{"id":14201,"date":"2026-06-22T23:18:09","date_gmt":"2026-06-22T21:18:09","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=14201"},"modified":"2026-06-22T23:18:09","modified_gmt":"2026-06-22T21:18:09","slug":"vv-e-para-ne-diaspore-hebibi-zbulon-pse-humben-partite-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/vv-e-para-ne-diaspore-hebibi-zbulon-pse-humben-partite-tjera\/","title":{"rendered":"VV e para n\u00eb diaspor\u00eb, Hebibi \u2018zbulon\u2019 pse humb\u00ebn partit\u00eb tjera"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"2\">Vota e diaspor\u00ebs edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje u d\u00ebshmua vendimtare p\u00ebr L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, duke i siguruar mandate shtes\u00eb dhe duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e Kuvendit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"6\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, partit\u00eb opozitare mbet\u00ebn duksh\u00ebm prapa n\u00eb mb\u00ebshtetjen e m\u00ebrgat\u00ebs, duke hapur debat p\u00ebr lidhjen e tyre me qytetar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"7\">Dashnim Hebibi, presidenti i Institutit Shkencor Helvetik p\u00ebr Evrop\u00ebn Juglindore me seli n\u00eb Zvic\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr \u201cBota sot\u201d, vler\u00ebson se mb\u00ebshtetja e diaspor\u00ebs p\u00ebr LVV-n\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, por rezultat i nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb politik dhe shoq\u00ebror.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"9\">Sipas tij, m\u00ebrgata, sidomos gjeneratat e reja, k\u00ebrkon institucione funksionale, luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe zhvillim ekonomik. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, LVV ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb besimin e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb diaspor\u00ebs, duke u perceptuar si forc\u00eb e ndryshimit dhe e reformave.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"13\"><em data-reader-unique-id=\"14\">\u201cVota e diaspor\u00ebs edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje d\u00ebshmoi se m\u00ebrgata mbetet nj\u00eb faktor vendimtar n\u00eb politik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Mb\u00ebshtetja e saj p\u00ebr L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje nuk \u00ebsht\u00eb thjesht rezultat i nj\u00eb fushate zgjedhore, por pasqyrim i nj\u00eb procesi m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb politik, emocional dhe shoq\u00ebror q\u00eb ka ndodhur nd\u00ebr vite.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"15\"><em data-reader-unique-id=\"16\">Diaspora shqiptare, edhe pse fizikisht larg atdheut, vazhdon ta mbaj\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr. Gjeneratat e para dhe t\u00eb dyta t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs kan\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb emocionale me vendin, sepse e kan\u00eb p\u00ebrjetuar nga af\u00ebr periudh\u00ebn e okupimit, rezistenc\u00ebn, luft\u00ebn dhe rrug\u00ebn drejt pavar\u00ebsis\u00eb. Ata e din\u00eb \u00e7mimin e liris\u00eb dhe kontributin q\u00eb diaspora ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb son\u00eb.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"18\"><em data-reader-unique-id=\"19\">Megjithat\u00eb, sot po p\u00ebrballemi me nj\u00eb realitet t\u00eb ri. Gjenerata e tret\u00eb dhe e kat\u00ebrt e diaspor\u00ebs nuk e shohin Kosov\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebrmes emocioneve dhe kujtimeve t\u00eb prind\u00ebrve apo gjysh\u00ebrve t\u00eb tyre. Ata k\u00ebrkojn\u00eb rezultate konkrete, zhvillim ekonomik, institucione funksionale, luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe perspektiv\u00eb evropiane. P\u00ebr ta, patriotizmi nuk matet vet\u00ebm me fjal\u00eb, por me arritje.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"20\"><em data-reader-unique-id=\"21\">Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb identifikuar me diskursin e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje. LVV ka arritur t\u00eb krijoj\u00eb perceptimin se p\u00ebrfaq\u00ebson ndryshimin, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ndaj shtetit. P\u00ebr shum\u00eb m\u00ebrgimtar\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinj, ky mesazh ka qen\u00eb m\u00eb bind\u00ebs sesa ofertat e partive tradicionale\u201d,<\/em>tha ai.