{"id":13274,"date":"2026-06-13T19:40:15","date_gmt":"2026-06-13T17:40:15","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=13274"},"modified":"2026-06-13T19:40:15","modified_gmt":"2026-06-13T17:40:15","slug":"thirrjet-kunder-rames-ne-koncertin-e-ylli-limanit-reagon-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/thirrjet-kunder-rames-ne-koncertin-e-ylli-limanit-reagon-rama\/","title":{"rendered":"Thirrjet kund\u00ebr Ram\u00ebs n\u00eb koncertin e Ylli Limanit, reagon Rama"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama n\u00eb Facebook: Nuk e njoh Ylli Limanin. Nuk e d\u00ebgjoj muzik\u00ebn e tij. Por dhun\u00ebn online ndaj tij, thirrjet e dhunshme p\u00ebr bojkot t\u00eb koncertit t\u00eb tij, k\u00ebrc\u00ebnimet pas suksesit t\u00eb mbr\u00ebmsh\u00ebm t\u00eb tij, i konsideroj si shprehjen m\u00eb t\u00eb neveritshme t\u00eb nj\u00eb fenomeni q\u00eb po e shoq\u00ebron protest\u00ebn e bulevardit; nj\u00eb form\u00eb degradimi e jet\u00ebs publike n\u00eb kanalet sociale tanim\u00eb e ngritur n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ri dhune n\u00eb grup, q\u00eb nuk duhet justifikuar, nuk duhet relativizuar dhe nuk duhet pranuar assesi me strukjen n\u00eb qoshen e heshtjes, po duhet luftuar me forc\u00ebn e fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>Fakti \u00ebsht\u00eb se po bie pak e nga pak histeria nd\u00ebrkomb\u00ebtare e rrjeteve sociale, e cila nuk ka asnj\u00eb lidhje me natyr\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, me Zv\u00ebrnecin a me flamingot e Nart\u00ebs, por ushqehet nga kund\u00ebrshtira ideologjike t\u00eb sojsoshme, ku padyshim kund\u00ebrshtia ndaj Presidentit amerikan \u00ebsht\u00eb kryesorja fare \u2013 se ndryshe dyshoj shum\u00eb q\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar i vet\u00ebm do t\u00eb merrej me nj\u00eb projekt zhvillimi turistik n\u00eb Shqip\u00ebri. E s\u2019ka si ndodh ndryshe, do bjer\u00eb pak e nga pak, sepse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shesh shum\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebr p\u00ebrsheshin global anti-Trump!<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr po ngrihet p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb dallg\u00eb dhune verbale, plot presion, vulgaritet e k\u00ebrc\u00ebnime ndaj kujtdo q\u00eb nuk rreshtohet me protestuesit e bulevardit, q\u00eb nga thirrjet rrug\u00ebve \u201c\u00e7ohuni nga kafja\u201d se medemek atdheu ju th\u00ebrret, tek thirrjet p\u00ebr t\u00eb bllokuar rrug\u00eb se medemek kush do t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00eb t\u00eb tjera duhet detyruar t\u00eb merret me pun\u00ebn atdhetare t\u00eb bulevardit, e deri tek nj\u00eb histeri intimiduese online n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atdheut q\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb lidhje me eleganc\u00ebn e me paqen e flamingove!<\/p>\n<p>Historia na ka treguar m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00ebher\u00eb dhe m\u00eb shpesh se sa n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht forma se si jan\u00eb shfaqur historikisht shum\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb cilat m\u00eb pas jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb shemb\u00eblltyra t\u00eb organizuara t\u00eb intoleranc\u00ebs politike e sociale. Jo duke bindur me argumente logjik\u00eb, por duke u imponuar me presion pseudo- moral. Jo duke respektuar t\u00eb drejt\u00ebn e tjetrit p\u00ebr t\u00eb menduar ndryshe, por duke e shpallur tradhtar, t\u00eb shitur, armik t\u00eb popullit apo bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb s\u00eb keqes k\u00ebdo q\u00eb nuk i n\u00ebnshtrohet thirrjes pseudo-atdhetare.