{"id":11041,"date":"2026-05-10T13:08:09","date_gmt":"2026-05-10T11:08:09","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=11041"},"modified":"2026-05-10T13:08:09","modified_gmt":"2026-05-10T11:08:09","slug":"nuk-ka-kthim-prapa-mesazhi-i-kurtit-ndaj-kundershtareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/nuk-ka-kthim-prapa-mesazhi-i-kurtit-ndaj-kundershtareve\/","title":{"rendered":"\u201cNuk ka kthim prapa\u201d \u2013 mesazhi i Kurtit ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"2\">Kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr i Albin Kurti n\u00eb mbledhjen e 63-t\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje! deklaroi se partia e tij ka rritur ekonomin\u00eb, pun\u00ebsimin dhe buxhetin e shtetit, duke premtuar vazhdim t\u00eb reformave dhe investimeve t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"6\">Kurti kritikoi opozit\u00ebn p\u00ebr bllokim institucional dhe tha se zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb konfirmojn\u00eb s\u00ebrish fitoren e VV-s\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"7\"><strong data-reader-unique-id=\"8\">Fjala plot\u00eb e Kurtit:<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"10\"><em data-reader-unique-id=\"11\">Fjala ime e plot\u00eb n\u00eb mbledhjen e 63-t\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb LVV-s\u00eb:<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"15\"><em data-reader-unique-id=\"16\">T\u00eb nderuar delegat\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!,<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"17\"><em data-reader-unique-id=\"18\">E nderuara kryesuese Arb\u00ebrie Nagavci, nj\u00ebherazi edhe kryetare e Grupit Parlamentar t\u00eb VET\u00cbVENDOSJE!-s n\u00eb Kuvend t\u00eb Republik\u00ebs,<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"20\"><em data-reader-unique-id=\"21\">E nderuara kryetare e Grave p\u00ebr VET\u00cbVENDOSJE!-s, dhe Kryetare e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe Ushtruese e Detyr\u00ebs s\u00eb Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs, k\u00ebrkoj falje n\u00ebse kam harruar ndonj\u00eb funksion tjet\u00ebr q\u00eb ka,<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"22\"><em data-reader-unique-id=\"23\">E nderuara n\u00ebnkryetare e L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!, Mrika Limani-Myrtaj,<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"24\"><em data-reader-unique-id=\"25\">T\u00eb nderuar Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i L\u00ebvizjes, Alim Rama, dhe Koordinatore e Komiteteve Profesionale, Dejona Mihali,<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"26\">\n<p data-reader-unique-id=\"29\"><em data-reader-unique-id=\"30\">I nderuari axha Avni, s\u00eb shpejti do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb edhe seanc\u00ebn tjet\u00ebr besoj, k\u00ebsaj radhe t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dhe k\u00ebshtu pak e nga pak po t\u00eb b\u00ebhet edhe ty nj\u00eb mandat si kryetar Kuvendi, e njer\u00ebzit do t\u00eb fillojn\u00eb e t\u00eb thon\u00eb Dehari 3 ndoshta, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2026,<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"31\"><em data-reader-unique-id=\"32\">Deputet\u00eb, ministra, z\u00ebvend\u00ebsministra, kryetar\u00eb komunash, aktivist\u00eb, mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb L\u00ebvizjes e qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb,<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"33\"><em data-reader-unique-id=\"34\">Koleg\u00eb, motra dhe v\u00ebllez\u00ebr, zonja dhe zot\u00ebrinj,<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"35\"><em data-reader-unique-id=\"36\">Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe besimin q\u00eb keni te ne si L\u00ebvizje dhe te un\u00eb si kryetar e kryeminist\u00ebr. Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr nominimin, q\u00eb natyrisht \u00ebsht\u00eb nder por edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb detyrim historik ky q\u00eb un\u00eb e kam ndaj jush, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim q\u00eb ne e kemi ndaj gjith\u00eb kombit ton\u00eb shqiptar dhe ndaj Republik\u00ebs son\u00eb. K\u00ebt\u00eb detyr\u00eb do ta p\u00ebrmbushim e s\u2019na ndal dot askush, sepse syt\u00eb, vesh\u00ebt, mendjen, zemr\u00ebn, i kemi t\u00eb p\u00ebrqendruar te synimi yn\u00eb m\u00eb sublim, p\u00ebrparimi i kombit ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"40\"><em data-reader-unique-id=\"41\">Pa mb\u00ebshtetjen tuaj t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe masive, nga \u00e7do fshat e nga \u00e7do qytet, nga \u00e7do lagje e nga \u00e7do familje, nga brenda vendit e nga diaspora, ne nuk do t\u00eb mundeshim t\u00eb kap\u00ebrcenim v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha shoq\u00ebrore e historike t\u00eb cilat na jan\u00eb paraqitur n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn ton\u00eb. Por me ndihm\u00ebn tuaj, me bashk\u00ebpunim, me bashk\u00ebveprim t\u00eb sinqert\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb ju, me sakrific\u00eb e me pun\u00eb, pa u lodhur asnj\u00ebher\u00eb, jam i sigurt se ne do t\u00eb tejkalojm\u00eb \u00e7do penges\u00eb e \u00e7do sfid\u00eb, p\u00ebrfshi k\u00ebto sfidat dhe k\u00ebto v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb disi absurde q\u00eb po na paraqiten n\u00eb t\u00eb tashmen dhe \u00e7do penges\u00eb e sfid\u00eb q\u00eb mbase nuk do t\u00eb mungojn\u00eb as n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"42\"><em data-reader-unique-id=\"43\">Jemi n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fushat\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb saj formalisht, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ballafaqim me t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebrmbajt\u00ebsisht, q\u00eb nuk do t\u00eb vdes\u00eb kurr\u00eb pa u p\u00ebrpjekur edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb na e marr\u00eb frym\u00ebn. Por ja q\u00eb ne jemi k\u00ebtu, t\u00eb pathyer, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kurr\u00eb, me duar t\u00eb pastra e me ball\u00eb t\u00eb hapur.