{"id":8714,"date":"2026-04-14T17:49:45","date_gmt":"2026-04-14T15:49:45","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=8714"},"modified":"2026-04-14T17:49:45","modified_gmt":"2026-04-14T15:49:45","slug":"joseph-kurti-te-heqe-dore-nga-populizmi-percares-dhe-te-perfitoje-nga-dobesimi-i-vuciqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/joseph-kurti-te-heqe-dore-nga-populizmi-percares-dhe-te-perfitoje-nga-dobesimi-i-vuciqit\/","title":{"rendered":"Joseph: Kurti t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga populizmi p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga dob\u00ebsimi i Vu\u00e7iqit"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"16\">Humbja e Viktor Orbanit\u00a0n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Hungari krijon nj\u00eb dritare t\u00eb re mund\u00ebsie p\u00ebr Kosov\u00ebn, vler\u00ebson Edward P. Joseph, ligj\u00ebrues n\u00eb Universitetin Johns Hopkins n\u00eb SHBA dhe ekspert i menaxhimit t\u00eb konflikteve.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"18\">Ai e p\u00ebrshkruan largimin e liderit hungarez pas 16 vjet\u00ebsh n\u00eb pushtet si nj\u00eb \u201cgoditje\u201d p\u00ebr presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, duke theksuar se ai ka qen\u00eb nj\u00eb faktor ky\u00e7 q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Beogradit hap\u00ebsir\u00eb manovrimi brenda BE-s\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"21\">Sipas tij, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, duhet ta shfryt\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cdob\u00ebsim t\u00eb Vu\u00e7iqit\u201d, t\u00eb tregoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore dhe ta pozicionoj\u00eb Kosov\u00ebn si faktor stabiliteti, duke i l\u00ebn\u00eb pas qasjet p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"22\">\u201cAshtu si\u00e7 administrata Trump nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar p\u00ebr loj\u00ebrat e Vu\u00e7iqit, ajo nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar as p\u00ebr ato t\u00eb Kurtit. Pezullimi i\u00a0Dialogut Strategjik\u00a0shtatorin e kaluar ishte d\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, thot\u00eb Joseph p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"25\">Joseph flet edhe p\u00ebr p\u00ebrplasjet mes SHBA-s\u00eb dhe Evrop\u00ebs dhe ndikimin e tyre t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb BE po shtohen thirrjet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb\u00a0autonomi n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"26\">Megjithat\u00eb, sipas ekspertit amerikan, roli i Shteteve t\u00eb Bashkuara mbetet vendimtar \u2013 si boshti kryesor i NATO-s dhe garantuesi kryesor i siguris\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"27\"><strong data-reader-unique-id=\"28\">Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/strong>N\u00eb disa deklarata s\u00eb voni keni th\u00ebn\u00eb se politika per\u00ebndimore n\u00eb Ballkan shpesh \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb dhe jokonsistente. N\u00eb Evrop\u00eb po shtohen diskutimet p\u00ebr uljen e var\u00ebsis\u00eb nga Shtetet e Bashkuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e mbrojtjes. Si i vler\u00ebsoni pasojat e k\u00ebtij trendi p\u00ebr sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"29\"><strong data-reader-unique-id=\"30\">Edward P. Joseph<\/strong>: Tensionet e paprecedenta n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet transatlantike dhe n\u00eb NATO, q\u00eb burojn\u00eb nga lufta n\u00eb Iran dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb diskutueshme, kan\u00eb ndikim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb Ballkanin.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"31\">P\u00ebr momentin, jam shpres\u00ebplot\u00eb se nuk do t\u00eb ket\u00eb ndryshime n\u00eb q\u00ebndrimin e SHBA-s\u00eb ndaj [misionit t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb] KFOR. An\u00ebtar\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Kongresit nga t\u00eb dyja partit\u00eb, Republikane dhe Demokrate,\u00a0i kan\u00eb shkruar\u00a0sekretarit t\u00eb Shtetit [Marco] Rubio, duke i k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb ndryshime n\u00eb pranin\u00eb e SHBA-s\u00eb n\u00eb KFOR.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"32\">Megjithat\u00eb, divergjenca mes Evrop\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb vazhdon dhe, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, Evropa ende ka nevoj\u00eb p\u00ebr SHBA-n\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb e p\u00ebrgjithshme. Uashingtoni mbetet boshti kryesor i NATO-s, nd\u00ebrsa NATO-ja mbetet boshti i siguris\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"33\"><strong data-reader-unique-id=\"34\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Ju shpesh keni theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e angazhimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Ballkan. N\u00ebse Evropa merr nj\u00eb rol m\u00eb autonom n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, a prisni ndonj\u00eb ndryshim n\u00eb angazhimin e Uashingtonit n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"35\"><strong data-reader-unique-id=\"36\">Edward P. Joseph<\/strong>: Un\u00eb, si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, besoj se \u00e7do t\u00ebrheqje apo ulje e pranis\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb KFOR-i, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e parakohshme.