{"id":5890,"date":"2026-03-14T11:05:25","date_gmt":"2026-03-14T11:05:25","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=5890"},"modified":"2026-03-14T11:05:25","modified_gmt":"2026-03-14T11:05:25","slug":"15-marsi-sjell-rregulla-te-reja-per-te-huajt-dhe-automjetet-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/15-marsi-sjell-rregulla-te-reja-per-te-huajt-dhe-automjetet-ne-kosove\/","title":{"rendered":"15 marsi sjell rregulla t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb huajt dhe automjetet n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"2\">Qeveria e Kosov\u00ebs ra dakord q\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb leje t\u00eb p\u00ebrkohshme q\u00ebndrimi p\u00ebr 12 muaj p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb, q\u00eb nuk kan\u00eb dokumente t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe t&#8217;i njoh\u00eb kartat e identitetit t\u00eb l\u00ebshuara nga autoritetet serbe &#8211; gj\u00ebra q\u00eb do t&#8217;i zbusin pasojat e zbatimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr t\u00eb huajt dhe p\u00ebr automjetet.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"8\">Sipas njoftimit t\u00eb fundit nga autoritetet e Kosov\u00ebs, zbatimi i plot\u00eb i Ligjit p\u00ebr t\u00eb huajt dhe p\u00ebr automjetet do t\u00eb filloj\u00eb m\u00eb 15 mars.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"9\">Bazuar n\u00eb k\u00ebto ligje, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk kan\u00eb dokumente t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb duhet t\u00eb marrin leje q\u00ebndrimi, nd\u00ebrsa automjetet me targa t\u00eb huaja nuk do t\u00eb mund t\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb trafik n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre muaj, ose n\u00eb baz\u00eb t\u00eb autorizimit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"11\">Masat e reja leht\u00ebsuese p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb vijn\u00eb pas nj\u00eb takimi q\u00eb zhvilluan kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi special i Bashkimit Evropian n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Peter Sorensen, m\u00eb 14 mars n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"15\">Zbatimi i plot\u00eb i Ligjit p\u00ebr t\u00eb huajt dhe p\u00ebr automjetet kund\u00ebrshtohet nga pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre politik\u00eb dhe sektori civil, t\u00eb cil\u00ebt argumentojn\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht te komunitetet pakic\u00eb, si dhe te sektor\u00ebt e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe arsimit q\u00eb veprojn\u00eb brenda sistemit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb mjediset me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"16\">Kjo, p\u00ebr faktin se masat do t\u00eb preknin pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb q\u00eb nuk kan\u00eb dokumente t\u00eb Kosov\u00ebs, por jetojn\u00eb, punojn\u00eb ose studiojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"18\">P\u00ebr shembull, n\u00eb Universitetin e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut &#8211; i cili vepron brenda sistemit serb &#8211; qytetar\u00ebt serb\u00eb punojn\u00eb ose studiojn\u00eb dhe do t\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb leje pune ose leje q\u00ebndrimi.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"19\">N\u00eb praktik\u00eb, marrja e lejes p\u00ebr pun\u00eb ose studime mund t\u00eb jet\u00eb problematike, sepse Kosova nuk i njeh institucionet e Serbis\u00eb, duke i konsideruar ato si paralele dhe t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"20\">N\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr media me Sorensenin dhe kreun e zyr\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Aivo Orava, kryeministri Kurti tha se do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr integrimin e arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb serbe n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"24\">Lejet e q\u00ebndrimit p\u00ebr punonj\u00ebsit e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe arsimit, shtoi ai, do t\u00eb l\u00ebshohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb serb\u00ebt vendas t\u00eb mos mbeten pa sh\u00ebrbime baz\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb integrimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"25\">&#8220;<em data-reader-unique-id=\"26\">Udh\u00ebheq\u00ebsit lokal\u00eb do t&#8217;i paraqesin Qeveris\u00eb listat e stafit akademik dhe sh\u00ebndet\u00ebsor, t\u00eb angazhuar n\u00eb ofrimin e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve. K\u00ebto lista do t\u00eb p\u00ebrdoren m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar leje t\u00eb p\u00ebrkohshme q\u00ebndrimi p\u00ebr qytetar\u00ebt e huaj q\u00eb aplikojn\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs<\/em>&#8220;, tha Kurti.