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"44\"><em data-reader-unique-id=\"45\">T\u00eb dashur miq, sot \u00ebsht\u00eb 9 maji. N\u00eb kryeqytetet e Evrop\u00ebs kjo dit\u00eb festohet si dita e paqes dhe e bashkimit n\u00eb fitore kund\u00ebr nazifashizmit. Por p\u00ebr ne, n\u00eb Prishtin\u00eb, ku jemi mbledhur p\u00ebr her\u00ebn e 63-t\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb LVV, kjo dit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb dat\u00eb e sh\u00ebnuar n\u00eb kalendar\u00ebt e diplomacis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb e vullnetit ton\u00eb. Jan\u00eb dy shenja t\u00eb k\u00ebsaj date: nga nj\u00ebra an\u00eb, Evropa e nga ana tjet\u00ebr, lufta dhe fitorja kund\u00ebr politik\u00ebs s\u00eb dhunshme e antidemokratike, politik\u00ebs s\u00eb shkat\u00ebrrimit e t\u00eb gjenocidit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte nazifashizmi. Evropa p\u00ebr Kosov\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb stacion ku duam t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb, por nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb e mbajm\u00eb p\u00ebrbrenda nesh e q\u00eb e tregojm\u00eb me pun\u00ebt e veprimet tona politike, si parti dhe si qeverisje demokratike. Kur themi Kosova n\u00eb Evrop\u00eb nuk e kemi fjal\u00ebn p\u00ebr ndonj\u00eb zhvendosje gjeografike, por p\u00ebr zhvillim vleror; ne po e nd\u00ebrtojm\u00eb Evrop\u00ebn k\u00ebtu, me drejt\u00ebsi, me pun\u00eb dhe me dinjitet. Kosova n\u00eb Evrop\u00eb, sepse tashm\u00eb Evropa n\u00eb Kosov\u00eb. Me t\u00eb nj\u00ebjtat vlera ne pra po e nd\u00ebrtojm\u00eb edhe demokracin\u00eb ton\u00eb, duke q\u00ebndruar pa kompromis kund\u00ebr formave klienteliste, politikave tribale e t\u00eb dhunshme, kund\u00ebr korrupsionit, krimit, kund\u00ebr lajmeve t\u00eb rrejshme, kund\u00ebr disfatizmit dhe degradimit t\u00eb shtetit e t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike, kund\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebtyre fenomeneve q\u00eb populli yn\u00eb i urren dhe assesi nuk do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehen ndonj\u00ebher\u00eb. Jemi sakt\u00ebsisht 29 dit\u00eb larg 7 qershorit. Pra, nes\u00ebr kat\u00ebr jav\u00eb jan\u00eb zgjedhjet e reja e t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, t\u00eb cilat vijn\u00eb m\u00eb pak se pes\u00eb muaj pas zgjedhjeve t\u00eb kaluara ku ne sh\u00ebnuam 51% t\u00eb votave. E ato vinin dhjet\u00eb muaj pas zgjedhjeve ku ne i fituam 42% t\u00eb votave. Prej shkurtit deri n\u00eb dhjetor, pra, n\u00eb vitin e kaluar, u rrit\u00ebm 9%. E n\u00ebse rritemi po aq prej dhjetorit e deri n\u00eb qershor, at\u00ebher\u00eb v\u00ebrtet do t\u00eb mund ta prekim edhe 60%. N\u00ebse punojm\u00eb ashtu si\u00e7 ve\u00e7 ne dim\u00eb, ashtu si\u00e7 e k\u00ebrkon situata, me sinqeritet dhe p\u00ebrkushtim, edhe kjo padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"46\"><em data-reader-unique-id=\"47\">Sa her\u00eb po na bllokojn\u00eb, ne po rritemi e ata po marrin p\u00ebrgjigje edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga populli. Megjith\u00ebk\u00ebto, un\u00eb jam i mendimit q\u00eb si shtet e si shoq\u00ebri, si institucione t\u00eb sistemit q\u00eb duhet t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike dhe efikase ne nuk kishim nevoj\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb tjera t\u00eb reja kaq shpejt. Duket sikur dikush, mbase ndonj\u00eb strateg q\u00eb rri n\u00eb hije e q\u00eb drejton nga prapaskena veprimet opozitare, po mendon q\u00eb zgjedhjet jan\u00eb t\u00eb domosdoshme. Ndoshta p\u00ebr dik\u00eb, por jo p\u00ebr popullin e p\u00ebr shtetin.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"53\"><em data-reader-unique-id=\"54\">E kjo po ndodh\u00eb meqen\u00ebse p\u00ebrball\u00eb nesh kemi nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb e ka kuptuar se nuk mund ta mund\u00eb popullin, prandaj ka zgjedhur t\u00eb bllokoj\u00eb shtetin. Ata mendojn\u00eb se duke bllokuar zgjedhjen e presidentit, do t\u00eb bllokojn\u00eb vullnetin popullor. Por jeta nuk bllokohet me procedura, dhe vullneti i popullit \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb. Vullneti i popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nen kushtetues me t\u00eb cilin mund t\u00eb abuzoj\u00eb dikush, \u00ebsht\u00eb forc\u00eb e historis\u00eb q\u00eb na shpie pandalsh\u00ebm p\u00ebrpara.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"55\"><em data-reader-unique-id=\"56\">T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb VET\u00cbVENDOSJE!-s,<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"57\"><em data-reader-unique-id=\"58\">Poeti yn\u00eb komb\u00ebtar, Naim Frash\u00ebri, flet p\u00ebr qiriun q\u00eb tretet vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb drit\u00eb. Pra p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb drit\u00eb e cila na mund\u00ebson t\u00eb shohim e t\u00eb njohim nj\u00ebri-tjetrin &#8211; cili v\u00ebrtet e do vendin dhe popullin ton\u00eb, e cili do thjesht pasuri e fitim p\u00ebr veten e vet. Drita \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb na e b\u00ebn nat\u00ebn dit\u00eb. Dhe drita jon\u00eb, drita e VET\u00cbVENDOSJE!-s, buron nga e v\u00ebrteta e thjesht\u00eb se ne nuk i takojm\u00eb pushtetit, por pushteti i takon popullit.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"62\"><em data-reader-unique-id=\"63\">Shpesh na akuzojn\u00eb se jemi &#8220;teorik\u00eb&#8221;. Por shifrat e shtetit jan\u00eb poezia m\u00eb kok\u00ebfort\u00eb e realitetit ton\u00eb. Ja nj\u00eb shif\u00ebr e k\u00ebtill\u00eb: kur ne erdh\u00ebm n\u00eb pushtet, ishin dhjet\u00eb terminale doganore private. Sot t\u00eb gjitha terminalet doganore jan\u00eb shtet\u00ebrore. E pra, kjo shif\u00ebr kaq faktike, kaq e thjesht\u00eb dhe e kuptueshme, na shpjegon se pse jan\u00eb \u00e7art\u00eb dhe nuk pranojn\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr por vet\u00ebm bllokojn\u00eb. Dikur milnin pare nga terminalet private, por sot paraja shkon tek ai q\u00eb punon, e kurrsesi tek ai q\u00eb vjedh.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"64\"><em data-reader-unique-id=\"65\">Sot ne kemi nj\u00eb ekonomi q\u00eb prodhon vler\u00eb. Nga 7 miliard\u00eb euro q\u00eb ishte Bruto Produkti Vendor kur ne mor\u00ebm detyr\u00ebn, po e prekim 12 miliard\u00ebshin tani. