{"id":13358,"date":"2026-06-14T18:57:13","date_gmt":"2026-06-14T16:57:13","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=13358"},"modified":"2026-06-14T18:57:13","modified_gmt":"2026-06-14T16:57:13","slug":"pak-minuta-perpara-protestes-reagon-serish-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/pak-minuta-perpara-protestes-reagon-serish-rama\/","title":{"rendered":"Pak minuta p\u00ebrpara protest\u00ebs, reagon s\u00ebrish Rama"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, ka publikuar nj\u00eb reagim t\u00eb detajuar n\u00eb rrjetet sociale lidhur me projektet e investimeve n\u00eb Ishullin e Sazanit dhe n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit, vet\u00ebm pak minuta p\u00ebrpara nisjes s\u00eb protest\u00ebs qytetare n\u00eb Tiran\u00eb kund\u00ebr projektit t\u00eb parashikuar n\u00eb Zv\u00ebrnec, e cila hyn n\u00eb dit\u00ebn e saj t\u00eb 14-t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb status t\u00eb gjat\u00eb me titull \u201cFakte jasht\u00eb kanaleve t\u00eb turbullta t\u00eb internetit ose nj\u00eb pasqyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgojuesit e shtetit shqiptar\u201d, Rama ka sqaruar se Ishulli i Sazanit mbetet pron\u00eb shtet\u00ebrore dhe se nuk \u00ebsht\u00eb menduar apo k\u00ebrkuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr shitje.<\/p>\n<p>Sipas kreut t\u00eb qeveris\u00eb, modeli i parashikuar p\u00ebr zhvillimin turistik t\u00eb ishullit bazohet n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e shtetit shqiptar n\u00eb investim, nd\u00ebrsa negociatat me investitor\u00ebt vijojn\u00eb ende dhe nuk ka nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare. Ai thekson se investitor\u00ebt nuk kan\u00eb paraqitur ende projektin arkitektonik dhe studimin p\u00ebrkat\u00ebs mjedisor.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me projektin n\u00eb Zv\u00ebrnec, Rama sqaron se zona ku planifikohet investimi \u00ebsht\u00eb pron\u00eb private e regjistruar n\u00eb kadast\u00ebr prej vitesh dhe se transaksionet e kryera lidhen me marr\u00ebdh\u00ebnie mes subjekteve private. Ai n\u00ebnvizon se pretendimet e pal\u00ebve t\u00eb treta mbi pron\u00ebsin\u00eb po shqyrtohen n\u00eb gjykat\u00eb, por sipas legjislacionit n\u00eb fuqi k\u00ebto pretendime nuk bllokojn\u00eb zhvillimin apo shitjen e pron\u00ebs s\u00eb regjistruar.<\/p>\n<p>Kryeministri ndalet edhe te procedurat e ndjekura nga institucionet shtet\u00ebrore, duke sqaruar se K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit nuk e miratoi masterplanin fillestar t\u00eb paraqitur n\u00eb vitin 2024, por k\u00ebrkoi rishikime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e intensitetit t\u00eb zhvillimit.<\/p>\n<p>Sipas tij, leja zhvillimore e miratuar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2026 nuk p\u00ebrb\u00ebn leje nd\u00ebrtimi dhe nuk autorizon nisjen e punimeve, por vet\u00ebm hap faz\u00ebn e p\u00ebrgatitjes s\u00eb projektit. Rama thekson se zhvilluesi duhet t\u00eb paraqes\u00eb projektin e detajuar arkitektonik, dokumentacionin teknik dhe nj\u00eb Vler\u00ebsim t\u00eb Thelluar t\u00eb Ndikimit n\u00eb Mjedis p\u00ebrpara \u00e7do vendimmarrjeje t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e tij, kreu i qeveris\u00eb hedh posht\u00eb pretendimet se \u00ebsht\u00eb hequr statusi i mbrojtjes p\u00ebr zon\u00ebn \u201cPish\u00eb Poro-Nart\u00eb\u201d, duke argumentuar se ajo vazhdon t\u00eb mbetet e klasifikuar si \u201cPeizazh i Mbrojtur\u201d, sipas kategoris\u00eb V t\u00eb IUCN-s\u00eb, nj\u00eb status q\u00eb, sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb ndryshuar nga vendimet e marra n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>Rama deklaron se institucionet shqiptare kan\u00eb