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"27\">Ai theksoi se e nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr student\u00ebt serb\u00eb q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr arsimim.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"28\">Sa i p\u00ebrket zbatimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr automjetet, p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb ishte problematike se disa prej tyre, pas heqjes s\u00eb targave serbe nga p\u00ebrdorimi m\u00eb 2022\/2023, i riregjistruan makinat e tyre me targa qytetesh n\u00eb Serbi dhe i drejtuan ato me autorizim.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"29\">\n<p data-reader-unique-id=\"32\">E, ky autorizim p\u00ebrmban t\u00eb dh\u00ebnat e kart\u00ebs s\u00eb identitetit t\u00eb shoferit, t\u00eb l\u00ebshuar nga autoritetet serbe p\u00ebr qytetet n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat Prishtina zyrtare nuk i njeh, por i ka toleruar deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"33\">Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radio Televizionin e Serbis\u00eb m\u00eb 12 mars se pret ndihm\u00eb edhe nga \u201cevropian\u00ebt\u201d lidhur me zbatimin e plot\u00eb t\u00eb ligjeve p\u00ebr t\u00eb huajt dhe automjetet, duke shtuar se \u201cjemi n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje q\u00eb nuk do t\u00eb n\u00ebnkuptonin katastrof\u00eb p\u00ebr popullin serb\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"36\"><strong data-reader-unique-id=\"37\">Protesta dhe thirrje p\u00ebr shtyrje t\u00eb zbatimit<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"38\">Nj\u00eb grup student\u00ebsh dhe profesor\u00ebsh n\u00eb Universitetin e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut mbajt\u00ebn disa protesta kund\u00ebr zbatimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr t\u00eb huajt, duke paralajm\u00ebruar se zbatimi i tij do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb funksionimin e fakulteteve q\u00eb punojn\u00eb n\u00ebn sistemin serb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"44\">Zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin Albin Kurti, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb disa raste se, p\u00ebrve\u00e7 zbatimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr t\u00eb huajt, duhet t\u00eb punohet edhe p\u00ebr integrimin e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe t\u00eb arsimit serb, sepse \u201csistemi i dyfisht\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"45\">Bashkimi Evropian deklaroi m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se statusi i strukturave dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe arsimor, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Serbia n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb zgjidhet brenda korniz\u00ebs s\u00eb dialogut midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjet e arritura dhe ligjet aktuale t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"49\">Beogradi zyrtar k\u00ebmb\u00ebngul, gjithashtu, n\u00eb integrimin e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe t\u00eb arsimit n\u00eb p\u00ebrputhje me Marr\u00ebveshjen e Brukselit, ashtu si edhe Lista Serbe, partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb ka mb\u00ebshtetjen e autoriteteve aktuale n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"53\">M\u00eb her\u00ebt, disa organizata joqeveritare serbe listuan pasoja t\u00eb ndryshme p\u00ebr komunitetin serb, p\u00ebr shkak t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebtyre dy ligjeve, dhe b\u00ebn\u00eb thirrje p\u00ebr dialog dhe gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje kompromisi.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"54\"><strong data-reader-unique-id=\"55\">Si u zhvillua faza e par\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit?<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"56\">Gjat\u00eb dy muajve t\u00eb fundit, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Kosov\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb fushate informuese, l\u00ebshoi udh\u00ebzime p\u00ebr zbatimin e Ligjit p\u00ebr t\u00eb huajt dhe automjetet, zhvilloi diskutime me qytetar\u00ebt, hapi nj\u00eb linj\u00eb telefonike informacioni dhe Qeveria formoi nj\u00eb grup pune me ekspert\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"59\">Megjithat\u00eb, nj\u00eb grup i OJQ-ve serbe tha se t\u00eb gjitha aktivitetet e autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs ishin \u201cvet\u00ebm formale\u201d, pa mb\u00ebshtetje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb terren.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"60\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, OJQ-ja Aktiv tha m\u00eb 2 mars se qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb ende p\u00ebrgjigje n\u00eb pyetjen kryesore: si do t\u00eb zbatohet n\u00eb praktik\u00eb Ligji p\u00ebr t\u00eb huajt dhe ai p\u00ebr automjetet?