{"id":13734,"date":"2026-06-17T23:36:44","date_gmt":"2026-06-17T21:36:44","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=13734"},"modified":"2026-06-17T23:36:44","modified_gmt":"2026-06-17T21:36:44","slug":"igli-tare-dhe-joana-bushi-prestanome-ja-si-belinda-balluku-fshehu-vilen-ne-dhermi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/igli-tare-dhe-joana-bushi-prestanome-ja-si-belinda-balluku-fshehu-vilen-ne-dhermi\/","title":{"rendered":"Igli Tare dhe Joana Bushi \u2018prestanome\u2019\/ Ja si Belinda Balluku fshehu vil\u00ebn n\u00eb Dh\u00ebrmi"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb gjith\u00eb e kemi duartrokitur n\u00eb fush\u00eb kur luante me fanell\u00ebn e komb\u00ebtares. Por sot ky emision nuk do t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr futbollistin, por p\u00ebr shtetasin Igli Tare, v\u00ebllain e Agron Tare, i cili ka mbajtur disa funksione t\u00eb larta n\u00eb administrate e K\u00ebshill t\u00eb Ministrave. Kujtojm\u00eb se gjate koh\u00ebs qe Tare regjistronte kompanin\u00eb q\u00eb mori pron\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Fier, i v\u00ebllai mbante nj\u00eb detyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Autoritetit Portual Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Igli Tare para em\u00ebrimit t\u00eb Belinda Ballukut si Ministre e Energjis\u00eb dhe Infrastrutur\u00ebs n\u00eb dhjetor 2018, nuk kryente ndonj\u00eb aktivitet t\u00eb madh fitimprur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, por gjith\u00e7ka do t\u00eb niste pasi Belinda Balluku do t\u00eb ngjiste shkall\u00ebt n\u00eb maj\u00ebn e pushtetit. Sipas investigimit Igli Tare dhe Belinda Balluku kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb af\u00ebrt q\u00eb nga viti 2014, e i takon SPAK t\u00eb faktoj\u00eb n\u00ebse edhe nisja e bizneseve nga Tare e rritja e tyre lidhet ekskluzivisht me Belinda Ballkun. Por n\u00ebj gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, suksesi i k\u00ebtyre bizneseve, si n\u00eb nd\u00ebrtim apo energjetik\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht br\u00ebnda fush\u00ebs s\u00eb veprimit t\u00eb kompetencave t\u00eb Ballukut. E nd\u00ebrsa Tare vijonte t\u00eb korrte sukses financiar n\u00eb Shqip\u00ebri, Belinda Balluku nuk nguronte ta uronte p\u00ebr sukseset e tij n\u00eb at\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb, futbollin.<\/p>\n<p>Por t\u00eb rikthehemi n\u00eb investigimin ton\u00eb. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2018 themelohet kompania Agro Roma e cila regjistrohet n\u00eb QKB n\u00eb dat\u00ebn 25.01.2019, me administrator Aleksandra Tare, n\u00ebna e Igli Tare e dat\u00eblindjes 1951.<\/p>\n<p>Bilanci i par\u00eb i depozituar n\u00eb QKB \u00ebsht\u00eb ai i vitit 2020. Sipas k\u00ebtij bilanci kompania ushtron aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, ka nj\u00eb punonj\u00ebs dhe nuk deklaron t\u00eb ardhura por shprehet se ka detyrime ndaj ortakut mbi 300.000 euro me kursin e sot\u00ebm. Pra kompania ka kryer shpenzime \u00e7ka na b\u00ebri t\u00eb dyshojm\u00eb se k\u00ebto shpenzime mund t\u00eb lidhen me aplikimin p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi. N\u00eb janar 2021 administrator em\u00ebrohet shtetasi Soni Agalliu, i cili \u00ebsht\u00eb kush\u00ebri i shtetasit Igli Tare. N\u00eb bilancin e vitit 2021, dyshimet tona faktohen. Agro Roma 2019, tashm\u00eb deklaron si inventar 99 milion lek\u00eb ose 990.000 euro me kursin e sot\u00ebm nd\u00ebrtim, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitin 2020 kjo vler\u00eb isht\u00eb 790.000 euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo kompani kishte si punonj\u00ebs vet\u00ebm Soni Agalliun dhe maman\u00eb e Igli Tare, Aleksandra Tare.<\/p>\n<p>Plug investigoi edhe m\u00eb tej dhe rezultoi se Edi Rama dhe Belinda Balluku i kishin miratuar leje nd\u00ebrtimi k\u00ebsaj kompanie n\u00eb nj\u00eb nga zonat e shtrenjta t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>LEJE ND\u00cbRTIMI P\u00cbR OBJEKTIN: \u201cObjekt me funksione komplekse, sh\u00ebrbim, hoteleri dhe rezidencial\u201d, prane Zogut te Zi, Tirane<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023 Agro Roma 2019, do t\u00eb p\u00ebrthithte nj\u00eb tjet\u00ebr kompani. Real Eco Energys shpk, e themeluar nga Edi Agalliu, babai i administratorit Soni Agalliu.