{"id":13570,"date":"2026-06-16T17:18:35","date_gmt":"2026-06-16T15:18:35","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=13570"},"modified":"2026-06-16T17:18:35","modified_gmt":"2026-06-16T15:18:35","slug":"rama-flet-per-largimin-si-kryeminister-eshte-rasti-me-i-bukur-per-te-dhene-doreheqjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/rama-flet-per-largimin-si-kryeminister-eshte-rasti-me-i-bukur-per-te-dhene-doreheqjen\/","title":{"rendered":"Rama flet p\u00ebr largimin si kryeminist\u00ebr: \u00cbsht\u00eb rasti m\u00eb i bukur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr median italiane \u201cVanity Fair\u201d ka folur s\u00ebrish n\u00eb lidhje me projektin e Zv\u00ebrnecit dhe t\u00eb Sazanit, duke e konsideruar si jetik\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Rama s\u00ebrish ka theksuar se ai do t\u00eb ishte kund\u00ebr ns\u00ebe projekti do t\u00eb ndikonte negativisht mbi mjedisin, ku tha se vet\u00ebm turizmi luksoz, e shp\u00ebton vendin dhe natyr\u00ebn e tij nga ndikimi shkat\u00ebrrues i turizmit masiv.<\/p>\n<p>Po ashtu kryeministri u ndal edhe tek protestat komb\u00ebtare q\u00eb po zhvillohen n\u00eb vendin ton\u00eb, teksa nuk nguroi q\u00eb t\u00eb akuzoj\u00eb Iranin se q\u00ebndron pas nxitjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201c<em>Mes protestuesve ka sigurisht nj\u00eb komponent t\u00eb nxitur nga Irani. Nuk \u00ebsht\u00eb sekret q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00ebn presion: Teherani ka tentuar m\u00eb par\u00eb t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb sulm kibernetik ndaj sistemeve tona t\u00eb siguris\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. Nuk ia dol\u00ebn<\/em>\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket largimit nga posti i kryeministrit, Rama tha se do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, pas integrimit n\u00eb Bashkimin Europian t\u00eb vendit ton\u00eb. Vlen t\u00eb theksohet, se kryeministri dhe qeveria shqiptare ka caktuara vitin 2030 p\u00ebr integrimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Duke u ndalur tek integrimi, kreu i qeveris\u00eb n\u00ebnvizoi se Shqip\u00ebria ka ende pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, por ai s\u00ebrish u shpreh optimist.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb e Kryeministrit Rama p\u00ebr \u201cVanity Fair\u201d:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong> Muret e k\u00ebsaj zyre po l\u00ebvizin<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0N\u00eb \u00e7\u2019kuptim?<\/p>\n<p><strong>Rama:<\/strong>\u00a0Kur fitova zgjedhjet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb vitin 2013, i k\u00ebrkova nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb Tony Blair-it. Ai m\u2019u p\u00ebrgjigj: \u201cT\u00eb qeveris\u00ebsh nj\u00eb vend \u00ebsht\u00eb si t\u00eb q\u00ebndrosh p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb afresku. Duhet t\u00eb mbash distanc\u00ebn e duhur; n\u00ebse afrohesh shum\u00eb, humb pamjen e p\u00ebrgjithshme\u201d. Problemi \u00ebsht\u00eb se, shpesh, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb afresku q\u00eb vjen drejt teje. Muret ngushtohen derisa t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihesh si n\u00eb nj\u00eb qeli nga e cila nuk mund t\u00eb shp\u00ebtosh.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong> Hap\u00ebsir\u00ebn jetike t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Edi, 62 vje\u00e7, m\u00eb 4 korrik, dy metra i gjat\u00eb, e shtr\u00ebngojn\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb drejt\u00ebsia, hetimet e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebr korrupsion kan\u00eb arritur deri te z\u00ebvend\u00ebsja e tij Belinda Balluku; nga ana tjet\u00ebr, opozita politike e Sali Berish\u00ebs, lideri i s\u00eb djatht\u00ebs dhe ish-kryeminist\u00ebr, i cili nuk humbet rast pa e akuzuar se e ka shnd\u00ebrruar vendin n\u00eb nj\u00eb \u201cnarko-shtet\u201d. Pastaj jan\u00eb afatet q\u00eb duhen respektuar p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me standardet, n\u00eb shpres\u00ebn e nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE n\u00eb vitin 2027, objektivi kryesor i k\u00ebtij mandati t\u00eb tij t\u00eb kat\u00ebrt.