{"id":6019,"date":"2026-03-16T07:31:32","date_gmt":"2026-03-16T07:31:32","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=6019"},"modified":"2026-03-16T07:31:32","modified_gmt":"2026-03-16T07:31:32","slug":"zeqiraj-shqiptaret-krenare-me-binomin-vjosa-albin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/zeqiraj-shqiptaret-krenare-me-binomin-vjosa-albin\/","title":{"rendered":"Zeqiraj: Shqiptar\u00ebt krenar\u00eb me binomin Vjosa-Albin"},"content":{"rendered":"<p>NGA <strong>IDRIZ ZEQIRAJ<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"2\">Nj\u00eb shkrimtar bot\u00ebror ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb porosi t\u00eb men\u00e7ur : &#8220;Kurr\u00eb mos u prish, me fund, me tjetrin, sepse nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb b\u00ebheni miq t\u00eb mir\u00eb&#8221;. Dhe, k\u00ebt\u00eb besoj se e kan\u00eb provuar secili nga ne. Andaj, uroj q\u00eb k\u00ebt\u00eb porosi ta marrin seriozisht pal\u00ebt n\u00eb mospajtim, respektivisht, Vjosa dhe Albini. Sepse shqiptar\u00ebt, n\u00eb shum\u00ebsin\u00eb e tyre\u00a0 absolute, u b\u00ebn\u00eb krenar\u00eb me binomin Vjosa-Albini.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"8\">Dhe, n\u00eb respekt e mir\u00ebnjohje reciproke t\u00eb shqiptar\u00ebve me dy udh\u00ebheq\u00ebsit markant\u00eb dhe brilant\u00eb, Vjos\u00ebn dhe Albinin, duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e tyre t\u00eb suksessh\u00ebm, n\u00eb misionin fisnik t\u00eb konsolidimit dhe t\u00eb prosperimit, p\u00ebrparimit t\u00eb shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"9\">P\u00ebrtej dy dekadave Organizata Vet\u00ebvendosje (LVV), b\u00ebri nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb sforcuar aktive, p\u00ebr ta \u00e7montuar krimin n\u00eb pushtet, t\u00eb bartur nga Tirana n\u00eb Prishtin\u00eb. Qeveria e P\u00ebrkohshme, e kompozuar n\u00eb &#8220;Bllokimin e Zi&#8221; t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebrmbante t\u00eb gjitha elementet e regjimit t\u00eb komunizmit t\u00eb fashistizuar t\u00eb agjentit serbo-rus, Enver Hoxha. Pasojat e atij regjimi kriminal, vazhdon t\u00b4i vuaj\u00eb edhe sot Kosova. Plag\u00ebt e hapura, ekzekutimet e ushtarak\u00ebve luft\u00ebb\u00ebr\u00ebs t\u00eb FARK-ut t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs, t\u00eb veprimtar\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb, t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb &#8220;Bota sot&#8221;, si dhe aktivist\u00ebt e hersh\u00ebm t\u00eb LPK-s\u00eb. Q\u00ebllimi ishte super-kriminal: marrja dhe mbajtja e pushtetit p\u00ebrdhunsh\u00ebm.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"11\">Nj\u00eb klan brenda LDK-s\u00eb, pas amshimit t\u00eb Presidentit Rugova, e \u00e7montoi rugovizmin brenda partis\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb bisht e pateric\u00eb e PAN-it. Reaguesit e k\u00ebsaj tradhtie e p\u00ebsuan me p\u00ebrz\u00ebnie nga LDK-ja. Nd\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, viktima t\u00eb klanit ogurzi ishin edhe\u00a0 dy besniket e rugovizmit: Vjos\u00eb Osmani dhe Donik\u00eb G\u00ebrvalla. Ato themeluan -List\u00ebn Guxo&#8221;, duke vazhduar rrug\u00ebtimin p\u00ebr largimin nga pushteti t\u00eb band\u00ebs t\u00eb PAN-it, s\u00eb bashku me klanin e Isa Mustaf\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e b\u00ebn\u00eb president agjentin e trefisht\u00eb, Hashim Tha\u00e7in!<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"15\">&#8220;Tok\u00ebn e askujt&#8221;, si\u00e7 thoshte Edvin Rama p\u00ebr veriun e Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i ia dor\u00ebzoi Serbis\u00eb! Kat\u00ebrshja harmonike Albini-Glauku dhe Vjosa-Donika, me subjektet e tyre LVV-GUXO, me pun\u00eb e guxim shtrin\u00eb sovranitetin n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, pothuaj se t\u00eb humbur. Ndarja e posteve drejtuese t\u00eb shtetit dhe pushtetit ishte e men\u00e7ur, e ekuilibruar.