<\/p>\n<p>Kjo kompani sipas objektit t\u00eb deklaruar n\u00eb QKB, u themelua p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb parku fotovoltaik, q\u00eb duket qartazi edhe nga emir i themelimit por edhe aktiviteti i saj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vitet e ekzistenc\u00ebs. Dhe pas marrjes s\u00eb lejes, kompania iu bashkua n\u00ebp\u00ebrmjet procedur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrthithjes kompanis\u00eb Agro Roma 2019, e cila bashk\u00eb me kompanin\u00eb Real Eco Energys b\u00ebhet zot\u00ebruese edhe e parkut fotovoltaik t\u00eb miratuar me firm\u00eb dhe vul\u00eb t\u00eb Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>N\u00eb bilancine vitit 2022 kjo kompani deklaron likuiditet n\u00eb vler\u00ebn 1.6 milion euro, nd\u00ebrkoh\u00eb shprehen se kan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb ark\u00ebtueshme nga kompania Navitalia (12.721.617), pra kjo e fundit \u00ebsht\u00eb financuar apo kryer punime n\u00eb vler\u00ebn 120.000 euro. Nivitalia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kompani e themeluar n\u00eb ortakri nga Igli Tare n\u00eb vitin 2019, me objekt agroturiz\u00ebm. Nd\u00ebrsa z\u00ebri inventare apo prodhime n\u00eb proc\u00ebs tashm\u00eb b\u00ebhet 1.6 milion euro. N\u00eb z\u00ebrin shpenzime jan\u00eb 200.000 euro p\u00ebr taks\u00ebn 8%, pra faktohet se kjo kompani pa asnj\u00eb aktivitet ka p\u00ebrfituar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku leje nd\u00ebrtimit e paguar n\u00eb dat\u00ebn 25.11.2020. Por kjo kompani sipas detajimit t\u00eb shpenzimeve n\u00eb vitin 2022 ka paguar dhe p\u00ebr kryerjen e projektit dhe aplikimin p\u00ebr nj\u00eb park fotovoltaik n\u00ebn 2 M\u00cb. N\u00eb pjes\u00ebn e detyrimeve sakt\u00ebsohet se kompania i detyrohet ortakut vler\u00ebn 1.5 milion euro. E nd\u00ebrkoh\u00eb ka t\u00eb ardhura nga parapagimet e apartamenteve n\u00eb vler\u00ebn 2.2 milion euro. Por ky bilanc ndryshon edhe n\u00eb QKB pas p\u00ebrthithjes s\u00eb kompanis\u00eb Real Eco Energy. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb depozitohet nj\u00eb bilanc i ri ku rriten si likuditetet ashtu dhe shpenzimet.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 shtator 2023 kjo kompani ndryshon adres\u00ebn kryesore t\u00eb aktivitetit dhe tashm\u00eb do t\u00eb jet\u00eb: TIRAN\u00cb Leje nd\u00ebrtimi nga KKT me Nr. 07, dat\u00eb 10\/06\/2021, Zona kadastrale 8210, pran\u00eb Zogut t\u00eb Zi; Pra si\u00e7 detajohet dhe n\u00eb Vendimin e Ortakut p\u00ebr ndryshimin e adres\u00ebs, leja \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2021 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb punimet dhe faturimet kishin filluar q\u00eb n\u00eb vitin 2020. E nj\u00ebjta situat\u00eb vazhdon dhe me bilancet e vitit 2023. N\u00eb bilancin e vitit 2024 kjo kompani deklaron se tashm\u00eb parapagimet nga klient\u00ebt p\u00ebr apartamentet jan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 6 milion euro. Duket qart\u00eb q\u00eb i gjith\u00eb aktiviteti i k\u00ebsaj kompanie nuk ka lidhje me ndonj\u00eb biznes n\u00eb sektorin e real estate apo tregun privat, por burim dhe fokus t\u00eb vet\u00ebm ka lejet e dh\u00ebna nga belinda Balluku p\u00ebr partk Fotovoltaik dhe nga Edi Rama apo qeveritar\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtime kullash n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga dokumentet zyrtare, kjo kompani ka marr\u00eb leje nd\u00ebrtimi fillimisht nga Kryetari i Bashkis\u00eb, Erion Veliaj t\u00eb dat\u00ebs 19.11.2020 e m\u00eb pas n\u00eb dat\u00ebn 25.11.2020 kan\u00eb kryer pages\u00ebn e taks\u00ebs 8%. Sipas lejes zhvilluesi \u00ebsht\u00eb Agro Roma.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2021 KKT, me firm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs dhe Belinda Balluktu miratojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr leje nd\u00ebrtimi pran\u00eb Zogut t\u00eb Zi kompanis\u00eb Agro Roma 2019.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb me lejen e ndryshuar nuk do jet\u00eb vet\u00ebm kompleks rezidencial por edhe nj\u00eb hotel.