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb rritje n\u00eb let\u00ebr, \u00ebsht\u00eb rritje n\u00eb tavolinat e buk\u00ebs, \u00ebsht\u00eb rritje e mir\u00ebqenies dhe e mund\u00ebsive, \u00ebsht\u00eb rritje e investimeve dhe e fitimeve. Edhe para nesh dikush fliste p\u00ebr rritje, por ajo ishte rritje e vog\u00ebl e p\u00ebr pak njer\u00ebz; ne e b\u00ebm\u00eb rritje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, mesatarisht 6% t\u00eb Bruto Produktit Vendor \u00e7do vit, e sivjet gjithashtu do ta kemi rreth 4%, sikurse n\u00eb vitin e kaluar. Shifrat tona jan\u00eb pra fytyra e dinjitetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"66\"><em data-reader-unique-id=\"67\">E kemi rritur edhe buxhetin p\u00ebr 2\/3. Nga 2.4 miliard\u00eb sa e gjet\u00ebm n\u00eb 4 miliard\u00eb euro. Ata q\u00eb dikur vidhnin n\u00eb gjith\u00e7ka, nga asfalti e deri te shkollat, sot \u00e7uditen se si mund t\u00eb b\u00ebhet pun\u00eb pa vjedhur. Sekreti \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb e madje edhe publik. Mjafton t\u00eb punosh p\u00ebr zemr\u00ebn e jo p\u00ebr xhepin, t\u00eb planifikosh me tru e jo me bark.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"70\"><em data-reader-unique-id=\"71\">Kemi rritur pag\u00ebn minimale nga 130, p\u00ebrkat\u00ebsisht 170 euro, sa e pat\u00ebm gjetur, n\u00eb 425 euro sa \u00ebsht\u00eb aktualisht dhe 500 euro si\u00e7 do t\u00eb b\u00ebhet prej 1 korrikut sivjet. Paga minimale 500 euro, e patatueshme! Kush e do popullin, ia rrit t\u00eb ardhurat; kush do pushtetin p\u00ebr vete, ia vjedh ato.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"72\"><em data-reader-unique-id=\"73\">Dhe, jo vet\u00ebm q\u00eb paga minimale do jet\u00eb 500 euro e patatueshme p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt, por edhe p\u00ebr bizneset, sidomos ato t\u00eb vogla q\u00eb duan t\u00eb rriten, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shkak se 6 mij\u00eb eurot e para do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb patatueshme.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"74\"><em data-reader-unique-id=\"75\">Kemi pun\u00ebsuar mbi 80 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb k\u00ebto pes\u00eb vitet e fundit. Pun\u00ebsimin e kemi ngritur nga 350 mij\u00eb n\u00eb 430 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar. Papun\u00ebsia ka r\u00ebn\u00eb nga mbi 25% n\u00eb m\u00eb pak se 11%. Pra para pes\u00eb vjet\u00ebve edhe m\u00eb shpesh se \u00e7do i kat\u00ebrti ishte i papun\u00eb, e tash q\u00eb po flasim edhe m\u00eb rrall\u00eb se \u00e7do i n\u00ebnti \u00ebsht\u00eb i papun\u00eb. Para pes\u00eb vjet\u00ebve v\u00ebshtir\u00eb ke mundur t\u00eb gjesh ndonj\u00eb familje pa dik\u00eb t\u00eb papun\u00ebsuar, nd\u00ebrkaq tash nuk mjaftojn\u00eb as dy familje q\u00eb ta gjesh dik\u00eb t\u00eb papun\u00eb.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"78\"><em data-reader-unique-id=\"79\">P\u00ebrmes programit SUPERPUNA, mbi 23 mij\u00eb t\u00eb rinj e t\u00eb reja gjet\u00ebn vendin e pun\u00ebs, me pag\u00ebn minimale t\u00eb garantuar p\u00ebr gjasht\u00eb muaj nga shteti. Kemi dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte \u2013 investitor\u00ebt pra vijn\u00eb aty ku ka shpres\u00eb, dhe Kosova \u00ebsht\u00eb vendi i shpres\u00ebs e i fitimit. N\u00eb gazetat amerikane e evropiane k\u00ebto jav\u00ebt e fundit po shkruhet p\u00ebr sukseset e Kosov\u00ebs n\u00eb pun\u00ebsimin rinor, sidomos p\u00ebr sektorin e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit dhe komunikimit. E pra, atje ku m\u00eb par\u00eb shihej dyshim, ne mboll\u00ebm besim dhe po korrim zhvillim!<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"80\"><em data-reader-unique-id=\"81\">P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs kemi ofruar shtesa universale p\u00ebr mbi 400 mij\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe rreth 80 mij\u00eb n\u00ebna lehona. S\u00eb fundmi, shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb edhe u rrit\u00ebn, dhe nuk ua mor\u00ebm parat\u00eb taksave p\u00ebr t\u2019ua dh\u00ebn\u00eb pushtetar\u00ebve si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por ua shp\u00ebrndam\u00eb ato f\u00ebmij\u00ebve e n\u00ebnave e gjith\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, sepse k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb e ardhmja ashtu sikurse edhe familjet e tyre q\u00eb jan\u00eb e sotmja e ekonomis\u00eb dhe e zhvillimit ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"82\"><em data-reader-unique-id=\"83\">Pensionet i rrit\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha kategorit\u00eb, pa dallim. Dhe p\u00ebr kat\u00ebr vjet, gjasht\u00eb pensione t\u00eb 13-ta jan\u00eb marr\u00eb nga t\u00eb moshuarit e dashur ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"87\"><em data-reader-unique-id=\"88\">Pagat n\u00eb sektorin publik i rrit\u00ebm tri her\u00eb brenda mandatit. Arsimin e b\u00ebm\u00eb falas n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet \u2013 bachelor e master \u2013 sepse mendja e ndritur e rinis\u00eb son\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuria m\u00eb e madhe e Republik\u00ebs. Investimi n\u00eb dije \u00ebsht\u00eb investimi m\u00eb strategjik, dhe ne k\u00ebt\u00eb e b\u00ebm\u00eb pa kursim.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"89\"><em data-reader-unique-id=\"90\">N\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, buxhetin e barnave esenciale e gjet\u00ebm 24 milion\u00eb euro dhe e trefishuam; e tani e kemi mbi 100 milion\u00eb euro. Nga \u201cklinika pas klinike\u201d kaluam te \u201cspital pas spitali\u201d n\u00eb renovim, diku edhe rind\u00ebrtim, por gjithsesi gjithandej modernizim. Do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb poliklinika specialistike n\u00eb Drenas, Sharr, Viti, Rahovec e Leposaviq, dhe ajo q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar n\u00eb Podujev\u00eb \u00ebsht\u00eb shembulli si do t\u00eb duket edhe n\u00eb k\u00ebto komuna q\u00eb i p\u00ebrmenda poliklinika e re n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. E po ashtu edhe poliklinika t\u00eb tjera stomatologjike anemban\u00eb vendit. Sepse sh\u00ebndeti nuk \u00ebsht\u00eb privilegj, por e drejt\u00eb themelore dhe ne po e kthejm\u00eb at\u00eb n\u00eb realitet t\u00eb p\u00ebrdish\u00ebm t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb!