{"id":12013,"date":"2026-05-24T14:47:02","date_gmt":"2026-05-24T12:47:02","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=12013"},"modified":"2026-05-24T14:47:02","modified_gmt":"2026-05-24T12:47:02","slug":"pse-vjosa-osmani-thote-se-presidenti-nuk-ka-pushtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/pse-vjosa-osmani-thote-se-presidenti-nuk-ka-pushtet\/","title":{"rendered":"Pse Vjosa Osmani thot\u00eb se presidenti nuk ka pushtet?"},"content":{"rendered":"<p>NGA <strong>PROF. DR. ENVER BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"2\">Dy deklarime t\u00eb Vjosa Osmanit e tradhtojn\u00eb at\u00eb n\u00eb synimet e veta. N\u00eb rastin e par\u00eb ajo u shpreh para pak dit\u00ebsh se \u201cN\u00ebse votoni Albin Kurtin, votoni p\u00ebr t\u00eb shkuar prap\u00eb n\u00eb zgjedhje\u201d! Dhe n\u00eb rastin e dyt\u00eb tha se \u201cN\u00ebse do t\u00eb kisha dashur pushtet, do t\u00eb kandidoja p\u00ebr kryeminist\u00ebr\u201d! T\u00eb dy k\u00ebto deklarime elektorale t\u00eb sh-presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb montim i keq i propagand\u00ebs me munges\u00eb t\u00eb theksuar argumenti. Do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb thoshte se \u201cPo! Un\u00eb luftoj p\u00ebr pushtet\u201d, sesa t\u00eb triblonte p\u00ebr t\u00eb mbuluar di\u00e7ka q\u00eb e sheh gjithkush! N\u00eb fund t\u00eb fundit, politika \u00ebsht\u00eb luft\u00eb p\u00ebr pushtet!<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"8\">Deklarimi i par\u00eb ishte presion dhe k\u00ebrcnim p\u00ebr zgjedh\u00ebsit. Nj\u00eb lloj arsyetimi idiot, i cili zbulon thelbin e angazhimit aktual t\u00eb Vjosa Osmanit n\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ajo u thot\u00eb votuesve, se ju jeni fajtor\u00eb p\u00ebr krizat institucionale t\u00eb gati nj\u00eb viti e gjys\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, sepse ju votuat Albin Kurtin dhe koalicionin e tij. Pra, p\u00ebrpiqet q\u00eb fajin ta \u00e7oj\u00eb te qytetar\u00ebt, duke i akuzuar ata pse votojn\u00eb Kurtin dhe Vet\u00ebvendosjen. Ndaj dhe paralajm\u00ebron: &#8211; N\u00ebse i votoni ata s\u00ebrishmi, do ta \u00e7oni vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja. Prej k\u00ebtej rrjedh shpalosja e q\u00ebllimit t\u00eb ardhsh\u00ebm. N\u00ebse Lidhja Demokratike do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb 7 qershor 15 deputet\u00eb, at\u00ebher\u00eb prap\u00eb do t\u00eb ket\u00eb bojkot dhe p\u00ebr pasoj\u00eb edhe zgjedhje t\u00eb reja. Por n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb bojkot dhe zgjedhje t\u00eb reja, at\u00ebher\u00eb Kosova do t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit gusht. Do t\u00eb votoj\u00eb kur e gjith\u00eb diaspora t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe me k\u00ebt\u00eb skem\u00eb Vjosa dhe aleat\u00ebt e saj do t\u00eb dalin krejt t\u00eb humbur.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"9\">Megjithat\u00eb deklarata k\u00ebrc\u00ebnuese drejtuar votuesve nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re. Ne n\u00eb Shqip\u00ebri e p\u00ebrjetojm\u00eb n\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje. Lideri i mazhoranc\u00ebs te ne k\u00f6rc\u00f6non votuesit hapur dhe pa asnj\u00eb ndjenj\u00eb turpi. Mesa duket p\u00ebr Vjosa Osmanin edhe n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore model \u00ebsht\u00eb Edi Rama! Dasht\u00eb Zoti dhe nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb thirrje q\u00eb qytetar\u00ebt \u201ct\u00eb mos dalin n\u00eb votime, n\u00ebse ata nuk kan\u00eb nd\u00ebrmend ta votojn\u00eb Vjos\u00ebn dhe LDK-n\u00eb\u201d, si\u00e7 b\u00ebn kreu i ekzekutivit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"14\">K\u00ebrc\u00ebnimi ose presioni mbi zgjedh\u00ebsit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metod\u00eb populiste e p\u00ebrhapur n\u00eb demokracit\u00eb e brishta. Dhe kur k\u00ebt\u00eb metod\u00eb presioni e p\u00ebrdor ish-kryetarja e shtetit, at\u00ebher\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb problem shum\u00eb t\u00eb madh. Lidershipi