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"22\">Tutje, Hebibi thot\u00eb se diaspora nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bllok politik i vet\u00ebm dhe nuk duhet trajtuar si e till\u00eb. Sipas tij, m\u00ebrgata \u00ebsht\u00eb e larmishme dhe k\u00ebrkon respekt, p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe rezultate konkrete, jo vet\u00ebm mb\u00ebshtetje n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"26\">Ai kritikon partit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb humbur kontaktin me diaspor\u00ebn dhe e kujtojn\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb fushatave. Po ashtu, thekson se kontributi i m\u00ebrgat\u00ebs n\u00eb ruajtjen e gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs ka qen\u00eb i madh, por sot mungon mb\u00ebshtetja institucionale, duke rrezikuar identitetin e brezave t\u00eb rinj.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"27\"><em data-reader-unique-id=\"28\">\u201cMegjithat\u00eb, diaspora nuk mund t\u00eb identifikohet me nj\u00eb subjekt t\u00eb vet\u00ebm politik. M\u00ebrgata shqiptare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe, m\u00eb e larmishme dhe m\u00eb e avancuar sesa t\u00eb reduktohet n\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr nj\u00eb parti t\u00eb vetme. N\u00eb t\u00eb ka profesor\u00eb universitar\u00eb, akademik\u00eb, sip\u00ebrmarr\u00ebs, shkenc\u00ebtar\u00eb, artist\u00eb dhe veprimtar\u00eb nga t\u00eb gjitha bindjet politike. Ajo nuk voton si bllok unik, por si komunitet q\u00eb k\u00ebrkon respekt, p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe rezultate konkrete.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"29\"><em data-reader-unique-id=\"30\">Problemi kryesor \u00ebsht\u00eb se partit\u00eb tradicionale, sidomos opozita, kan\u00eb humbur kontaktin e vazhduesh\u00ebm me diaspor\u00ebn. N\u00eb koh\u00ebn e Presidentit Ibrahim Rugova, lidhjet me m\u00ebrgat\u00ebn ishin t\u00eb p\u00ebrhershme dhe jo vet\u00ebm gjat\u00eb fushatave zgjedhore. M\u00ebrgata ndihej pjes\u00eb e proceseve politike dhe komb\u00ebtare. Sot shum\u00eb qytetar\u00eb jasht\u00eb vendit kan\u00eb p\u00ebrshtypjen se kujtohen vet\u00ebm kur afrohen zgjedhjet.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"31\"><em data-reader-unique-id=\"32\">P\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, qeverit\u00eb e Kosov\u00ebs kan\u00eb organizuar takime, manifestime dhe vizita n\u00eb diaspor\u00eb, por shpesh pa rezultate konkrete. Jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb fal\u00ebnderime t\u00eb shumta p\u00ebr kontributin e m\u00ebrgat\u00ebs, por shum\u00eb pak projekte afatgjata q\u00eb do ta forconin lidhjen e saj me atdheun.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"33\">\n<p data-reader-unique-id=\"36\"><em data-reader-unique-id=\"37\">Nj\u00eb aspekt q\u00eb shpesh harrohet \u00ebsht\u00eb se diaspora shqiptare nuk ka pritur gjithmon\u00eb ndihm\u00ebn e institucioneve. P\u00ebrkundrazi, ajo \u00ebsht\u00eb organizuar vet\u00eb. P\u00ebr dekada me radh\u00eb, m\u00ebrgimtar\u00ebt kan\u00eb krijuar shoqata, organizata, klube dhe rrjete profesionale q\u00eb kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb identitetin komb\u00ebtar. N\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs, shoq\u00ebrit\u00eb kulturo-artistike shqiptare kan\u00eb qen\u00eb ambasador\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb. Ato kan\u00eb organizuar koncerte, festivale, akademi p\u00ebrkujtimore, aktivitete sportive dhe ngjarje komb\u00ebtare, duke e mbajtur t\u00eb gjall\u00eb frym\u00ebn shqiptare larg atdheut.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"38\"><em data-reader-unique-id=\"39\">Po aq i madh ka qen\u00eb kontributi i shkollave plot\u00ebsuese shqipe. P\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, m\u00ebsues dhe veprimtar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs kan\u00eb punuar vullnetarisht p\u00ebr t\u2019ua m\u00ebsuar gjuh\u00ebn shqipe brezave t\u00eb rinj. Fal\u00eb tyre, mij\u00ebra f\u00ebmij\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb ruajtur lidhjen me gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn dhe historin\u00eb e tyre. Megjithat\u00eb, sot shkollat plot\u00ebsuese shqipe p\u00ebrballen me munges\u00eb financimi, munges\u00eb kuadrosh dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb pamjaftueshme institucionale. N\u00eb shum\u00eb vende po v\u00ebrehet r\u00ebnie e interesimit dhe rreziku i humbjes s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb serioz.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"40\"><em data-reader-unique-id=\"41\">Shum\u00eb t\u00eb rinj shqiptar\u00eb t\u00eb lindur jasht\u00eb Kosov\u00ebs e flasin gjuh\u00ebn shqipe me v\u00ebshtir\u00ebsi ose t\u00eb p\u00ebrzier me gjuh\u00ebn e shtetit ku jetojn\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb faj i tyre, por pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb strategjie afatgjat\u00eb p\u00ebr ruajtjen e identitetit komb\u00ebtar n\u00eb diaspor\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u00eb investohet shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb arsimin plot\u00ebsues shqip, n\u00eb tekstet shkollore moderne dhe n\u00eb programe q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr brezat e rinj&#8221;,<\/em>shprehet Hebibi.