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"37\">Po, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Evropa t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb kapacitete p\u00ebr sigurin\u00eb e saj dhe Evropa po e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb. Megjithat\u00eb, Evropa nuk g\u00ebzon besueshm\u00ebrin\u00eb e SHBA-s\u00eb dhe besueshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsi ky\u00e7 p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"38\">Rritja e vazhdueshme e armatimit n\u00eb Serbi \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb blerjen e raketave supersonike kineze \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz. \u00c7far\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi synojn\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb k\u00ebto raketa?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"39\">Alarmet e vazhdueshme dhe t\u00eb ekzagjeruara n\u00eb Beograd p\u00ebr Deklarat\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Siguris\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb, Kroacis\u00eb dhe Kosov\u00ebs jan\u00eb gjithashtu shqet\u00ebsuese, pasi Beogradi duket se po e p\u00ebrdor at\u00eb si pretekst p\u00ebr t\u2019u armatosur dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar artificialisht nj\u00eb ndjenj\u00eb rreziku brenda vendit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"40\"><strong data-reader-unique-id=\"41\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Keni paralajm\u00ebruar m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr paqart\u00ebsit\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e Per\u00ebndimit ndaj Serbis\u00eb. Debatet aktuale p\u00ebr \u201cautonomin\u00eb strategjike\u201d t\u00eb BE-s\u00eb, a mund \u2013 pa dashje \u2013 t\u2019i krijojn\u00eb Serbis\u00eb ose Rusis\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb testuar sa i bashkuar \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndimi n\u00eb rajon?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"42\"><strong data-reader-unique-id=\"43\">Edward P. Joseph<\/strong>: Jo, nuk shoh asnj\u00eb lidhje mes autonomis\u00eb strategjike evropiane dhe politik\u00ebs per\u00ebndimore ndaj Serbis\u00eb. P\u00ebrkundrazi, shoh nj\u00eb ashp\u00ebrsim t\u00eb vonuar t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb BE-s\u00eb ndaj Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>[Komisionarja p\u00ebr Zgjerim e BE-s\u00eb] Marta Kos ka kritikuar Beogradin p\u00ebr ligjet n\u00eb gjyq\u00ebsor. Po ashtu, po diskutohet seriozisht mund\u00ebsia e pezullimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb konsiderueshme t\u00eb fondeve t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"45\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, administrata Trump nuk duket e interesuar p\u00ebr loj\u00ebrat e Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"46\">Uashingtoni e ka befasuar Beogradin me q\u00ebndrimin e fort\u00eb p\u00ebr nxjerrjen e rus\u00ebve nga [Industria e Naft\u00ebs] NIS. Shpresohet q\u00eb zgjedhjet n\u00eb Hungari ta p\u00ebrshpejtojn\u00eb shitjen e NIS-it te [kompania hungareze] MOL.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"47\">Rusia dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj kryesor\u00eb n\u00eb Serbi nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lumtur q\u00eb [kryeministri n\u00eb largim i Hungaris\u00eb] Viktor Orban nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb ai q\u00eb mbik\u00ebqyr MOL-in dhe kontrollin mbi NIS-in.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"48\">Humbja e partis\u00eb Fidesz t\u00eb Orbanit n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Hungari vet\u00ebm sa mund ta inkurajoj\u00eb BE-n\u00eb q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs Beogradin dhe presidentin Vu\u00e7iq p\u00ebr reformat, p\u00ebr shtypjen e brendshme dhe p\u00ebr politikat destabilizuese ndaj fqinj\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"49\"><strong data-reader-unique-id=\"50\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: N\u00eb kontekstin e dialogut t\u00eb ngecur midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, a mund ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb i fort\u00eb mbrojt\u00ebs i BE-s\u00eb ndikimin e saj politik? Apo mungesa e unitetit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb mbetet penges\u00eb kryesore\u2026<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"51\"><strong data-reader-unique-id=\"52\">Edward P. Joseph<\/strong>: Kjo e dyta \u2013 ndarjet e brendshme n\u00eb BE lidhur me Kosov\u00ebn \u2013 \u00ebsht\u00eb pengesa e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr ndikimin politik t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"53\">N\u00eb fakt, si\u00e7 kam shkruar dhe deklaruar edhe m\u00eb her\u00ebt, kat\u00ebr vendet e NATO-s q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn \u2013 Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja \u2013 e mbajn\u00eb t\u00eb ngrir\u00eb k\u00ebt\u00eb ng\u00ebr\u00e7 dhe e mbajn\u00eb rajonin t\u00eb bllokuar.