimin \u201cO me mua, ose p\u00ebrball\u00eb (kund\u00ebr) meje\u201d. Kjo nuk ka dilem\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"8\">Tani t\u00eb vijm\u00eb t\u00eb raportet Rama-Opozita e Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb ai q\u00eb nxiti ish-presidenten e Kosov\u00ebs t\u2019i kund\u00ebrvihej kryeministrit Kurti. Esht\u00eb po ky kryeminist\u00ebr q\u00eb nxit Ramushin, Bedriun dhe Lumirin p\u00ebr ta bojkotuar institucionin e parlamentit edhe kur votohet kreu i shtetit. Madje q\u00eb k\u00ebta t\u00eb tre t\u00eb refuzojn\u00eb edhe propozimet konkrete p\u00ebr kandidat\u00eb p\u00ebr president. Partia Demokratike e Kosov\u00ebs e kishte shansin q\u00eb ta propozonte p.sh akademikun Arsim Bajrami si kandidat p\u00ebr president. Por as q\u00eb i shkoi nd\u00ebrmend ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb. Sepse q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrimi i institucioneve, jo nd\u00ebrtimi i tyre. Sepse urdh\u00ebri q\u00eb kishte marr\u00eb nga kryeministri shqiptar ishte i prer\u00eb: &#8211; Kurti duhej t\u00eb \u201cd\u00ebshtonte\u201d n\u00eb zgjedhjen e presidentit t\u00eb vendit dhe vendi duhej t\u00eb shkonte n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. Po k\u00ebshtu ndodhi edhe me Lumir Abdixhikun, i cili u tall me Vjosa Osmanin dhe emrin e saj, duke e keqp\u00ebrdorur ekstremisht djall\u00ebzisht n\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb numrit nj\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"13\">Gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyes\u00eb, pse Edi Rama qenka kaq i interesuar p\u00ebr ta bllokuar zgjedhjen e presidentit? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: &#8211; E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi edhe pas zgjedhjeve t\u00eb 14 shkurtit 2025. Qeveria nuk u zgjodh p\u00ebr tri-kat\u00ebr vota. Ndaj dhe Kosova shkoi n\u00eb zgjedhje t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb parakohshme m\u00eb 28 dhjetor t\u00eb atij viti. Duke bllokuar zgjedhjen e presidentit, s\u00ebrishmi Kosova do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje n\u00eb qershor. Dhe pritshm\u00ebrit\u00eb e Edi Ram\u00ebs e t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb q\u00eb k\u00ebto zgjedhje t\u00eb mos japin zgjidhje. P\u00ebr pasoj\u00eb t\u00eb thellohet kriza e formimit t\u00eb institucioneve t\u00eb vendit. Kjo p\u00ebrkthehet automatikisht n\u00eb paaft\u00ebsi t\u00eb klas\u00ebs politike p\u00ebr t\u2019u vet\u00ebqeverisur. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi final i Edi Ram\u00ebs. Sigurisht q\u00eb n\u00eb fillim e kryesisht \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim edhe i Beogradit. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Rama \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs si zjarrv\u00ebn\u00ebs i Beogradit n\u00eb Kosov\u00eb. Prap\u00eb gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyes\u00eb, pse Edi Rama qenka kaq i interesuar p\u00ebr asgj\u00ebsimin e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs?! Pse pranon t\u00eb jet\u00eb zjarrv\u00ebn\u00ebs i Kosov\u00ebs?!<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"17\">Esht\u00eb v\u00ebrtet e \u00e7uditshme pse duhet q\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb interes si ky. Por para k\u00ebsaj do t\u00eb duhet t\u00eb sqarojm\u00eb disa momente. Pse Edi Rama u investua n\u00eb ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosov\u00ebs n\u00eb vitet 2016-2020?, ku angazhoi gjithashtu ish-presidentin, Hashim Tha\u00e7i?! Pse ai e \u00e7oi Kosov\u00ebn gati n\u00eb izolim total, duke e k\u00ebrc\u00ebnuar Albin Kurtin, kur ky i fundit refuzoi t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Open Balkan?! Pse Edi Rama b\u00ebri thirrje n\u00eb krah t\u00eb Macron n\u00eb qershor dhe n\u00ebntor 2023 q\u00eb Kosova t\u00eb nd\u00ebshkohet me anullimin e liberalizimit t\u00eb vizave dhe me sanksione europiane?! Pse Edi Rama ishte kund\u00ebr Kurtit kur ai nd\u00ebrmori aksione politike dhe policore p\u00ebr t\u00eb eleminuar pranin\u00eb e shtetit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb veri e n\u00eb rajone t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, deri n\u00eb Drenic\u00ebn e Lushtakut?! Pse Edi Rama i k\u00ebrkoi K\u00ebshillit t\u00eb NATO-s q\u00eb ta \u201cm\u00ebshiroj\u00eb\u201d dhe ta falin Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, n\u00ebse ai nuk vendoste sanksione kund\u00ebr Rusis\u00eb?! Pse Edi Rama pas asgj\u00ebsimit t\u00eb grupit terrorist t\u00eb Banjsk\u00ebs e quajti territorin e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, \u201ctok\u00eb e askujt\u201d?! Pse kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb e promovoi presidentin e Serbis\u00eb si \u201cnjeriun e paqes\u201d n\u00eb \u00e7do samit rajonal, europian dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Albin Kurtin e kritikoi si \u201cshkaktar t\u00eb destabilizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi e t\u00eb rajonit?! Ktheni pak kok\u00ebn pas e do t\u00eb shihni se ajo q\u00eb po ndodh sot n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e intrigave k\u00ebsaj here djall\u00ebzore e t\u00eb padukshme t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, i