vepruar me integritet, profesionaliz\u00ebm dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin gjat\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb trajtimit t\u00eb investimit, duke kund\u00ebrshtuar akuzat dhe kritikat q\u00eb jan\u00eb artikuluar publikisht ndaj projektit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb reagimit, kryeministri rendit hapat q\u00eb mbeten p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmbushur, p\u00ebrfshir\u00eb dokumentacionin p\u00ebr lejen e zhvillimit, aplikimin p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi, p\u00ebrfundimin e Vler\u00ebsimit t\u00eb Thelluar t\u00eb Ndikimit n\u00eb Mjedis dhe verifikimin e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb projektit me legjislacionin shqiptar dhe standardet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>\u201cFaktet jan\u00eb m\u00eb lart. Kushdo q\u00eb do p\u00ebrpiqet ta t\u00ebrheq\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb prap\u00eb posht\u00eb, nuk do t\u2019ia dal\u00eb kurr\u00eb m\u00eb\u201d, shkruan Rama n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb mesazhit t\u00eb tij, duke e cil\u00ebsuar projektin si pjes\u00eb t\u00eb vizionit p\u00ebr transformimin turistik dhe ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Statusi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>FAKTE JASHT\u00cb KANALEVE T\u00cb TURBULLTA T\u00cb INTERNETIT OSE NJ\u00cb PASQYR\u00cb P\u00cbR T\u00cb GJITH\u00cb P\u00cbRGOJUESIT E SHTETIT SHQIPTAR \ud83e\udef5<\/p>\n<p>\u27a1\ufe0f ISHULLI I SAZANIT \u00ebsht\u00eb pron\u00eb shtet\u00ebrore, e cila nuk \u00ebsht\u00eb menduar (as k\u00ebrkuar) kurr\u00eb p\u00ebr shitje.<\/p>\n<p>* Forma e vendosjes n\u00eb dispozicion t\u00eb k\u00ebsaj toke shtet\u00ebrore p\u00ebr ta kthyer n\u00eb nj\u00eb destinacion turistik t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, \u00ebsht\u00eb menduar n\u00ebp\u00ebrmjet pjes\u00ebmarrjes s\u00eb shtetit n\u00eb investim. Bazuar n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb detajuar negociatash, shteti do t\u00eb marr\u00eb kuota si pal\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb, nd\u00ebrsa ishulli do t\u00eb mbetet gjithnj\u00eb pron\u00eb e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>* Negociatat jan\u00eb ende t\u00eb hapura dhe nuk ka ende asnj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare. Paralelisht, investitor\u00ebt kan\u00eb vazhduar pun\u00ebn me studimet zhvillimore, por akoma nuk kan\u00eb paraqitur projektin arkitektonik dhe studimin p\u00ebrkat\u00ebs mjedisor.<\/p>\n<p>\ud83c\udde6\ud83c\uddf1<br \/>\nSa m\u00eb lart flet vet\u00eb p\u00ebr qasjen dinjitoze dhe profesionale t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb shtetit e t\u00eb publikut. Investitor\u00ebt nga ana e tyre kan\u00eb treguar respekt t\u00eb plot\u00eb ndaj institucioneve tona dhe frym\u00eb tejet bashk\u00ebpunuese. Asnj\u00eb m2 Shqip\u00ebrie s\u2019ka dal\u00eb n\u00eb shitje, askush s\u2019ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb pazar pas shpin\u00ebs s\u00eb popullit dhe Republika e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar me dinjitet te padyshimt\u00eb, n\u00eb nj\u00eb negociat\u00eb q\u00eb ende s\u2019\u00ebsht\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>\u27a1\ufe0f ZONA E INVESTIMIT N\u00cb ZV\u00cbRNEC \u00ebsht\u00eb pron\u00eb private e regjistruar n\u00eb kadast\u00ebr prej shum\u00eb vitesh. Plani i zhvillimit t\u00eb asaj zone \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb marr\u00ebveshjeje mes investitor\u00ebve dhe pronar\u00ebve zot\u00ebrues t\u00eb titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb regjistrin kadastral (nj\u00ebsoj si