<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"91\"><em data-reader-unique-id=\"92\">N\u00eb bujq\u00ebsi, 120 mij\u00eb fermer\u00eb kan\u00eb marr\u00eb mbi 300 milion\u00eb euro grante dhe subvencione, dhe sip\u00ebrfaqja e punueshme \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 50%: rreth 80 mij\u00eb hektar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb punuara m\u00eb her\u00eb, tash jan\u00eb rreth 120 mij\u00eb hektar\u00eb. Fermeri yn\u00eb tani e sheh tok\u00ebn jo si barr\u00eb, por si mund\u00ebsi. E kemi subvencionuar akciz\u00ebn e naft\u00ebs dhe po krijojm\u00eb skem\u00ebn e sigurimit bujq\u00ebsor nga fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore, sepse fshati i fort\u00eb \u00ebsht\u00eb themeli i shtetit dhe p\u00ebrparimi i kombit. Sepse kemi besuar n\u00eb nj\u00eb parim t\u00eb panjohur p\u00ebr opozit\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb: pasuria rrjedh nga mosvjedhia. Pra q\u00eb t\u00eb pasurohet shteti, duhet t\u00eb mos vidhet qytetari dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb ne me kaq shum\u00eb sukses, e do t\u00eb vazhdojm\u00eb edhe p\u00ebr shum\u00eb vite n\u00eb vijim.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"95\"><em data-reader-unique-id=\"96\">N\u00eb siguri, Kosova nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pambrojtur sikurse dikur. Buxhetin e ushtris\u00eb e trefishuam, blerjet p\u00ebr armatim e municion u qindfishuan. Kemi dyfishuar numrin e ushtar\u00ebve me 2271 rekrut\u00eb t\u00eb rinj p\u00ebr Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, kemi ngritur mosh\u00ebn e rekrutimit nga 23 n\u00eb 25 vje\u00e7 dhe kemi hequr tavanin prej 5 mij\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebsh. N\u00eb mandatin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb ndajm\u00eb mbi 1 miliard euro p\u00ebr Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Dikur ju e dini q\u00eb na k\u00ebrc\u00ebnonin bandat \u2013 sot rendi dhe ligji jan\u00eb n\u00eb duart e sigurta t\u00eb policis\u00eb e t\u00eb ushtris\u00eb son\u00eb.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"100\"><em data-reader-unique-id=\"101\">N\u00eb veriun e Republik\u00ebs son\u00eb, rendi dhe ligji nuk jan\u00eb mysafir\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, por jan\u00eb zot sht\u00ebpie. Nuk ka m\u00eb t\u00eb ashtuquajtura &#8220;Mbrojtje Civile&#8221; e &#8220;Brigad\u00eb t\u00eb Veriut&#8221;, ka Polici t\u00eb Kosov\u00ebs. Ata mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb qysh po b\u00ebjn\u00eb postime nga Kraleva e Serbis\u00eb, dhe v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb fqinji yn\u00eb verior i mbron, i strehon dhe i financon k\u00ebta terrorist\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt spikat Millan Radoi\u00e7iq, kryekrimineli i sulmit terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb. Sidoqoft\u00eb, me apo pa mbrojtjen e Serbis\u00eb, ata n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb arrestuar dhe asgj\u00ebsuar. N\u00eb Banjsk\u00eb policia e Kosov\u00ebs sekuestroi nga terrorist\u00ebt 165 arm\u00eb dhe sistem arm\u00ebsh, si dhe 63.083 municione, ku p\u00ebrfshihen granata, mina, eksploziv\u00eb dhe predha. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, n\u00eb vitet 2021-2026, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs Policia jon\u00eb ka kapur 611 arm\u00eb t\u00eb tjera dhe 17.765 municione. Pra, po t\u00b4i mbledh\u00ebsh k\u00ebto, del se arsenalet e kapura kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shum\u00eb qindra terrorist\u00eb q\u00eb do t\u00eb kishin armatim dhe municione t\u00eb bollshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb trazira e destabilitet n\u00eb Kosov\u00eb. Ne mund t\u00eb themi, bazuar n\u00eb k\u00ebto shifra, se p\u00ebrgjat\u00eb qeverisjes son\u00eb t\u00eb mir\u00eb institucionet e rendit publik n\u00eb vendin ton\u00eb kan\u00eb parandaluar nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb re, t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb planifikuar dhe e kan\u00eb synuar ata q\u00eb e urrejn\u00eb forcimin e Kosov\u00ebs, ata q\u00eb haptazi angazhohen me \u00e7do mjet kund\u00ebr stabilitetit, siguris\u00eb e paqes n\u00eb Kosov\u00eb, kund\u00ebr Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, kund\u00ebr votuesit t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili vazhdimisht po tregon q\u00eb e d\u00ebshiron qeverisjen e VET\u00cbVENDOSJE!-s.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"102\"><em data-reader-unique-id=\"103\">N\u00eb veri t\u00eb vendit, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn af\u00ebr nj\u00eb t\u00eb gjasht\u00ebn e territorit, nuk ka m\u00eb barrikada e struktura paralele, nuk ka m\u00eb kapadai, zullumqar\u00eb e kontrabandist\u00eb, nuk ka m\u00eb pika doganore q\u00eb digjen, por ka kufij q\u00eb mbrohen e ruhen, ka rend dhe qet\u00ebsi publike. E pra, sovraniteti shtet\u00ebror nuk matet me deklarata televizive n\u00eb Prishtin\u00eb, por me sigurin\u00eb e qytetarit n\u00eb Leposaviq, Zubin Potok, Zve\u00e7an, Mitrovic\u00eb. Ne e kemi shtrir\u00eb sundimin e ligjit, e kemi shtrir\u00eb shtetin ton\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs, sepse e kemi dashur Republik\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se rehatin\u00eb ton\u00eb. N\u00eb veri, ku para vitit 2021 nuk kishte asnj\u00eb stacion policor, sot kemi n\u00ebnt\u00eb stacione rrotull kufirit q\u00eb garantojn\u00eb sovranitetin e Republik\u00ebs n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb territorit. Heroi yn\u00eb, rreshteri Afrim Bunjaku, dha jet\u00ebn p\u00ebr sovranitet shtet\u00ebror, integritet territorial. Lavdi Afrim Bunjakut! Dhe, lavdi \u00e7do ushtari dhe polici q\u00eb e ruan territorin dhe popullin ton\u00eb!