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga 23 maji, mij\u00ebra njer\u00ebz jan\u00eb derdhur n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr dh\u00ebnies s\u00eb ishullit t\u00eb Sazanit dhe bregdetit t\u00eb Vlor\u00ebs Jared Kushner-it dhe Ivanka Trump-it, t\u00eb cil\u00ebt synojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb resorte luksoze n\u00eb zona t\u00eb paprekura dhe t\u00eb banuara nga pelikan\u00eb e flamingo.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht flamingot jan\u00eb b\u00ebr\u00eb simboli i nj\u00eb l\u00ebvizjeje, \u201crevolucioni i flamingove\u201d, q\u00eb vazhdon me slogane si \u201cShqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shitje\u201d dhe q\u00eb shpejt ka shnd\u00ebrruar pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen mjedisore n\u00eb nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ndaj establishmentit.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr Ram\u00ebs n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr dor\u00ebheqjen e t\u00eb cilit k\u00ebrkohet si brenda vendit ashtu edhe jasht\u00eb. Madje edhe senatori amerikan demokrat Bernie Sanders, n\u00eb nj\u00eb postim, \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr p\u00ebruljes s\u00eb qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebrball\u00eb \u201coligarkis\u00eb globale\u201d.<\/p>\n<p>I rrethuar nga m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb front, ish-basketbollisti i ekipit komb\u00ebtar dhe artisti i shquar, ish-kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe lider i Partis\u00eb Socialiste, nd\u00ebrton mbrojtjen e tij duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim pik\u00ebnisjen.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0N\u00ebse do t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb po shesim tok\u00ebn ton\u00eb tek oligark\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta shkat\u00ebrrojn\u00eb me mega-nd\u00ebrtime, do t\u00eb isha i pari q\u00eb do t\u00eb ndihesha i neveritur. Por a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0Na e thoni ju.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb e nd\u00ebrtuar mbi gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb, duke kaluar nga goja n\u00eb goj\u00eb, nga postimi n\u00eb postim, jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr gjigante.<\/p>\n<p>Le t\u00eb fillojm\u00eb nga gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat. Ka dy site: i pari, bregdeti i Vlor\u00ebs ishte pron\u00eb private dhe \u00ebsht\u00eb shitur te investitor\u00ebt.<\/p>\n<p>Ka nga ata q\u00eb thon\u00eb se shitja nuk ka qen\u00eb e ligjshme dhe se dh\u00ebndri i Donald Trump-it, Jared Kushner, tani \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Ish-pronari ishte n\u00ebn hetim p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr. Tani transaksioni \u00ebsht\u00eb pezull derisa t\u00eb sqarohet pron\u00ebsia e ligjshme e tokave, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje delikate q\u00eb nga r\u00ebnia e regjimit dhe rishp\u00ebrndarja e titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb. Sapo t\u00eb sqarohet pron\u00ebsia, shuma do t\u2019i paguhet atij q\u00eb i takon<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong> Po siti i dyt\u00eb?<\/p>\n<p><em><strong>Kryeministri Rama:<\/strong><\/em>\u00a0\u00cbsht\u00eb ishulli i Sazanit, i cili i p\u00ebrket shtetit. Dhe nuk ka asnj\u00eb synim p\u00ebr ta shitur. Po negociojm\u00eb nj\u00eb partneritet. M\u00eb pas do t\u00eb nisin analizat mjedisore p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb natyra t\u00eb mbrohet.