{"id":4606,"date":"2026-03-01T07:48:32","date_gmt":"2026-03-01T07:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=4606"},"modified":"2026-03-01T07:48:32","modified_gmt":"2026-03-01T07:48:32","slug":"kush-ishte-khamenei-lideri-suprem-dhe-shpirteror-i-iranit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/kush-ishte-khamenei-lideri-suprem-dhe-shpirteror-i-iranit\/","title":{"rendered":"Kush ishte Khamenei, lideri suprem dhe shpirt\u00ebror i Iranit?"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"1\"><strong data-reader-unique-id=\"2\">Udh\u00ebheq\u00ebsi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, lideri shpirt\u00ebror i Iranit dhe autoriteti m\u00eb i lart\u00eb i vendit, i cili e drejtoi Republik\u00ebn Islamike p\u00ebr pothuajse kat\u00ebr dekada, u vra gjat\u00eb sulmeve ajrore t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Izraelit m\u00eb 28 shkurt, n\u00eb mosh\u00ebn 86-vje\u00e7are.<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"3\">I lavd\u00ebruar nga mb\u00ebshtet\u00ebsit si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i urt\u00eb nd\u00ebrsa nga kritik\u00ebt si diktator, Khamenei do t\u00eb mbahet mend si nj\u00eb figur\u00eb monumentale e Revolucionit Islamik, i cili e nd\u00ebrtoi ngritjen e tij n\u00eb pozit\u00ebn e liderit suprem mbi reputacionin p\u00ebr devotshm\u00ebri dhe p\u00ebrkushtim t\u00eb ashp\u00ebr ndaj kauz\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"4\">P\u00ebrdorimi i forc\u00ebs kund\u00ebr popullit t\u00eb tij, burgosja e figurave opozitare brenda vet\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb, si dhe rezistenca e madhe ndaj ndikimit t\u00eb jasht\u00ebm \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht atij t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Izraelit \u2013 form\u00ebsuan trash\u00ebgimin\u00eb e tij si nj\u00eb figur\u00eb e ashp\u00ebr dhe e pakompromis, q\u00eb e \u00e7oi vendin drejt izolimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"5\">\u201cHistoria do t\u00eb tregoj\u00eb se sundimi i Khameneit ishte thell\u00ebsisht traumatik p\u00ebr popullin iranian, i cili e pa vendin e tij t\u00eb izoluar dhe t\u00eb dob\u00ebsuar deri n\u00eb pik\u00ebn kur shumica e shihnin emigrimin si shpres\u00ebn e vetme\u201d, tha Alex Vatanka, drejtor i Programit p\u00ebr Iranin n\u00eb Institutin p\u00ebr Lindje t\u00eb Mesme, me seli n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"6\">Vitet e fundit t\u00eb sundimit t\u00eb Khameneit u sh\u00ebnuan nga protesta t\u00eb shpeshta mbar\u00ebkomb\u00ebtare kund\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb dhe nga shtypje vdekjeprur\u00ebse shtet\u00ebrore q\u00eb lan\u00eb mij\u00ebra demonstrues t\u00eb vrar\u00eb. Protestat p\u00ebr koston e lart\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb vitin 2017, \u00e7mimet e karburantit n\u00eb 2019, mungesat e ujit n\u00eb 2021 dhe vdekja n\u00eb paraburgim e Mahsa Aminit, nj\u00eb gruaje t\u00eb re q\u00eb dyshohej se kishte shkelur ligjin p\u00ebr hixhabin n\u00eb vitin 2022, pasqyruan rritjen e sentimentit kund\u00ebr regjimit n\u00eb Iran.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"7\">Por, protestat m\u00eb vdekjeprur\u00ebse kund\u00ebr Republik\u00ebs Islamike shp\u00ebrthyen n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit 2025 dhe vazhduan n\u00eb fillim t\u00eb janarit 2026. Trazirat u shtyp\u00ebn brutalisht, me organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut q\u00eb konfirmuan mbi 7.000 t\u00eb vrar\u00eb, por paralajm\u00ebruan se numri real ka gjasa t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb. Disa vler\u00ebsime flasin p\u00ebr kat\u00ebrfishin e shifr\u00ebs s\u00eb konfirmuar.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"8\">Khamenei kurr\u00eb nuk mori p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr rritjen e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb kund\u00ebr sundimit t\u00eb tij dhe, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, faj\u00ebsoi aktor\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr protestat kund\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb, duke pretenduar se ata synonin dob\u00ebsimin e Republik\u00ebs Islamike.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"9\">Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, Khamenei tregoi nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb luajtur n\u00eb dy an\u00eb. Ata q\u00eb e takuan n\u00eb rini e kujtojn\u00eb si nj\u00eb klerik t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb dob\u00ebt, q\u00eb dashuronte poezin\u00eb dhe let\u00ebrsin\u00eb, dhe ishte i interesuar t\u00eb bisedonte me t\u00eb rinjt\u00eb. Kjo bie n\u00eb kontrast t\u00eb madh me figur\u00ebn e m\u00ebvonshme, me mjek\u00ebr dhe qasjen antiamerikane q\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e bot\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"10\">N\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e liderit dikur t\u00eb hapur, represioni lul\u00ebzoi, rrethi i t\u00eb brendshm\u00ebve n\u00eb Teheran u ngushtua dhe Republika Islamike u b\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e izoluar.