{"id":6254,"date":"2026-03-18T14:33:03","date_gmt":"2026-03-18T14:33:03","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=6254"},"modified":"2026-03-18T14:33:03","modified_gmt":"2026-03-18T14:33:03","slug":"specialja-ia-heq-kufizimet-e-vizitave-tek-thaci-nje-personi-i-le-ne-fuqi-per-10-te-tjeret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/specialja-ia-heq-kufizimet-e-vizitave-tek-thaci-nje-personi-i-le-ne-fuqi-per-10-te-tjeret\/","title":{"rendered":"Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Tha\u00e7i nj\u00eb personi, i l\u00eb n\u00eb fuqi p\u00ebr 10 t\u00eb tjer\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"2\"><strong data-reader-unique-id=\"3\">N\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs (DhSK) n\u00eb Hag\u00eb, \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb nj\u00ebrit prej 11 personave q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb ndaluar vizita pa kufizime tek ish-Presidenti Hashim Tha\u00e7i t\u2019i hiqet kjo mas\u00eb. Nd\u00ebrsa, kufizimet p\u00ebr vizitor\u00ebt e tjer\u00eb mbeten n\u00eb fuqi.<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"8\">Kjo u vendos nga gjyqtari i vet\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsore ndaj Hashim Tha\u00e7it, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Ku\u00e7it, m\u00eb 16 janar 2026, por q\u00eb u b\u00eb publike dy muaj pas, pra sakt\u00ebsisht m\u00eb 16 mars 2026, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"9\">Personit t\u00eb cilit iu hoq\u00ebn kufizimet, m\u00eb par\u00eb kishte mund\u00ebsin\u00eb ta vizitonte Tha\u00e7in, por n\u00ebn monitorim t\u00eb rrept.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"10\">Sipas vendimit, mbrojtja e Tha\u00e7it argumentoi se kufizimet nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb nevojshme dhe as proporcionale. Ajo theksoi se faza e paraqitjes s\u00eb provave n\u00eb rastin p\u00ebr krime lufte ka p\u00ebrfunduar dhe se ka ndryshuar rrjedhimisht rrethana q\u00eb vizitor\u00ebt rrezikohen q\u00eb t\u00eb nxiten q\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"11\">Mbrojtja gjithashtu theksoi se q\u00eb nga vendosja e kufizimeve n\u00eb dhjetor 2023 nuk \u00ebsht\u00eb raportuar asnj\u00eb incident gjat\u00eb vizitave n\u00eb paraburgim dhe Tha\u00e7i i ka respektuar t\u00eb gjitha kushtet e vendosura.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"13\">\u201cMbrojtja e Tha\u00e7it argumenton se \u00e7do rrezik i mundsh\u00ebm p\u00ebr publikimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb informacionit konfidencial ose p\u00ebr pengimin e ecuris\u00eb s\u00eb procedurave t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara \u201c\u00ebsht\u00eb pothuajse inekzistent p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb z. Tha\u00e7i mbetet i ndaluar n\u00ebn regjimin e rrept\u00eb t\u00eb vendosur nga Trupi Gjykues II\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"14\">Sipas vendimit, gjyqtari i vet\u00ebm Christoph Gosnell ka th\u00ebn\u00eb se ky person emri i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb i redaktuar, ndryshe nga personat e tjer\u00eb q\u00eb n\u00eb mesin e shum\u00eb kufizimeve iu jan\u00eb ndaluar edhe vizitat, ky ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vizita t\u00eb monitoruara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive me Tha\u00e7in pas ngjarjeve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb objektin e k\u00ebtij rasti.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"15\">Aty thuhet se ky\u00a0 person ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb jo m\u00eb pak se shtat\u00eb vizita t\u00eb tilla, pa u konstatuar nga Regjistruesja ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb komunikuar informacion konfidencial.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"17\">\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, transkripti i vizit\u00ebs jo-privilegjuese gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs z. Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb konstatuar se dyshohet se ka zbuluar informacion konfidencial nuk tregon ndonj\u00eb q\u00ebllim nga ana e [REDAKTUAR] p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb hap mbi baz\u00ebn e k\u00ebtij informacioni konfidencial, as ndonj\u00eb nxitje nga ana e tij q\u00eb ai t\u00eb zbulohej\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"18\">Megjithat\u00eb, gjyqtari vler\u00ebsoi se p\u00ebr shumic\u00ebn e vizitor\u00ebve t\u00eb kufizuar, ndalimi i vizitave jo-privilegjuese mbetet i nevojsh\u00ebm dhe proporcional. Sipas vendimit, k\u00ebta persona ishin t\u00eb pranish\u00ebm ose t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vizita gjat\u00eb t\u00eb cilave dyshohet se u ndan\u00eb informacione konfidenciale p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt ose u dhan\u00eb udh\u00ebzime lidhur me d\u00ebshmit\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"19\">Gjykata theksoi se kufizimet synojn\u00eb t\u00eb parandalojn\u00eb zbulimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb informacionit konfidencial dhe t\u00eb mbrojn\u00eb sigurin\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve, si dhe integritetin e procesit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"20\">N\u00eb p\u00ebrfundim, Specialja vendosi t\u00eb heq menj\u00ebher\u00eb ndalimin e vizitave jo-privilegjuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb person, nd\u00ebrsa ndalimi p\u00ebr dhjet\u00eb vizitor\u00ebt e tjer\u00eb mbetet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"21\">Gjykat\u00ebsi gjithashtu theksoi se k\u00ebto masa do t\u00eb rishikohen s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor ose n\u00ebse paraqiten rrethana t\u00eb reja q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb kushtet e paraburgimit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"22\">Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar (ZPS) ka mbyllur paraqitjen e provave t\u00eb saj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsore ndaj Hashim Tha\u00e7it, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Ku\u00e7it, n\u00eb rastin lidhur me administrimin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"23\">Ndryshe, gjyqtari i vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore, Christoph Gosnell ka vendosur 23 marsin 2026 si dat\u00eb q\u00eb mbrojtja mund t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb mocionet p\u00ebr rr\u00ebzimin e akuzave. Nd\u00ebrsa, kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet e saj, Prokuroria duhet t\u2019i dor\u00ebzoj\u00eb deri m\u00eb 25 mars 2026.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"24\">Var\u00ebsisht prej vendimeve t\u00eb gjyqtarit n\u00eb mocionet e mbrojtjes p\u00ebr rr\u00ebzimin e akuzave, mbrojtja \u00ebsht\u00eb obliguar q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb n\u00eb rast se do paraqesin prova. Dhe n\u00ebse po, 7 prill \u00ebsht\u00eb caktuar si dat\u00eb p\u00ebr deklaratat hyr\u00ebse t\u00eb mbrojtjes, e q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb d\u00ebgjohen d\u00ebshmitar\u00ebt e tyre, proces ky i planifikuar t\u00eb zgjas\u00eb deri m\u00eb 24 prill 2026.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"25\">N\u00eb seanc\u00ebn fillestare m\u00eb 27 shkurt 2026, Hashim Tha\u00e7i, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Ku\u00e7i, u deklaruan t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr veprat penale q\u00eb iu vihen n\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"26\">Po at\u00eb dit\u00eb (27 shkurt 2026), nisi d\u00ebshmin\u00eb edhe d\u00ebshmitari i par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore, i cili ishte me masa mbrojt\u00ebse. D\u00ebshmia e tij p\u00ebrfundoi m\u00eb 2 mars 2026.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"27\">M\u00eb 3 dhe 4 mars 2026 d\u00ebshmoi d\u00ebshmitari i dyt\u00eb Koen Herlaar- ekspert i kriminalistik\u00ebs n\u00eb Institutin e Kriminalistik\u00ebs s\u00eb Holand\u00ebs. Po m\u00eb 4 mars nisi d\u00ebshmin\u00eb d\u00ebshmitari i tret\u00eb, Chrisopher Kelly- hetues i forenzik\u00ebs digjitale. Ky d\u00ebshmitar e p\u00ebrfundoi d\u00ebshmin\u00eb m\u00eb 5 mars.