<\/p>\n<p><em><strong>Gazetarja:<\/strong><\/em>\u00a0Ju akuzoheni se keni ndryshuar ligjin p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit pak para se t\u00eb fillonin negociatat me Kushner-in, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00ebn atij.<\/p>\n<p><em><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0<\/em>Ne e kemi p\u00ebrshtatur legjislacionin ton\u00eb me standardet europiane q\u00eb parashikojn\u00eb nivele t\u00eb ndryshme mbrojtjeje. Ka zona t\u00eb paprekshme, si delta e lumit Vjosa, dhe zona ku mund t\u00eb nd\u00ebrtohet, gjithmon\u00eb duke respektuar standardet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0Protestuesit k\u00ebrkojn\u00eb heqje t\u00eb plot\u00eb dor\u00eb nga projekti?<\/p>\n<p>Kryeministri Rama: Gj\u00ebja kurioze \u00ebsht\u00eb se ende nuk ka nj\u00eb projekt konkret. Ka nj\u00eb ide, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po punojn\u00eb disa nga arkitekt\u00ebt dhe inxhinier\u00ebt mjedisor\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Po flas p\u00ebr njer\u00ebz si Kengo Kuma, Jean Nouvel, Dong Yugan. Kur projekti t\u00eb jet\u00eb gati, do ta b\u00ebjm\u00eb publik me krenari dhe do t\u00eb hapim diskutime me ambientalist\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0Megjithat\u00eb mbetet fakti q\u00eb \u00e7do nd\u00ebrhyrje do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb mjedis m\u00eb shum\u00eb se mungesa e nd\u00ebrhyrjes.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama: N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, megjithat\u00eb, pakti parashikon q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb zona t\u00eb gjelbra se sa n\u00eb fillim. Dyshimet lindin nga supozimi se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht armiq. Ky \u00ebsht\u00eb gabim. Vet\u00ebm turizmi luksoz mund ta shp\u00ebtoj\u00eb vendin dhe natyr\u00ebn e tij nga ndikimi shkat\u00ebrrues i turizmit masiv. Por shum\u00eb nuk do t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb sepse jan\u00eb t\u00eb fokusuar n\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0N\u00eb \u00e7far\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Te emri i investitorit: Kushner, bashk\u00ebshorti i Ivanka Trump. Por kur nis\u00ebn takimet, presidenti i SHBA-s\u00eb ishte Biden dhe nuk dihej n\u00ebse Donald Trump do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb apo n\u00eb burg. Mendoj se \u00ebsht\u00eb gabim t\u00eb p\u00ebrdoret Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb beteja politike t\u00eb vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0Kujt i referoheni?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Lista \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb. Mes protestuesve ka sigurisht nj\u00eb komponent t\u00eb nxitur nga Irani. Nuk \u00ebsht\u00eb sekret q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00ebn presion: Teherani ka tentuar m\u00eb par\u00eb t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb sulm kibernetik ndaj sistemeve tona t\u00eb siguris\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. Nuk ia dol\u00ebn. Dhe tani po provojn\u00eb s\u00ebrish duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb narrativ\u00eb anti-Izrael sipas s\u00eb cil\u00ebs ky projekt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb favor p\u00ebr Netanyahun. \u00c7menduri. Pastaj ka edhe konkurrent\u00eb turistik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt natyrisht kund\u00ebrshtojn\u00eb zhvillimin ton\u00eb. Nuk mungojn\u00eb as kund\u00ebrshtar\u00ebt e mi politik\u00eb. Pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb q\u00eb e besojn\u00eb v\u00ebrtet. Atyre u them: prisni t\u00eb shihni projektin dhe pastaj gjykoni.