<\/p>\n<p>Leje p\u00ebr rishikim t\u00eb kushteve t\u00eb lejes gjat\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr objektin: \u201cSoho To\u00ebers\u201d, objekt me funksione komplekse, sh\u00ebrbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pran\u00eb Zogut t\u00eb Zi, Bashkia Tiran\u00eb, me subjekte zhvillues \u201cAgro Roma 2019\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024 Rama dhe Balluku miratojn\u00eb dhe Leje p\u00ebr rishikim t\u00eb kushteve t\u00eb lejes gjat\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr objektin: \u201cSoho To\u00ebers\u201d, objekt me funksione komplekse, sh\u00ebrbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pran\u00eb Zogut t\u00eb Zi, Bashkia Tiran\u00eb, me subjekte zhvilluese shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAgroroma 2019\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrtimin pran\u00eb zogut t\u00eb zi, Igli Tare do t\u00eb themeloj\u00eb kompanin\u00eb SOHO INVESTMENT PARTNERS SHPK n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2024, me Administratore Teuta Agalliu e \u00ebma e Soni Agalliu, tezja e Igli Tares.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pagave n\u00eb vitin 2021 zonja Agalliu ishte e pun\u00ebsuar si analiste pran\u00eb FSHU, institucion var\u00ebsie i Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>Ne nuk e dim n\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb pallati p\u00ebr t\u00eb cilin flet Belinda Balluku n\u00eb telefon me Evis Berberin. Ne nuk e dim nes\u00eb ky \u00ebsht\u00eb pallati q\u00eb n\u00eb telefon Belinda thot\u00eb mos shisni m\u00eb pak se 3000 euro. Ne nuk e dim n\u00ebse Bela k\u00ebt\u00eb leje e firmosi nga vila n\u00eb \u00cbhite Rocks Dh\u00ebrmi apo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt jan\u00eb vilat ku veron Bela. Por t\u00eb gjitha k\u00ebto pikpyetje, i takon SPAK ti jap nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lejet e nd\u00ebrtimit jepeshin me firm\u00eb t\u00eb Belinda Ballukut dhe Edi Ram\u00ebs, zem\u00ebrgjer\u00ebsia e titullar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb shoq\u00ebrohej edhe me dhurata nga kryebashkiak\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb pron\u00ebn e fermer\u00ebve ua jepnin zengjin\u00ebve t\u00eb rinj. Ka qen\u00eb KLSH q\u00eb ka gjetur shkelje t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb procedur\u00ebn p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Igli Tares Tok\u00ebn n\u00eb Sheq Marinas t\u00eb Fierit, dhe nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pak por plot 3. 3 hektar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen 97 t\u00eb raportit, audituesit shthjellojn\u00eb n\u00eb detaje kontrat\u00ebn e lidhur midis Agro Roma 2019 dhe Bashkis\u00eb Fier. Kontrata e lidhur me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAgroRoma\u201d Sh.P.K mban dat\u00ebn 27.05.2022 me afat 20 vjet. Sip\u00ebrfaqja e 33 mij\u00eb m2 apo 3.3 hekat\u00ebr\u00eb ranishte nodhet n\u00eb fshatin Sheq Marinas<\/p>\n<p>Audituesit n\u00eb raport shprehen se kjo sip\u00ebrfaqe tok\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pa marr\u00eb m\u00eb par\u00eb miratimin e K\u00ebshillit Bashkiak Fier, si\u00e7 e parashikon ligji.<\/p>\n<p>Kontrata e lidhur me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAgroRoma\u201d Sh.P.K dat\u00eb 27.05.2022 me afat 20 vjet Nuis L91325001D, n\u00eb faqen 2 seksioni, baza ligjore dhe neni 1 i kontrat\u00ebs, i referohet Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak nr. 101 dat\u00eb 19.12.2017 \u201cp\u00ebr fillimin e procedurave t\u00eb dh\u00ebnies me qira t\u00eb sip\u00ebrfaqeve tok\u00eb pa frut n\u00eb Fshatin Sheq Marinas, Nj\u00ebsia Administrative Topoj\u00eb,Bashkia Fier. N\u00eb pik\u00ebn nr. 1 t\u00eb k\u00ebtij vendimi \u00ebsht\u00eb miratuar dh\u00ebnies me qira t\u00eb sip\u00ebrfaqeve n\u00eb Fshatin Sheq Marinas, Nj\u00ebsia Administrative Topoj\u00eb. E n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim jan\u00eb disa sip\u00ebrfaqe toke, me numrin dhe z\u00ebrin kadastral<\/p>\n<p>TABELET PER PAMHE (NUK LEXOHEN)<\/p>\n<p>BASHKIA FIER:<\/p>\n<p>Pasuria nr. 552\/5, Z.K 3358 me sip 181,000 m2<\/p>\n<p>Pasuria nr. 286\/2, Z.K 3358 me sip 112,000 m2<\/p>\n<p>Pasuria nr. 48, Z.K 3358 me sip 53,000 m2<\/p>\n<p>Pasuria