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"16\">Presidentja Vjos\u00eb &#8220;\u00e7au bllokad\u00ebn&#8221; diplomatike<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"18\">Pas nj\u00eb izolimi t\u00eb gjat\u00eb, Vjos\u00eb Osmani me diplomacin\u00eb e saj &#8220;\u00e7au bllokad\u00ebn&#8221;, duke u pritur nga Administrata amerikane, deri ke presidenti Donald Trump. &#8220;E shihni k\u00ebt\u00eb zonj\u00eb t\u00eb ulur k\u00ebtu, para meje, meriton gjith\u00eb respektin ton\u00eb. Ajo po lufton dhe punon p\u00ebr mbrojtjen e Atdheut t\u00eb saj&#8221;, &#8211; e vler\u00ebsoi presidenti Trump presidenten Vjos\u00eb Osmani. Kjo vlente edhe p\u00ebr kryeministrin Albin Kurti, sepse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebnte edhe ai. M\u00eb sakt\u00eb, e b\u00ebnin s\u00eb bashku binomi Vjosa-Albini, sepse ishin dakorduar p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjen kardinale, p\u00ebr konsolidimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Pra, duhet pranuar se Presidentja rehabilitoi Kryeministrin n\u00eb SHBA dhe Evrop\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"19\">N\u00eb cilido shtet demokratik t\u00eb bot\u00ebs, nj\u00eb presidente t\u00eb suksesshme si Vjos\u00eb Osmani, do t`i vazhdohej mandati i dyt\u00eb. K\u00ebt\u00eb duhej ta b\u00ebnte edhe Albin Kurti. Sepse t\u00eb gjitha veprimet e presidentes, kishin n\u00eb baz\u00eb parimin, ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe mbrojtjen e kushtetutshm\u00ebris\u00eb. Nga rr\u00ebfimi i sinqert\u00eb i Vjos\u00ebs, tashm\u00eb, nuk ka asnj\u00eb fije dyshimi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7arje faji bie ke Kurti, i cili, qartazi, nuk e donte Vjos\u00ebn presidente. &#8220;Arsyeja&#8221; krejt subjektive, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebritur sakt\u00ebsisht, Albini don\u00eb njer\u00ebzit e d\u00ebgjuesh\u00ebm, qoft\u00eb ajo edhe presidente, edhe pse ajo nuk i p\u00ebrket nomenklatur\u00ebs t\u00eb ekzekutivit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"20\">Zhurmimi artificial, sulmi rruga\u00e7\u00ebror q\u00eb beh\u00ebt ndaj Vjos\u00eb Osmanit, q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb sa i posht\u00ebr, aq edhe kriminal, goditja e binomit Vjosa-Albini, pa u merakosur fare se po d\u00ebmtojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs. Ky binom e b\u00ebri krenar popullin e Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebt bot\u00ebror\u00eb. Sepse largoi nga skena politike nj\u00eb band\u00eb shtet\u00ebrore e pushtetare, e cila ka p\u00ebrgjakur kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb dhe ka zhvatur pasurit\u00eb e brezave shqiptar\u00eb. Dhe, kjo nuk \u00ebsht\u00eb pak, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb arritje kulmore, t\u00eb cil\u00ebn mund ta b\u00ebnin vet\u00ebm kat\u00ebrshja simpatike: Vjos\u00eb Osmamni, Albin Kurti, Glauk Konjufca, Donik\u00eb G\u00ebrvalla, me shum\u00eb veprimtar\u00eb t\u00eb LVV, GUXO, ALTERNATIVA.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"24\">Presidentja nuk shkeli Kushtetut\u00ebn, ajo e zbatoi at\u00eb besnik\u00ebrisht<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"25\">Realisht, presidentja Vjos\u00eb Osmani nuk b\u00ebri shkelje as t\u00eb leht\u00eb dhe as t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, me dekretin p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur e quanin opozita &#8220;t\u00eb paligjsh\u00ebm votimin e fsheht\u00eb n\u00eb rastin e zgjedhjes t\u00eb kryetarit t\u00eb Kuvendit!&#8221; Nga tri rastet kur mund t\u00eb b\u00ebhet shp\u00ebrndarja e Parlamentit, ajo zgjodhi rastin e par\u00eb, d\u00ebshtimin e zgjedhjes t\u00eb Presidentit edhe pas nj\u00eb muaji pritjeje.