<\/p>\n<p>Me auto-sugjestionin se vet\u00ebm nj\u00eb grup njer\u00ebzish zot\u00ebron t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn absolute, ushqehet p\u00ebr\u00e7mimi ndaj shumic\u00ebs q\u00eb nuk bashkohet me ta dhe mb\u00ebshtetet ideja e lig\u00eb, se ata q\u00eb nuk protestojn\u00eb duhen turp\u00ebruar, izoluar, penguar apo deri edhe largqoft\u00eb, dhunuar fizikisht derisa t\u00eb detyrohen t\u00eb zgjedhin an\u00eb. Dhe k\u00ebshtu demokracia nuk merr m\u00eb shum\u00eb frym\u00eb, po fillon t\u00eb humbas\u00eb pulsin e saj.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb l\u00ebvizje ekstremiste nuk nis duke marr\u00eb pushtetin me forc\u00eb, po duke pretenduar se vet\u00ebm ajo e p\u00ebrfaq\u00ebson kombin, vet\u00ebm ajo e d\u00ebgjon z\u00ebrin e popullit dhe vet\u00ebm ajo ka t\u00eb drejt\u00ebn morale p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit, se kush \u00ebsht\u00eb patriot e kush jo.<\/p>\n<p>N\u00eb Itali, skuadronet e zeza t\u00eb Musolinit u shfaq\u00ebn duke intimiduar kund\u00ebrshtar\u00ebt n\u00eb rrug\u00eb para se t\u00eb pushtonin institucionet \u2013 kush ecte n\u00eb pun\u00ebn e tij ishte sh\u00ebnjestra e tyre e preferuar. N\u00eb Gjermani, militant\u00ebt nazist\u00eb krijuan rrug\u00ebve nj\u00eb klim\u00eb frike e presioni shoq\u00ebror, koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb fitonin pushtetin \u2013 \u00e7ohuni nga kafet ishte thirrja e tyre e preferuar. N\u00eb Greqi, Agimi i Art\u00eb u ngrit mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb p\u00ebrjashtuese, agresive dhe nacionaliste, duke ushqyer ndasi, urrejtje dhe presion ndaj kujtdo q\u00eb nuk i n\u00ebnshtrohej hajvanll\u00ebkut t\u00eb vet pseudo-patriotik, p\u00ebr Greqin\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ishte vet\u00ebm e grek\u00ebve!<\/p>\n<p>\u201cNe jemi populli i v\u00ebrtet\u00eb\u201d dhe kush s\u2019\u00ebsht\u00eb me ne \u00ebsht\u00eb \u201carmiku i popullit\u201d, \u00ebsht\u00eb formula q\u00eb i paraprin pasojave t\u00eb r\u00ebnda politike e shoq\u00ebrore kur kjo formul\u00eb p\u00ebrqafohet nga nj\u00eb grupim njer\u00ebzish me fjalor t\u00eb kufizuar, po me m\u00ebri t\u00eb shrenuar.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb aspak fjala se kush proteston sot duhet etiketuar me vrap si neo-fashist, kurr\u00ebsesi jo, sepse shum\u00ebkush nga ushtruesit e dhun\u00ebs online as nuk e di fare se \u00e7far\u00eb b\u00ebn! Por fjala \u00ebsht\u00eb tek fakti se kush dhunon online ata q\u00eb nuk rreshtohen me protest\u00ebn, e q\u00eb jan\u00eb padiskutim shumica e popullit shqiptar (ende p\u00ebrtej shumic\u00ebs q\u00eb mb\u00ebshtet qeverin\u00eb e Partis\u00eb Socialiste), jo vet\u00ebm nuk e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb po godet aty mu ku Shqip\u00ebria ka pik\u00ebn e vet m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, refuzimin e saj organik ndaj frym\u00ebs nacional-socialiste apo neo-komuniste, prej t\u00eb cilave shqiptar\u00ebt kan\u00eb par\u00eb picirrin e zi dhe t\u00eb cilat kan\u00eb bashkuar n\u00eb bulevard edhe ekstremet politike t\u00eb shqiptar\u00ebsi s\u00eb shtirur, nga llapaqorrat tek qorrallapat pa harruar grusht-shtetasit e lodhur t\u00eb 1998-\u00ebs apo t\u00eb ardhurit nga treva t\u00eb tjera shqiptare p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Shqip\u00ebrin\u00eb nga zhvillimi i turizmit!