{"id":6644,"date":"2026-03-22T14:36:03","date_gmt":"2026-03-22T14:36:03","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=6644"},"modified":"2026-03-22T14:36:03","modified_gmt":"2026-03-22T14:36:03","slug":"dosjet-qe-deshmojne-se-ish-kryeprokurori-i-mitrovices-u-pagua-nga-qeveria-e-serbise-video","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/dosjet-qe-deshmojne-se-ish-kryeprokurori-i-mitrovices-u-pagua-nga-qeveria-e-serbise-video\/","title":{"rendered":"Dosjet q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se ish- kryeprokurori i Mitrovic\u00ebs u pagua nga Qeveria e Serbis\u00eb (Video)"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"1\">N\u00eb zyr\u00ebn e fundit n\u00eb t\u00eb majt\u00eb, n\u00eb korridorin e katit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb objektin e Komun\u00ebs s\u00eb Leposaviqit \u00ebsht\u00eb edhe zyra q\u00eb brenda saj u gjend\u00ebn d\u00ebshmi q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb se avokat\u00ebt nga Kosova u paguan nga Qeveria e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qytetar\u00ebt serb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"2\">N\u00eb mesin e k\u00ebtyre dosjeve gjenden edhe dokumente q\u00eb mbi to shkruan emri Shyqyri Syla, i cili deri para nj\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb atyre q\u00eb do hulumtonin e zbardhnin rastet e korrupsionit, vrasjeve, keqp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare e shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr, por edhe t\u00eb kontraband\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"3\">Syla mbante postin e Kryeprokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Mitrovic\u00eb, e tashm\u00eb ai kryen detyr\u00ebn e avokatit, shumic\u00ebn e rasteve n\u00eb rajonin e Mitrovic\u00ebs, jug e veri.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"9\">\n<div class=\"iframe-wrapper extendsBeyondTextColumn\"><iframe loading=\"lazy\" title=\"Emisioni #KallxoPernime - Pagat nga Serbia &amp; Intervist\u00eb: Eki Rrahmani - 11.11.2023\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/RXEyo6q7SLc?feature=oembed\" width=\"640\" height=\"360\" frameborder=\"0\" sandbox=\"allow-scripts allow-same-origin\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-reader-unique-id=\"10\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"11\">E i nj\u00ebjti p\u00ebrpos q\u00eb mori para nga klient\u00ebt e tij tash e nj\u00eb koh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb ka zbuluar KALLXO.com u pagua edhe nga Qeveria e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"12\">Kjo pasi ish-kryeprokurori Syla, tashm\u00eb avokat, ishe kontaktuar nga klientja e tij, Jellica Baraq, e cila ka m\u00eb shum\u00eb se dy muaj q\u00eb ka vdekur, p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"13\">Detaje nga pagesa q\u00eb iu b\u00eb Syl\u00ebs, dhe jo vet\u00ebm, sot jan\u00eb duke u transmetuar n\u00eb emisionin \u201cPagat nga Serbia\u201d n\u00eb \u201cKallxo P\u00ebrnime\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"19\">Dokumentet q\u00eb u transmetuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb emision d\u00ebshmojn\u00eb se si tre avokat\u00eb shqiptar nga Kosova u paguan nga Qeveria e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pal\u00eb serbe.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"20\">KALLXO.com kontaktoi me avokat\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb, ku n\u00eb mesin e tyre \u00ebsht\u00eb edhe vet ish-kryeprokurori i Mitrovic\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"21\">Ai u njoftua se ekipi posedon dokumente q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se i nj\u00ebjti mori para nga qeveria serbe, p\u00ebrmes nj\u00eb seri procedurave.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"22\">N\u00eb mesin e dosjeve q\u00eb ruhen n\u00eb arkivin e strukturave paralele serbe n\u00eb Komun\u00ebn e Leposaviqit \u00ebsht\u00eb edhe dosja e Shyqyri Syl\u00ebs, ku brenda saj ka fatura, ka dokumente nga posta, vendime t\u00eb ish kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Leposaviqit \u2013 Zoran Todiq, dokumente t\u00eb n\u00ebnshkruara nga shefi i t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cZyra p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb \u2013 Petar Petkoviq, dokumente me xhirollogari bankare e dokumente t\u00eb tjera.