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"26\">Citojm\u00eb:<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"27\">&#8220;Neni 86, paragrafi 2 i Kushtetut\u00ebs, p\u00ebrcakton q\u00eb zgjedhja e presidentit t\u00eb b\u00ebhet jo m\u00eb von\u00eb se 30 dit\u00eb, para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb presidentit aktual&#8221;. Specialist\u00ebt e lamis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse thon\u00eb se &#8220;edhe nj\u00eb or\u00eb vones\u00eb, pas k\u00ebtij afati, konsiderohet shkelje e Kushtetut\u00ebs&#8221;. Pra, presidentja veproi konform\u00eb ligjit, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb brenda afatit kushtetutar. Madje edhe Kurti kishte th\u00ebn\u00eb se &#8220;pas dat\u00ebs 5 mars shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje&#8221;. Por, papritur Kurti \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga deklarimi i par\u00eb dhe ka d\u00ebrguar mocionin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, p\u00ebr ta bllokuar dekretin e presidentes, p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"31\">\u00cbsht\u00eb di\u00e7 tjet\u00ebr n\u00ebse kjo duhej t\u00eb rrezikonte dhe t\u00eb fillonte pazaret me shefat e subjekteve politike, p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e zgjatimit kohor, duke bredhur n\u00eb ndoca nene tjer\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb neni 82, procedur\u00eb q\u00eb mund t\u00eb zgjas\u00eb 60 dit\u00eb. Dualizmi i dy dispozitave, ka prodhuar paqart\u00ebsi juridike, por, assesi, nuk ka ndodhur asnj\u00eb shkelje t\u00eb kushtetutshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"32\">Vjos\u00eb Osmani \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e nd\u00ebrshm\u00ebris\u00eb, korrekt\u00ebsis\u00eb dhe parim\u00ebsis\u00eb, n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs fisnike t\u00eb presidentes t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs. Shpifjet lehaqene korale, se kinse Vjosa \u00ebsht\u00eb karrieriste u demantuan leht\u00ebsisht. Po t\u00eb kishte menduar p\u00ebr karrier\u00ebn personale, ajo nuk do t\u00eb ishte sot e vetmuar, vet\u00ebm me respektin dhe dashurin\u00eb e popullit. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, do ta kishte kandidatur\u00ebn e garantuar.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"33\">Albin Kurti b\u00ebri m\u00eb shum\u00eb se sa gabim, b\u00ebri faj\u00ebsi, me refuzimin e Vjos\u00ebs presidente. Ai e kishte t\u00eb leht\u00eb arsyetimin e kandidatur\u00ebs: &#8220;Populli e k\u00ebrkon, p\u00ebr &#8220;pun\u00ebn e shk\u00eblqyeshme q\u00eb po b\u00ebn\u00eb&#8221;, &#8211; si\u00e7 e vler\u00ebsoi presidenti Trump presidenten ton\u00eb. LVV, me aleat\u00ebt e saj nuk ka kandidat t\u00eb dyt\u00eb. P\u00ebrndryshe, p\u00ebrgatituni p\u00ebr zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme&#8221;.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"34\">N\u00ebse kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk pranohej nga opozita PAN-iste, fatur\u00ebn e faj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb imponuara do ta paguante kjo opozit\u00eb e \u00e7oroditur. Nd\u00ebrkoh\u00eb, LDK, kreu i saj Lumir Abdixhiku, ka qen\u00eb konstruktiv dhe bashk\u00ebpunues i shk\u00eblqyer, duke aprovuar kandidatur\u00ebn e Vjos\u00eb Osmanit, si m\u00eb serioze.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"40\">Hat\u00ebrimi i bazuar i presidentes Vjos\u00eb<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"41\">Kryeministri Albin Kurti e vler\u00ebsonte lart presidenten Vjos\u00eb Osmani. Kurti u zotua se do ta p\u00ebrkrahte kandidatur\u00ebn time, m\u00eb tha se &#8220;je presidentja m\u00eb e mir\u00eb e shekullit 21&#8221;. Dhe, v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr rrethanat aktuale t\u00eb Atdheut-Kosov\u00eb, Vjosa b\u00ebri shum\u00eb, duke vepruar men\u00e7urisht, kudo n\u00eb ecejaket e saj cil\u00ebsore. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, Serbia, shum\u00eb nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, opozita pal\u00eb me Vu\u00e7iqin, u sulen kafsh\u00ebrisht kund\u00ebr Kurtit, prisnin -non grata- p\u00ebr kryeministrin, Vjosa u ndodh n\u00eb krah t\u00eb tij. Ajo rrezikoi n\u00eb mbrojtje t\u00eb Albinit, duke deklaruar bot\u00ebrisht se &#8220;t\u00eb gjitha vendimet i kemi marr\u00eb s\u00eb bashku me kryeministrin&#8221;. Th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, ajo e ndau fatin me kryeministrin e Kosov\u00ebs&#8221; dhe arriti ta rehabilitoj\u00eb n\u00eb syt\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"42\">Deri sa Albin Kurti e vler\u00ebsoi merituesh\u00ebm, si &#8211; &#8220;je presidentja m\u00eb e mir\u00eb e shekullit 21-&#8220;. T\u00eb k\u00ebsaj mendjeje jan\u00eb edhe shum\u00ebsia e shqiptar\u00ebve vendor\u00eb dhe bot\u00ebror\u00eb. At\u00ebher\u00eb, pse u dashka tradhtuar Vjos\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt, duke refuzuar kandidatur\u00ebn p\u00ebr mandatin e dyt\u00eb t\u00eb saj presidencial?!