{"id":13558,"date":"2026-06-16T16:00:46","date_gmt":"2026-06-16T14:00:46","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=13558"},"modified":"2026-06-16T16:00:46","modified_gmt":"2026-06-16T14:00:46","slug":"bytyci-mashtruesi-edi-rama-nuk-mund-ta-ktheje-me-besimin-e-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/bytyci-mashtruesi-edi-rama-nuk-mund-ta-ktheje-me-besimin-e-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Byty\u00e7i: Mashtruesi Edi Rama nuk mund ta kthej\u00eb m\u00eb besimin e shqiptar\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left;\" data-reader-unique-id=\"2\">NGA <strong>PROF. DR. ENVER BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"2\">\nKur dikush g\u00ebnjen dhe mashtron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme b\u00ebhet i neveritsh\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb b\u00ebhen objekt i rren\u00ebs nuk m\u00ebrziten nga g\u00ebnjeshtra e nj\u00eb mashtruesi, sa m\u00ebrziten p\u00ebr humbjen e besimit ndaj tij. Madje, nga zhg\u00ebnjimi ata mund t\u00eb mos i besojn\u00eb edhe nj\u00eb personi t\u00eb sinqert\u00eb dhe serioz. Megjithat\u00eb ka njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebve u p\u00eblqen mashtrimi, iluzioni dhe e pav\u00ebrteta. Sepse e kan\u00eb trajnuar veten thjesht t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta ndryshuar veten, shoq\u00ebrin\u00eb dhe standardin n\u00eb t\u00eb cilin ata jetojn\u00eb. Kjo kategori njer\u00ebzish rreken t\u00eb b\u00ebhen mb\u00ebshtetje e mashtrimit, g\u00ebnjeshtr\u00ebs dhe mashtruesve. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb komunitet iluzionist\u00ebsh ka shfryt\u00ebzuar kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebto 13-14 vite t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"6\">Fatkeq\u00ebsisht t\u00eb joshurit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe d\u00ebmprur\u00ebs t\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebs s\u00eb kreut t\u00eb qeveris\u00eb jan\u00eb paradoksalisht artist\u00ebt. Sot \u00ebsht\u00eb dita e 16-t\u00eb e protest\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb. Por vet\u00ebm pak artist\u00eb, midis tyre aktori i madh, Bujar Asqeriu, kan\u00eb marr\u00eb pozicionin e tyre n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebsaj proteste. T\u00eb tjer\u00ebt jo! Sepse shum\u00eb prej tyre jetojn\u00eb n\u00eb iluzionin e jetes\u00ebs n\u00eb simbioz\u00eb me mashtrimin qeveritar ose t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Sepse ata i kan\u00eb shk\u00ebputur lidhjet e tyre me rinin\u00eb, qytetar\u00ebt dhe njer\u00ebzit e thjesht\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb pasoja m\u00eb e tmerrshme e t\u00eb jetuarit n\u00eb iluzionin e nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk ekziston e t\u00eb rreme. Ndaj dhe ndonj\u00eb prej tyre e sheh t\u00eb justifikoj\u00eb investimin n\u00eb Sazan dhe Zv\u00ebrnec. Sepse besojn\u00eb se nga miliardat e investuara n\u00eb k\u00ebto dy copa Shqip\u00ebrie t\u00eb shitura do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ndonj\u00eb llokm\u00eb. Si\u00e7 ndodhi me incenerator\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt nuk u hetuan kurr\u00eb seriozisht. Si\u00e7 ka ndodhur me Palas\u00ebn, me resortet e nd\u00ebrtuara n\u00eb toka t\u00eb grabitura nga nj\u00eb porosit\u00ebs vrasjesh, si P\u00ebllumb Gjoka. Si\u00e7 ka ndodhur gjithandej.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"8\">Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, mashtruesi mbetet mashtrues dhe g\u00ebnjeshtar. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Na kujtohet kur kat\u00ebr dit\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2013 thoshte se \u201cT\u00eb ngrihet vet\u00eb Enver Hoxha nga varri nuk mundet dot t\u2019ua prish\u00eb ju nd\u00ebrtimet q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb pa leje\u201d?! Por \u00e7far\u00eb ndodhi? Gjith\u00e7ka e p\u00ebrmbysi, duke dhunuar qytetar\u00ebt e vendit t\u00eb tij. N\u00eb fushat\u00eb elektorale u tha mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb Thethit q\u00eb t\u2019i g\u00ebzojn\u00eb nd\u00ebrtimet q\u00eb ata kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr zhvillimin e turizmit. Por pak muaj m\u00eb von\u00eb u vu fadromat dhe pa asnj\u00eb lloj konsulte, analize dhe ekspertize