{"id":10903,"date":"2026-05-08T21:49:48","date_gmt":"2026-05-08T19:49:48","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=10903"},"modified":"2026-05-08T21:49:48","modified_gmt":"2026-05-08T19:49:48","slug":"pse-u-shty-shpallja-e-aktgjykimit-per-ish-kreret-e-uckse-ne-gjykaten-speciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/pse-u-shty-shpallja-e-aktgjykimit-per-ish-kreret-e-uckse-ne-gjykaten-speciale\/","title":{"rendered":"Pse u shty shpallja e aktgjykimit p\u00ebr ish-krer\u00ebt e U\u00c7K\u2019s\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale?"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"2\">Teksa disa n\u00eb Kosov\u00eb shpreh\u00ebn pak\u00ebnaq\u00ebsi me vendimin e panelit gjyq\u00ebsor t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr ta shtyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn dy muaj shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K) n\u00eb gjyqin p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit \u2013 ekspert\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare thon\u00eb se shtyrja \u00ebsht\u00eb e zakonshme p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb k\u00ebsaj shkalle.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"7\">N\u00eb Kosov\u00eb ndiejn\u00eb se nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor \u2013 i cili nisi para gjasht\u00eb vjet\u00ebve me arrestimin dhe mbajtjen n\u00eb paraburgim t\u00eb ish-presidentit Hashim Tha\u00e7i, ish-kryeparlamentar\u00ebve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi \u2013 po zvarritet \u201cpanevojsh\u00ebm\u201d dhe po \u201czbeh\u201d besimin e tyre n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"8\">Aktgjykimi pritej t\u00eb shpallej n\u00eb mesin e k\u00ebtij muaji, rreth tre muaj pas p\u00ebrfundimit t\u00eb gjyqit n\u00eb shkurt. Dhe, vendimi p\u00ebr shtyrjen e tij p\u00ebrtej 20 korrikut, u cil\u00ebsua si \u201ci paarsyesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"9\">Gjykata \u2013 e cila formalisht \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs por p\u00ebrb\u00ebhet nga gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u2013 u arsyetua se shtyrja erdhi p\u00ebr shkak t\u00eb \u201ckompleksitetit t\u00eb rastit\u201d pa dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb shpjegime.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"11\">Kompleksiteti i \u00e7\u00ebshtjes<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"13\">Dy ekspert\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 Mathias Holvoet dhe Iva Vukushiq \u2013 thon\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se jan\u00eb disa faktor\u00eb q\u00eb e kan\u00eb shtyr\u00eb panelin gjyq\u00ebsor ta shtyj\u00eb shpalljen e aktgjykimit edhe p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn dy muaj: numri i t\u00eb pandehurve, volumi i provave dhe numri i lart\u00eb i d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"14\">\u201cNj\u00eb arsye e zakonshme \u00ebsht\u00eb sasia e provave, e cila mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra materiale, numri i madh i faqeve dhe v\u00ebshtir\u00ebsia e argumenteve (kompleksiteti juridik, q\u00eb k\u00ebrkon shum\u00eb hulumtim dhe diskutim nga hartuesit e aktgjykimit)\u201d, thot\u00eb Vukushiq, historiania nga Universiteti i Utrehtit n\u00eb Holand\u00eb dhe njoh\u00ebsja e proceseve gjyq\u00ebsore p\u00ebr krimet e kryera n\u00eb ish-Jugosllavi.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"15\">Vukushiq \u2013 me prejardhje nga Kroacia e cila e ka studiuar thell\u00ebsisht procesin e Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs \u2013 thekson se numri i t\u00eb akuzuarve gjithashtu e rrit ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb panelit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"17\">Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pandehurit i kan\u00eb ekipet e veta mbrojt\u00ebse dhe kjo, sipas Vukushiqit, shton sasin\u00eb e pun\u00ebs p\u00ebr gjykat\u00ebsit, sepse \u201csecili mund t\u00eb paraqes\u00eb argumente t\u00eb ndryshme ose, ndonj\u00ebher\u00eb, edhe t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb zhvendos\u00eb fajin te dikush tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"18\">Thaci, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, akuzohen p\u00ebr vepra si vrasje, torturim dhe p\u00ebrndjekje, gjoja t\u00eb kryera gjat\u00eb viteve 1998-\u201999 gjat\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs nga Serbia.