<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"46\">&#8220;Provo ta bind\u00ebsh opozit\u00ebn, prapa shpin\u00ebs punonte me kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, k\u00ebrkoi t`i b\u00ebj 85 vota&#8221;, &#8211; transmeton presidentja Vjos\u00eb porosin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb asaj nga kryeministri Kurti!<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"47\">Shehrlit\u00eb e Pej\u00ebs, p\u00ebr raste flagrante hileqare, n\u00eb mes t\u00eb ortak\u00ebve, i b\u00ebjn\u00eb pyetje ortakut, bashk\u00ebpun\u00ebtorit: &#8220;A jemi shok\u00eb apo kodosha?!&#8221;<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"51\">Subjektet politike PDK, AAK, NISMA, t\u00eb koalicionuara n\u00eb PAN, u treguan t\u00eb pista kur than\u00eb q\u00eb &#8220;nuk e votojm\u00eb presidenten Vjos\u00eb Osmanin, sepse \u00ebsht\u00eb kandidatur\u00eb partiake!&#8221; V\u00ebrtet, Vjosa ishte e vetmja, nga emrat e lakuar p\u00ebr president, q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb lidhje partiake prej 5 vitesh.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"54\">Vjosa nuk ishte presidente &#8220;alla Hashim&#8221;, p\u00ebr t\u00eb dhuruar poste ministrash, z\u00ebvend\u00ebs-ministrash, ambasador\u00ebsh e konsull\u00ebsh &#8211; n\u00eb pritje. Hashimi kishte shtetin dhe pushtetin. Ishte mbret i pakuror\u00ebzuar, por me fuqi tej mbret\u00ebrore. Hashimi i kishte edhe bandat aktive: &#8220;Ta vras djalin e hasretit, mos shkruaj p\u00ebr krimet tona n\u00eb &#8220;Bota sot&#8221;, e k\u00ebrc\u00ebnuan gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs, Shefqet Jasharin-Strofci, ish i burgosur politik, i angazhuar edhe n\u00eb luft\u00ebn e fundit. T\u00eb nj\u00ebjtin k\u00ebrc\u00ebnim, banda e kuadrove t\u00eb Hashimit, ua b\u00ebn\u00eb disa d\u00ebshmitar\u00ebve potencial t\u00eb Hag\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebshmuar edhe tani pas nj\u00eb \u00e7erek-shekulli, p\u00ebr \u00e7ka vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrball\u00ebn me Gjykat\u00ebn Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs, me seli n\u00eb Hag\u00eb, me akuz\u00ebn faktike, p\u00ebrmes video-in\u00e7izimeve origjinale p\u00ebr &#8220;pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"55\">N\u00ebn ethet e k\u00ebrc\u00ebnimit, &#8220;t\u00eb vrasim ty dhe familjen, ose dor\u00ebzona Fondin &#8220;Vendlindja th\u00ebrret&#8221;, u largua k\u00ebsaj bote kryetari i k\u00ebtij Fondi p\u00ebr Zvicr\u00ebn, Jashar Salihu!&#8221;<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"56\">Jan\u00eb pik\u00ebrisht ish-kuadrot e Hashimit, tani, t\u00eb pun\u00ebsuar si analist\u00eb mercenar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, me kam-kumet e p\u00ebrnatshme dhe repriz\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen, i torturojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb debatet e televizioneve t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"59\">Misioni fisnik Vjosa-Albini, p\u00ebr shtetin ligjor, duhet p\u00ebrmbushur<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"60\">LVV, me aleat\u00ebt e saj, duhet vler\u00ebsuar p\u00ebr ndryshimin, sa t\u00eb madh, aq edhe cil\u00ebsor. Kur opozita lavd\u00ebrohet se ka b\u00ebr\u00eb &#8220;namin&#8221; me suksese n\u00eb Kosov\u00eb, kur dihet se krahas p\u00ebrgjakjes t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e b\u00ebn\u00eb paqen dhe luft\u00ebn, &#8220;komandant\u00ebt&#8221; e vet\u00ebshpallur zhvat\u00ebn e pla\u00e7kit\u00ebn Kosov\u00ebn. Dhe, ke frik\u00eb t\u00eb hapesh televizorin, sepse non-stop, shp\u00ebrfaqen n\u00eb ekranet e shumta vras\u00ebs, hajna zyrtar\u00eb e civil\u00eb, hara\u00e7xhinj, kontrabandist\u00eb t\u00eb neveritsh\u00ebm. Dhe, k\u00ebta jan\u00eb shum\u00eb-qindra opozitar\u00eb t\u00eb tanish\u00ebm. Nd\u00ebrsa Albin Kurti \u00ebsht\u00eb pothuaj se i vet\u00ebm, i cili ua kujton shqiptar\u00ebve vendor\u00eb dhe bot\u00ebror\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb katalogun e krimeve t\u00eb eksponent\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs. Pra, ai demanton g\u00ebnjeshtrat e tyre, duke ua rikujtuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e hidhur, q\u00eb ka p\u00ebrjetuar Kosova p\u00ebr afro nj\u00eb \u00e7erek-shekulli.