n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e pafundme t\u00eb zhvillimit t\u00eb pron\u00ebs private). Investitor\u00ebt i kan\u00eb bler\u00eb pronat prej tyre dhe aktualisht jan\u00eb pronar\u00eb legjitim\u00eb t\u00eb truallit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>* Si\u00e7 ndodh nganj\u00ebher\u00eb me bregdetin e Shqip\u00ebris\u00eb, zona ka edhe pretendent\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jo nj\u00eb pal\u00eb, po dy pal\u00eb. Nga nj\u00ebra an\u00eb jan\u00eb dy familje q\u00eb e pretendojn\u00eb pron\u00ebn si pronar\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb shum\u00eb familje q\u00eb e pretendojn\u00eb pron\u00ebn si ish-an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kooperativ\u00ebs bujq\u00ebsore komuniste.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb i kan\u00eb \u00e7uar pretendimet e tyre n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>* Por nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas ligjit shqiptar dhe sipas \u00e7do ligji n\u00eb bot\u00eb mbi pron\u00ebn private, pretendimet e pal\u00ebve t\u00eb treta nuk e ndalojn\u00eb dot as zhvillimin e as shitjen e pron\u00ebs nga subjektet q\u00eb e kan\u00eb at\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb kadast\u00ebr. Regjistrimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara ardhjes s\u00eb k\u00ebsaj shumice qeveris\u00ebse n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>* Rasti e ka sjell\u00eb q\u00eb SPAK-u t\u00eb kishte nj\u00eb hetim t\u00eb hapur p\u00ebr nj\u00ebrin nga shit\u00ebsit e pron\u00ebs, lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr. Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuror\u00ebve e me vendim t\u00eb gjykat\u00ebsve, shuma e derdhur nga investitor\u00ebt p\u00ebr blerjen e asaj pjese t\u00eb pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb ekzekutuar si transaksion n\u00eb favor t\u00eb investitor\u00ebve, pa ka kaluar tek shit\u00ebsi po n\u00eb nj\u00eb llogari bankare t\u00eb ngrir\u00eb.<\/p>\n<p>* Shit\u00ebsi nuk do t\u00eb mundet ta t\u00ebrheq\u00eb dot at\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpara mbylljes s\u00eb hetimeve dhe n\u00eb rast se drejt\u00ebsia vendos q\u00eb ajo shum\u00eb nuk i takon, at\u00ebher\u00eb shuma do t\u00eb sekuestrohet duke kaluar n\u00eb fondin e kompensimeve t\u00eb shtetit p\u00ebr pronar\u00ebt. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00ebse dhe vet\u00ebm kur gjykata t\u2019i jap\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nj\u00ebrit apo disa prej pretendent\u00ebve t\u00eb pron\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, ata do t\u00eb mund t\u00eb marrin nga ky fond shum\u00ebn q\u00eb u takon.<\/p>\n<p>\u2696\ufe0f<br \/>\nSa m\u00eb lart tregon qart\u00eb se shitblerja e pron\u00ebs n\u00eb Zv\u00ebrnec nuk ka asnj\u00eb lidhje me qeverin\u00eb, po lidhet thjesht me marr\u00ebdh\u00ebnien m\u00eb elementare mes subjektesh private, n\u00eb nj\u00eb sistem ku e drejta e pron\u00ebs private \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb themelore e njeriut. Nga ana tjet\u00ebr, sa m\u00eb lart tregon qart\u00eb edhe q\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb kan\u00eb vepruar jo vet\u00ebm n\u00eb pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, po edhe n\u00eb interes t\u00eb shtetit e n\u00eb mbrojtje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs private, qoft\u00eb kur e kan\u00eb konsideruar korrekt transaksionin e kryer nga investitor\u00ebt, qoft\u00eb kur kan\u00eb vendosur vendosjen e shum\u00ebs n\u00eb nj\u00eb llogari t\u00eb ngrir\u00eb.