cili bashk\u00ebpunon ngusht\u00eb me presidentin e Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"18\">Rama e ka th\u00ebn\u00eb vazhdimisht se kur kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij gjenden akoma te plani A, ai ka shkuar te plani C. Tani ai v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb te plani C. Plani A ishte ndarja e Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb klasike, me marr\u00ebveshje. Nuk ia arriti k\u00ebsaj p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtive t\u00eb Gjermanis\u00eb, Britanis\u00eb s\u00eb Madhe e Turqis\u00eb. Por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb opozitarizmit brenda shqiptar\u00ebve, ku u shquan Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Sali Berisha e t\u00eb tjer\u00eb. D\u00ebshtimi i marr\u00ebveshjes nuk do t\u00eb thoshte heqje dor\u00eb nga projekti. Bashk\u00eb me Vu\u00e7iq, Edi Rama sajoi Planin B, krijimin e Minishengenit Ballkanik, ose Open Balkan. P\u00ebrmes k\u00ebsaj iniciative t\u00eb Beogradit dhe Tiran\u00ebs zyrtare, do t\u00eb zhb\u00ebhej njohja e Kosov\u00ebs, do t\u00eb izolohej dhe madje Kosova do t\u00eb b\u00ebhej sandui\u00e7 midis Serbis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Vu\u00e7iqit num\u00ebr dy t\u00eb Tiran\u00ebs. Edhe k\u00ebt\u00eb plan nuk mund\u00ebn ta realizojn\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"20\">Tani u ka ardhur \u201cfati n\u00eb der\u00eb\u201d! Duan zhb\u00ebrjen e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrmes bojkotit dhe d\u00ebshtimeve p\u00ebr zgjedhjen e kreut t\u00eb shtetit. Kjo nuk kishte ndodhur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebto 25 vite, q\u00eb kur Kosova zgjedh n\u00eb liri presidentin e vendit. Ndodh tani. Sepse tani \u00ebsht\u00eb aktivizuar Plani C i Rama-Vu\u00e7iq. Mund t\u00eb ket\u00eb edhe Plan D. Ta shohim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb sjellin k\u00ebta dy partner\u00eb dhe aleat\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb Serbis\u00eb dhe kund\u00ebr Kosov\u00ebs. Por ata gjithmon\u00eb do t\u00eb jen\u00eb aty p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar shtetin e Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrkaq ka edhe nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit, e cila k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje. Pse Rama ka interes shp\u00ebrb\u00ebrjen e Kosov\u00ebs? Sepse me shp\u00ebrb\u00ebrjen e Kosov\u00ebs ai synon ta shpall\u00eb \u201ckrijimin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe\u201d, n\u00eb fakt t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie me t\u00eb cil\u00ebn bashkohet gjysma e Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb lavdis\u00eb \u201cskenderbegiane\u201d, por ama duke i falur gjysm\u00ebn e Kosov\u00ebs Serbis\u00eb. Pasurit\u00eb e Kosov\u00ebs i shkojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa vreshtat e Rahovecit dhe Suharek\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb. Megjithat\u00eb Rama e shpall veten \u201chero i bashkimit komb\u00ebtar\u201d! Skenar mitoman\u00ebsh, t\u00eb cilin e vuajn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb breznit\u00eb e ardhshme.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"21\">Dhe n\u00eb fund: &#8211; A jan\u00eb kaq t\u00eb paaft\u00eb politikan\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb, sidomos ata t\u00eb opozit\u00ebs, q\u00eb ta kuptojn\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb intriga e radh\u00ebs e Edi Ram\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpunimin e tij t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe n\u00ebn rrogoz me Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq?! Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, do t\u00eb gjendet ila\u00e7i p\u00ebr t\u00eb mos funksionuar asnj\u00eb nga planet q\u00eb ka hartuar Beogradi me Tiran\u00ebn zyrtare. Ose qytetar\u00ebt do t\u00eb votojn\u00eb nj\u00eb mazhoranc\u00eb q\u00eb zgjedh kreun e shtetit, ose ata do t\u00eb rebelohen kund\u00ebr planit A, B, C, etj t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA PROF. DR. ENVER BYTY\u00c7I Kosova d\u00ebshtoi ta zgjedh\u00eb kreun e shtetit. N\u00eb nj\u00eb vend normal, ku shumic\u00ebn absolute parlamentare e ka mazhoranca, nuk ndodh nj\u00eb d\u00ebshtim i till\u00eb. Por Kosova \u00ebsht\u00eb konsideruar \u201csiu generis\u201d n\u00eb \u00e7do aspekt. K\u00ebsisoj kan\u00eb filluar ta shohin edhe segmente t\u00eb politik\u00ebs dhe institucioneve shqiptare. Madje n\u00eb ligjin kushtetues, si&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":10252,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-10251","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_2415.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10251","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10251"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10251\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10253,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10251\/revisions\/10253"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10251"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10251"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10251"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}