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb ata po i k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb largohet. A e mendon ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0P\u00ebr sa koh\u00eb do t\u00eb ndiej zjarrin e pasionit, do t\u00eb q\u00ebndroj. N\u00ebse Shqip\u00ebria do t\u00eb pranohej v\u00ebrtet n\u00eb BE, mbledhja e par\u00eb si shtet an\u00ebtar do t\u00eb ishte rasti m\u00eb i bukur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0A jeni ende i gatsh\u00ebm t\u00eb hiqni dor\u00eb nga e drejta e vetos?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Absolutisht. Europa duhet t\u00eb jet\u00eb si nj\u00eb tryez\u00eb familjare ku ka hierarki. Nuk flas p\u00ebr kategori t\u00eb ndryshme qytetarie, por BE-ja nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb me konsensus t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0Sa i leverdis BE-s\u00eb t\u2019ju pranoj\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Nj\u00eb studim i fundit i Parlamentit Europian thot\u00eb se, n\u00eb aspekt financiar, ta l\u00ebsh Ballkanin Per\u00ebndimor jasht\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e kushtueshme sesa t\u2019a fus\u00ebsh brenda.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0Ka edhe nj\u00eb mund\u00ebsi politike p\u00ebr t\u2019ia hequr at\u00eb zon\u00eb ndikimit t\u00eb Mosk\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Jo p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila nuk ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie zyrtare me Kremlinin q\u00eb nga viti 1960: asnj\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore q\u00eb at\u00ebher\u00eb. Tek ne, popullariteti i Putinit nuk kalon 2.7 p\u00ebr qind. E nj\u00ebjta gj\u00eb nuk mund t\u00eb thuhet p\u00ebr vende si Serbia, q\u00eb e shohin Rusin\u00eb si nj\u00eb aleat t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0Megjithat\u00eb ju keni th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb se me Putinin duhet folur p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama<\/strong>: Po, do t\u00eb ishte e udh\u00ebs t\u00eb hapet nj\u00eb tryez\u00eb negociatash, sepse Rusia \u00ebsht\u00eb aty dhe do t\u00eb mbetet. Dhe Europa ka nj\u00eb rol diplomatik, edhe n\u00eb konflikte shum\u00eb t\u00eb ashpra si ai mes Izraelit dhe Hamasit: ka gjak, por ka edhe dialog.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0Ju keni deklaruar gjithmon\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb mik i Izraelit. Sot si e shihni qeverin\u00eb e Netanyahut dhe veprimet e saj n\u00eb Palestin\u00eb? Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit flitet p\u00ebr mbi 20 mij\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit, Shqip\u00ebria ishte e izoluar, pa aleat\u00eb n\u00eb Lindje apo n\u00eb Per\u00ebndim. Kemi vuajtur shum\u00eb dhe tani q\u00eb kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me Izraelin, me vendet e Gjirit, me Turqin\u00eb, nuk mund t\u00eb lejojm\u00eb nj\u00eb politik\u00eb \u201cbarrikadash\u201d. Un\u00eb e konsideroj Hamasin t\u00eb keqen absolute. A jam dakord me gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebn e djathta izraelite? Jo. A jam n\u00eb pozit\u00eb t\u2019i mbaj moral dikujt? Jo.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja<\/strong>: A vlen e nj\u00ebjta logjik\u00eb edhe p\u00ebr qendrat e pranimit t\u00eb emigrant\u00ebve, pavar\u00ebsisht se ju vet\u00eb vini nga nj\u00eb histori emigracioni?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Mendoj k\u00ebt\u00eb se ne nuk duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pyetje kur qeveria italiane na k\u00ebrkon ndihm\u00eb, sepse ju nuk keni b\u00ebr\u00eb pyetje kur ne kishim nevoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0Me Giorgia Melonin vini nga dy bot\u00eb ideologjike shum\u00eb t\u00eb larg\u00ebta.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Nuk m\u00eb duket se ajo \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtare e Mussolinit. M\u00eb duket m\u00eb shum\u00eb trash\u00ebgimtare e Pentapartitit. Dhe nuk besoj se ideologjit\u00eb e ndryshme mund t\u00eb pengojn\u00eb bashk\u00ebpunimin.