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"19\">Q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrtit i kan\u00eb mohuar k\u00ebto akuza dhe jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb rreth 155 viktima.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"20\">Prokuror\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb ata t\u00eb shpallen fajtor\u00eb dhe secili t\u00eb d\u00ebnohet me nga 45 vjet burgim p\u00ebr krimet e pretenduara.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"21\">Mbi 130 d\u00ebshmitar\u00eb d\u00ebshmuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjyq, nd\u00ebrsa u pranuam me shkrim 160 deklarata t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"22\">Mathias Holvoet, ligj\u00ebrues i s\u00eb drejt\u00ebs penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Amsterdamit, thot\u00eb se ky rast gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb \u201ckompleks, nuk ka dyshim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, prandaj edhe vjen nj\u00eb shtyrje e till\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"23\">\u201cMendoj se \u00ebsht\u00eb kompleks, para s\u00eb gjithash, sepse keni t\u00eb b\u00ebni me kat\u00ebr t\u00eb pandehur. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin duhet t\u00eb merret vendimi, jan\u00eb kat\u00ebr. Pra, kjo e b\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrlikuar\u201d, v\u00eb n\u00eb pah Holvoet.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"24\">\u00c7far\u00eb reagimesh kishte?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"25\">Reagime kishte nga partia m\u00eb e madhe opozitare n\u00eb vend e deri t\u00eb kryeministri n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"26\">Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK) \u2013 nd\u00ebr themeluesit e t\u00eb cil\u00ebs ishte ish-presidenti Tha\u00e7i \u2013 tha se shtyrja ishte \u201cgoditje tjet\u00ebr ndaj besimit ton\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi dhe nj\u00eb padrejt\u00ebsi e shtuar ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"27\">Ajo e quajti at\u00eb \u201cd\u00ebnim i heshtur ndaj tyre p\u00ebrmes vonesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura\u201d n\u00eb nj\u00eb reagim m\u00eb 6 maj.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"28\">Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti \u2013 i cili \u00ebsht\u00eb kritik i kamotsh\u00ebm i gjykat\u00ebs \u2013 tha se ajo nuk \u00ebsht\u00eb transparente me Kosov\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"29\">\u201cQeveria e Kosov\u00ebs nuk ka qasje n\u00eb dinamikat dhe zhvillimet q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale, e cila nuk karakterizohet nga transparenca p\u00ebr vendit ton\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb cilit thuhet se \u00ebsht\u00eb. Edhe nj\u00eb her\u00eb theksoj se Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr gjykat\u00eb normale, jo p\u00ebr gjykata speciale\u201d, u tha Kurti gazetar\u00ebve m\u00eb 7 maj.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"30\">Organizata e Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb e kritikoi gjithashtu vendimin, duke th\u00ebn\u00eb m\u00eb 6 maj se ai \u201cthellon nj\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb papranueshme dhe g\u00ebrryen besueshm\u00ebrin\u00eb e \u00e7do institucioni q\u00eb pretendon se mbron sundimin e ligjit\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"31\">Holvoet thot\u00eb se, pavar\u00ebsisht reagimeve n\u00eb Kosov\u00eb, shtyrja e shpalljes s\u00eb aktgjykimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb e pajustifikueshme, duke e ditur kompleksitetin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"32\">\u201cKur krahasohet me gjykata t\u00eb tjera, p\u00ebr shembull, Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale, aty kur mbyllet gjyqi, ndonj\u00ebher\u00eb zgjat shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr shpallja e aktgjykimit. Pra, nga kjo perspektiv\u00eb, nuk mendoj se \u00ebsht\u00eb e pajustifikuar q\u00eb ata zgjasin m\u00eb shum\u00eb\u201d, thekson Holvoet.