{"id":6828,"date":"2026-03-24T19:44:35","date_gmt":"2026-03-24T19:44:35","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=6828"},"modified":"2026-03-24T19:44:35","modified_gmt":"2026-03-24T19:44:35","slug":"mjerimi-i-nje-kryeministri-qe-sherben-si-argat-i-vucic","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/mjerimi-i-nje-kryeministri-qe-sherben-si-argat-i-vucic\/","title":{"rendered":"Mjerimi i nj\u00eb kryeministri q\u00eb sh\u00ebrben si argat i Vu\u00e7i\u00e7"},"content":{"rendered":"<p>NGA: <strong>AGIM NESHO<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"2\">Shkrimi i fundit n\u00eb gazet\u00ebn gjermane FAZ nga Rama-Vu\u00e7i\u00e7 nuk kishte vler\u00ebn e sugjerimit t\u00eb nj\u00eb alternative t\u00eb re p\u00ebr procesin e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb. Ky propozim mund t\u00eb b\u00ebhej me Malin e Zi ose vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, t\u00eb cilat e kan\u00eb jetike bashkimin me familjen europiane.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"8\"><strong data-reader-unique-id=\"9\">PROPOZIMI RAMA-VU\u00c7I\u00c7 TREGON:<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"10\">S\u00eb pari,\u00a0d\u00ebshtimin e plot\u00eb n\u00eb arritjen e standardeve europiane t\u00eb dy autokracive ballkanike, sidomos n\u00eb funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, lirin\u00eb e mediave, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. Integrimi europian mbetet vet\u00ebm nj\u00eb propagand\u00eb p\u00ebr ta shitur n\u00eb opinionin publik, p\u00ebr t\u00eb justifikuar pushtetet e tyre korruptive dhe kleptokratike.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"12\">S\u00eb dyti,\u00a0rikthim n\u00eb projektet e tyre t\u00eb hershme t\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur dhe zgjidhjeve t\u00eb reja gjeopolitike p\u00ebr ndryshimin e kufijve, q\u00eb do t\u2019u mund\u00ebsonte dy autokrat\u00ebve ballkanik\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb lirie t\u00eb pakontrolluar, nj\u00eb qeverisje pa transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie, si dhe konsolidimin e pushteteve t\u00eb tyre me m\u00ebnyra dhe mjete jodemokratike, p\u00ebr ta shtypur revolt\u00ebn popullore q\u00eb ka shp\u00ebrthyer n\u00eb t\u00eb dyja vendet p\u00ebr t\u00eb rikthyer funksionimin e shtetit ligjor, mund\u00ebsimin e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, lirin\u00eb e shprehjes dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"16\">S\u00eb treti,\u00a0tregon nd\u00ebrvar\u00ebsin\u00eb e Ram\u00ebs nga Vu\u00e7i\u00e7, i cili n\u00eb momentet m\u00eb kritike t\u00eb regjimit t\u00eb Beogradit keqp\u00ebrdor autoritetin e tij kryeministror p\u00ebr t\u00eb justifikuar politikat e Vu\u00e7i\u00e7 pro regjimit t\u00eb Mosk\u00ebs dhe kund\u00ebr BE-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb favorizuar pushtetin e tij kur student\u00ebt dhe populli nuk e pranojn\u00eb m\u00eb, si dhe p\u00ebr ta shp\u00ebtuar Beogradin nga k\u00ebrkesa kryesore e BE-s\u00eb q\u00eb t\u00eb njoh\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs si parakusht p\u00ebr integrimin europian. Kjo tregon q\u00eb lidhjet Rama-Vu\u00e7i\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb thella dhe jo transparente, p\u00ebr interesa pushteti dhe jo interesa komb\u00ebtare.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"17\">S\u00eb kat\u00ebrti,\u00a0shkrimi i Ram\u00ebs me Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb presion ndaj BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebshime, por e detyron at\u00eb q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr gjith\u00eb integrimin e rajonit, duke penguar vende si Mali i Zi p\u00ebr nj\u00eb integrim t\u00eb barabart\u00eb, t\u00eb orientuar nga vlerat dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb meritave.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"19\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb p\u00ebr Ram\u00ebn dhe Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb fillimi i nj\u00eb strategjie daljeje, p\u00ebr t\u2019u larguar nga BE duke e faj\u00ebsuar at\u00eb p\u00ebr munges\u00eb zgjidhjeje. Rama ka pranuar zgjidhjen me Vu\u00e7i\u00e7 dhe nacionalizmin serb, duke menduar q\u00eb Europa \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt dhe e ndar\u00eb, dhe fuqit\u00eb e m\u00ebdha do t\u00eb detyrohen t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, t\u00eb k\u00ebrkuara nga serbo-rus\u00ebt. Ai pranon t\u00eb jet\u00eb edhe argat i Vu\u00e7i\u00e7, vet\u00ebm t\u00eb mbetet n\u00eb skem\u00ebn p\u00ebr ruajtjen e pushtetit t\u00eb tij. Kosova p\u00ebr t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e atdheut t\u00eb shenjt\u00eb, por nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb negociuar. Prandaj ai tregohet aktiv p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezent n\u00eb t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat shqiptare dhe ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tyre. Ai merr iniciativ\u00ebn\u00a0p\u00ebr mbrojtjen e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, kur ka qen\u00eb ai, q\u00eb projektonte Ballkanin e Hapur me Vu\u00e7i\u00e7 at\u00ebher\u00eb kur skenar\u00ebt kund\u00ebr U\u00c7Ks\u00eb