<\/p>\n<p>\u27a1\ufe0f INTERESIMI P\u00cbR INVESTIMIN N\u00cb ZV\u00cbRNEC, ka ardhur zyrtarisht n\u00eb vitin 2024 kur investitor\u00ebt kan\u00eb paraqitur nj\u00eb masterplan pran\u00eb K\u00ebshilli Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit, i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe publik n\u00eb emisionin Opinion nga nj\u00ebri prej arkitekt\u00ebve t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>* Masterplani \u00ebsht\u00eb shqyrtuar n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 25 shtator 2024. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit nuk e ka miratuar masterplanin, po ka k\u00ebrkuar rishikime thelb\u00ebsore t\u00eb tij, duke e vendosur stek\u00ebn n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e ambicies p\u00ebr nj\u00eb zhvillim shembullor p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Turistike 2030 n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>* Jan\u00eb t\u00eb dokumentuara k\u00ebrkesat p\u00ebr uljen e intensitetit t\u00eb zhvillimit, parashikimin e masave t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr mbrojtjen e lagun\u00ebs, habitateve p\u00ebrreth dhe pjes\u00ebve mjedisore t\u00eb ndjeshme t\u00eb zon\u00ebs p\u00ebr zhvillim.<\/p>\n<p>* Nj\u00eb vit e disa muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 30 mars 2026, investitor\u00ebt jan\u00eb riparaqitur p\u00ebrpara K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit, me nj\u00eb draft-masterplan t\u00eb ri ku jan\u00eb reflektuar parametrat e k\u00ebrkuar nga k\u00ebshilli. KKT-ja ka miratuar n\u00eb at\u00eb mbledhje lejen zhvillimore, e cila nuk \u00ebsht\u00eb leje nd\u00ebrtimi dhe nuk autorizon fillimin e punimeve nd\u00ebrtimore, por i hap rrug\u00eb faz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb projektit. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr zbardhjen dhe hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb lejes s\u00eb lartp\u00ebrmendur, duhet t\u00eb p\u00ebrmbushen kushtet ligjore dhe teknike p\u00ebr t\u00eb cilat vazhdon puna e grupit t\u00eb arkitekt\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>* Duhet t\u00eb kihet parasysh se p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit dhe autorizimin e fillimit t\u00eb punimeve nd\u00ebrtimore, pas zbardhjes s\u00eb lejes zhvillimore zhvilluesi duhet t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb detajuar arkitektonik, s\u00eb bashku me dokumentacionin teknik t\u00eb nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>* Leja e rrethimit t\u00eb pron\u00ebs private p\u00ebr zhvillim, me vendim t\u00eb dat\u00ebs 29 prill 2026, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e procedurave ligjore q\u00eb jepet me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb zhvilluesit t\u00eb pron\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar matjet n\u00eb terren, aktivitetet monitoruese p\u00ebr studimin mjedisor dhe masa t\u00eb tjera paraprake me natyr\u00eb p\u00ebrgatitore, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr dokumentacionin teknik t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>* Paralelisht me procedurat e planifikimit territorial, zhvilluesi ka paraqitur zyrtarisht nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr Vler\u00ebsimin e Ndikimit n\u00eb Mjedis (VNM), p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb angazhuar sipas ligjit strukturat p\u00ebrkat\u00ebse shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>* Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb fazave t\u00eb verifikimit paraprak (screening) dhe p\u00ebrcaktimit t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb vler\u00ebsimit (scoping), autoriteti p\u00ebrgjegj\u00ebs shtet\u00ebror p\u00ebr mjedisin ka vendosur m\u00eb 15 maj 2026, q\u00eb projekti duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet jo thjesht nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb ndikimit n\u00eb mjedis, po nj\u00eb Vler\u00ebsimi t\u00eb Thelluar t\u00eb Ndikimit n\u00eb Mjedis.