<\/p>\n<p>Prandaj diskutimi nuk \u00ebsht\u00eb aspak n\u00ebse dikush proteston apo jo. Protesta \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb demokratike dhe duhet respektuar gjithmon\u00eb; shumica qeveris\u00ebse e Partis\u00eb Socialiste e ka respektin p\u00ebr protest\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebr plot arritjet demokratike t\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Por po ashtu e drejta e fjal\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se sa p\u00ebrmbajtja e fjal\u00ebve dhe kur protesta nxjerr si hije t\u00eb vet\u00ebn, pretendimin se kush nuk proteston \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak qytetar, m\u00eb pak patriot apo m\u00eb pak shqiptar at\u00ebher\u00eb demokracia nuk rrezikohet nga lart po nga posht\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe historia na ka m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb her\u00eb, q\u00eb kur dialogu z\u00ebvend\u00ebsohet nga anatema, argumenti nga sharja dhe bindja nga frik\u00ebsimi, e kur turma merr kot duke i dh\u00ebn\u00eb vetes t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb vendos\u00eb kush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flas\u00eb e kush jo, p\u00ebrfundimi nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb liria po fundi i saj. Nga kjo frym\u00eb Shqip\u00ebria vet\u00ebm humbet, ekonomia vet\u00ebm tkurret, investimet vet\u00ebm largohen dhe e ardhmja vet\u00ebm mjegullohet.<\/p>\n<p>Por ky popull nuk ka ardhur deri k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019u kthyer mbrapa atje ku ishte, po p\u00ebr t\u2019u ngjitur m\u00eb lart. Pa frik\u00eb nga lart\u00ebsia ku s\u2019ka qen\u00eb kurr\u00eb, po me bindjen q\u00eb \u00e7far\u00eb e ka penguar n\u00eb shekuj t\u00eb arrij\u00eb aty, nuk ka p\u00ebr ta penguar dot m\u00eb dhe me vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u2019ia dal\u00eb deri n\u00eb fund k\u00ebt\u00eb her\u00eb, edhe sikur t\u00eb t\u00ebr\u00eb djajt\u00eb t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb p\u00ebr t\u2019ia punuar si\u00e7 ia kan\u00eb punuar jo nj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e vet t\u00eb dhimbshme.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02YFoDsukUnE4iCrLk8NNtnLMsWSyEhUopJ7FdXN7FYM71D3YXHiY2LM8tYpHCJhskl&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"732\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama n\u00eb Facebook: Nuk e njoh Ylli Limanin. Nuk e d\u00ebgjoj muzik\u00ebn e tij. Por dhun\u00ebn online ndaj tij, thirrjet e dhunshme p\u00ebr bojkot t\u00eb koncertit t\u00eb tij, k\u00ebrc\u00ebnimet pas suksesit t\u00eb mbr\u00ebmsh\u00ebm t\u00eb tij, i konsideroj si shprehjen m\u00eb t\u00eb neveritshme t\u00eb nj\u00eb fenomeni q\u00eb po e shoq\u00ebron protest\u00ebn e bulevardit; nj\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13275,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-13274","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/IMG_6869.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13274","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13274"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13274\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13276,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13274\/revisions\/13276"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13275"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}