p\u00ebrpunoheshin n\u00eb Beograd; ishte ai q\u00eb p\u00ebrkrahte Abazovi\u00e7, kur ky i fundit pranoi kish\u00ebn serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi; ishte ai q\u00eb ndau shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut duke p\u00ebrkrahur ata q\u00eb njihnin Ballkanin e Hapur si pjesa e moderuar e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"20\">Edi Rama jo vet\u00ebm nuk e mendon Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE, por \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtij procesi. Personi q\u00eb e ka kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb pla\u00e7k\u00eb tregu, q\u00eb investimet strategjike u b\u00ebn jasht\u00eb hap\u00ebsirave europiane, q\u00eb bashk\u00ebpunon ngusht\u00eb dhe pa transparenc\u00eb me shtetet arabe, q\u00eb e ka kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb lavatri\u00e7en europiane t\u00eb pastrimit t\u00eb parave, etj., nuk ka asnj\u00eb perspektiv\u00eb europiane. Rikthimi i tij tek Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb rruga e vetme p\u00ebr pushtetin e tij, forcimin e autokracis\u00eb elektorale dhe centralizimin e pushtetit t\u00eb tij personal. Si kameleon politik, ai shkarravitet nj\u00ebher\u00eb me Europ\u00ebn kund\u00ebr Presidentit Trump dhe m\u00eb von\u00eb kund\u00ebr Europ\u00ebs, sidomos kur ajo \u00ebsht\u00eb kritike, si entuziasti i Bordit t\u00eb Paqes. Nj\u00ebher\u00eb b\u00ebhet ithtar i bashk\u00ebpunimit me Erdoganin dhe her\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebrdoret nga qarqe politike t\u00eb Jeruzalemit p\u00ebr loj\u00ebn e tyre politike. Ai \u00ebsht\u00eb\u00a0kampioni i figurave kontraversiale n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, duke tejkaluar Haxhi Qamilin dhe Esat Pash\u00ebn. Kritika e fort\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga zonja G\u00ebrvalla \u00ebsht\u00eb klithma e dhimbjes s\u00eb fshehur t\u00eb \u00e7do shqiptari t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb shikon kryeministrin e vendit t\u00eb tyre am\u00eb t\u00eb harroj\u00eb dhe l\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn, duke gjetur zgjidhje tek Vu\u00e7i\u00e7 dhe nacionalizmi serb. Kritikat ndaj Kurtit p\u00ebr mospranimin e asociacionit, t\u00eb cilin e paraqiti vet\u00eb; justifikimi i Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr agresionin shtet\u00ebror n\u00eb Banjsk\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb territori t\u00eb askujt; Ballkani i Hapur dhe pranimi i skenarit t\u00eb ndarjes s\u00eb kufijve tregon se vizioni i Ram\u00ebs ndaj \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare kalon nga interesat nacionaliste t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr paqen n\u00eb Ballkan. Ai b\u00ebn rezolut\u00eb p\u00ebr regjimin e mullah\u00ebve n\u00eb Iran, por nuk prek \u201cvij\u00ebn e kuqe\u201d q\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 i ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebr rezolut\u00ebn p\u00ebr gjenocidin serb n\u00eb Kosov\u00eb. Ai shan Milloshevi\u00e7in si kasapi i Ballkanit, por nuk prek lejtnantin e tij Vu\u00e7i\u00e7, me t\u00eb cilin ka projekte p\u00ebrpara.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"21\">Ajo q\u00eb mungon n\u00eb deklarat\u00ebn e Donika G\u00ebrvall\u00ebs dhe n\u00eb aksionin e Albin Kurtit \u00ebsht\u00eb kufizimi i veprimtaris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb dhe q\u00ebndrimi i hapur kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdorin interesat e Kosov\u00ebs p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta pushteti. Fuqia e pretenduar nga Rama se \u00ebsht\u00eb lider shpirt\u00ebror i shqiptar\u00ebve do t\u00eb ridimensionohet dhe do t\u00eb b\u00ebhet pa vler\u00eb n\u00eb syt\u00eb e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb qoft\u00eb se ai pengohet n\u00eb veprimet e tij, edhe at\u00ebher\u00eb kur ai luan rolin e patriotit. \u00cbsht\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes son\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb gjitha partit\u00eb politike shqiptare vihen n\u00eb nj\u00eb front p\u00ebr ta larguar at\u00eb, q\u00eb interesat e pushtetit t\u00eb tij personal i shikon t\u00eb realizuara n\u00eb editorialet europiane me Vu\u00e7i\u00e7. \/ Panorama<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA: AGIM NESHO Shkrimi i fundit n\u00eb gazet\u00ebn gjermane FAZ nga Rama-Vu\u00e7i\u00e7 nuk kishte vler\u00ebn e sugjerimit t\u00eb nj\u00eb alternative t\u00eb re p\u00ebr procesin e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb. Ky propozim mund t\u00eb b\u00ebhej me Malin e Zi ose vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, t\u00eb cilat e kan\u00eb jetike bashkimin me familjen europiane. PROPOZIMI RAMA-VU\u00c7I\u00c7&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":6829,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6828","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_0713.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6828"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6828\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6830,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6828\/revisions\/6830"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}