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"61\">Por, sipas udh\u00ebzimeve dhe broshurave t\u00eb publikuara nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Kosov\u00ebs, q\u00eb nga 16 marsi, kushdo q\u00eb nuk ka dokumente t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb leje q\u00ebndrimi t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb kushtet tjera t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj, var\u00ebsisht nga q\u00ebllimi i q\u00ebndrimit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"64\">Nj\u00eb leje q\u00ebndrimi duhet t\u00eb k\u00ebrkohet brenda 72 or\u00ebve nga hyrja n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"65\">Gjithashtu, shtetasit e huaj mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb deri n\u00eb 90 dit\u00eb, dhe \u00e7do q\u00ebndrim m\u00eb i gjat\u00eb k\u00ebrkon paraqitjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr leje q\u00ebndrimi.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"66\">N\u00ebse dikush i shkel k\u00ebto rregulla, autoritetet kompetente mund t\u00eb marrin masa t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb revokimin e lejes s\u00eb q\u00ebndrimit, vendosjen e gjob\u00ebs, d\u00ebbimin ose ndalimin e hyrjes n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"70\">Ligji p\u00ebr automjete p\u00ebrcakton q\u00eb nj\u00eb automjet me targa t\u00eb huaja, p\u00ebrfshir\u00eb targat serbe, nuk mund t\u00eb drejtohet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre muaj.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"71\">N\u00ebse dikush nuk i p\u00ebrmbahet k\u00ebtij ligji, policia mund t\u00eb shqiptoj\u00eb gjob\u00eb deri n\u00eb 200 euro.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"72\"><strong data-reader-unique-id=\"73\">Reagimet e Beogradit<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"76\">Zbatimi i plot\u00eb i ligjeve p\u00ebr t\u00eb huajt dhe automjetet n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb kritikuar ashp\u00ebr edhe nga Beogradi, i cili i ka p\u00ebrshkruar si \u201cmasa diskriminuese\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"77\">N\u00eb fund t\u00eb shkurtit, drejtori i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Petar Petkoviq, i tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesit special t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Peter Sorensen, se zbatimi i rrept\u00eb i k\u00ebtyre ligjeve do t\u00eb rrezikonte m\u00eb shum\u00eb se 10.000 serb\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"78\">Ai vler\u00ebsoi se zbatimi i tyre do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb \u201cspastrim administrativ etnik t\u00eb serb\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"82\">Ai, po ashtu, tha se \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb diskutohet urgjentisht draft-statuti i Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, t\u00eb cilin e p\u00ebrshkroi si \u201cgurthemel t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave kolektive dhe individuale t\u00eb serb\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"83\">Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe u dakordua n\u00eb vitin 2013 me Marr\u00ebveshjen e par\u00eb t\u00eb Brukselit, nd\u00ebrsa p\u00ebr parimet u arrit pajtimi n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"84\">Ai p\u00ebrmendet edhe n\u00eb Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Rrug\u00ebn drejt Normalizimit t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve, t\u00eb cil\u00ebn Kosova dhe Serbia e pranuan n\u00eb vitin 2023, e pas s\u00eb cil\u00ebs Bashkimi Evropian hartoi nj\u00eb draft-statut.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs ra dakord q\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb leje t\u00eb p\u00ebrkohshme q\u00ebndrimi p\u00ebr 12 muaj p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb, q\u00eb nuk kan\u00eb dokumente t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe t&#8217;i njoh\u00eb kartat e identitetit t\u00eb l\u00ebshuara nga autoritetet serbe &#8211; gj\u00ebra q\u00eb do t&#8217;i zbusin pasojat e zbatimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr t\u00eb huajt dhe p\u00ebr&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":5891,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5890","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_0162.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5890","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5890"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5890\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5892,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5890\/revisions\/5892"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5891"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5890"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5890"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5890"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}