nr. 554\/1, Z.K 3358 me sip 181,000 m2<\/p>\n<p>Pasuria nr. 287\/5, Z.K 3358 me sip 113,000 m2<\/p>\n<p>Pasuria nr. 49\/2, (550\/1, 550\/2, 550\/3), Z.K 3358 me sip 150,000 m2<\/p>\n<p>Pasuria nr. 556, Z.K 3358 me sip 180,000 m2<\/p>\n<p>Pasuria nr. 90\/2 (288)4), Z.K 3358 me sip 76,000 m2<\/p>\n<p>Pra evidentohet qart\u00eb, toka q\u00eb Armando Subashi i ka dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Igli Tares nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij vendimi t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si referenc\u00eb duke \u00e7uar k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb deri n\u00eb falsifikim.<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm kaq, sipas KLSH-s\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e tok\u00ebs jan\u00eb shkelur t\u00eb gjitha procedurat, nuk \u00ebsht\u00eb ngritur grup pune p\u00ebr kryerjen e praktik\u00ebs, e madje n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr dh\u00ebnien e pasurive shtet\u00ebrore me qera jan\u00eb marr\u00eb kompetencat e Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Pra pasi shkeli hapur procedur\u00ebn, pasi nuk ka ngritur as grupin e pun\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebsimin e dokumentacionit, pasi nuk relacion p\u00ebr p\u00ebrcaktimine \u00e7mimit. Armando Subashi merr edhte tagrat e Ministrit t\u00eb Ekonomise pasi vet\u00ebm ai ka tag\u00ebr t\u00eb jap me qera toka pafryt ku hyn edhe kategoria ranishte.<\/p>\n<p>Por Subashi p\u00ebr miqt e Belind\u00ebs nuk u mjaftua me kaq, edhe pse Ligji e p\u00ebrcakton qart\u00eb se afati maksimal p\u00ebr lidhjen e k\u00ebsaj kontrate \u00ebsht\u00eb 10 vite, ai firmos p\u00ebr 20 vite. Pas firmosjes s\u00eb marr\u00ebveshjes mes Bashkis\u00eb Fier dhe Agro Roma n\u00eb 18.12.2020, Belinda Balluku ka dh\u00ebn\u00eb Miratimin Paraprak p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb centrali fotovoltaik n\u00eb 30.12.2021. M\u00eb pas Armando Subashi, n\u00eb vitin 2022 lidh kontrat\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb qeras\u00eb me subjektin Agro Roma 2019. Pasi ishin kryer t\u00eb gjitha procedurat me shkelje t\u00eb r\u00ebnda ligjore, n\u00eb maj t\u00eb vitit 2023, Edi Rama dhe Belinda Ballku miratojn\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr centralin fotovolataik.<\/p>\n<p>LEJE ZHVILLIMI P\u00cbR OBJEKTIN: \u201cND\u00cbRTIMIN E IMPIANTIT GJENERUES T\u00cb ENERGJIS\u00cb ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE, M\u0415 \u041a\u0410\u0420\u0410\u0421\u0406TET T\u00cb INSTALUAR 2 M\u00cb, DHE VEPRAVE NDIHM\u00cbSE\u201d ME VENDNDODHJE BASHKIA FIER, ME SUBJEKT ZHVILLUES \u201cAgroRoma 2019\u201d Sh.p.k.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur me suskese procedur\u00ebn sigurisht Igli Tare ka marr\u00eb konsulenc\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr kompani e lidhur me Partin\u00eb Socialiste. Sipas bilanceve t\u00eb publikuara n\u00eb QKB do t\u00eb ishte kompania A2 Partners &amp; La\u00eb e themeluar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2020 nga vajza e Fatmir Xhaf\u00ebs, Aulona Xhafaj. Edhe kjo e fundit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i panjohur, jo vet\u00ebm si vajza e arkitektit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, por edhe si p\u00ebrfituese e nj\u00eb tjet\u00ebr lejeje parku fotovoltaik ngjitur me parkun e Igli Tares. Pra edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dyshime t\u00eb forta ngrihen se zona e re energjetike n\u00eb Fier nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb investim n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, por nj\u00eb hapsire e re e p\u00ebrvet\u00ebsimit dhe p\u00ebrfitimit t\u00eb lejeve nga njer\u00ebz pran\u00eb pushteti q\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb jen\u00eb zot\u00ebr t\u00eb sektorit energjetik t\u00eb vendit, me miliona n\u00eb xhepat e tyre fal vizionit t\u00eb Belinda Ballukut dhe Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto episode jan\u00eb pjes\u00eb e dosjes s\u00eb SPAK, ose t\u00eb pakt\u00ebn duhet t\u00eb jen\u00eb, pasi kan\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb i lidh dy personazhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtep\u00ebrdrejt\u00eb. Nj\u00eb \u201cprestanome\u201d i pasurive t\u00eb Belinda Ballukut, si Igli Tare me firm\u00eb t\u00eb saj shnd\u00ebrrohet nga futbollist n\u00eb biznesmen energjetike. A \u00ebsht\u00eb edhe ky episod shp\u00ebrblim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbimit? Mbetet ta sqaroj SPAK!