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb miratohet dokumentacioni p\u00ebrfundimtar i zbatimit t\u00eb projektit dhe p\u00ebrpara se sa t\u00eb shqyrtohet k\u00ebrkesa p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb lejeje nd\u00ebrtimi, zhvilluesi \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb dhe paraqes\u00eb nj\u00eb Vler\u00ebsim t\u00eb Thelluar t\u00eb Ndikimit n\u00eb Mjedis.<\/p>\n<p>* Vler\u00ebsimi n\u00eb fjal\u00eb, duhet t\u00eb analizoj\u00eb imt\u00ebsisht dhe me kompetenc\u00eb t\u00eb padyshimt\u00eb profesionale, ndikimet e mundshme t\u00eb zhvillimit mbi biodiversitetin, habitatet, ekosistemet, vlerat peizazhore dhe element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin shqiptar p\u00ebr mjedisin dhe me standardet, legjislacionin dhe kuadrin rregullator p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>* N\u00eb rastin konkret \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb Vler\u00ebsimi i Thelluar i Ndikimit n\u00eb Mjedis duhet t\u00eb shqyrtoj\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe efektet e mundshme t\u00eb projektit mbi habitatet dhe speciet e mbrojtura, lidhshm\u00ebrin\u00eb ekologjike, ekosistemet bregdetare dhe lagunore, integritetin e peizazhit dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb mjedisore afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>* Gjetjet dhe rekomandimet q\u00eb do t\u00eb dalin nga Vler\u00ebsimi i Thelluar i Ndikimit n\u00eb Mjedis, si edhe opinioni q\u00eb do t\u00eb krijojn\u00eb autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e vler\u00ebsimit, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pik\u00eb referimi p\u00ebr \u00e7do vendimmarrje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb lidhur me ecurin\u00eb e projektit.<\/p>\n<p>* Lajmi p\u00ebr heqjen e statusit t\u00eb zon\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse zhvillimore si zon\u00eb e mbrojtur, me q\u00ebllim hapjen e rrug\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej t\u00eb pav\u00ebrtetave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb jan\u00eb fryr\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do imagjinate kund\u00ebr k\u00ebtij investimi kolosal p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe natyrisht, edhe pretendimet e ngritura mbi k\u00ebt\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb, kan\u00eb l\u00ebnduar padrejt\u00ebsisht integritetin e padiskutuesh\u00ebm moral, ligjor dhe profesional, q\u00eb shteti dhe administrata shqiptare kan\u00eb treguar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesin e trajtimit t\u00eb k\u00ebtij investimi me impakt potencial t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm mbi vet\u00eb Prodhimin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Komb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>* Zona \u00abPish\u00eb Poro \u2013 Nart\u00eb\u00bb s\u2019ka ndryshuar asnj\u00ebher\u00eb kategorin\u00eb si \u00ab Peisazh i Mbrojtur \u00bb, qysh n\u00eb 2004 kur \u00ebsht\u00eb shpallur si e till\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Pra ajo ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb e mbrojtur, e klasifikuar si Kategoria V sipas IUCN-s\u00eb (Peizazh i Mbrojtur). Kjo specifikohet qart\u00eb edhe n\u00eb Vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dat\u00eb 25 shtator 2024, i cili absolutisht nuk ka ndryshuar statusin e asaj zone, po vet\u00ebm ka specifikuar pik\u00ebrisht kriteret p\u00ebrcaktuese t\u00eb saj.