{"id":3269,"date":"2026-02-16T18:07:39","date_gmt":"2026-02-16T18:07:39","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=3269"},"modified":"2026-02-16T18:07:39","modified_gmt":"2026-02-16T18:07:39","slug":"historia-e-rikthimit-te-eva-dumanit-ne-shqiperi-nga-siria-familjaret-kishte-dy-vjet-na-kerkonte-ta-nxirrnim-nga-ai-ferr","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/historia-e-rikthimit-te-eva-dumanit-ne-shqiperi-nga-siria-familjaret-kishte-dy-vjet-na-kerkonte-ta-nxirrnim-nga-ai-ferr\/","title":{"rendered":"Historia e rikthimit t\u00eb Eva Dumanit n\u00eb Shqip\u00ebri nga Siria \u2013 Familjar\u00ebt: Kishte dy vjet, na k\u00ebrkonte ta nxirrnim nga ai ferr"},"content":{"rendered":"<p>Pas 12 vitesh e rr\u00ebmbyer nga i ati dhe e mbetur e vetme n\u00eb kampin fam\u00ebkeq Al Hol n\u00eb Siri, Eva Dumani \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb Shqip\u00ebri pran\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe v\u00ebllait t\u00eb saj. Riatdhesimi i saj u b\u00eb i mundur fal\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>Eva u nxor fillimisht ilegalisht nga territori sirian drejt Turqis\u00eb me ndihm\u00ebn e daj\u00ebs s\u00eb saj, Xhetan Nd\u00ebrgjoni, nd\u00ebrsa m\u00eb pas u realizua kthimi i saj n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes nj\u00eb operacioni t\u00eb strukturuar sigurie.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb lidhje p\u00ebr emisionin \u201cN\u00eb Koh\u00eb Reale\u201d, daja i Ev\u00ebs dhe eksperti i siguris\u00eb nga Kosova, Bedri Elezi, ndan\u00eb detaje nga operacioni i v\u00ebshtir\u00eb i riatdhesimit.<\/p>\n<p>Elezi u shpreh se operacioni ishte i mbushur me sfida t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, duke theksuar se Eva kishte bashk\u00ebpunuar n\u00eb \u00e7do hap dhe kishte zbatuar t\u00eb gjitha rekomandimet deri n\u00eb momentin e arritjes n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>\u201cPas shum\u00eb mundimesh un\u00eb isha nd\u00ebr ato njer\u00ebz me fat q\u00eb t\u00eb jem n\u00eb krye t\u00eb operacionit p\u00ebr riatdhesimin e Ev\u00ebs e cila mund t\u00eb themi se tani konsiderohet e qet\u00eb dhe e sigurt\u00eb. Nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb do flas\u00eb vet historia bazuar n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje, e para se ishte nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk u sfidua nga p\u00ebrpjekja e saj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb angazhimet e daj\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr riatdhesimin e saj dhe e dyta se si ajo bashk\u00ebpunoi me ne dhe zbatimin e t\u00eb gjitha rekomandimeve q\u00eb i kemi dh\u00ebn\u00eb deri n\u00eb momentin e arritjes n\u00eb Turqi\u201d, u shpreh eksperti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, daja i saj, Xhetan Nd\u00ebrgjoni, tregoi emocionet e ribashkimit pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade p\u00ebrpjekjesh t\u00eb pand\u00ebrprera. Ai rr\u00ebfeu se nuk kishte kaluar asnj\u00eb dit\u00eb pa menduar dhe pa lotuar p\u00ebr mbes\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u201cNdjehem shim\u00eb mir\u00eb dhe jam i emocionuar. Nj\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Bderiun i cili nuk mu nda asnj\u00eb moment p\u00ebr 12 vite p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta kthyer Ev\u00ebn. Ka qen\u00eb Bedriu negociatori i t\u00eb gjitha gj\u00ebrave derisa arrit\u00ebm q\u00ebllimin deri sa Eva erdhi. Shpresa m\u00eb e madhe ka qen\u00eb kur Ev\u00ebs ju mbush mendja p\u00ebr tu kthyer sepse un\u00eb shpresat nuk i kam ndar\u00eb asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Kishte m\u00eb shum\u00eb se 2 vjet q\u00eb ma k\u00ebrkonte dhe m\u00eb thoshte: \u201dkur do m\u00eb nxirrni nga ky ferr? M\u00eb merr. Dua siguri\u201d. Dhe ka qen\u00eb nj\u00eb dilem\u00eb e madhe sa vendosa p\u00ebr t\u00eb shkuar vet atje por ishte e pamundur e shkuara n\u00eb Siri. Me ndihm\u00ebn e disa miqve arrit\u00ebm q\u00eb ta fusnim Ev\u00ebn