<\/p>\n<p>Do t\u00eb ndalemi n\u00eb vijim n\u00eb at\u00eb q\u00eb Prokuror\u00ebt e Posacc\u00ebm kan\u00eb konfirmuar, se si vila n\u00eb bregdet \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb afere korruptive, q\u00eb Belinda Balluku e ka p\u00ebrfituar fal nj\u00eb tenderi 1 milion\u00eb euro kur mbante postin e drejtoresh\u00ebs s\u00eb Albcontrol, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast regjistrimi i u b\u00eb duke p\u00ebrdorur Igli Taren dhe nj\u00eb prej bashkpun\u00ebtoreve t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb ngushta Joana Bushin\u2026<\/p>\n<p>Prokuroria e Posaccme sqaron se ish-zv. kryeministrja Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb zyrtarisht n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, p\u00ebr procedur\u00ebn e prokurimit me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb\u201d n\u00eb seksionin rrugor Orikum-Himar\u00eb, si dhe p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb shtat\u00eb raste t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Por n\u00eb dat\u00eb 4 qershor, ndaj ish-numrit 2 t\u00eb qeveris\u00eb, dhe nj\u00eb prej njer\u00ebzve t\u00eb pushtetsh\u00ebm t\u00eb Partis\u00eb Socialiste SPAK vendosi t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb akuzar, duke e v\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebrball\u00eb akuzave penale \u201cKorrupsion pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d dhe \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>N\u00eb shenj\u00eb demonstrative kund\u00ebr k\u00ebrkesave t\u00eb Bashkimit Europian apo ccdo aleati per\u00ebndimor, dhe me tregim force ndaj Drejt\u00ebsis\u00eb, Edi Rama urdh\u00ebroi 83 deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin mburoj\u00eb p\u00ebr Belinda Ballukun dhe t\u00eb mos lejonin arrestimin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00eb pak se 3 muaj, Prokuroria e Posaccme ka ngritur akuz\u00ebn e korrupsionit ndaj Belinda Ballukut si dhe t\u00eb pastrimit t\u00eb parave, bazuar n\u00eb nj\u00eb prej episodeve t\u00eb regjistruar n\u00eb koh\u00ebn kur ka drejtuar Albcontrol, e me vil\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebr pushime teksa Edi Rama do ta gradonte s\u00ebrisht pran\u00eb vetes si Ministre t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Por ndryshe nga sa Belinda Balluku deklaronte teksa p\u00ebrsh\u00ebndetej me vart\u00ebsit e saj, duke I treguar SPAK se do t\u00eb ishte e lir\u00eb fal fuqis\u00eb politike, prokuror\u00ebt vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb episod korruptiv kan\u00eb zbulur nj\u00eb vil\u00eb luksoze n\u00eb bregdetin e Dh\u00ebrmiut, e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb sekuestruar si produkt i korrupsionit.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka vijuar hetimet ndaj shtetases Belinda Balluku, e cila aktualisht \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cShkeljes s\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d*, n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe pas kryerjes s\u00eb veprimeve t\u00eb m\u00ebtejshme hetimore dyshohet gjithashtu p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cKorrupsion pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d dhe \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin zyrtar SPAK konfirmon se ndjekja e hetimeve me metoda speciale, grumbullimi i provave dixhitale dhe provave t\u00eb tjera t\u00eb administruara deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimeve paraprake, rezultojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr fakte penale t\u00eb reja n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs Belinda Balluku, p\u00ebr veprat penale \u201cKorrupsion pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d.