<\/p>\n<p>* Kjo zon\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me delt\u00ebn e Vjos\u00ebs si\u00e7 ngat\u00ebrrohet n\u00eb tym q\u00ebllimisht, sikur do te preket nga nd\u00ebrtimet. \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb ndodh\u00eb, sepse Vjosa n\u00eb t\u00eb 480 km e rrjedh\u00eb s\u00eb saj bashk\u00eb me deg\u00ebt dhe me Grykederdhjen n\u00eb Adriatik, ka shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mbrojtjes, Park Komb\u00ebtar, Kategoria I, tanim\u00eb pjes\u00eb e ekosistemeve t\u00eb Biosfer\u00ebs s\u00eb UNESCO-<\/p>\n<p>* Sistemi yn\u00eb i zonave t\u00eb mbrojtura bazohet n\u00eb kuadrin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb klasifikimit t\u00eb Unionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Ruajtjen e Natyr\u00ebs (IUCN), i cili zbaton kufizime t\u00eb niveleve t\u00eb ndryshme p\u00ebr secil\u00ebn nga kategorit\u00eb e zonave t\u00eb mbrojtura dhe ligji \u201cP\u00ebr Zonat e Mbrojtura\u201d, miratuar n\u00eb vitin 2017, si i pari ligj q\u00eb p\u00ebrfshin direktivat evropiane ne fush\u00ebn e biodiversitetit i ka integruar plot\u00ebsisht kategorit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme n\u00eb kuadrin ligjor komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>* Sipas kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga kuadri nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Kategoria V nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb \u201cpa zhvillim\u201d, por nj\u00eb peizazh i mbrojtur ku biodiversiteti, vlerat natyrore dhe aktiviteti njer\u00ebzor duhet t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb harmonike e t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>* Ligji i vitit 2017 nuk \u00ebsht\u00eb prekur nga asnj\u00eb ndryshim i vitit 2024 n\u00eb parashikimin e shkruar shprehimisht mbi standartin europian, se nj\u00eb Peizazh i Mbrojtur mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb vendbanime dhe forma t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tok\u00ebs.<\/p>\n<p>* M\u00eb konkretisht, pika 4 e Nenit 20, e shkruar qysh m\u00eb 2017-\u00ebn, p\u00ebrcakton se aktivitetet q\u00eb sjellin ndryshime n\u00eb p\u00ebrdorimin e tok\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb punimet nd\u00ebrtimore, impiantet e trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura p\u00ebr fermat, autostradat, kanalet e lundrueshme, zhvillimet urbane dhe projekte t\u00eb tjera infrastrukturore ose zhvillimore, mund t\u00eb realizohen vet\u00ebm pasi t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb leja p\u00ebrkat\u00ebse nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit.<\/p>\n<p>\ud83e\udda9<br \/>\nSa m\u00eb lart thot\u00eb shum\u00eb\u00e7ka, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos e harrojn\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr kur t\u00eb p\u00ebrgojojn\u00eb vendin ton\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ata, q\u00eb n\u00eb shqip apo sidomos n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja i keqtrajtuan bot\u00ebrisht Shqip\u00ebrin\u00eb dhe qeverin\u00eb e saj me komente, kronika, artikuj apo turlilloj prurjesh t\u00eb shp\u00ebrthimit marroq t\u00eb kanaleve sociale, si t\u00eb ishin sinonime t\u00eb nj\u00eb Republike Bananesh, pa shtet, pa institucione, pa flamur e as dinjitet.