<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"106\"><em data-reader-unique-id=\"107\">T\u00eb dashur aktivist\u00eb, opozita po e k\u00ebrkon pushtetin duke bllokuar progresin. Kjo \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb k\u00ebrkosh t\u00eb b\u00ebhesh kapiten i anijes duke ia shpuar fundin asaj. Ata refuzuan t\u00eb votojn\u00eb gjat\u00eb vitit 2025 kryetaren e Parlamentit, Albulena Haxhiu. Refuzuan t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr Glauk Konjufc\u00ebn, njeriun e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb votuar n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs. Kuptohet, p\u00ebr mua refuzojn\u00eb gjithmon\u00eb, nuk duan t\u00eb m\u00eb shohin me sy e dalin n\u00eb televizionet e tyre p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se si un\u00eb u dashka t\u00eb eleminohem me \u00e7do mjet. Refuzuan t\u00eb votojn\u00eb, qysh e dini, edhe p\u00ebr 1.1 miliard euro marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe e \u00e7uan vendin n\u00eb ato zgjedhjet e kaluara. Refuzuan buxhetin. Refuzuan rritjen e pensioneve. Tash na i humbin dhjet\u00ebra milion\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrve\u00e7 atyre mbi 10 milion\u00eb p\u00ebr organizimin e k\u00ebtyre zgjedhjeve. Shtrohet pyetja: Pse? Bindja ime e fuqishme \u00ebsht\u00eb se q\u00ebndrimet e tyre vijn\u00eb nga frika. Frika e tyre nga fitorja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se dashuria e tyre p\u00ebr vendin. Me t\u00eb madhe e kan\u00eb frik\u00ebn e urrejtjen ndaj nesh, se sa atdhedashurin\u00eb p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Vet\u00ebm e vet\u00ebm pse nuk pranuam pazaret e oligark\u00ebve, ndarjet e terminaleve doganore dhe postet e ambasador\u00ebve, ata u bashkuan t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebr nesh \u2013 PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe \u2013 jo p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar shtetin, por p\u00ebr ta rikthyer at\u00eb n\u00eb burim privat pasurimi. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij fronti t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs, ne, me drit\u00ebn e Naimit, apo edhe me drit\u00ebn e Sokratit, i themi popullit: Nuk ka kthim prapa, ka vet\u00ebm ecje p\u00ebrpara!<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"108\"><em data-reader-unique-id=\"109\">I keni d\u00ebgjuar panum\u00ebr her\u00eb teksa thon\u00eb: &#8220;Kurti po e izolon Kosov\u00ebn\u201d. Un\u00eb u p\u00ebrgjigjem: Kosova kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb e pranishme dhe m\u00eb e mir\u00ebpritur n\u00eb kancelarit\u00eb e bot\u00ebs se sa tani. T\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar me dinjitet n\u00eb nivele m\u00eb t\u00eb larta se \u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr, teksa jemi n\u00eb udh\u00eb t\u00eb mbar\u00eb madje edhe me vendet mosnjoh\u00ebse p\u00ebr njohje t\u00eb reja, por edhe p\u00ebr integrimet evropiane e evroatlantike. N\u00ebse v\u00ebrtet doni t\u00eb gjeni ndonj\u00eb izolim, eh po, jemi t\u00eb izoluar nga korrupsioni. Jemi izoluar nga pazarll\u00ebqet e nat\u00ebs, po. Jemi izoluar nga krimi i organizuar, po. Por jemi t\u00eb hapur ndaj vlerave. Jemi t\u00eb hapur ndaj dinjitetit. Jemi t\u00eb hapur p\u00ebr pun\u00eb dhe p\u00ebr bashk\u00ebpunim, e edhe nga opozita k\u00ebrkuam bashk\u00ebpunim p\u00ebr presidentin, por ata nuk e ofruan asnj\u00eb em\u00ebr. Apo, edhe kur flisnin p\u00ebr ndonj\u00eb em\u00ebr, nuk e ofruan asnj\u00eb n\u00ebnshkrim. Apo, kur edhe i treguan disa n\u00ebnshkrime, nuk ishin n\u00ebnshkrime p\u00ebr ndonj\u00eb em\u00ebr. Hapjes son\u00eb ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn me bllokim e vet\u00ebm me bllokim. Prandaj edhe quhen blloku opozitar.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"110\"><em data-reader-unique-id=\"111\">Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb nderuar delegat\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, opozita bllokon sepse tashm\u00eb kemi bllok opozitar. \u00cbsht\u00eb n\u00eb qenien e tyre bllokimi. Ju e shihni se si mb\u00ebshtesin, ndihmojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, dhe sa shpejt e kollaj b\u00ebhen kund\u00ebr VET\u00cbVENDOSJE!-s dhe qeverisjes son\u00eb. N\u00eb vitin 2025 than\u00eb: nuk e duam Albulen\u00ebn! Erdhi nj\u00eb aktgjykim superkreativ i Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb tha se Albulena ka t\u00eb drejt\u00eb tri her\u00eb t\u00eb propozohet. N\u00eb vend t\u00eb Albulen\u00ebs e soll\u00ebm kryetaren e Partis\u00eb Guxo, q\u00eb gjithashtu \u00ebsht\u00eb partnere e koalicionit ton\u00eb, Donika G\u00ebrvall\u00ebn. Than\u00eb: nuk e duam Donik\u00ebn. Pas Donik\u00ebs, ministrin e Financave, Hekuran Muratin. Than\u00eb: nuk e duam ministrin, as ministrin e Financave Hekuran Murati. Pas Hekuran Muratit erdhi ish ministrja e Arsimit, Shkenc\u00ebs, Tekonologjis\u00eb dhe Inovacionit, tash Kryesuese e Grupit ton\u00eb Parlamentar, Arb\u00ebrie Nagavci. Than\u00eb: nuk e duam as Arb\u00ebrie Nagavcin. N\u00eb fund e votuan propozimin e Arb\u00ebris\u00eb, q\u00eb nuk e desh\u00ebn, Dimal Bash\u00ebn, si\u00e7 e dini ju. Dhe, kur erdhi puna te Qeveria, than\u00eb s\u2019vjen n\u00eb konsiderim Albini. Po ja ku \u00ebsht\u00eb Glauk Konjufca kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr? Than\u00eb: nuk e duam as Glaukun! Dhe, shkuam n\u00eb zgjedhje.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"112\">\n<p data-reader-unique-id=\"115\"><em data-reader-unique-id=\"116\">Sivjet nuk donin kurrfar\u00eb propozimi konsensual p\u00ebr president t\u00eb republik\u00ebs. Dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebm\u00eb ne, m\u00eb pak se 30 or\u00eb para mesnat\u00ebs nd\u00ebrmjet 5 dhe 6 marsit, propozuam Glauk Konjufc\u00ebn, me mbi 318 mij\u00eb vota. N\u00ebse s\u2019kemi konsensual ask\u00eb, at\u00ebher\u00eb po e prezantojm\u00eb at\u00eb q\u00eb ka m\u00eb s\u00eb shumti mb\u00ebshtetje popullore, sepse fundja ky \u00ebsht\u00eb edhe kuptimi i demokracis\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i zgjedhjeve elektorale. Dhe, kund\u00ebrkandidat i Glaukut, m\u00eb pak se 3 or\u00eb para mesnat\u00ebs nd\u00ebrmjet 5 dhe 6 marsit, ishte deputetja jon\u00eb e nderuar, doktoresha Fatmire Mulhaxha-Koll\u00e7aku. Than\u00eb: nuk i duam k\u00ebta asnj\u00ebrin.