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"61\">Subjekti fitues duhet t\u00eb jet\u00eb serioz n\u00eb sjelljen ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. &#8220;Siguruam 36 firma, konkurro kund\u00ebr Glaukut&#8221;, &#8211; i tha Kurti Vjos\u00ebs! Ishte nj\u00eb tallje e vrazhd\u00ebt, q\u00eb nuk e meritonte presidentja Vjos\u00eb Osmani. \u00c7far\u00eb gare \u00ebsht\u00eb ajo kur kund\u00ebrshtari i ka t\u00eb garantuara 66 vota, nga 120 deputet\u00eb sa ka Parlamenti i Kosov\u00ebs. N\u00eb pozit\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ishte edhe opozita dhe me t\u00eb drejt\u00eb turp\u00ebruan pozit\u00ebn, me bojkotin e b\u00ebr\u00eb nismes t\u00eb zgjedhjeve fiktive, t\u00eb rrejshme,<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"65\">Opozita ishte t\u00ebr\u00ebsisht fajtore p\u00ebr bllokad\u00ebn e vitit t\u00eb kaluar, e cila i imponoi zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Dhe, merituesh\u00ebm e p\u00ebsoi me humbje t\u00eb garantuar. Nd\u00ebrsa, n\u00ebse k\u00ebsaj radhe LVV i imponon zgjedhjet e serishme, fatur\u00ebn do ta paguaj\u00eb pozita.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"66\">E p\u00ebrbashk\u00ebta e Vjos\u00ebs dhe Albinit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi p\u00ebr shtetin ligjor t\u00eb Kosov\u00ebs, sepse p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij \u00e7erek-shekulli ka qen\u00eb &#8220;banana-shtet&#8221;. Nuk ka shtet t\u00eb konsoliduar me krime n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb. Bashk\u00ebpunimi ishte i suksessh\u00ebm, n\u00eb rrug\u00ebn e duhur. Por, misioni nuk ka mbaruar. Prandaj ndarja aktuale e tyre, \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyese dhe po p\u00ebrjetohet\u00a0 r\u00ebnd\u00eb n\u00eb popull dhe shqiptari.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"67\">Propaganda e orkestruar me shpifje mostrume kund\u00ebr Vjos\u00ebs dhe Albinit, jan\u00eb bro\u00e7kulla t\u00eb q\u00ebllimshme, p\u00ebr ta thelluar ndarjen mes tyre. Vizita nj\u00ebkohshme e Vjos\u00ebs, Ram\u00ebs, Spiropalit, ishte n\u00eb agjend\u00ebn e amerikane dhe nuk kishte as konspiracion dhe as pu\u00e7 p\u00ebr Qeverin\u00eb Kurti. Sepse presidentja Vjos\u00eb ishte n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebr mandatin e dyt\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me Kurtin ishin t\u00eb relaksuara, madje premtuese, p\u00ebr ta vazhduar bashk\u00ebpunimin afatgjat\u00eb. Takimi grupor i Rechard Grenell, me disa udh\u00ebheq\u00ebs ballkanik\u00eb, ishte n\u00eb domenin e tij, sepse ai vazhdon ta mbuloj\u00eb ende k\u00ebt\u00eb rajon. P\u00ebrndryshe, sulmi aktual, hi\u00e7 diplomatik i Grenell se &#8220;Albini dhe Vjosa jan\u00eb katastrof\u00eb&#8221;, d\u00ebshmon se sa &#8220;miq\u00ebsor&#8221; \u00ebsht\u00eb ai me Vjos\u00ebn.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"70\">Nd\u00ebrsa kacaverja e Ram\u00ebs n\u00eb krah\u00ebt e Vjos\u00ebs, \u00ebsht\u00eb si ai gjesti i tij me mbylljen e syve t\u00eb Albinit, kur marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre ishin &#8220;beter&#8221;! Ndjehem keq, kur edhe disa gazetar\u00eb brilant\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh edhe miq t\u00eb mi, q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb z\u00eb politik\u00ebs s\u00eb men\u00e7ur t\u00eb Vjos\u00ebs presidente. P\u00ebr habi, tani shprehin dyshime p\u00ebr sjelljet e fundit t\u00eb saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb e sulmuar dhe e provokuar, me q\u00ebllime intriguese, p\u00ebr t\u00eb goditur at\u00eb dhe Albinin, respektivisht, Vet\u00ebvendosjen reformatore.