<\/p>\n<p>Rasti korruptiv lidhet me tenderin me objekt \u201cRikonstruksioni i godin\u00ebs teknologjike t\u00eb Albcontrol p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve\u201d, me fond limit 88,651,633 (tet\u00ebdhjet\u00eb e tet\u00eb milion e gjasht\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb mij\u00eb e gjasht\u00ebqind e tridhjet\u00eb e tre) lek\u00eb, si dhe \u201cShtes\u00eb kontrate p\u00ebr \u2018Rikonstruksionin e godin\u00ebs teknologjike t\u00eb Albcontrol p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve\u2019\u201d, me vler\u00eb 14,161,814 (kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb milion e nj\u00ebqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb mij\u00eb e tet\u00ebqind e kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb) lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, rezulton se shtetasja Belinda Balluku, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e titullares s\u00eb autoritetit kontraktor \u201cAlbcontrol\u201d sh.a, me detyr\u00ebn e Drejtoresh\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme, n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin Evis Berberi, me detyr\u00ebn e Shefit t\u00eb Sektorit t\u00eb Prokurimeve, si dhe an\u00ebtar\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Prokurimit, shtetasit S.P., E.N. dhe A.M., kan\u00eb paracaktuar fituesin e k\u00ebtij tenderi.<\/p>\n<p>K\u00ebto veprime lidhen me faz\u00ebn e p\u00ebrgatitjes s\u00eb projektit dhe zhvillimit t\u00eb procedur\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrcaktimin e kritereve dhe miratimin e dokumenteve t\u00eb tenderit, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje t\u00eb padrejta p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb fituese t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit, operatorin ekonomik \u201cEurocol\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Favorizimi i shoq\u00ebris\u00eb fituese ka vazhduar edhe n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs, duke i ofruar parapagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebn 50% t\u00eb kontrat\u00ebs, si dhe gjat\u00eb zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs dhe shtes\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb saj publik si Drejtore e P\u00ebrgjithshme e Albcontrol sh.a, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favorizimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cEurocol\u201d sh.p.k. n\u00eb procedur\u00ebn e sip\u00ebrcituar, ka k\u00ebrkuar dhe marr\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb parregullt, i cili, referuar kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 145,000 (nj\u00ebqind e dyzet e pes\u00eb mij\u00eb) euro, q\u00eb konsiston n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, konkretisht vil\u00ebn me nr. F6, n\u00eb resortin turistik \u201c\u00cbhite Rocks\u201d, Gjilek\u00eb, Dh\u00ebrmi, Bashkia Himar\u00eb, Qarku Vlor\u00eb, me zhvillues shoq\u00ebrin\u00eb \u201cEurocol\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimi i parregullt \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb zhvillimit t\u00eb k\u00ebsaj procedure prokurimi, ku rezulton se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shoq\u00ebria \u201cEurocol\u201d sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385\/1 prot., dat\u00eb 27.3.2015, t\u00eb miratuar me Vendimin e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit nr. 7, dat\u00eb 7.3.2014, \u201cP\u00ebr miratimin e lejes zhvillimore komplekse p\u00ebr resortin turistik n\u00eb fshatin Gjilek\u00eb, Dh\u00ebrmi, Bashkia Himar\u00eb, Qarku Vlor\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pra sicc thekson SPAK, ka prova t\u00eb reja q\u00eb konfirmojn\u00eb se Belinda Balluku p\u00ebrkund\u00ebr dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebtij tenderi n\u00eb vler\u00eb mbi 1 milion\u00eb euro KA K\u00cbRKUAR si rryshfet vil\u00ebn n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm korrupsion, por SPAK akuzon ish.zv-kryeministren edhe p\u00ebr Pastrim Parash, duke fshehur dhe regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsonave t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfitimet e korrupsionit.