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"117\"><em data-reader-unique-id=\"118\">Me dekret presidencial ju than\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve shkoni n\u00eb sht\u00ebpi, kur ishin b\u00ebr\u00eb ve\u00e7se dy muaj e gjysm\u00eb q\u00eb ishin mbajtur zgjedhjet. E fituam nj\u00eb koh\u00eb shtes\u00eb prej rreth pes\u00eb jav\u00ebsh dhe u p\u00ebrpoq\u00ebm me krejt \u00e7ka dim\u00eb e mundemi. Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs i tham\u00eb ejani n\u00eb bashk\u00ebqeverisje: z\u00ebvend\u00ebskryeministrin dhe kat\u00ebr ministri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dyfishi i asaj q\u00eb ka Partia Guxo. Than\u00eb jo. At\u00ebher\u00eb edhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs edhe Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs ju tham\u00eb meqen\u00ebse e keni shum\u00eb hall q\u00eb ne po i marrim tri pozitat e larta shtet\u00ebrore, le ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb rrokad\u00eb n\u00eb kryesin\u00eb e Kuvendit, ku ju merrni kryetarin e Kuvendit, nd\u00ebrkaq kryetarja jon\u00eb b\u00ebhet n\u00ebnkryetare e n\u00ebnkryetari juaj b\u00ebhet kryetar, ose edhe kryetari i partis\u00eb le t\u00eb b\u00ebhet kryetar, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e tyre. S\u00eb pari, LDK tha jo. PDK, po ashtu, jo. Dhe, kur as kjo nuk pati sukses, ne tham\u00eb q\u00eb t\u00ebrhiqen Glauku dhe Fatmirja, n\u00ebse ju na i sjellni tre emra, sepse PDK-ja me 22 deputet\u00eb dhe LDK-ja me 15 deputet\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb q\u00eb t\u00eb propozojn\u00eb nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb vet\u00ebm, e ne ju tham\u00eb ju q\u00eb bashk\u00eb kur b\u00ebheni mund t\u00eb propozoni ve\u00e7se nj\u00eb em\u00ebr, ju propozoni tre emra dhe ne ua garantojm\u00eb q\u00eb nj\u00ebri prej tyre zgjidhet. Edhe a e di si e garantojm\u00eb?! Ju tham\u00eb q\u00eb ua garantojm\u00eb sepse s\u00eb pari ua japim n\u00ebnshkrimet q\u00eb ata t\u00eb kualifikohen p\u00ebr aplikim dhe n\u00eb fund ua garantojm\u00eb do t\u00eb zgjidhet nj\u00ebri prej tyre! Asnj\u00eb p\u00ebrgjigje prej tyre. E kur japin p\u00ebrgjigje: bllokim, refuzim. Tre kandidat\u00eb PDK dhe LDK, q\u00eb i kan\u00eb vet\u00ebm 37 n\u00ebnshkrime n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kan\u00eb mundur t\u00eb na i propozojn\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb atyre ju nevojiten 90 n\u00ebnshkrime. Por, ata me 37 kandidat\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, dhe ne si mazhoranc\u00eb me 66 kandidat\u00eb do t\u00eb mb\u00ebrrinim mbi 100 n\u00ebnshkrime, k\u00ebshtu q\u00eb 90 do t\u2019i kishim t\u00eb sigurta! Paramendojeni seanc\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs ku duhet t\u00eb votohet patjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00ebrin prej tre kandidat\u00ebve q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata tre t\u00eb propozuar nga opozita, e cila, p\u00ebrndryshe kur b\u00ebhet bashk\u00eb, k\u00ebtu po e fusim edhe subjektin tjet\u00ebr AAK-n\u00eb, PDK, LDK, AAK t\u00eb trija s\u00eb bashku i kan\u00eb 43 deputet\u00eb, ne 57! Krejt me i b\u00eb bashk\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb sa na. Krejt m\u2019i b\u00eb bashk\u00eb duhet me ua shtu edhe nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e tyre me u b\u00eb sa na. E ne ju tham\u00eb propozoni tre kandidat\u00eb, ne ua zgjedhim nj\u00ebrin, than\u00eb: jo!<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"121\"><em data-reader-unique-id=\"122\">Partia Demokratike e Kosov\u00ebs ndodhet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb familjes s\u00eb partive liberale evropiane \u201cRenew Europe\u201d, \u201cRip\u00ebrt\u00ebrije Evrop\u00ebn\u201d, k\u00ebshtu quhet familja e partive liberale n\u00eb Evrop\u00eb, ku b\u00ebn pjes\u00eb PDK-ja. Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb familjen evropiane t\u00eb partive t\u00eb djathta q\u00eb quhet \u201cPartit\u00eb Popullore Evropiane\u201d. Le t\u00eb shkojn\u00eb edhe PDK edhe LDK le t\u00eb pyesin n\u00eb familjet e tyre ideologjike evropiane, \u00e7ka mendojn\u00eb ato p\u00ebr ofert\u00ebn e kryeministrit dhe kryetarit Kurti nga L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje e ndarje pushteti n\u00eb shtetin demokratik?<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"126\"><em data-reader-unique-id=\"127\">Por nuk guxojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb abdsurde refuzimi i tyre p\u00ebr propozimet tona. Me madh\u00ebsin\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb r\u00ebn\u00eb, t\u00eb mos pranojn\u00eb k\u00ebto ofertat gjeneroze tona, tregon se situata \u00ebsht\u00eb iracionale, por ne jemi subjekti fitues dhe racional, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bllokimi \u00ebsht\u00eb bllokim i humb\u00ebsve dhe iracional.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"128\"><em data-reader-unique-id=\"129\">T\u00eb nderuar delegat\u00eb, aktivist\u00eb, ata po bllokojn\u00eb por ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb. Republika e Kosov\u00ebs ka ushtruese t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb Presidentes, Albulena Haxhiu. Ka kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb, mua. Ka Qeveri n\u00eb detyr\u00eb, gjith\u00eb k\u00ebta ministra e z\u00ebvend\u00ebsministra. Ajo \u00e7ka s\u2019ka Republika e Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb Parlamenti. Opozita e ka sken\u00eb parlamentin, se ajo n\u00eb Qeveri nuk \u00ebsht\u00eb, ajo pra e ka privuar vet\u00ebn nga skena e vet. Prandaj, shteti yn\u00eb me pun\u00ebt e mira e t\u00eb mbara do t\u00eb vazhdoj\u00eb. Ky bllokim nuk \u00ebsht\u00eb pra thjesht bllokim ndaj nesh &#8211; para s\u00eb gjithash \u00ebsht\u00eb bllokimi q\u00eb ia b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebvetes s\u00eb tyre. E pas zgjedhjeve ne s\u00ebrish do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb bashk\u00ebpunim p\u00ebr nj\u00eb president jo-partiak, p\u00ebr nj\u00eb president t\u00eb ri jasht\u00eb sken\u00ebs aktuale politike, me integritet e me kompetenc\u00eb, me vlera e me merita profesionale e komb\u00ebtare. Dhe ata e din\u00eb