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb rrjedha e fakteve t\u00eb k\u00ebsaj historie, tregon bot\u00ebrisht se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend pa zot; institucionet shqiptare funksionojn\u00eb me integritet, profesionaliz\u00ebm dhe pa asnj\u00eb kompleks ndaj investitor\u00ebve t\u00eb huaj; qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb e udh\u00ebheq me vizion dhe me dinjitet Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00e7ka e tregon transformimi epokal dhe imazhi i ri i vendit ton\u00eb, pavar\u00ebsisht p\u00ebrbaltjes krejt t\u00eb pamerituar t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, nga histeria kolektive anti-Trump apo nga vet\u00eb veset e tmerrshme t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb re t\u00eb teknologjis\u00eb, ku vendin qendror t\u00eb fakteve e ka z\u00ebn\u00eb jav\u00ebt e fundit nj\u00eb spektak\u00ebl i shpifur thashethemesh, fabrikimesh, akuzash e denigrimesh q\u00eb jehuan ngado n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb pseudo anti-korrupsioni t\u00eb turpsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u27a1\ufe0f AKTUALISHT PRITEN:<\/p>\n<p>* Plot\u00ebsimi i dokumentacionit p\u00ebr zbardhjen e lejes s\u00eb zhvillimit;<\/p>\n<p>* Aplikimi p\u00ebr lejen e nd\u00ebrtimit me nj\u00eb projekt t\u00eb detajuar, s\u00eb bashku me t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin teknik p\u00ebrkat\u00ebs;<\/p>\n<p>* Dokumenti i Vler\u00ebsimit t\u00eb Detajuar t\u00eb Ndikimit n\u00eb Mjedis;<\/p>\n<p>* Analiza nga autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse e gjetjeve dhe rekomandimeve t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Detajuar t\u00eb Ndikimit n\u00eb Mjedis;<\/p>\n<p>* Studimi mbi ndikimet mjedisore t\u00eb projektit mbi biodiversitetin, habitatet, ekosistemet, vlerat peizazhore dhe komponent\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mjedisor\u00eb;<\/p>\n<p>* Garantimi i p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb projektit t\u00eb paraqitur me legjislacionin shqiptar mjedisor dhe me standardet, legjislacionin dhe rregulloret mjedisore t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>\ud83e\udd85<br \/>\nFAKTET JAN\u00cb M\u00cb LART.<\/p>\n<p>KUSHDO Q\u00cb DO P\u00cbRPIQET TA T\u00cbRHEQ\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb PRAP\u00cb POSHT\u00cb, NUK DO T\u2019IA DAL\u00cb KURR\u00cb M\u00cb.<\/p>\n<p>SHQIP\u00cbRIA NUK DO T\u00cb FRIK\u00cbSOHET NGA \u00cbNDRRAT E M\u00cbDHA.<\/p>\n<p>POPULLI SHQIPTAR NUK DO T\u00cb STRUKET P\u00cbRBALL\u00cb ASNJ\u00cb SFIDE T\u00cb MADHE.<\/p>\n<p>S\u00cb BASHKU NE DO TA B\u00cbJM\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb EUROPIANE PRINCESH\u00cb T\u00cb TURIZMIT MESDHETAR DHE DO T\u2019U TREGOJM\u00cb EDHE T\u00cb GJITH\u00cb ATYRE Q\u00cb E P\u00cbRGOJUAN SI S\u2019KA M\u00cb KEQ SHTETIN TON\u00cb, SE SHQIP\u00cbRIA E KA SHUM\u00cb SERIOZISHT TRANSFORMIMIN E SAJ EPOKAL\u2764\ufe0f<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, ka publikuar nj\u00eb reagim t\u00eb detajuar n\u00eb rrjetet sociale lidhur me projektet e investimeve n\u00eb Ishullin e Sazanit dhe n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit, vet\u00ebm pak minuta p\u00ebrpara nisjes s\u00eb protest\u00ebs qytetare n\u00eb Tiran\u00eb kund\u00ebr projektit t\u00eb parashikuar n\u00eb Zv\u00ebrnec, e cila hyn n\u00eb dit\u00ebn e saj t\u00eb 14-t\u00eb. N\u00eb nj\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13359,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-13358","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/IMG_6922.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13358","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13358"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13358\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13360,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13358\/revisions\/13360"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13359"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13358"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13358"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13358"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}