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"42\">N\u00eb fund, ai thot\u00eb se diaspora \u00ebsht\u00eb e padukshme n\u00eb mediat e Kosov\u00ebs dhe aktivitetet e saj nuk pasqyrohen mjaftuesh\u00ebm. Ai propozon krijimin e nj\u00eb redaksie t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr diaspor\u00ebn n\u00eb RTK dhe nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme mediale p\u00ebr ta afruar m\u00ebrgat\u00ebn me vendin.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"47\">Sipas tij, Kosova duhet t\u00eb kaloj\u00eb nga fjal\u00ebt n\u00eb politika konkrete dhe afatgjata p\u00ebr diaspor\u00ebn.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"48\"><em data-reader-unique-id=\"49\">\u201cNj\u00eb tjet\u00ebr problem serioz \u00ebsht\u00eb mungesa e pasqyrimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb mediat publike t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00c7do vit organizohen qindra aktivitete kulturore, artistike, sportive, arsimore dhe humanitare nga shqiptar\u00ebt n\u00eb m\u00ebrgim, por shumica e tyre mbeten pothuajse t\u00eb padukshme p\u00ebr opinionin publik n\u00eb Kosov\u00eb.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"50\"><em data-reader-unique-id=\"51\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Radio Televizioni i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb redaksi t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr diaspor\u00ebn, me program t\u00eb rregullt informativ dhe dokumentar. Nj\u00eb redaksi e till\u00eb do t\u00eb raportonte p\u00ebr aktivitetet e m\u00ebrgat\u00ebs, sukseset e shqiptar\u00ebve n\u00eb bot\u00eb, sfidat e komuniteteve tona dhe iniciativat q\u00eb forcojn\u00eb lidhjen me atdheun. Kjo do t\u00eb ndihmonte q\u00eb diaspora t\u00eb ndihej m\u00eb af\u00ebr Kosov\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u00eb frym\u00ebzonte brezat e rinj me histori suksesi dhe modele pozitive.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"54\"><em data-reader-unique-id=\"55\">N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka ekzistuar TV Diaspora, nj\u00eb projekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb synonte ta afronte m\u00ebrgat\u00ebn me vendlindjen. Megjithat\u00eb, ai mbijetoi me v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb q\u00ebndrueshme institucionale. Kjo tregon se Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb fuqishme mediale dhe digjitale p\u00ebr diaspor\u00ebn, e mb\u00ebshtetur nga shteti dhe institucionet publike.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"56\"><em data-reader-unique-id=\"57\">Prandaj ka ardhur koha q\u00eb Kosova t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb politika t\u00eb reja dhe serioze p\u00ebr diaspor\u00ebn. Nuk mjaftojn\u00eb m\u00eb fjal\u00ebt dhe ceremonit\u00eb. Duhet t\u00eb ket\u00eb projekte konkrete q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb brezave t\u00eb rinj\u201d.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"58\"><em data-reader-unique-id=\"59\">\u201cKosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr:<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"62\"><em data-reader-unique-id=\"63\">\u2022 nj\u00eb Muze t\u00eb Diaspor\u00ebs Shqiptare;<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"64\"><em data-reader-unique-id=\"65\">\u2022 nj\u00eb Bibliotek\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Diaspor\u00ebs;<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"66\"><em data-reader-unique-id=\"67\">\u2022 programe t\u00eb ve\u00e7anta universitare p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e m\u00ebrgat\u00ebs;<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"70\"><em data-reader-unique-id=\"71\">\u2022 kampe verore kulturore dhe edukative;<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"72\"><em data-reader-unique-id=\"73\">\u2022 fonde p\u00ebr ruajtjen e gjuh\u00ebs shqipe;<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"74\"><em data-reader-unique-id=\"75\">\u2022 qendra kulturore shqiptare n\u00eb vendet me p\u00ebrqendrim t\u00eb madh t\u00eb diaspor\u00ebs;<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"78\"><em data-reader-unique-id=\"79\">\u2022 programe p\u00ebr lidhjen e profesionist\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs me institucionet e Kosov\u00ebs;<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"80\"><em data-reader-unique-id=\"81\">\u2022 nj\u00eb platform\u00eb mediale publike p\u00ebr diaspor\u00ebn dhe nj\u00eb redaksi t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb RTK;<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"82\"><em data-reader-unique-id=\"83\">\u2022 programe t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e shkollave plot\u00ebsuese shqipe.