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"71\">Kjo ndarje \u00ebsht\u00eb tekanjoze, subjektive dhe p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb konsolidimit t\u00eb shtetit, mospajtimet duhet tejkaluar, p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar misionin fisnik. Aktualisht, nuk ka ndonj\u00eb forc\u00eb politike, e cila mund ta vazhdoj\u00eb misionin e shtetit t\u00eb konsoliduar dhe ligjor. Sepse ata q\u00eb e kan\u00eb sjellur Kosov\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, me krime, hajni zyrtare, hara\u00e7, kontraband\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb katalogun e t\u00eb k\u00ebqijave, nuk e g\u00ebzojn\u00eb besimin e popullit, nuk e kan\u00eb guximin dhe as mund\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr ta zhvilluar demokracin\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb, aq m\u00eb pak p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar shtetin ligjor, shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb shum\u00ebpritur p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"72\">Shkuarja n\u00eb zgjedhje ende \u00ebsht\u00eb e shmangshme<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"76\">Ende pa filluar fushata p\u00ebr zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, opozita planifikoi bllokad\u00ebn kund\u00ebr krijimit t\u00eb institucioneve kuvendore dhe qeveritare. Nj\u00ebkohsh\u00ebm, paralajm\u00ebroi zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme, p\u00ebr zgjedhjen e presidentit\/es, n\u00eb prill-maj t\u00eb vitit 2026. N\u00eb bllokad\u00ebn e tanishme, p\u00ebrve\u00e7 Kurtit, pjes\u00eb e faj\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe PDK-ja, ngaq\u00eb ngulmon p\u00ebr postin e presidentit! Ajo u k\u00ebrkon shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb harrojn\u00eb krimet, hajnit\u00eb, kontraband\u00ebn miliardshe euro dhe pisll\u00ebqe tjera, duke mos b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb reform\u00eb, madje t\u00eb pakt\u00ebn, k\u00ebrkim-falje, p\u00ebr abuzimin e vrazhd\u00ebt q\u00eb b\u00ebn\u00eb n\u00ebn \u00e7adr\u00ebn e presidentit! Refuzimi p\u00ebr koalicion q\u00eb i b\u00ebri PAN-it Albin Kurti, ishte parimor dhe komb\u00ebtar, duke dh\u00ebn\u00eb porosin\u00eb e duhur p\u00ebr b\u00ebrjen e reformave, deri n\u00eb riformim, pasi kriminalizimi i subjekteve t\u00eb koalicionuara n\u00eb PAN: PDK-AAK-NISMA, ishte masiv.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"77\">Opozita \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr ushtrimit t\u00eb tri funksioneve kryesore nga pozita, pavar\u00ebsisht fitores s\u00eb madhe: Presidenc\u00ebn, Kuvendin, Qeverin\u00eb, sepse &#8220;vendi rrezikon t\u00eb bie n\u00eb diktatur\u00eb!&#8221; Dhe, kjo po ndodh\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shtetin e lir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Shum\u00ebsia e deputet\u00ebve t\u00eb LVV, 57+9 t\u00eb pakicave, p\u00ebrjashton \u00e7far\u00ebdo gare zgjedhore p\u00ebr cilindo nga k\u00ebto poste. At\u00ebher\u00eb, topi kalon ke partia fituese.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"78\">Si zgjidhje m\u00eb e pranueshme, do t\u00eb ishte q\u00eb posti i presidentes t`i vazhdohet Vjos\u00eb Osmanit, e cila p\u00ebrmbush\u00eb kushtin baz\u00eb t\u00eb neutralitetit, asnjan\u00ebsis\u00eb, sepse p\u00ebr pes\u00eb vite radhazi nuk ka qen\u00eb e angazhuar n\u00eb asnj\u00eb subjekt politik. Megjithat\u00eb, ky nuk \u00ebsht\u00eb kusht valid, sepse nuk \u00ebsht\u00eb praktikuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Por, jan\u00eb disa rrethana t\u00eb prekshme: S\u00eb pari, presidentja Vjos\u00eb ishte shum\u00eb e suksesshme, p\u00ebrgjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb. E dyta, ishte e z\u00ebshme n\u00eb Evrop\u00eb dhe bot\u00eb e, mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb SHBA, duke krijuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, madje n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb zezon\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn ton\u00eb, e cila vazhdon t\u00eb pengohet n\u00eb konsolidimin e shtetit t\u00eb saj, edhe pas tej nj\u00eb \u00e7erek shekulli \u00e7lirim, n\u00eb liri!