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"28\">E gjith\u00eb dosja q\u00eb posedon KALLXO.com iu \u00ebsht\u00eb prezantuar edhe vet Syl\u00ebs, e ai pasi pranoi k\u00ebto dokumente, p\u00ebrmes emailit \u2013 pasi tha se nuk ka koh\u00eb t\u00eb tu takuar p\u00ebr intervist\u00eb \u2013 dha edhe shpjegimin e tij.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"29\">\u201cNuk kam dhe nuk kam pasur asnj\u00eb klient p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kam pranuar mjete financiare\u00a0 nga Qeveria e Serbis\u00eb\u201d \u2013 tha Syla p\u00ebr KALLXO.com teksa pati shpjegim edhe p\u00ebr rastin e Jellica Baraq.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"30\">\u201cJu informoj se diku n\u00eb muajin korrik t\u00eb vitit 2021, data e sakt\u00eb nuk m\u00eb kujtohet, n\u00eb zyr\u00ebn time t\u00eb avokatis\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb, e nj\u00ebjta t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb par\u00eb nuk e kam njohur, ka ardhur dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb un\u00eb ta mbroj \u2013 p\u00ebrfaq\u00ebsoj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale kund\u00ebr saj, q\u00eb udh\u00ebhiqet n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 Divizioni Special num\u00ebr PS.nr.37\/21 e p\u00ebr shkak t\u00eb vepr\u00ebs penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d nga neni 422 paragrafi 1 t\u00eb KPRK\u201d \u2013 tha Syla.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"31\">Ai tutje shtoi se po at\u00eb dit\u00eb, jan\u00eb dakorduar q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb mbrojt\u00ebs i saj dhe jan\u00eb marr\u00eb vesh edhe p\u00ebr pages\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb do ti kryej n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mbrojtjes, e n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tarif\u00ebs s\u00eb Od\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"35\">\u201cPo at\u00eb dit\u00eb e nj\u00ebjta ma ka n\u00ebnshkruar edhe autorizimin dhe kam filluar t\u00eb punoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.\u00a0 Diku, pas tre ose kat\u00ebr muajsh (data e sakt\u00eb nuk m\u00eb kujtohet), prap\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn time e nj\u00ebjta m\u00eb ka treguar se si\u00e7 thoshte ajo, \u201cse t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se un\u00eb jam viktim\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale\u201d, dhe meqen\u00ebse vet\u00ebm un\u00eb punoj n\u00eb familje, p\u00ebr k\u00ebto arsye institucioni ku ajo punonte (Komuna paralele e Leposaviqit), ka shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb ia rimbursoj\u00eb nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb mjeteve p\u00ebr mbrojt\u00ebsin\u201d \u2013 tha Syla.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"36\">Tutje ai shtoi se nga k\u00ebto arsyeje pala e tij, Jellica Baraq ka k\u00ebrkuar nga ish-kryeprokurori q\u00eb t\u2019i ndihmoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"37\">\u201cM\u00eb ka lutur se a mundem q\u00eb t\u00eb ia n\u00ebnshkruaj faturat e shpenzimeve q\u00eb ajo do t\u00eb mi sillte p\u00ebr shqyrtimet e mbajtura gjyq\u00ebsore, dhe se krejt dokumentacionin rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje dhe procedurat do ti rregullonte ajo vet\u00eb\u201d \u2013 tha Syla.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"38\">I nj\u00ebjti shpjegoi se p\u00ebrgjigja e tij ka qen\u00eb se at\u00eb do t\u00eb vazhdoj ta paguaj si\u00e7 ka qen\u00eb duke e paguar deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pra sipas Syl\u00ebs ashtu si\u00e7 edhe ishin marr\u00eb vesh me rastin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb autorizimit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"44\">\u201cPor , shpenzimoret p\u00ebr ri-mbursime dhe dokumentet q\u00eb i duhen lidhur me k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb penale, do ti n\u00ebnshkruaj pa asnj\u00eb problem n\u00ebse i sjell n\u00eb zyr\u00ebn time\u201d \u2013 tha avokati.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"45\">Tutje ai shtoi se me p\u00eblqimin e tij i ka rregulluar procedurat rreth k\u00ebtij ri-mbursimi, dhe dokumentet t\u00eb cilat pala i ka sjellur n\u00eb zyr\u00ebn e tij m\u00eb pas vet ai i ka n\u00ebnshkruar dhe vulosur.