i rrafshoi ato nd\u00ebrtime p\u00ebr tok\u00eb. Na tha n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb vitit 2021, dmth para pes\u00eb vitesh, se Durr\u00ebs Marina do t\u00eb jet\u00eb Duabi i Shqip\u00ebris\u00eb. Por sot shohim vet\u00ebm g\u00ebrmadha. E gjith\u00eb propaganda mashtruese u tkurr n\u00eb disa \u00e7artera q\u00eb transportuan para droge e korrupsioni drejt Dubait, me q\u00ebllim q\u00eb ato para t\u00eb justifikoheshin me hedhjen e disa tullave n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"10\">Numri i mashtrimeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb pafund, me dhjetra zero pas nj\u00ebshit. Tani ai, na thot\u00eb \u00e7do dit\u00eb se \u201ce v\u00ebrteta p\u00ebr Zv\u00ebrnecin \u00ebsht\u00eb ndryshe\u201d dhe konsideron mashtrime arsyetimet e protestuesve. Me nj\u00eb fjal\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb rinia dhe shqiptar\u00ebt ta besojn\u00eb at\u00eb s\u00ebrishmi n\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebn e radh\u00ebs. Por \u00ebsht\u00eb nervoz se k\u00ebsaj radhe nuk gjen m\u00eb t\u00eb mashtruar. Pabesit\u00eb e Edi Ram\u00ebs jan\u00eb bashkudh\u00ebtare t\u00eb tij gjith\u00eb jet\u00ebn. Tani na fton t\u00eb besojm\u00eb s\u00ebrishmi pabesit\u00eb e tij. B\u00ebn t\u00eb paditurin madje edhe me at\u00eb \u201cdjall gardhi q\u00eb u vendos n\u00eb Zv\u00ebrnec\u201d, duke pretenduar se ai gardh u b\u00eb shkaku i protestave t\u00eb fuqishme e t\u00eb mahnitshme. N\u00eb fakt nuk ishte gardhi, as zvarritja e nj\u00eb qytetari nga rojet private n\u00eb syt\u00eb e policis\u00eb. Ishte fakti q\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb projektet e tij anti-shqiptare t\u2019i b\u00ebj\u00eb fakt t\u00eb kryer e m\u00eb pas le t\u00eb flas\u00eb kush t\u00eb doj\u00eb t\u00eb flas\u00eb. K\u00ebsaj radhe nuk i eci kjo strategji.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"14\">Shqiptar\u00ebt i than\u00eb p\u00ebrfundimisht jo pabesive t\u00eb kryeministrit, arroganc\u00ebs s\u00eb tij, sjelljeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs si t\u00eb ishte pronar i tokave dhe pronave t\u00eb shqiptar\u00ebve! Qytetar\u00ebt, sidomos rinia, nuk i beson m\u00eb kreut t\u00eb qeveris\u00eb. Mashtrimet e tij t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe t\u00eb p\u00ebrditshme nuk shkojn\u00eb m\u00eb. Nuk i b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb jetojn\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast n\u00eb iluzionin e rregullimit t\u00eb gj\u00ebrave. Prandaj ata jan\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqjen e kryeministrit Rama. Prandaj nuk t\u00ebrhiqen nga kjo k\u00ebrkes\u00eb. Dor\u00ebheqja e tij \u00ebsht\u00eb garancia e par\u00eb q\u00eb ky kryeminist\u00ebr dhe kushdo q\u00eb vjen pas tij t\u00eb mos guxoj\u00eb m\u00eb t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb dhe t\u00eb mashtroj\u00eb shqiptar\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb fitorja m\u00eb e madhe e k\u00ebsaj proteste! N\u00ebse arrihet kjo fitore, at\u00ebher\u00eb ka shum\u00eb shpres\u00eb se Shqip\u00ebria do t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe se ajo do ta ket\u00eb nj\u00eb \u201cfytyr\u00eb t\u00eb re\u201d!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA PROF. DR. ENVER BYTY\u00c7I Kur dikush g\u00ebnjen dhe mashtron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme b\u00ebhet i neveritsh\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb b\u00ebhen objekt i rren\u00ebs nuk m\u00ebrziten nga g\u00ebnjeshtra e nj\u00eb mashtruesi, sa m\u00ebrziten p\u00ebr humbjen e besimit ndaj tij. Madje, nga zhg\u00ebnjimi ata mund t\u00eb mos i besojn\u00eb edhe nj\u00eb personi t\u00eb sinqert\u00eb dhe serioz&#8230;.<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":13559,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-13558","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/IMG_3935.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13558"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13558\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13560,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13558\/revisions\/13560"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13559"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13558"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}