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"11\">P\u00ebr dekada me radh\u00eb, ai kishte fjal\u00ebn e fundit p\u00ebr pothuajse t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb Iran \u2013 nga n\u00ebse grat\u00eb mund t\u00eb ngisnin bi\u00e7ikleta n\u00eb publik deri te qasja e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb vendit me Shtetet e Bashkuara, t\u00eb cilat ai i quante \u201cDjalli i Madh\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"12\">Khamenei p\u00ebrdori lirsh\u00ebm pushtetin e tij mbi institucione kryesore sikurse gjyq\u00ebsori, transmetuesi shtet\u00ebror dhe ushtria. N\u00ebse i nevojitej forc\u00eb, ai mb\u00ebshtetej n\u00eb aparatin ushtarak t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshinte trupat e Gard\u00ebs Revolucionare Islamike dhe sh\u00ebrbimet e frikshme t\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb Iranit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"13\">\u201cDuke fuqizuar Gard\u00ebn Revolucionare, ai e militarizoi politik\u00ebn e vendit dhe, duke bashk\u00ebpunuar me establishmentin klerikal, e delegjitimoi at\u00eb\u201d, tha Ali Vaez, drejtor i Projektit p\u00ebr Iranin n\u00eb Grupin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Krizave.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"14\">I lindur n\u00eb Mashad n\u00eb vitin 1939, Khamenei ishte djali i dyt\u00eb i nj\u00eb kleriku. Ai e nisi edukimin fetar her\u00ebt, u frym\u00ebzua n\u00eb adoleshenc\u00eb nga revolucionari i zjarrt\u00eb i Sayyid Navvab Safavit dhe studioi n\u00eb qytetin e shenjt\u00eb t\u00eb Komit n\u00ebn udh\u00ebheqjen e themeluesit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb republik\u00ebs islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"15\"><strong data-reader-unique-id=\"16\">Nga aktivist n\u00eb lider t\u00eb p\u00ebrbuzur<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"17\">Khamenei fitoi reputacion si dijetar fetar i p\u00ebrulur dhe i devotsh\u00ebm dhe, n\u00eb vitin 1962, iu bashkua l\u00ebvizjes revolucionare t\u00eb Khomeinit, e cila kund\u00ebrshtonte shahun dhe politikat proamerikane t\u00eb Teheranit. Aktivizmi i tij revolucionar t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e autoriteteve, duke \u00e7uar n\u00eb arrestimin dhe burgosjen e par\u00eb nga shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"18\">N\u00eb vitin 1964, 25-vje\u00e7ari Khamenei vendosi t\u00eb largohej nga Komi p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr t\u00eb atin \u2013 nj\u00eb \u201cvep\u00ebr e mir\u00eb\u201d q\u00eb m\u00eb von\u00eb tha se ishte bekuar nga Zoti dhe q\u00eb ia atribuoi suksesit t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"19\">N\u00eb Mashad, Khamenei dha m\u00ebsime mbi Kuranin dhe ideologjin\u00eb islame, \u00e7ka \u00e7oi n\u00eb burgime, tortura dhe p\u00ebrfundimisht n\u00eb internim t\u00eb brendsh\u00ebm. Kur ndodhi revolucioni n\u00eb vitin 1979, ai u em\u00ebrua n\u00eb K\u00ebshillin Revolucionar Islamik nga ish-m\u00ebsuesi i tij, Khomeini.<\/p>\n<div data-reader-unique-id=\"20\"><\/div>\n<p data-reader-unique-id=\"22\">Ai do t\u00eb mbante disa poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme brenda regjimit klerikal \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb dy mandate si president \u2013 dhe i mbijetoi nj\u00eb atentati n\u00eb vitin 1981 q\u00eb ia paralizoi dor\u00ebn e djatht\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"24\">Kur Khomeini vdiq n\u00eb vitin 1989 pa nj\u00eb pasardh\u00ebs t\u00eb qart\u00eb, Khamenei u zgjodh si lideri i dyt\u00eb suprem i Iranit nga Asambleja e Ekspert\u00ebve, nj\u00eb organ klerikal me 88 an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"25\">Zgjedhja habiti shum\u00ebk\u00ebnd \u2013 duket se edhe vet\u00eb Khamenein.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"26\">\u201cDuhet t\u00eb derdhim lot gjaku p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb islamike q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyruar madje t\u00eb m\u00eb propozoj\u00eb mua [si lider suprem]\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Khamenei para em\u00ebrimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"27\">\u201cNdryshe nga paraardh\u00ebsi i tij, i cili nuk i p\u00ebrkiste asnj\u00eb fraksioni t\u00eb caktuar politik, Ajatollah Khamenei ishte lideri de facto i kampit konservator. K\u00ebshtu ai humbi aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar mbi p\u00ebrplasjet dhe p\u00ebr t\u00eb menaxhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive rivalitetet fraksionare\u201d, tha Vaez.