edhe n\u00eb Kosov\u00eb po infektohet nga negativiteti dhe arroganca elektorale e vendeve jo demokratike n\u00eb rajon. Kjo p\u00ebr faktin se deklarata e Osmanit nuk ishte konstatim. Ishte konkluzion i saj, shenj\u00eb definuese e nj\u00eb rezultati t\u00eb ardhsh\u00ebm. Nuk e kisha menduar ndonj\u00ebher\u00eb se zonja ish-presidente shkon deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"18\">Nga ana tjet\u00ebr duhet th\u00ebn\u00eb se deklarata k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr votuesin shpjegon edhe deklarat\u00ebn, sipas s\u00eb cil\u00ebs zonja Osmani nuk qenka e interesuar p\u00ebr pushtet. Sipas saj posti i kryeministrit \u00ebsht\u00eb post q\u00eb t\u00eb jep pushtet, nd\u00ebrsa posti i presidentit nuk t\u00eb jepka pushtet. At\u00ebher\u00eb lind pyetja: &#8211; Kur presidenti nuk paska pushtet, pse ajo lakmoi aq shum\u00eb rolin e kryetares s\u00eb shtetit n\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb? P\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb fresk kryeminstrit Albin Kurti?! Pse arriti deri te veprimi hakmarr\u00ebs anti-kushtetues i shp\u00ebrndarjes s\u00eb parlamentit, kur pa q\u00eb zgjedhja e saj si presidente ishte jasht\u00eb axhend\u00ebs s\u00eb mazhoranc\u00ebs e madje edhe opozit\u00ebs?!<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"19\">Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, n\u00eb analiz\u00ebn time logjikisht arsyetoj se deklarata, sipas s\u00eb cil\u00ebs presidenti nuk paska pushtet dhe kryeministri po, paska pushtet, i adresohet m\u00eb s\u00eb shumti Albin Kurtit. Duke par\u00eb se rezultati zgjedhor i 7 qershorit do t\u00eb jet\u00eb s\u00eb paku ai i 28 dhjetorit 2025 ose edhe edhe m\u00eb i lart\u00eb, zonja Osmani d\u00ebshiron t\u2019i thot\u00eb zotit Kurti, se do t\u00eb jet\u00eb luajale ndaj ekzekutivit qeveritar dhe nuk do ta pengoj\u00eb qeverin\u00eb n\u00eb qeverisje. Pra e shoh at\u00eb deklarat\u00eb si nj\u00eb sinjal kompromisi, deri n\u00eb kufijt\u00eb e pazareve. Sepse gjithkush e di se ka shum\u00eb gjasa q\u00eb votat e mazhoranc\u00ebs plus ato t\u00eb Lidhjes Demokratike mund ta zgjedhin presidentin. Dhe Vjosa Osmani d\u00ebshiron ta josh\u00eb mazhoranc\u00ebn q\u00eb ta pranoj\u00eb kompromisin me Lidhjen Demokratike e ajo t\u00eb vijoj\u00eb mandatin e dyt\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit. Pra ajo i thot\u00eb Albinit, se \u201cUn\u00eb si presidente nuk kam pushtet. Pushtetin e ke ti si kryeminist\u00ebr. Dhe un\u00eb nuk do t\u2019i shfryt\u00ebzoj kompetencat e mia kushtetuese p\u00ebr t\u00eb bllokuar vendimmarrjen e qeveris\u00eb dhe mazhoranc\u00ebs n\u00eb parlament.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"21\">A do t\u00eb besoj\u00eb Albin Kurti n\u00eb k\u00ebt\u00eb truk politik t\u00eb Vjosa Osmanit? K\u00ebt\u00eb do ta shohim pas zgjedhjeve t\u00eb 7 qershorit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA PROF. DR. ENVER BYTY\u00c7I Dy deklarime t\u00eb Vjosa Osmanit e tradhtojn\u00eb at\u00eb n\u00eb synimet e veta. N\u00eb rastin e par\u00eb ajo u shpreh para pak dit\u00ebsh se \u201cN\u00ebse votoni Albin Kurtin, votoni p\u00ebr t\u00eb shkuar prap\u00eb n\u00eb zgjedhje\u201d! Dhe n\u00eb rastin e dyt\u00eb tha se \u201cN\u00ebse do t\u00eb kisha dashur pushtet, do t\u00eb kandidoja&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":12014,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-12013","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_3326.webp","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12013","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12013"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12013\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12015,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12013\/revisions\/12015"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12014"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12013"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12013"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12013"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}