brenda Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>12 vite nuk ka pas dit\u00eb q\u00eb nuk kam lotuar p\u00ebr Ev\u00ebn. Nuk kam reshtur s\u00eb k\u00ebrkuara n\u00eb t\u00eb gjitha format. M\u00eb thoshte gjithmon\u00eb: \u201dvet\u00ebm ty daj\u00eb dhe numrin t\u00ebnd nuk e harroj asnj\u00ebher\u00eb\u201d. N\u00eb momentin e par\u00eb u shtanga un\u00eb dhe u shtang dhe Eva, ajo ishte mbi qaf\u00ebn time, m\u00eb shtr\u00ebngonte me duar dhe thoshte: daja, daja. Amanetin e kisha vet i pari q\u00eb ta kthej nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb motra dhe me ndihm\u00ebn e shum\u00eb njer\u00ebzve u p\u00ebrmbush dhe s\u2019jam lodhur kurr\u00eb\u201d, u shpreh Ndergjoni.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit Elezi, largimi i Ev\u00ebs nga kampi u realizua n\u00eb kushte tep\u00ebr t\u00eb rrezikshme. Ajo dhe disa shoqe t\u00eb saj ec\u00ebn p\u00ebr rreth kat\u00ebr or\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, duke k\u00ebrkuar ndihm\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat pran\u00eb kufirit me Turqin\u00eb. M\u00eb pas, me ndihm\u00ebn e komunitetit shqiptar n\u00eb zon\u00eb dhe koordinimin e autoriteteve, u b\u00eb e mundur kalimi i saj n\u00eb territorin turk dhe m\u00eb tej kthimi n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cE kemi t\u00eb dy nj\u00ebher\u00ebsh me Gjetanin dhe mund t\u00eb them q\u00eb Gjetani u hodh drejt\u00eb Ev\u00ebs dhe ishte nj\u00eb p\u00ebrqafim q\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrfundonte kurr\u00eb, nj\u00eb moment g\u00ebzimi, lot dhe t\u00eb gjitha bashk\u00eb. Problemi m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb ishte vet Eva sepse ajo donte siguri absolute sepse jet\u00ebn dhe vdekjen e saj e ndat\u00eb nj\u00eb fije floku, ishte nj\u00eb rrezik shum\u00eb i madh. Ka qen\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtore e jasht\u00ebzakonshme sepse ajo ishte n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb e kishte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur dhe p\u00ebr t\u00eb shkuar deri tek makina nga ku do t\u00eb l\u00ebvizte n\u00eb drejtim t\u00eb kufirit dhe m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb kaluar kufirin, ishin sfida t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Kampi ishte jasht\u00eb kontrollit dhe shum\u00eb gra dhe f\u00ebmij\u00eb ishin larguar, Eva bashk\u00eb me disa shoqe t\u00eb saj ishin nisur n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb dhe diku 4 or\u00eb dhe kishin arritur t\u00eb ndalonin n\u00eb nj\u00eb fshat dhe atje kan\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e banor\u00ebve dhe m\u00eb pas kan\u00eb ardhur n\u00eb nj\u00eb qytet i cili \u00ebsht\u00eb af\u00ebr kufirit me Turqin\u00eb ku ka komunitet shqiptar q\u00eb jetojn\u00eb atje derisa ne t\u00eb realizojm\u00eb me sukses sjelljen e saj deri n\u00eb territorin e Turqis\u00eb\u201d, tha Elezi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas 12 vitesh e rr\u00ebmbyer nga i ati dhe e mbetur e vetme n\u00eb kampin fam\u00ebkeq Al Hol n\u00eb Siri, Eva Dumani \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb Shqip\u00ebri pran\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe v\u00ebllait t\u00eb saj. Riatdhesimi i saj u b\u00eb i mundur fal\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb familjar\u00ebve. Eva u nxor fillimisht ilegalisht nga territori sirian drejt Turqis\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3270,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3269","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_9781.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3269","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3269"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3269\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3271,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3269\/revisions\/3271"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3270"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}