{"id":6613,"date":"2026-03-22T11:21:15","date_gmt":"2026-03-22T11:21:15","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=6613"},"modified":"2026-03-22T11:21:15","modified_gmt":"2026-03-22T11:21:15","slug":"rama-shpall-donika-gervallen-non-grata-bytyci-nxjerr-te-verteten-e-veprimeve-pro-vuciq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/rama-shpall-donika-gervallen-non-grata-bytyci-nxjerr-te-verteten-e-veprimeve-pro-vuciq\/","title":{"rendered":"Rama shpall Donika G\u00ebrvall\u00ebn \u201cnon grata\u201d? Byty\u00e7i nxjerr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e veprimeve pro-Vu\u00e7iq"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"2\">Profesori Enver Byty\u00e7i, n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr \u201cBota Sot\u201d, ka komentuar zhvillimet e fundit, ku u raportua se kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, ka urdh\u00ebruar ministrin p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ferit Hoxha, q\u00eb t\u00eb pamund\u00ebsoj\u00eb \u00e7do vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ministren e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Donika G\u00ebrvalla.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"6\">Byty\u00e7i ka deklaruar se G\u00ebrvalla e ka kritikuar ashp\u00ebr Ram\u00ebn p\u00ebr letr\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt me Aleksandar Vuqi\u00e7, t\u00eb publikuar n\u00eb \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d, duke e akuzuar se shpesh i del n\u00eb ndihm\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb momentet kur ai p\u00ebrballet me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb raport me Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"7\">Ai ka n\u00ebnvizuar se kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb, duke kujtuar edhe q\u00ebndrimet e Ram\u00ebs n\u00eb vitin 2023, kur kishte k\u00ebrkuar mir\u00ebkuptim p\u00ebr Serbin\u00eb lidhur me mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusis\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"9\"><em data-reader-unique-id=\"10\">\u00a0\u201cMinistrja e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe zv. kryeministrja e Kosov\u00ebs, Donika G\u00ebrvalla, b\u00ebri pak dit\u00ebsh nj\u00eb deklarat\u00eb kritike deri diku t\u00eb ashp\u00ebr ndaj kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama. Objekti i kritik\u00ebs ishte letra e p\u00ebrbashk\u00ebt e zotit Rama me presisdentin e Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, dhe publikimi i k\u00ebsaj letre n\u00eb gazet\u00ebn e njohur gjermane \u201cFrankfurter Allgemeiene Zeitung\u201d. N\u00eb at\u00eb let\u00ebr t\u00eb dy lider\u00ebt autokrat\u00eb ballkanik\u00eb shprehen t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb heqin dor\u00eb nga integrimi politik n\u00eb Bashkimin Europian dhe t\u00eb pranojn\u00eb vet\u00ebm integrimin ekonomik n\u00eb tregun europian.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"14\"><em data-reader-unique-id=\"15\">Zonja G\u00ebrvalla tha se Edi Rama i vjen n\u00eb ndohm\u00eb presidentit Vu\u00e7iq, sa her\u00eb q\u00eb ai gjendet n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me Europ\u00ebn dhe Perendimin dhe e ndih\u00ebmon at\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2023 zoti Rama pati k\u00ebrkuar n\u00eb nj\u00eb samit t\u00eb NATO-s q\u00eb Serbia dhe presidenti i saj t\u00eb tolerohen dhe t\u00eb \u201cmir\u00ebkuptohen\u201d pse ata nuk i vendosnin sanksione Rusis\u00eb pas agresionit t\u00eb Mosk\u00ebs kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Ishte nj\u00eb avokati e panevojshme, q\u00eb i vinte n\u00eb ndihm\u00eb asokohe jo vet\u00ebm Serbis\u00eb, por edhe Rusis\u00eb. Tani k\u00ebrkon q\u00eb Serbia dhe Shqip\u00ebria dhe kjo e fundit p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb futen vet\u00ebm n\u00eb tregun europian t\u00eb ekonomis\u00eb, biznesit dhe imnvestimeve. Heqin dor\u00eb nga vetoja, p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb i konvenon Serbis\u00eb\u201d,<\/em> ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"16\">M\u00eb tej, Byty\u00e7i ka kritikuar ashp\u00ebr reagimin e qeveris\u00eb shqiptare, pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar ndalimi i vizitave zyrtare t\u00eb G\u00ebrvall\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"18\">Sipas tij, nj\u00eb veprim i till\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet dy vendeve dhe nj\u00eb mas\u00eb e paprecedent\u00eb ndaj nj\u00eb zyrtareje t\u00eb lart\u00eb nga Kosova.