<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"79\">\n<p data-reader-unique-id=\"82\">Kreu i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Donald Trump, ka dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr presidenten Vjos\u00eb Osmani: &#8220;E shihni k\u00ebt\u00eb zonj\u00eb t\u00eb ulur k\u00ebtu, para meje, meriton t\u00eb gjith\u00eb respektin ton\u00eb. Sepse lufton dhe punon p\u00ebr mbrojtjen e Atdheut t\u00eb saj&#8221;. Kjo n\u00ebnkupton se qeveria, Kosova dhe populli i saj jan\u00eb n\u00eb mbrojtje nga pushtuesi i deri djesh\u00ebm, duke demantuar n\u00eb shpifjet e tyre, Serbin\u00eb dhe aleat\u00ebt e saj n\u00eb disa shtete t\u00eb Evrop\u00ebs. I menj\u00ebhersh\u00ebm ishte reagimi reflektues, i Annu Pratipatit, shefe e Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, pas &#8220;dushit t\u00eb ftoht\u00eb&#8221;, &#8220;pezullimit t\u00eb Dialogut SHBA-Kosov\u00eb&#8221;, e cila, me p\u00ebrzem\u00ebrsi, tha se &#8220;do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku, n\u00eb interes t\u00eb dy shteteve tona&#8221;.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"83\">Kjo ndikoi q\u00eb BE-ja t\u00eb l\u00ebviz\u00eb nga statusquoja, p\u00ebr heqjen e sanksioneve, t\u00eb cilat ishin v\u00ebn\u00eb padrejt\u00ebsisht. Presidentja vazhdoi me serin\u00eb e vizitave n\u00eb Evrop\u00eb, bot\u00eb dhe Amerik\u00eb. Shefi i NATO-s, Mark Rutte thoshte se &#8220;Vjosa \u00ebsht\u00eb presidentja ime e preferuar&#8221;. Vizita e saj n\u00eb -U.S. Army War College -, pritja dhe ligj\u00ebrata e presidentes ishte dometh\u00ebn\u00ebse; fjala e presidentes Vjos\u00eb n\u00eb Parlamentin Evropian, ngritja n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe duartrokitja e deputet\u00ebve, ishte mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse. N\u00eb takimin e fundit q\u00eb b\u00ebri Vjos\u00eb Osmani me presidentin Trump, ai ve\u00e7oi lavd\u00ebrimin se &#8220;presidentja Osmani po b\u00ebn\u00eb pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme&#8221;. Dhe, e porositi Vjos\u00ebn: &#8220;M\u00eb thirr\u00eb n\u00eb telefon, kur keni pengesa!&#8221; Nj\u00eb sjellje dhe afri t\u00eb till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb me ask\u00ebnd tjet\u00ebr n\u00eb Mbledhjen e Promovimit t\u00eb &#8220;Bordit t\u00eb Paqes&#8221;. At\u00ebher\u00eb, pse gjith\u00eb kjo xhelozi negative p\u00ebr presidenten unike Vjos\u00eb Osmani?!<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"86\">Nga &#8220;Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb&#8221; \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebritur, se e vetmja lidhje me Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb presidentja Vjos\u00eb Osmani. At\u00ebher\u00eb, me t\u00eb drejt\u00eb shtrohet pyetja: &#8220;\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb presidenti i fuqis\u00eb s\u00eb par\u00eb bot\u00ebrore, Presidenti Donald Trump, p\u00ebr pozit\u00ebn dhe opozit\u00ebn e Kosov\u00ebs?!? Pse duhet refuzuar preferenc\u00ebn e Administrat\u00ebs Amerikane, p\u00ebr t\u00eb vazhduar mandatin e dyt\u00eb presidencial Vjos\u00eb Osmani?! Aq m\u00eb par\u00eb kur kjo zgjedhje \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi Amerika ka nevoj\u00eb t\u00eb bindet se Asociacioni &#8220;\u00ebsht\u00eb kancer i Kosov\u00ebs&#8221;. K\u00ebt\u00eb e thon\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebrisin specialist\u00ebt vendor\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Pastaj hyrja n\u00eb NATO; K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, afrimi drejt an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"90\">SHBA kan\u00eb derdhur shum\u00eb miliarda dollar\u00eb, p\u00ebr ta \u00e7liruar dhe sjellur lirin\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa sot kursehet nj\u00eb -gur\u00eb i \u00e7muar-, nga Trep\u00e7a e jon\u00eb, p\u00ebr Presidentin e Amerik\u00ebs z\u00ebmadhe. Vall\u00eb, kaq burokraci procedurale ka dh\u00ebnia e nj\u00eb dhurate modeste, p\u00ebr \u00e7liruesin e djesh\u00ebm dhe mbrojt\u00ebsin e sot\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, Amerik\u00ebn fuqiplot\u00eb?! P\u00ebr \u00e7ud\u00eb, kaq buk\u00ebshkal\u00eb jemi ne, shqiptar\u00ebt, sa t\u00eb mos respektojm\u00eb miqt\u00eb e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb?! Gjenerali freng Napoleon Bonaparti ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;M\u00eb shum\u00eb i urrej mosmir\u00ebnjoh\u00ebsit, se sa tradhtar\u00ebt&#8221;.