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja<\/strong>: A ka pasur nj\u00eb koh\u00eb kur ideologjia ishte gjith\u00e7ka p\u00ebr ju?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama<\/strong>: Po ju them vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb: un\u00eb e kam m\u00ebsuar italishten nga gjyshja ime, q\u00eb ishte nga Venezia. Pastaj e lash\u00eb kur u b\u00ebra marksist dhe e konsideroja gjuh\u00ebn tuaj si gjuh\u00eb fashist\u00ebsh. M\u00eb von\u00eb u riktheva, duke kuptuar se nuk mund t\u00eb isha aq budalla.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:\u00a0<\/strong>\u00a0P\u00ebr cil\u00ebn periudh\u00eb flasim?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Adoleshenca ime. Ishte nj\u00eb djal\u00eb rebel, jo n\u00eb kuptimin q\u00eb ikja nga sht\u00ebpia. Ishte rebel n\u00eb mendje. N\u00ebna ime m\u00eb thoshte: \u201cAjo gjuh\u00eb do t\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb ferr\u201d.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0A kishte t\u00eb drejt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0P\u00ebr pak m\u00eb \u00e7oi n\u00eb morg. Gjat\u00eb nj\u00eb periudhe para r\u00ebnies s\u00eb financave, dikush m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb prit\u00eb. Kishin fytyrat e mbuluara dhe shufra hekuri n\u00eb duar. M\u00eb lan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, pothuaj i vdekur. Ai episod mund t\u00eb kishte ndryshuar jet\u00ebn time.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0Dometh\u00ebn\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Kisha vendosur t\u00eb rrija n\u00eb Paris, ku kisha shkuar me burs\u00eb si piktor. Pikturoja, ekspozoja, besoja te filozof\u00ebt e rinj francez\u00eb. Sillesha si nj\u00eb intelektual i angazhuar.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0Pastaj?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0M\u00eb vdiq babai, me t\u00eb cilin isha shum\u00eb i lidhur. U ktheva n\u00eb Shqip\u00ebri dhe po at\u00eb dit\u00eb t\u00eb funeralit, kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm, Fatos Nano, m\u00eb ofroi postin e Ministrit t\u00eb Kultur\u00ebs. E kisha refuzuar m\u00eb par\u00eb, por at\u00ebher\u00eb ndihesha fajtor sepse jetoja jasht\u00eb vendit. Pranova. Pak m\u00eb von\u00eb m\u00eb vjen n\u00eb sht\u00ebpi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tij dhe m\u00eb thot\u00eb: \u201cM\u00eb duhet CV-ja jote\u201d. Mora nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr dhe shkrova: \u201cJam Edi Rama, i lindur m\u00eb 4 korrik, dhe kjo duhet t\u00eb mjaftoj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0A jeni penduar q\u00eb jeni kthyer?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Kur u ktheva n\u00eb Paris p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb gj\u00ebrat e mia, qava gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs. Pas k\u00ebsaj kurr\u00eb m\u00eb. Kam pasur momente t\u00eb v\u00ebshtira, por kam jetuar intensivisht. Jeta ime \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb film. Nuk kam asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar Zotit.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0A jeni besimtar?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Jam katolik, por nuk frekuentoj kish\u00ebn. Isha shum\u00eb i lidhur me Papa Fran\u00e7eskun: ai m\u00eb thoshte shpesh se lutej p\u00ebr mua dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb takim isha me bashk\u00ebshorten time, Linda, dhe djalin ton\u00eb, Zaho, i sapolindur. Familja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb multireligjioze: gruaja \u00ebsht\u00eb myslimane, f\u00ebmij\u00ebt nga martesat e para jan\u00eb ortodoks\u00eb. E pyeta Pap\u00ebn: \u201cDhe ky i fundit \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet?\u201d. Ai tha: \u201cDo ta vendos\u00eb vet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0Edhe Papa Leone ju p\u00eblqen?