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"54\">K\u00ebto kat\u00ebr vende an\u00ebtare t\u00eb NATO-s ia dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndikimin Serbis\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive Beogradit nj\u00eb lloj vetoje mbi l\u00ebvizjet e Kosov\u00ebs drejt NATO-s dhe BE-s\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"55\">Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb ndonj\u00eb forcim ushtarak nga Evropa, kur Evropa \u00ebsht\u00eb ende e ndar\u00eb politikisht p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb\u00a0SAIS, kam publikuar dy punime p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"56\">S\u00eb pari, Ukraina mund ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn \u2013 gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb nxiste njohjen nga Greqia, e m\u00eb pas nga Rumania dhe Sllovakia. Spanja, pastaj, do ta ndiqte natyrsh\u00ebm k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"57\">S\u00eb dyti, SHBA-ja mund t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs n\u00eb NATO. Kjo do t\u00eb ishte menj\u00ebher\u00eb transformuese p\u00ebr gjith\u00eb rajonin.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"58\">Por, p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb, Evropa duhet fillimisht t\u00eb tejkaloj\u00eb kriz\u00ebn aktuale n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me administrat\u00ebn Trump.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"59\"><strong data-reader-unique-id=\"60\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: N\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis n\u00eb ndryshim, cili duhet t\u00eb jet\u00eb prioriteti kryesor strategjik i Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"61\"><strong data-reader-unique-id=\"62\">Edward P. Joseph<\/strong>: Prioriteti strategjik i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht shfryt\u00ebzimi i v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb Vu\u00e7iqit p\u00ebr t\u2019u shfaqur si nj\u00eb shtyll\u00eb stabiliteti dhe bashk\u00ebpunimi n\u00eb Ballkan. Pas takimeve t\u00eb tij n\u00eb Paris dhe Lond\u00ebr, tani \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr kryeministrin Albin Kurti q\u00eb ta stabilizoj\u00eb situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"63\">Kurti duhet t\u00eb tregoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore dhe t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me opozit\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje kompromisi p\u00ebr presidentin.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"64\">Kurti, gjithashtu, duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar p\u00ebrkushtimin e tij t\u00eb fort\u00eb ndaj komuniteteve joshumic\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"65\">Ai duhet t\u2019i vizitoj\u00eb serb\u00ebt dhe t\u00eb deklaroj\u00eb angazhimin e tij t\u00eb plot\u00eb, se sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe sh\u00ebrbimet e tjera do t\u00eb vazhdojn\u00eb pa nd\u00ebrprerje, derisa institucionet dikur serbe t\u00eb integrohen n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"66\">Nd\u00ebrsa Vu\u00e7iq p\u00ebrballet me nj\u00eb v\u00ebmendje gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe nga BE-ja \u2013 ku ai nuk e g\u00ebzon m\u00eb mbrojtjen e Viktor Orbanit \u2013 Kurti mund ta shfryt\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"67\">Tani \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb vendosur interesat e Kosov\u00ebs n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb treguar kapacitete shtet\u00ebrore si brenda vendit, ashtu edhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"68\"><strong data-reader-unique-id=\"69\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: A ka qen\u00eb Orbani deri m\u00eb tani nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Serbis\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr manovra brenda BE-s\u00eb?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"70\"><strong data-reader-unique-id=\"71\">Edward P. Joseph<\/strong>: Po, Orban ka qen\u00eb faktor ky\u00e7 \u2013 por jo i vetmi \u2013 q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Vu\u00e7iqit hap\u00ebsir\u00eb manovrimi brenda BE-s\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"72\">S\u00eb pari, humbja e madhe zgjedhore e Orbanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr goditje p\u00ebr Vu\u00e7iqin. Ndikimi n\u00eb Beograd \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh sesa arrestimi i Nicolas Maduros n\u00eb janar, q\u00eb gjithashtu erdhi si surpriz\u00eb p\u00ebr presidentin serb. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, ndikimi ndihet edhe n\u00eb Uashington dhe n\u00eb Mosk\u00eb, duke goditur gjith\u00eb agjend\u00ebn populiste-autoritare dhe proruse.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"73\">S\u00eb dyti, humbja e Orbanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn n\u00eb Serbi n\u00eb nj\u00eb vit zgjedhor. Krahasimi \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb: \u2018n\u00ebse hungarez\u00ebt mund ta largojn\u00eb Orbanin, at\u00ebher\u00eb serb\u00ebt mund ta largojn\u00eb Vu\u00e7iqin dhe SNS-n\u00eb\u2019.