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"91\">N\u00ebse opozita nuk do t\u00eb mjaftohej, p\u00ebr ta konsideruar Vjos\u00ebn presidente jasht\u00eb partiake, p\u00ebr hir\u00eb shmangies t\u00eb zgjedhjeve, LVV mund t\u00eb sakrifikoj\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb edhe postin e kryetarit t\u00eb Kuvendit opozit\u00ebs. P\u00ebr LVV b\u00ebrja e Vjos\u00ebs presidente ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb treisht\u00eb: plot\u00ebson nj\u00eb kerkes\u00eb-d\u00ebshir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb amerikan\u00ebve; k\u00ebkes\u00eb dhe d\u00ebshir\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs absolute t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb edhe votues t\u00eb LVV me aleat\u00ebt e saj; ruan elektoratin aktual dhe at\u00eb perspektiv. Nd\u00ebrkoh\u00eb shkuarja n\u00eb zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme, gjithsesi faj\u00ebsia do t`i faturohej LVV, gj\u00eb q\u00eb do ta zvet\u00ebnonte imazhin e partis\u00eb fituese.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"92\">P\u00ebr l\u00ebvizjen e kuadrove, qoft\u00eb edhe t\u00eb em\u00ebrtuara n\u00eb poste t\u00eb larta, LVV, si subjekt i pashantazhuesh\u00ebm, nga jasht\u00eb apo brenda saj, nuk e ka problem. Sepse i ka edukuar mir\u00eb kuadrot, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb veprojn\u00eb konform\u00eb interesave t\u00eb partis\u00eb dhe aq m\u00eb par\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr ta zgjidhur ng\u00ebr\u00e7in aktual, t\u00eb par\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb ndihmonin, do t\u00eb ishin kuadrot e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, m\u00eb t\u00eb votuarit pas kryeministrit Kurti, si\u00e7 jan\u00eb Glauk Konjufca dhe Albulen\u00eb Haxhiu.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"93\">\n<p data-reader-unique-id=\"96\">I pari dhe e dyta, i favorizon mosha rinore, p\u00ebr t`i provuar t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e karrier\u00ebs sip\u00ebrore. Ata jan\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb sh\u00ebrbimet partiake dhe shtet\u00ebrore. Edhe pse Albulena \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur p\u00ebr Vetting-un dhe Byron\u00eb e pasurive t\u00eb paligjshme, vonesat nuk jan\u00eb varur nga dikasteri i saj. PAN-ist\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb hall tjet\u00ebr, q\u00eb ia kan\u00eb p\u00ebrmendur disa her\u00eb Albulenes, p\u00ebrgjat\u00eb votimit t\u00eb shum\u00eb-p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr kryetare t\u00eb Kuvendit. Megjithat\u00eb, ajo nuk i ka shpifur askujt asgj\u00eb. P\u00ebrkund\u00ebr, ashtu si\u00e7 jan\u00eb dhe e meritonin i ka cil\u00ebsuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA IDRIZ ZEQIRAJ Nj\u00eb shkrimtar bot\u00ebror ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb porosi t\u00eb men\u00e7ur : &#8220;Kurr\u00eb mos u prish, me fund, me tjetrin, sepse nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb b\u00ebheni miq t\u00eb mir\u00eb&#8221;. Dhe, k\u00ebt\u00eb besoj se e kan\u00eb provuar secili nga ne. Andaj, uroj q\u00eb k\u00ebt\u00eb porosi ta marrin seriozisht pal\u00ebt n\u00eb mospajtim, respektivisht, Vjosa dhe Albini&#8230;.<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":6020,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6019","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_0262.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6019"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6019\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6021,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6019\/revisions\/6021"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}