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb evidentuar gjithashtu p\u00ebrdorimin e veprimeve juridike t\u00eb dyshuara si fiktive, me q\u00ebllim fshehjen e origjin\u00ebs dhe pron\u00ebsis\u00eb reale t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Pasuria e vendosur n\u00ebn \u201csekuestro preventive\u201d p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb \u201cVil\u00eb individuale dy kat\u00ebshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar n\u00eb dispozicion t\u00eb vil\u00ebs \u00ebsht\u00eb jo m\u00eb pak se 300 m2. Vila F6, brenda k\u00ebsaj parcele, ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 103m2 (kati p\u00ebrdhe 54 m2 dhe kati i par\u00eb mbi p\u00ebrdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verand\u00ebn 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sip\u00ebrfaqes s\u00eb parcel\u00ebs. [Referuar kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb me nr.1059 rep, nr.650 kol, dat\u00eb 05.12.2018]<\/p>\n<p>Sicc konfirmohet nga kontrata e porosis\u00eb, fill pas em\u00ebrimit t\u00eb Belinda Ballukut si ministre e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, do t\u00eb shp\u00ebrblehej dhe pushonte n\u00eb vil\u00ebn e siguruar nga korrupsioni, si bashkpun\u00ebtore e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb hetimeve t\u00eb zhvilluara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 136\/2025, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb paraqitur nga Prokuroria e Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, me vendimin nr.412, dat\u00eb 3.6.2026, ka vendosur mas\u00ebn e sigurimit pasuror \u201csekuestro preventive\u201d mbi pasurin\u00eb e paluajtshme, n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb indirekte t\u00eb shtetases Belinda Balluku, q\u00eb ndodhet n\u00eb resortin turistik \u201cWhite Rocks\u201d, Gjilek\u00eb, Dh\u00ebrmi, Bashkia Himar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb fshehur k\u00ebt\u00eb pasuri, produkt t\u00eb korrupsuionit, Belinda Balluku ka p\u00ebrdorur nj\u00eb nga njer\u00ebzit e saj m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt p\u00ebr shum\u00eb vite, ish-futbollistin Igli Tare. E bashk\u00eb me t\u00eb, SPAK akuzon edhe ish-shefen e kabinetit t\u00eb Ballukut, Joana Bushi, nj\u00eb prej personazheve kycc t\u00eb karrier\u00ebn dhe aferat e ish. Zv\/ kryeministres.<\/p>\n<p>Rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb nr. 1059, dat\u00eb 5.12.2018, t\u00eb lidhur mes shtetasit Igli Tare dhe pronarit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cEurocol\u201d sh.p.k., shtetasit Pandeli Carapuli. Veprimet e kund\u00ebrligjshme n\u00eb form\u00ebn e pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale kan\u00eb vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, Igli Tare dhe Jona Bushi, duke kryer veprimin tjet\u00ebr fiktiv, at\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb (kontrat\u00eb dore), dat\u00eb 25.5.2022, dhe amendamentin e k\u00ebsaj kontrate, dat\u00eb 26.4.2024.<\/p>\n<p>Vila me nr.F6 ndodhet n\u00eb nj\u00eb nga zonat elitare t\u00eb Dh\u00ebrmiut. Nd\u00ebrsa ngjitur me vil\u00ebn e Ballukut, burime pran\u00eb SPAK pohuan se \u00ebsht\u00eb dhe vila e vart\u00ebses s\u00eb saj, Viola Haxhiademi, me detyr\u00eb Sekretare e P\u00ebrgjithshme e Ministris\u00eb s\u00eb Energjetik\u00ebs dhe Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Sinjalizimi q\u00eb besohet se ka ardhur n\u00eb SPAK nga nj\u00eb ambasad\u00eb e huaj q\u00eb vepron n\u00eb Shqip\u00ebri, sqaronte se Vila luksoze i ishte dhuruar Belinda Ballukut, nga biznesmeni Pandeli Carapuli. Por hetimi i thelluar i kryer gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve ka nxjerr\u00eb zbuluar manovrat e p\u00ebrdorura nga zyrtarja e lart\u00eb, Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Teksa kompania e Carapulit ka fituar dy tenderat, kan\u00eb filluar t\u00eb rrjedhin dhe pagesat financiare nga \u201cAlbcontrol\u201d tek shoq\u00ebria \u201cEurocol\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vil\u00ebn luksoze n\u00eb emrin e saj apo familjar\u00ebve t\u00eb af\u00ebrm, Belinda Balluku n\u00eb at\u00eb koh\u00eb drejtoresh\u00eb,ka zgjedhur nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb sportit Shqiptar dhe ai Italian. Vlera e k\u00ebsaj kontrate porosie t\u00eb firmosur mes Tares dhe Carapulit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte 145 mij\u00eb euro. Verifikimet e