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"28\">Ndryshe, Hashim Tha\u00e7i ndodhet n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb q\u00eb nga n\u00ebntori i vitit 2020. Ai \u00ebsht\u00eb duke u gjykuar p\u00ebr krime lufte, si dhe m\u00eb 2024 i \u00ebsht\u00eb ngritur aktakuza kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"29\">Lidhur me rastin kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan m\u00eb 5 dhjetor 2024 n\u00eb Kosov\u00eb dhe u transferuan n\u00eb objektin e paraburgimit n\u00eb DhSK, m\u00eb 6 dhjetor 2024 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs s\u00eb konfirmuar dhe fletarrestimeve t\u00eb l\u00ebshuara nga Haga.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"30\">Nd\u00ebrsa, Tha\u00e7it i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar fletarrestimi n\u00eb objektin e paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb m\u00eb 5 dhjetor 2024, gjithnj\u00eb sipas njoftimit t\u00eb DhSK-s\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"31\">Kurse, Hajredin Ku\u00e7it i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar aktakuza e konfirmuar dhe flet\u00ebthirrja p\u00ebr t\u2019u paraqitur para gjykat\u00ebses s\u00eb procedur\u00ebs paraprake p\u00ebr paraqitjen e par\u00eb, e cila u mbajt 9 dhjetor.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"32\">Sipas aktakuz\u00ebs, Tha\u00e7i individualisht dhe p\u00ebrmes veprimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kan\u00eb ndjekur nj\u00eb model t\u00eb sjelljes p\u00ebr t\u00eb penguar personat zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"33\">N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se Tha\u00e7i ka udh\u00ebhequr dhe marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje p\u00ebrmes vizitave t\u00eb tij n\u00eb objektet e paraburgimit gjat\u00eb koh\u00ebs sa ishte i paraburgosur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb gjykimit t\u00eb tij p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"34\">Aty thuhet se an\u00ebtar\u00ebt e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt e ZPS-s\u00eb gjat\u00eb vizitave jo t\u00eb priveligjuara t\u00eb datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"35\">Si rrjedhoj\u00eb, ndaj Tha\u00e7it r\u00ebndojn\u00eb tri akuza p\u00ebr pengim t\u00eb personit zyrtar n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare, tri p\u00ebr shkelje t\u00eb fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb procedur\u00ebs dhe kat\u00ebr akuza p\u00ebr mosbindje ndaj gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"36\">Nd\u00ebrsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen p\u00ebr tentativ\u00eb t\u00eb pengimit t\u00eb personave zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykat\u00ebs. Kurse, Ku\u00e7i i ka dy akuza p\u00ebr mosbindje ndaj gjykat\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Prokuroria ka dor\u00ebzuar dosjen paraprake dhe mund ta gjeni K\u00cbTU.\u00a0 Po ashtu, dosjen e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs e ka dor\u00ebzuar edhe Fadil Fazliu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs (DhSK) n\u00eb Hag\u00eb, \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb nj\u00ebrit prej 11 personave q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb ndaluar vizita pa kufizime tek ish-Presidenti Hashim Tha\u00e7i t\u2019i hiqet kjo mas\u00eb. Nd\u00ebrsa, kufizimet p\u00ebr vizitor\u00ebt e tjer\u00eb mbeten n\u00eb fuqi. Kjo u vendos nga gjyqtari i vet\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsore ndaj Hashim Tha\u00e7it, Bashkim Smakajt,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":6255,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6254","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_0375.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6254","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6254"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6254\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6256,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6254\/revisions\/6256"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6255"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6254"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6254"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6254"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}