{"id":7812,"date":"2026-04-05T17:34:22","date_gmt":"2026-04-05T15:34:22","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=7812"},"modified":"2026-04-05T17:34:22","modified_gmt":"2026-04-05T15:34:22","slug":"25-ditet-vendimtare-per-presidentin-a-do-te-levizin-nderkombetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/25-ditet-vendimtare-per-presidentin-a-do-te-levizin-nderkombetaret\/","title":{"rendered":"25 dit\u00ebt vendimtare p\u00ebr presidentin: A do t\u00eb l\u00ebvizin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt?"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"2\">T\u00eb shtun\u00ebn edhe zyrtarisht, Vjosa Osmanit i ka mbaruar mandati i presidentes dhe me k\u00ebt\u00eb fillojn\u00eb edhe \u2018tik- taket\u2019 e kryeministrit Albin Kurtit n\u00ebse do t\u00eb arrij\u00eb konsenzus me opozit\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"8\">T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, kryeministri i Albin Kurti, ka paralajm\u00ebruar se do t\u00eb ftoj\u00eb n\u00eb takime lider\u00ebt e partive opozitare, duke th\u00ebn\u00eb se deri m\u00eb tani nuk ka pasur koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar konsultime t\u00eb brendshme lidhur me k\u00ebto takime p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Paris t\u00eb Franc\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"9\">Edhe dit\u00ebt tjera, Kurti ka p\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrime t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb premten ka th\u00ebn\u00eb se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontakt edhe me kryetarin e LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhikun dhe me kreun e PDK-s\u00eb, Bedri Hamz\u00ebn dhe se takime do t\u00eb ket\u00eb jav\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"11\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, q\u00eb nga vendimi i Kushtetueses p\u00ebr afatin e zgjedhjes s\u00eb presidentit, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb mir\u00ebpritur vendimin, gjersa kan\u00eb vazhduar t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb \u2018larg\u2019 deklarimeve p\u00ebr nj\u00eb presion diplomatik.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"15\">Analist\u00ebt politik\u00eb thon\u00eb se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb presion diplomatik t\u00eb balancuar lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja. Por, sipas tyre, ata shohin edhe nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb vullnetit politik.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"16\"><strong data-reader-unique-id=\"17\">\u2018Presion i balancuar\u2019<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"19\">Profesori, Nijazi Halili, thot\u00eb se presioni i drejtp\u00ebrdrejt diplomatik duhet t\u00eb jet\u00eb i balancuar me respektimin e sovranitetit dhe proceseve demokratike t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"20\"><em data-reader-unique-id=\"21\">\u201cSituata e krijuar rreth zgjedhjes s\u00eb presidentit n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb test i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr pjekurin\u00eb politike dhe funksionalitetin institucional t\u00eb vendit. Paralajm\u00ebrimi i Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs Albin Kurti p\u00ebr nisjen e konsultimeve me opozit\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i domosdosh\u00ebm drejt nd\u00ebrtimit t\u00eb konsensusit, por mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse kjo p\u00ebrpjekje do t\u00eb jap\u00eb rezultat konkret. Sa i p\u00ebrket rolit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ata kan\u00eb interes strategjik p\u00ebr stabilitetin e Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb, presioni i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb diplomatik duhet t\u00eb jet\u00eb i balancuar me respektimin e sovranitetit dhe proceseve demokratike t\u00eb brendshme<\/em>\u201d, shprehet Halili.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"22\">Ai k\u00ebrkon nd\u00ebrmjet\u00ebsim n\u00eb form\u00eb t\u00eb leht\u00ebsimit t\u00eb dialogut, por jo n\u00eb imponim n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"23\">\n<p data-reader-unique-id=\"26\">Sipas tij, n\u00eb rast t\u00eb shkuarjes n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja rrezikohet jo vet\u00ebm stabiliteti i brendsh\u00ebm politik, por edhe besueshm\u00ebria e Kosov\u00ebs n\u00eb sy t\u00eb partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"27\"><em data-reader-unique-id=\"28\">\u201cNd\u00ebrmjet\u00ebsimi mund t\u00eb jet\u00eb i dobish\u00ebm n\u00eb form\u00ebn e leht\u00ebsimit t\u00eb dialogut dhe inkurajimit t\u00eb kompromisit, por jo n\u00eb imponimin e zgjidhjeve, pasi kjo mund t\u00eb perceptohet si nd\u00ebrhyrje dhe t\u00eb prodhoj\u00eb efekt t\u00eb kund\u00ebrt n\u00eb opinionin publik. N\u00eb rast t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb konsensusit dhe shkuarjes drejt zgjedhjeve t\u00eb reja, rrezikohet jo vet\u00ebm stabiliteti i brendsh\u00ebm politik, por edhe besueshm\u00ebria e Kosov\u00ebs n\u00eb syt\u00eb e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Nj\u00eb kriz\u00eb e zgjatur mund t\u00eb ngadal\u00ebsoj\u00eb proceset integruese dhe t\u00eb krijoj\u00eb perceptimin e nj\u00eb sistemi politik t\u00eb brisht\u00eb dhe t\u00eb polarizuar. Prandaj, p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore mbetet tek lider\u00ebt vendor\u00eb q\u00eb, p\u00ebrtej dallimeve partiake, t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb zgjidhje q\u00eb garanton funksionimin institucional dhe ruan besimin e qytetar\u00ebve dhe aleat\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d, shton profesori.