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"19\"><em data-reader-unique-id=\"20\">\u201cZonja G\u00ebrvalla nuk e tha, por un\u00eb mendoj se ky variant i hap rrug\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr n\u00eb BE, pa patur nevoj\u00ebn ta nj\u00ebh\u00eb Kosov\u00ebn. Pra ajo let\u00ebr dhe ai model q\u00eb propozon Edi Rama e d\u00ebmton interesin e Kosov\u00ebs. A u konsultuar kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me autoritetet e Kosov\u00ebs? JO! At\u00ebher\u00eb pse t\u00eb fshihet \u201cdielli me shosh\u00eb\u201d e t\u00eb mos thuhet e v\u00ebrteta e asaj letre?! Pse t\u00eb mos p\u00ebrmenden mootivet e saj dhe q\u00ebllimet gjithashtu?! Shkurt, raporti me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn i deklarat\u00ebs s\u00eb zonj\u00ebs Donika G\u00ebrvalla \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb, \u00ebsht\u00eb real dhe i pakontestuesh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"21\"><em data-reader-unique-id=\"22\">Reagimi i qeveris\u00eb shqiptare pas k\u00ebsaj deklarate \u00ebsht\u00eb i turpsh\u00ebm. Kryeministri shqiptar, sipas burimeve t\u00eb portalit \u201cLapsi\u201d, ka urdh\u00ebruar ndalimin e \u00e7do vizite zyrtare t\u00eb zv. kryeministres s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb ka urdh\u00ebruar ministrin e Jasht\u00ebm q\u00eb \u201cta shpall\u00eb non-grata n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d vajz\u00ebn e Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs, simbolit t\u00eb liris\u00eb dhe shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Natyrisht si politikane, sepse ajo ka edhe shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare q\u00eb prej koh\u00ebs s\u00eb komunizmit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se shteti shqiptar vendosi sanksione ndaj Prishtin\u00ebs zyrtare p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb kritike drejtuar t\u00eb paudhit n\u00eb krye t\u00eb ekzekutivit shqiptar. Edhe nj\u00eb derr i \u00e7mendur nuk do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, jo m\u00eb nj\u00eb njeri i \u00e7mendur! Por ja q\u00eb e b\u00ebn kreu i ekzekutivit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d<\/em>, ka shtuar profesori.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"26\">Sipas Byty\u00e7it, Edi Rama ka nd\u00ebrmarr\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt veprime q\u00eb i cil\u00ebson si t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"30\">Ai p\u00ebrmend anulimin e mbledhjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb dy qeverive n\u00eb Gjakov\u00eb n\u00eb qershor 2023, vet\u00ebm 24 or\u00eb para mbajtjes, duke e interpretuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme ndaj Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"31\"><em data-reader-unique-id=\"32\">\u00a0\u201cN\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ky lider i Tiran\u00ebs zyrtare vendos sanksione kund\u00ebr Kosov\u00ebs. Ai vuri i pari, para Bashkimit Europian, sanksione ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, kur n\u00eb fund t\u00eb qershorit 2023 vendosi nj\u00ebansh\u00ebm anullimin e Mbledhjes s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb dy Qeverive n\u00eb Gjakov\u00eb. Dhe kjo u b\u00eb vet\u00ebm 24 or\u00eb para s\u00eb t\u00eb organizohej kjo mbledhje. Pse? Sepse Kosova po celebronte kryetar\u00ebt e komunave n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs. Nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese e pakontestueshme. Por nuk mjaftoi me kaq. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb loboi asokohe q\u00eb Komisioni Europiane t\u00eb vendoste sanksione kund\u00ebr Kosov\u00ebs dhe t\u00eb ngrinte qindra milion euro p\u00ebr t\u00eb. Edhe kjo ishte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Serbis\u00eb dhe presidentit Vu\u00e7iq. T\u00eb mos flasim p\u00ebr aktivitetin e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs. Apo p\u00ebr iniciativ\u00ebn anti-Kosov\u00eb t\u00eb Minishengenit dhe Open Balkanit. Ose p\u00ebr minimin e iniciativ\u00ebs gjermane t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit, ai proces n\u00eb dobi t\u00eb Ballkanit Perednimor e sidomos t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d,<\/em> ka theksuar Byty\u00e7i.