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0E kam takuar vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb. \u00cbsht\u00eb ndryshe nga paraardh\u00ebsi i tij: shum\u00eb m\u00eb pak i hapur dhe ekstravert. Megjithat\u00eb m\u00eb duket se ka nj\u00eb karakter t\u00eb fort\u00eb dhe vullnet t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0A mendoni se do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb kufi ndaj konflikteve?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Nuk besoj se ndalimi i luft\u00ebrave \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e mund\u00ebsive t\u00eb nj\u00eb Pape. Z\u00ebri i tij sh\u00ebrben p\u00ebr t\u2019u treguar njer\u00ebzve nj\u00eb \u201ckopsht\u201d tjet\u00ebr ku t\u00eb shohin: si kultura apo arti.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0\u00c7far\u00eb hap\u00ebsire ka sot arti n\u00eb jet\u00ebn tuaj?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Vizatoj sa her\u00eb q\u00eb mundem, edhe n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0Por p\u00ebrball\u00eb tavolin\u00ebs tuaj t\u00eb pun\u00ebs, megjithat\u00eb, nuk ka jan\u00eb t\u00eb varura vet\u00ebm pikturat e tua, por nj\u00eb vizatim i Zaho-s, me nj\u00eb mbishkrim: \u201cBabi, jam krenar p\u00ebr ty\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Nuk ka njohur di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nuk jam babai q\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb isha: puna nuk ma lejon.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0A jeni burri q\u00eb do t\u00eb donit t\u00eb ishit?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0Njer\u00ebzit thon\u00eb se fitoj zgjedhjet sepse nuk kam nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb besueshme. Nuk e din\u00eb se opozit\u00ebn m\u00eb kok\u00ebfort\u00eb e kam n\u00eb sht\u00ebpi. Linda m\u00eb sfidon gjithmon\u00eb t\u00eb mendoj n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr, m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb moralisht. Ajo \u00ebsht\u00eb ekonomiste dhe aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Nuk b\u00ebn kompromiset q\u00eb t\u00eb heqin gjumin.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja:<\/strong>\u00a0P\u00ebr \u00e7far\u00eb po e humbni gjumin koh\u00ebt e fundit?<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Rama:<\/strong>\u00a0E humb shpesh sepse nuk arrij t\u00eb mbaj distanc\u00ebn e duhur, si\u00e7 m\u00eb k\u00ebshillonte Tony Blair. Ndonj\u00ebher\u00eb ndihem i mbytur. Her\u00eb t\u00eb tjera ndihem i vetmuar. E di q\u00eb kam pran\u00eb njer\u00ebz besnik\u00eb, e di q\u00eb kam familjen time, por kur duhet t\u00eb marr vendime t\u00eb caktuara nuk kam ask\u00ebnd tjet\u00ebr. Sepse, sido q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb, je ti ai q\u00eb i merr ato vendime. Dhe je ti ai q\u00eb i paguan pasojat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr median italiane \u201cVanity Fair\u201d ka folur s\u00ebrish n\u00eb lidhje me projektin e Zv\u00ebrnecit dhe t\u00eb Sazanit, duke e konsideruar si jetik\u00eb vendin ton\u00eb. Rama s\u00ebrish ka theksuar se ai do t\u00eb ishte kund\u00ebr ns\u00ebe projekti do t\u00eb ndikonte negativisht mbi mjedisin, ku tha se vet\u00ebm turizmi luksoz, e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13571,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-13570","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/IMG_7105.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13570","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13570"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13570\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13572,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13570\/revisions\/13572"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13571"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13570"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13570"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13570"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}