kryera nga SPAK, kan\u00eb zbuluar se Igli Tare ka paguar p\u00ebrmes nj\u00eb banke t\u00eb Nivelit t\u00eb Dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, shum\u00ebn 70 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e mbetur si diferenca prej 75 mij\u00eb euro, nuk ka asnj\u00eb gjurm\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre \u00ebsht\u00eb paguar, pasi nuk ka nj\u00eb transaksion bankar. Hetimi i SPAK ka provuar se Tare nuk e ka paguar vet\u00eb shifr\u00ebn 70 mij\u00eb euro, por ka autorizuar me prokur\u00eb v\u00ebllain e tij, Agron Tare, q\u00eb t\u00eb kryente transaksionin 70 mij\u00eb euro n\u00eb bank\u00eb. SPAK, pretendon se Tare nuk ka q\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb dhe ska jetuar n\u00eb vil\u00ebn luksoze n\u00eb Gjilek\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb fakt grupi i hetimit e mb\u00ebshtet n\u00eb deklarimet e punonj\u00ebsve t\u00eb kompleksit, mir\u00ebmbajt\u00ebsit e vil\u00ebs, q\u00eb tregojn\u00eb se n\u00eb at\u00eb pasuri nuk e kan\u00eb par\u00eb kurr\u00eb, Igli Taren. Sipas punonj\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri vinte Belinda Balluku dhe ata e kan\u00eb krijuar bindjen se vila i p\u00ebrkiste pik\u00ebrisht k\u00ebsaj zyrtare. Gjithashtu, Igli Tare, nuk \u00ebsht\u00eb mar\u00eb fare as me mobilimin dhe arredimin e k\u00ebsaj Vile luksoze, pasi me nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vet\u00eb, Belinda Balluku dhe familjar\u00ebt e saj. Nj\u00eb fakt i till\u00eb sipas dosjes s\u00eb SPAK, \u00ebsht\u00eb provuar nga gjetja e komunikimeve me shkrim, mesazheve zanore dhe fotografive n\u00eb telefonat e personave n\u00eb hetim, ku faktohet qartazi q\u00eb mobilimin e ka ndjekur Balluku dhe rrethi i saj miq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb kur kishin kaluar 3 vite e 5 muaj nga firmosja e kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb me Carapulin dhe kur Igli Tare, nuk kishte shkuar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb shikonte vil\u00ebn luksoze q\u00eb kishte bler\u00eb, \u00e7udit\u00ebrisht ai firmos nj\u00eb kontrat\u00eb dore jo para noterit, ku pranonte q\u00eb i jepte me q\u00ebra pasurin\u00eb vil\u00ebn F-6, shtetases Joana Bushi. M\u00ebsohet se SPAK, nuk ka konstatuar mandate pagesash apo transaksione bankare t\u00eb kryera nga Joana Bushi n\u00eb drejtim t\u00eb llogarive bankare t\u00eb ish-futbollistit, Igli Tare. \u00cbsht\u00eb pretenduar se pagesat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb informale.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht se juridikisht n\u00eb letra prona \u00ebsht\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Igli Tares dhe ky i fundit nuk ka shkuar asnj\u00ebher\u00eb, por ja ka l\u00ebn\u00eb me q\u00ebra Joana Bushit, vil\u00ebn luksoze e g\u00ebzon Belinda Balluku dhe familjar\u00ebt e saj. Ndaj prokuror\u00ebt e SPAK, Dritan Pren\u00e7i dhe Dorina Bejko, n\u00eb dat\u00ebn 3 qershor 2026 vendos\u00ebn t\u00eb sekuestrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vil\u00eb, si t\u00eb provuar se i p\u00ebrket, Belinda Ballukut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb gjith\u00eb e kemi duartrokitur n\u00eb fush\u00eb kur luante me fanell\u00ebn e komb\u00ebtares. Por sot ky emision nuk do t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr futbollistin, por p\u00ebr shtetasin Igli Tare, v\u00ebllain e Agron Tare, i cili ka mbajtur disa funksione t\u00eb larta n\u00eb administrate e K\u00ebshill t\u00eb Ministrave. Kujtojm\u00eb se gjate koh\u00ebs qe Tare regjistronte kompanin\u00eb q\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13735,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-13734","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/IMG_7229.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13734","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13734"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13734\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13736,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13734\/revisions\/13736"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13735"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13734"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}