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"33\">Por, sipas tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme m\u00ebnyra se si dhe kur Gjykata Speciale njofton p\u00ebr nj\u00eb shtyrje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"34\">Gjykata kishte njoftuar n\u00eb shkurt, pas mbylljes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes m\u00eb 18 shkurt, se gjykat\u00ebsit do t\u2019i fillonin kuvendimet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimin e gjykimit brenda 90 dit\u00ebsh, pa e cekur nj\u00eb dat\u00eb fikse. Ajo gjithashtu kishte paralajm\u00ebruar se shpallja e vendimit do t\u00eb mund\u00eb t\u00eb shtyhej p\u00ebr 60 dit\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"35\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtyrje dymuajshe ajo njoftoi m\u00eb 6 maj, pak para se t\u00eb mbusheshin tre muaj nga mbyllja e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"36\">Rregullorja e procedur\u00ebs dhe e provave e gjykat\u00ebs thot\u00eb se vendimi i gjykimit shqiptohet brenda 90 dit\u00ebsh pas mbylljes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes gjyq\u00ebsore dhe se mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zgjatje jo m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se 60 dit\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se kur \u00ebsht\u00eb patjet\u00ebr e nevojshme.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"37\">\u00c7far\u00eb pritet tash?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"38\">Gjykata n\u00eb njoftimin e saj tha se 20 korriku nuk n\u00ebnkupton se aktgjykimi do t\u00eb shpallet at\u00eb dit\u00eb, dhe paralajm\u00ebroi se mund t\u00eb ket\u00eb shtyrje tjet\u00ebr n\u00ebse \u00ebsht\u00eb patjet\u00ebr e nevojshme.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"39\">Holvoet thot\u00eb se nj\u00eb shtyrje tjet\u00ebr mund t\u00eb sinjalizoj\u00eb mospajtime mes tre gjyqtar\u00ebve q\u00eb duhet t\u00eb vendosin p\u00ebr aktgjykimin, edhe pse nuk k\u00ebrkohet nj\u00ebz\u00ebshm\u00ebri.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"40\">\u201cN\u00ebse vazhdon t\u00eb shtyhet, at\u00ebher\u00eb mendoj se ka v\u00ebrtet mosmarr\u00ebveshje mbi \u00e7\u00ebshtjet themelore. Mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, sigurisht, dhe pastaj edhe mbi d\u00ebnimin. Sepse, at\u00ebher\u00eb ndoshta nuk ka m\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kompleksitetin, por ndoshta me mosmarr\u00ebveshje midis gjyqtar\u00ebve\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"41\">Gjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb ka hasur n\u00eb kund\u00ebrshtime t\u00eb shumta n\u00eb Kosov\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb par\u00eb si e nj\u00ebanshme, pasi q\u00eb n\u00eb t\u00eb nuk p\u00ebrfshihen krimet e kryera nga serb\u00ebt n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"42\">Prej at\u00ebher\u00eb, n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb jan\u00eb vendosur pankarte e pllakate t\u00eb m\u00ebdha me mesazhin \u201cLiria ka em\u00ebr\u201d dhe fotografi t\u00eb ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"43\">Gjithashtu ka pasur protesta kund\u00ebr k\u00ebtij procesi n\u00eb Hag\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"44\">Mij\u00ebra qytetar\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb protest\u00ebn \u201cDrejt\u00ebsi, jo politik\u00eb\u201d n\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 17 Shkurt k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb Tha\u00e7it, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksa disa n\u00eb Kosov\u00eb shpreh\u00ebn pak\u00ebnaq\u00ebsi me vendimin e panelit gjyq\u00ebsor t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr ta shtyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn dy muaj shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K) n\u00eb gjyqin p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit \u2013 ekspert\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare thon\u00eb se shtyrja \u00ebsht\u00eb e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":10904,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-10903","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_2683.webp","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10903","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10903"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10903\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10906,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10903\/revisions\/10906"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10904"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10903"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10903"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10903"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}