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"46\">Syla shtoi se di\u00e7ka e till\u00eb ndodhi \u201cvet\u00ebm q\u00eb ti ndihmoj n\u00eb rimbursimin e k\u00ebtyre shpenzimeve marr\u00eb parasysh gjendjen e saj ekonomike dhe sh\u00ebndet\u00ebsore, si dhe p\u00ebrballimin sa m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr mbrojtje\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"47\">Syla n\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij tha se p\u00ebrve\u00e7 kontrat\u00ebs dhe faturave, ku ai ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebnshkrimin dokumentet tjera t\u00eb cilat ekipi i KALLXO.com ia ka prezantuar nuk i ka par\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"53\">\u201cK\u00ebto dokumente, me aq sa mbaj mend, kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr kryerjen e sh\u00ebrbimeve t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs, dhe faturat rreth pjes\u00ebmarrjes sime n\u00eb shqyrtimet e mbajtura.\u00a0 T\u00eb gjitha procedurat i ka kryer ajo, dhe ajo ka menaxhuar me llogarin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb derdhur mjetet financiare\u201d \u2013 tha avokati.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"54\">Gjithashtu ai shtoi se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni se a jan\u00eb ri-mbursuar k\u00ebto mjete t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs apo jo, pasi tha se nuk i ka interesuar meqen\u00ebse pages\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebrbimet e mija n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale i ka b\u00ebr\u00eb pala \u2013 Jellica Baraq.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"55\">Ish-kryeprokurori gjithashtu bashk\u00ebngjiti nj\u00eb dokument si d\u00ebshmi, pra fatur\u00ebn nr 10\/23 t\u00eb dat\u00ebs 12 gusht 2023.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"56\">Ai tha se kjo fatur\u00eb d\u00ebshmon se pages\u00ebn e fundit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Baraq, dhe d\u00ebshmin\u00eb p\u00ebr depozitimin e mjeteve n\u00eb llogarin\u00eb e tij t\u00eb t\u00eb biznesit n\u00eb BKT n\u00eb Mitrovic\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"62\">Syla gjithashtu tha se p\u00ebr k\u00ebto mjete ka paguar tatimin n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"63\">Lidhur me k\u00ebto d\u00ebshmi q\u00eb u gjet\u00ebn, KALLXO.com kontaktoi me organet kompetente k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe me Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"64\">T\u00eb vetmit q\u00eb u p\u00ebrgjigjen p\u00ebr k\u00ebto raste ishin nga Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Depratamentin Special t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs edhe trajtohen rastet n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"65\">\u201cReferuar k\u00ebrkes\u00ebs tuaj p\u00ebr informata, ju njoftojm\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsimi i t\u00eb pandehurve rrjedh nga autorizimi n\u00eb mes t\u00eb pal\u00ebve dhe kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale n\u00eb mes tyre. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb mund ti drejtoheni Od\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d \u2013 tha p\u00ebr KALLXO.com z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja pran\u00eb k\u00ebsaj Gjykate, Mirlinda Gashi.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"71\">T\u00eb kontaktuar ishin edhe Oda e Avokat\u00ebve, por q\u00eb nga ta deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij hulumtimi nuk kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"72\">P\u00ebrgjigje nuk u mor as nga Prokuroria Speciale e as nga Qeveria e Serbis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb zyr\u00ebn e fundit n\u00eb t\u00eb majt\u00eb, n\u00eb korridorin e katit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb objektin e Komun\u00ebs s\u00eb Leposaviqit \u00ebsht\u00eb edhe zyra q\u00eb brenda saj u gjend\u00ebn d\u00ebshmi q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb se avokat\u00ebt nga Kosova u paguan nga Qeveria e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qytetar\u00ebt serb t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb mesin e k\u00ebtyre dosjeve&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":6645,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6644","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_0639.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6644","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6644"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6644\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6646,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6644\/revisions\/6646"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}