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"29\">Gjykata Kushtetuese m\u00eb 25 mars \u00a0u dha ligjv\u00ebn\u00ebsve 34 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta zgjedhur kreun e shtetit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, vendi shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, q\u00eb duhet t\u00eb mbahen brenda 45 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"30\">Deri tani kan\u00eb mbetur edhe 25 dit\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb afatit, afat ky q\u00eb p\u00ebrfundon rreth 28 prillit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"34\">L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje vazhdimisht b\u00ebn thirrje p\u00ebr nj\u00eb konsensus, madje m\u00eb 2 prill, shefja e Grupit Parlamentar e VV-s\u00eb, Arb\u00ebrie Nagavci u ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr unitet deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"35\">Ajo tha se pret bashk\u00ebpunim nga secili deputet.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"36\"><em data-reader-unique-id=\"37\">\u201cRifillimi i pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb k\u00ebrkon qart\u00ebsi, seriozitet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Jemi rikthyer jo vet\u00ebm n\u00eb formalitetin e rendit t\u00eb dit\u00ebs, por n\u00eb thelbin e funksionit ton\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qytetar\u00ebve. Kuvendi i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendi ku merren vendimet, nuk ka asnj\u00eb adres\u00eb tjet\u00ebr ku mund t\u00eb zhvendoset kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr unitet dhe bashk\u00ebpunim. Para nesh kemi nj\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kushtetues, zgjedhjen e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, ku nga secila e secili prej nesh k\u00ebrkohet pjekuri politike. N\u00eb emrin e \u00e7do deputeti n\u00ebnshkruhet serioziteti i k\u00ebtij institucioni. Presidenti si figur\u00eb e unitetit t\u00eb popullit th\u00ebrret p\u00ebr proces q\u00eb duhet t\u00eb udh\u00ebhiqet nga bashk\u00ebpunimi. P\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e jona. Qytetar\u00ebt presin nga ne q\u00eb t\u00eb marrim vendime\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Nagavci.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"38\">Nd\u00ebrsa, nga opozita kan\u00eb akuzuar p\u00ebr \u2018mos nxitim\u2019 lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"44\"><strong data-reader-unique-id=\"45\">Mungesa e vullnetit politik dhe \u2018largimi\u2019 i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"46\">Nd\u00ebrsa, analisti Nexhat Haziri konsideron se nuk ka vullnet nga asnj\u00ebra pal\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur marr\u00ebveshje p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"47\">\u201c<em data-reader-unique-id=\"48\">K\u00ebto takime t\u00eb paralajm\u00ebruara nga z. Kurti me lider\u00ebt e partive parlamentare, pra me PDK-dhe dhe LDK-n\u00eb, edhe n\u00ebse do t\u00eb mbahen do t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm sa p\u00ebr sy e faqe q\u00eb thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb popullore. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, PDK sipas sinjaleve qe po i jap dit\u00ebve t\u00eb fundit edhe mundet t&#8217;i p\u00ebrgjigjet negativisht ofert\u00ebn e z. Kurti p\u00ebr k\u00ebto takime p\u00ebr gjetur gjoja mund\u00ebsin\u00eb e zgjedhjes s\u00eb presidentit apo presidentes s\u00eb vendit. Pra nuk ka vullnet nga asnj\u00ebra pal\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur marr\u00ebveshje p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit dhe vendi po shkon drejt\u00eb zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme pas mbarimi t\u00eb afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Gjykata Kushtetuese\u201d<\/em>, deklaron Haziri.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"52\">Duke par\u00eb munges\u00ebn e vullnetit politik, sipas Hazirit, ka ndikuar q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt t\u00eb mos tentojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"53\">Sipas tij, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt mund t\u00eb ndikojn\u00eb kur mund t\u00eb ndikohet t\u00eb mos respektohet afati i p\u00ebrcaktuar nga Kushtetuta.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"54\"><em data-reader-unique-id=\"55\">\u201cDhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vullneti politik t\u00eb partive politike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar mos t\u00eb tentoj\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyje si nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsues p\u00ebr t&#8217;i ofruar pal\u00ebt drejt\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do ta zgjidhte t\u00eb parin e vendit. T\u00eb vetmen nd\u00ebrhyrje \u00a0q\u00eb e pres nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur do t\u00eb tentohet q\u00eb mos t\u00eb respektohet afati i p\u00ebrcaktuar nga Kushtetuta e q\u00eb ky tentim p\u00ebr ta shtyr\u00eb afatin e zgjedhjeve mund t\u00eb tentohet nga LVV-ja, e q\u00eb gjas\u00eb do t\u00eb mund ta thellonte kriz\u00ebn pasi partit\u00eb opozitare mund t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb me bojkotim t\u00eb zgjedhjeve, e q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb mund t\u00eb kemi nj\u00eb proces zgjedhor pa legjitimitet demokratik e nd\u00ebrkomb\u00ebtar e q\u00eb do t&#8217;i kushtonte Kosov\u00ebs me pasoja t\u00eb m\u00ebdha\u201d<\/em>, p\u00ebrfundon analisti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb shtun\u00ebn edhe zyrtarisht, Vjosa Osmanit i ka mbaruar mandati i presidentes dhe me k\u00ebt\u00eb fillojn\u00eb edhe \u2018tik- taket\u2019 e kryeministrit Albin Kurtit n\u00ebse do t\u00eb arrij\u00eb konsenzus me opozit\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, kryeministri i Albin Kurti, ka paralajm\u00ebruar se do t\u00eb ftoj\u00eb n\u00eb takime lider\u00ebt e partive opozitare, duke th\u00ebn\u00eb se&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":7813,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7812","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IMG_1112.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7812"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7812\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7814,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7812\/revisions\/7814"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}