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"28\">Gjat\u00eb sundimit t\u00eb tij, ai u shpreh hapur kund\u00ebr Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr t\u00eb cilat pretendonte se synonin rr\u00ebzimin e Republik\u00ebs Islamike dhe rivendosjen e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje patron-klient me Teheranin.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"29\">N\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e tij, Irani zgjeroi ndikimin n\u00eb rajon p\u00ebrmes t\u00eb ashtuquajturit \u201cBoshti i Rezistenc\u00ebs\u201d \u2013 nj\u00eb rrjet i lirsh\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsuesish, grupeve militante t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Teherani dhe aktor\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb aleat\u00eb q\u00eb luajn\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb strategjin\u00eb e Iranit p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb Per\u00ebndimit, kund\u00ebrshtar\u00ebve arab\u00eb dhe rivalit t\u00eb tij kryesor, Izraelit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"30\">Por ky rrjet u shp\u00ebrb\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Bashar al-Assadit n\u00eb Siri n\u00eb vitin 2024 dhe nj\u00eb fushate izraelite p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar udh\u00ebheqjen e Hezbollahut n\u00eb Liban, grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja, p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar kapacitetet e Huthve n\u00eb Jemen dhe p\u00ebr t\u00eb goditur r\u00ebnd\u00eb Hamasin n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"31\">Edhe Hamasi \u00ebsht\u00eb i shpallur grup terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi tjera.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"32\">Khamenei u zhduk duksh\u00ebm nga syt\u00eb e publikut gjat\u00eb luft\u00ebs 12-ditore t\u00eb Izraelit kund\u00ebr Iranit n\u00eb qershor 2025, gj\u00eb q\u00eb ngriti pik\u00ebpyetje p\u00ebr udh\u00ebheqjen e tij n\u00eb qarqet politike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"33\">Khamenei pati p\u00ebrplasje me shum\u00eb prej president\u00ebve t\u00eb Iranit, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas u margjinalizuan nga udh\u00ebheq\u00ebsia.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"34\">P\u00ebrjashtimi kryesor ishte Ebrahim Raisi, nj\u00eb klerik i linj\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr q\u00eb shum\u00ebkush besonte se po p\u00ebrgatitej p\u00ebr ta pasuar Khamenein si lider suprem. Raisi vdiq n\u00eb nj\u00eb aksident me helikopter n\u00eb maj 2024, duke nd\u00ebrlikuar planet e pasardhjes s\u00eb Khameneit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"35\">Asambleja e Ekspert\u00ebve me 88 an\u00ebtar\u00eb, e dominuar nga klerik\u00eb konservator\u00eb, tani do t\u00eb duhet t\u00eb em\u00ebroj\u00eb nj\u00eb pasardh\u00ebs t\u00eb Khameneit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"36\">\u201cAi do t\u00eb mbahet mend si nj\u00eb njeri q\u00eb pati shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar popullin e tij dhe p\u00ebr t\u00eb ndryshuar qasjen. Por, si lider suprem ishte aq i vendosur n\u00eb q\u00ebndrimet e tij t\u00eb ngurta, aq i vendosur t\u00eb triumfonte ndaj rival\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm, dhe thell\u00eb brenda vetes aq i pasigurt, sa kurr\u00eb nuk zgjodhi v\u00ebrtet nj\u00eb reflektim serioz\u201d, tha Vatanka.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"37\">Khamenei la pas kat\u00ebr djem, nj\u00eb vajz\u00eb dhe bashk\u00ebshorten e tij. Vajza e dyt\u00eb raportohet se vdiq n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat sulme t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe Izraelit q\u00eb vran\u00eb Khamenein.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, lideri shpirt\u00ebror i Iranit dhe autoriteti m\u00eb i lart\u00eb i vendit, i cili e drejtoi Republik\u00ebn Islamike p\u00ebr pothuajse kat\u00ebr dekada, u vra gjat\u00eb sulmeve ajrore t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Izraelit m\u00eb 28 shkurt, n\u00eb mosh\u00ebn 86-vje\u00e7are. I lavd\u00ebruar nga mb\u00ebshtet\u00ebsit si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i urt\u00eb nd\u00ebrsa nga kritik\u00ebt&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":4582,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4606","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/IMG_0519.png","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4606","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4606"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4606\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4607,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4606\/revisions\/4607"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4582"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}