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"74\">S\u00eb treti, kjo humbje rrit vet\u00ebbesimin e BE-s\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur Vu\u00e7iq po p\u00ebrballet me nj\u00eb v\u00ebzhgim gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh. Komisioni i Venecias pritet t\u00eb jap\u00eb opinion p\u00ebr ligjet kontroverse p\u00ebr gjyq\u00ebsorin, nd\u00ebrsa Parlamenti Evropian pritet t\u00eb publikoj\u00eb nj\u00eb raport q\u00eb ka gjasa ta trajtoj\u00eb presionin e Beogradit ndaj gazetar\u00ebve, aktivist\u00ebve dhe opozit\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"75\">Shkurt, humbja e Orbanit i heq Beogradit mbrojt\u00ebsin e tij kryesor brenda BE-s\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00ebkoh\u00ebsisht dob\u00ebson aleat\u00ebt e Vu\u00e7iqit n\u00eb Uashington dhe Mosk\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"76\">Dhe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb par\u00eb, administrata Trump nuk i ka ofruar Vu\u00e7iqit mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb si\u00e7 i ka dh\u00ebn\u00eb Orbanit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"77\">Budapesti mori nj\u00eb zgjatje nj\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr importin e naft\u00ebs dhe gazit rus, nd\u00ebrsa Beogradi u p\u00ebrball me sanksione ndaj NIS-it, q\u00eb \u00e7uan n\u00eb mbylljen e rafineris\u00eb n\u00eb Pan\u00e7ev\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se tani ka edhe m\u00eb pak arsye q\u00eb Uashingtoni ta mb\u00ebshtes\u00eb Vu\u00e7iqin.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"78\"><strong data-reader-unique-id=\"79\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: That\u00eb pak m\u00eb her\u00ebt se tani \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr Kurtin q\u00eb t\u2019i v\u00ebr\u00eb interesat e Kosov\u00ebs n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb tregoj\u00eb aft\u00ebsi shtet\u00ebrore brenda dhe jasht\u00eb vendit. Duke pasur parasysh q\u00eb Kosova mbetet vendi m\u00eb i prapambetur n\u00eb integrimin n\u00eb BE\u2026 \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitimesh konkrete mund t\u00eb pres\u00eb realisht n\u00eb k\u00ebmbim?<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"80\"><strong data-reader-unique-id=\"81\">Edward P. Joseph<\/strong>: Zgjedhjet n\u00eb Hungari krijojn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kurtin, n\u00ebse ai di ta shfryt\u00ebzoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"82\">Me Aleksandar Vu\u00e7iqin t\u00eb dob\u00ebsuar dhe Serbin\u00eb q\u00eb hyn n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb tensionuar zgjedhore, n\u00ebn nj\u00eb v\u00ebzhgim gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh nga BE-ja, Kosova mund t\u00eb shfaqet si nj\u00eb burim stabiliteti.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"83\">P\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb, kryeministri Kurti duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga populizmi i tij p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs. Ai duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb konsensus p\u00ebr nj\u00eb president t\u00eb ri, duke shmangur zgjedhjet e p\u00ebrs\u00ebritura q\u00eb jan\u00eb t\u00eb panevojshme dhe shp\u00ebrqendruese.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"84\">N\u00eb k\u00ebmbim, Kosova mund t\u00eb pres\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb re n\u00eb Bruksel, n\u00eb kryeqytetet e BE-s\u00eb dhe n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"85\">Ashtu si\u00e7 administrata Trump nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar p\u00ebr loj\u00ebrat e Vu\u00e7iqit, ajo nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar as p\u00ebr ato t\u00eb Kurtit. Pezullimi i Dialogut Strategjik shtatorin e kaluar ishte d\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"86\">Kurti ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb perceptimin \u2013 nj\u00eb perceptim q\u00eb e d\u00ebmton Kosov\u00ebn \u2013 se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nxit\u00ebs problematik. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ai mund t\u00eb tregoj\u00eb se ai dhe Kosova jan\u00eb partner\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm p\u00ebr BE-n\u00eb, NATO-n dhe SHBA-n\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Humbja e Viktor Orbanit\u00a0n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Hungari krijon nj\u00eb dritare t\u00eb re mund\u00ebsie p\u00ebr Kosov\u00ebn, vler\u00ebson Edward P. Joseph, ligj\u00ebrues n\u00eb Universitetin Johns Hopkins n\u00eb SHBA dhe ekspert i menaxhimit t\u00eb konflikteve. Ai e p\u00ebrshkruan largimin e liderit hungarez pas 16 vjet\u00ebsh n\u00eb pushtet si nj\u00eb \u201cgoditje\u201d p\u00ebr presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, duke theksuar&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":8715,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8714","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IMG_1643.png","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8714","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8714"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8714\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8720,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8714\/revisions\/8720"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8715"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8714"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8714"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8714"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}