q\u00eb kjo ofert\u00eb e jona \u00ebsht\u00eb shprehje e hapjes ton\u00eb e q\u00eb \u00ebsht\u00eb tipike p\u00ebr nj\u00eb subjekt demokratik. Por at\u00eb q\u00eb mbase ata s\u2019e din\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta kuptojn\u00eb: edhe populli e di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. \u00cbsht\u00eb e kot\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqen ta mbulojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me sajesa, me sofizma, me narrativa false q\u00eb i p\u00ebrs\u00ebrisin n\u00ebp\u00ebr mediat e tyre private. Nj\u00eb mendimtar i njohur thoshte se &#8220;E v\u00ebrteta nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn q\u00eb t\u00eb mbetet e v\u00ebrtet\u00eb, por shumica ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb t\u00eb mbetet e lir\u00eb&#8221;. Dhe n\u00eb Kosov\u00eb shumica e di fort mir\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe ajo \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb. Dhe nga kjo liri populli, shumica e votuesve, q\u00eb e din\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e kan\u00eb 7 qershorin. Kjo e v\u00ebrtet\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb do t\u00eb kthehet n\u00eb vot\u00eb. Edhe nj\u00eb her\u00eb VET\u00cbVENDOSJE! do t\u00eb dal\u00eb e para, edhe nj\u00eb her\u00eb VET\u00cbVENDOSJE! do t\u00eb l\u00ebviz\u00eb p\u00ebrpara, m\u00eb e madhe se e dyta dhe e treta s\u00eb bashku. Edhe nj\u00eb her\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr opozit\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet konstruktive p\u00ebr shtetin dhe popullin ton\u00eb. Ata duan t\u00eb na lodhin, por ne nuk lodhemi dot, sepse misioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb pkrahasimisht m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se \u00e7fardo loj\u00ebrash t\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"130\"><em data-reader-unique-id=\"131\">Mandati i ardhsh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb thjesht vazhdim\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtim.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"132\">\n<p data-reader-unique-id=\"135\"><em data-reader-unique-id=\"136\">1.\u200bTe pun\u00ebsimi: Ne nuk do t\u00eb ndalemi derisa t\u00eb arrijm\u00eb 500 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do familje n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar me paga dinjitoze.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"137\"><em data-reader-unique-id=\"138\">2.\u200b Investimet: 1 miliard euro n\u00eb vit shpenzime kapitale. Do t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb autostradat q\u00eb mbet\u00ebn peng i korrupsionit t\u00eb vjet\u00ebr dhe i shpron\u00ebsimeve t\u00eb kurdisura, do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb spitale q\u00eb sh\u00ebrojn\u00eb dhe shkolla q\u00eb edukojn\u00eb p\u00ebr shekullin 21.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"139\"><em data-reader-unique-id=\"140\">3. \u200bEdhe p\u00ebr ushtrin\u00eb ton\u00eb 1 miliard euro investime.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"141\">\n<p data-reader-unique-id=\"144\"><em data-reader-unique-id=\"145\">4. \u200bEdhe p\u00ebr prodhuesit tan\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrndahen 1 miliard euro p\u00ebr teknologji e makineri t\u00eb reja prodhuese.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"146\"><em data-reader-unique-id=\"147\">5.\u200bM\u00ebrgata: Ju e dini, departamenti yn\u00eb m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb vendit. M\u00ebrgata nuk \u00ebsht\u00eb bankomati i Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb zemra e saj. N\u00eb mandatin e ri, do t\u00eb integrojm\u00eb kapitalin dhe dijen e tyre direkt n\u00eb motorin ton\u00eb ekonomik.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"148\"><em data-reader-unique-id=\"149\">6.\u200b Te drejt\u00ebsia: Vetingu do t\u00eb kryhet. Byroja p\u00ebr Konfiskimin e Pasuris\u00eb s\u00eb Paligjshme e t\u00eb Pajustifikueshme do t\u00eb funksionalizohet. Nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb gjykatat t\u00eb jen\u00eb streh\u00eb e krimit, por patjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebhen tempull i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"150\">\n<p data-reader-unique-id=\"153\"><em data-reader-unique-id=\"154\">Do t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb hekurudh\u00ebn Prishtin\u00eb\u2013Durr\u00ebs, do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb autostrad\u00ebn Prishtin\u00eb\u2013Gjilan, rrug\u00ebn e Dukagjinit, 5 diga t\u00eb reja p\u00ebr ujin dhe energjin\u00eb. Do ta kthejm\u00eb Brezovic\u00ebn n\u00eb xhevahir t\u00eb turizmit dim\u00ebror me gjysm\u00eb miliard euro investim. Do t\u00eb sjellim valut\u00ebn digjitale t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb ngrem\u00eb Kull\u00ebn TIK dhe do t\u00eb ofrojm\u00eb transportin publik \u201cAnemban\u00eb\u201d me 10 euro n\u00eb muaj p\u00ebr bilet\u00eb t\u00eb integruar.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"155\"><em data-reader-unique-id=\"156\">T\u00eb ardhmen nuk e presim, po e nd\u00ebrtojm\u00eb me themele t\u00eb forta e duar t\u00eb pastra!<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"157\"><em data-reader-unique-id=\"158\">Loj\u00ebrat Mesdhetare 2030, Teatri i Oper\u00ebs dhe Baletit, Muzeu i Artit Bashk\u00ebkohor, fabrika e municioneve dhe dron\u00ebt \u201cMade in Kosova\u201d \u2013 k\u00ebto nuk jan\u00eb \u00ebndrra, por projekte konkrete t\u00eb cilat tashm\u00eb kan\u00eb nisur. Ne nuk jemi ambicioz\u00eb p\u00ebr vete sepse jemi t\u00eb ri; ne jemi t\u00eb ri sepse jemi ambicioz\u00eb p\u00ebr shtetin!