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"35\">Profesori\u00a0ka vazhduar me kritika\u00a0ndaj Ram\u00ebs, duke pretenduar se veprime t\u00eb tilla si masat ndaj G\u00ebrvall\u00ebs i sh\u00ebrbejn\u00eb interesave t\u00eb Serbis\u00eb dhe ndikimit t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqit n\u00eb rajon.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"36\">\n<p data-reader-unique-id=\"39\">Ai ka theksuar se p\u00ebr\u00e7arja e faktor\u00ebve politik\u00eb shqiptar\u00eb, sipas tij, ka qen\u00eb e vazhdueshme nd\u00ebr vite, duke p\u00ebrmendur raste t\u00eb ndryshme politike n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe rajon.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"40\">Po ashtu, Byty\u00e7i ka p\u00ebrmendur zhvillime q\u00eb lidhen me rajonin, p\u00ebrfshir\u00eb figura si Ali Ahmeti, Dritan Abazovi\u00e7 dhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb shqiptar\u00eb, duke argumentuar se k\u00ebto nd\u00ebrhyrje kan\u00eb ndikuar n\u00eb fragmentimin e spektrit politik shqiptar.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"41\"><em data-reader-unique-id=\"42\">\u00a0\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb sh\u00ebrbimin m\u00eb t\u00eb madh Edi Rama ia b\u00ebn Serbis\u00eb p\u00ebrmes masave t\u00eb tilla si kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur kund\u00ebr Donika G\u00ebrvall\u00ebs. P\u00ebr\u00e7arja e politik\u00ebs shqiptare p\u00ebrmendet n\u00eb t\u00eb gjitha elaboratet serbe. Kjo rekomandohet si kusht i rritjes s\u00eb prezenc\u00ebs dhe ndikimit t\u00eb Beogradit n\u00eb territoret dhe mbi popullsin\u00eb shqiptare. K\u00ebt\u00eb mision e ka kryer Edi Rama n\u00eb Shqip\u00ebri, ve\u00e7mas n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe te shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, n\u00eb men\u00ebr\u00eb perfekte. Asnj\u00eb pun\u00eb nuk e ka kryer ai me kaq perfeksion sa detyr\u00ebn q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"43\"><em data-reader-unique-id=\"44\">I p\u00ebr\u00e7au shqiptar\u00ebt n\u00eb vitin 2014, kur shkoi n\u00eb Prishtin\u00eb dhe nderoi Rexhep Qosjen e injoroi Ibrahim Rugov\u00ebn. I p\u00ebr\u00e7au ata kur u mor me ndarjen e Kosov\u00ebs dhe e paditi n\u00eb ghyq kryeministrin e koh\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs, Ramush Haradinajn. E p\u00ebr\u00e7au kur imponoi Gjykat\u00ebn Specialet\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb. Kur u mor me Ali Ahmetin p\u00ebr t\u00eb injooruar faktor\u00ebt e tjer\u00eb politik\u00eb n\u00eb Maqedoni. Kur mb\u00ebshteti nj\u00eb far\u00eb Shqiprim Arifi p\u00ebr t\u00eb luftuar Shaip Kamberin. Kur mb\u00ebshteti Abazovi\u00e7in n\u00eb marr\u00ebveshjen e tij me Koisj\u00ebn Ortodokse t\u00eb Serbis\u00eb. Shkurt, Edi Rama duhet shpallur non grata n\u00eb Kosov\u00eb dhe jo Donika G\u00ebrvalla n\u00eb Shqip\u00ebri!\u201d, <\/em>ka p\u00ebrfunduar Byty\u00e7i.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Profesori Enver Byty\u00e7i, n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr \u201cBota Sot\u201d, ka komentuar zhvillimet e fundit, ku u raportua se kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, ka urdh\u00ebruar ministrin p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ferit Hoxha, q\u00eb t\u00eb pamund\u00ebsoj\u00eb \u00e7do vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ministren e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Donika G\u00ebrvalla. Byty\u00e7i ka deklaruar&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":6614,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6613","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_0609-1.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6613","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6613"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6613\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6615,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6613\/revisions\/6615"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}