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"86\"><em data-reader-unique-id=\"87\">. Universitet shqiptar\u00eb<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"88\"><em data-reader-unique-id=\"89\">Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb meriton debat serioz \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik i diaspor\u00ebs. Duke pasur parasysh kontributin historik, ekonomik dhe komb\u00ebtar t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs, duhet t\u00eb shqyrtohet mund\u00ebsia e rezervimit t\u00eb vendeve n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt nga diaspora. Nj\u00eb model me 5 deri n\u00eb 7 deputet\u00eb do t\u00eb siguronte q\u00eb interesat dhe problemet e saj t\u00eb trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"90\"><em data-reader-unique-id=\"91\">Nuk duhet harruar se pa diaspor\u00ebn, Kosova nuk do t\u00eb ishte ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot. M\u00ebrgata ka financuar rezistenc\u00ebn, ka mb\u00ebshtetur luft\u00ebn \u00e7lirimtare, ka kontribuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga shtyllat kryesore ekonomike p\u00ebrmes remitancave dhe investimeve.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"94\"><em data-reader-unique-id=\"95\">Megjithat\u00eb, edhe diaspora po lodhet. Brezat q\u00eb e mbajt\u00ebn gjall\u00eb lidhjen me atdheun po plaken. N\u00ebse nuk nd\u00ebrmerren hapa konkret\u00eb p\u00ebr t\u00eb afruar gjeneratat e reja me Kosov\u00ebn, ekziston rreziku q\u00eb lidhja emocionale t\u00eb dob\u00ebsohet gradualisht.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"96\"><em data-reader-unique-id=\"97\">Sfida m\u00eb e madhe e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ruajtja e lidhjes me diaspor\u00ebn e sotme, por fitimi i zemrave dhe mendjeve t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb nes\u00ebrme. Kjo k\u00ebrkon vizion, strategji dhe veprime konkrete.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"98\"><em data-reader-unique-id=\"99\">Prandaj pyetja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pse diaspora voton m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr LVV-n\u00eb. Pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb: \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb politike dhe institucionet e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos humbur gjeneratat e ardhshme t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare?<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"100\">\n<p data-reader-unique-id=\"103\"><em data-reader-unique-id=\"104\">Sepse diaspora nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb elektorat. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e pandashme e kombit shqiptar, nj\u00eb nga asetet m\u00eb t\u00eb \u00e7muara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb edhe sot vazhdon t\u00eb jap\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit\u201d \u2013<\/em>p\u00ebrfundon ai p\u00ebr \u201cBota sot\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vota e diaspor\u00ebs edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje u d\u00ebshmua vendimtare p\u00ebr L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, duke i siguruar mandate shtes\u00eb dhe duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e Kuvendit. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, partit\u00eb opozitare mbet\u00ebn duksh\u00ebm prapa n\u00eb mb\u00ebshtetjen e m\u00ebrgat\u00ebs, duke hapur debat p\u00ebr lidhjen e tyre me qytetar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Dashnim Hebibi, presidenti i&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":14202,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-14201","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/IMG_4160.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14201","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14201"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14201\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14203,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14201\/revisions\/14203"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14202"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14201"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14201"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14201"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}