<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"161\"><em data-reader-unique-id=\"162\">T\u00eb dashur aktivist\u00eb,<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"163\"><em data-reader-unique-id=\"164\">N\u00eb jav\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb, ju do t\u00eb jeni z\u00ebri yn\u00eb. Ju do t\u00eb jeni shpirti i L\u00ebvizjes. Mos harroni: ne nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr vota t\u00eb blera, sepse ne kemi mendje e zemra t\u00eb vendosura p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare dhe p\u00ebr Republik\u00ebn demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Duhet t\u00eb punojm\u00eb shum\u00eb, por porosia ime p\u00ebr \u00e7do aktivist \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e themi gjithmon\u00eb: jo vet\u00ebm pun\u00eb shum\u00eb, por pun\u00eb p\u00ebr shum\u00eb veta. Shp\u00ebrndajeni detyr\u00ebn. Angazhojeni fqinjin, mikun, familjarin. Sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, aq m\u00eb e leht\u00eb, aq m\u00eb e madhe, aq m\u00eb e thell\u00eb dhe aq m\u00eb e past\u00ebr fitorja.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"165\"><em data-reader-unique-id=\"166\">Pragu i t\u00eb tjer\u00ebve \u00ebsht\u00eb 5%. Pragu yn\u00eb vitin e kaluar ishte 50% e k\u00ebsaj radhe po b\u00ebhet edhe m\u00eb i lart\u00eb, 60%. Kosova jon\u00eb e dashur \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb e p\u00ebr t\u2019u shitur, por \u00ebsht\u00eb e madhe p\u00ebr t\u2019u forcuar e p\u00ebr t\u2019u rritur. M\u00eb 7 qershor, ne nuk votojm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr partin\u00eb. Ne votojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebse duam t\u00eb kthehemi prapa n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e zhvatjes, apo t\u00eb ecim p\u00ebrpara n\u00eb drit\u00ebn e zhvillimit.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"172\"><em data-reader-unique-id=\"173\">Guximi nuk \u00ebsht\u00eb munges\u00eb e frik\u00ebs, por gjykimi se di\u00e7ka tjet\u00ebr na qenka fort m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se frika. Dhe p\u00ebr ne Republika, demokracia, sovraniteti, dinjiteti, pavar\u00ebsia, mir\u00ebqenia e p\u00ebrparimi jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se \u00e7do gj\u00eb. Kjo na jep guxim p\u00ebrtej \u00e7do droje, p\u00ebrtej \u00e7do frike. Kjo na b\u00ebn t\u00eb mos ndalemi.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"174\"><em data-reader-unique-id=\"175\">M\u00eb 7 qershor, le t\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00eb. P\u00ebr prind\u00ebrit tan\u00eb q\u00eb meritojn\u00eb pleq\u00ebri me dinjitet. P\u00ebr rinin\u00eb ton\u00eb q\u00eb meriton t\u00eb ardhme n\u00eb vendlindje. P\u00ebr Kosov\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb meriton t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb, e pavarur dhe e zhvilluar. Qeverisja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb demokratike, Kosova do t\u00eb ket\u00eb edhe president t\u00eb unitetit n\u00eb p\u00ebrputhje edhe me frym\u00ebn ton\u00eb, e cila u shpreh s\u00eb fundmi n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb seanc\u00ebn e fundit t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb dhjet\u00eb, kur u t\u00ebrhoq\u00ebn Glauk Konjufca e Fatmire Mulhaxha-Kol\u00e7aku, vullnetarisht, dhe propozuam lideren e shoq\u00ebris\u00eb civile, doktoresh\u00ebn Feride Rushiti p\u00ebr presidente t\u00eb republik\u00ebs, por s\u00ebrish ashtu si\u00e7 jemi m\u00ebsuar ngahera: ne propozojm\u00eb, ata refuzojn\u00eb! Por m\u00eb 7 qershor do t\u00eb ndodh\u00eb kjo n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndryshe, ne q\u00eb propozojm\u00eb fitojm\u00eb, ata q\u00eb refuzojn\u00eb mbarojn\u00eb.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"176\"><em data-reader-unique-id=\"177\">Sepse ne e dim\u00eb \u00e7far\u00eb duam: popullin e lir\u00eb, shtetin e fuqish\u00ebm, Kosov\u00ebn fituese! Dhe do t\u2019ia dalim. Sepse kur VET\u00cbVENDOSJE! ngre z\u00ebrin, bllokadat e vjetra dridhen deri sa t\u00eb shemben. Kur populli bashkohet, nuk ka dig\u00eb q\u00eb e ndal.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"182\"><em data-reader-unique-id=\"183\">E m\u00eb 7 qershor, fitorja nuk do t\u00eb jet\u00eb e imja, por e \u00e7do n\u00ebne q\u00eb merr shtes\u00ebn, e \u00e7do pun\u00ebtori q\u00eb sheh rrog\u00ebn e rritur, e \u00e7do studenti q\u00eb studion pa pages\u00eb, e \u00e7do ushtari q\u00eb ruan kufirin, e \u00e7do fermeri q\u00eb kultivon tok\u00ebn, e \u00e7do polici q\u00eb garanton sigurin\u00eb, e \u00e7do m\u00ebrgimtari q\u00eb do t\u00eb kthehet dhe t\u00eb ndihet krenar.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"184\"><em data-reader-unique-id=\"185\">S\u00eb bashku, pa u ndalur, me zem\u00ebr e me mendje, p\u00ebr fitore t\u00eb thell\u00eb<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"186\"><em data-reader-unique-id=\"187\">Nuk l\u00ebshojm\u00eb pe! P\u00ebr Kosov\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve, pa l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb mbrapa!<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"191\"><em data-reader-unique-id=\"192\">Me pun\u00eb dhe nder, me dije dhe guxim. Drejt fitores! Vet\u00ebvendosje!<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"193\"><em data-reader-unique-id=\"194\">Ju faleminderit shum\u00eb p\u00ebr v\u00ebmendjen, pjes\u00ebmarrjen dhe mb\u00ebshtetjen masive e t\u00eb vazhdueshme!<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr i Albin Kurti n\u00eb mbledhjen e 63-t\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje! deklaroi se partia e tij ka rritur ekonomin\u00eb, pun\u00ebsimin dhe buxhetin e shtetit, duke premtuar vazhdim t\u00eb reformave dhe investimeve t\u00eb m\u00ebdha. Kurti kritikoi opozit\u00ebn p\u00ebr bllokim institucional dhe tha se zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb konfirmojn\u00eb s\u00ebrish&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":11042,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-11041","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_2763.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11041","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11041"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11041\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11043,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11041\/revisions\/11043"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11042"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11041"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11041"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11041"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}