{"id":8812,"date":"2026-04-15T14:34:27","date_gmt":"2026-04-15T12:34:27","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=8812"},"modified":"2026-04-15T14:34:27","modified_gmt":"2026-04-15T12:34:27","slug":"paqartesi-per-vendndodhjen-e-shqiptareve-ne-zonat-e-konfliktit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/paqartesi-per-vendndodhjen-e-shqiptareve-ne-zonat-e-konfliktit\/","title":{"rendered":"Paqart\u00ebsi p\u00ebr vendndodhjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb zonat e konfliktit"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"2\">Pasi forcat qeveritare mor\u00ebn n\u00ebn kontroll bastione kurde n\u00eb veri t\u00eb Siris\u00eb, nd\u00ebrsa mij\u00ebra t\u00eb burgosur t\u00eb dyshuar p\u00ebr lidhje me IS-in u transferuan n\u00eb Irak, u ngrit\u00ebn shqet\u00ebsime t\u00eb reja p\u00ebr fatin e shtetasve nga Ballkani Per\u00ebndimor q\u00eb kishin shkuar n\u00eb Siri, p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt. Mungesa e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb konfirmuara dhe mosreagimi i disa institucioneve n\u00eb rajon e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb paqart\u00eb n\u00ebse shtetas nga Shqip\u00ebria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto l\u00ebvizje, nd\u00ebrsa familjar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb presin p\u00ebrgjigje p\u00ebr vendndodhjen e tyre.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"6\">Mij\u00ebra persona t\u00eb dyshuar p\u00ebr lidhje me organizat\u00ebn terroriste Shteti Islamik (IS), t\u00eb cil\u00ebt mbaheshin n\u00ebp\u00ebr burgje n\u00eb verilindje t\u00eb Siris\u00eb, u transferuan n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2026 n\u00eb Irak. Ndon\u00ebse mediat raportuan se mes tyre kishte edhe shqiptar\u00eb nga Kosova, Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut, autoritetet e tyre nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb konfirmime zyrtare.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"7\">Zhvendosja e t\u00eb burgosurve ndodhi mes shqet\u00ebsimeve p\u00ebr sigurin\u00eb e qendrave t\u00eb ndalimit dhe p\u00ebr arratisje, pasi luftimet mes ushtris\u00eb siriane dhe Forcave Demokratike Siriane, t\u00eb udh\u00ebhequra nga kurd\u00ebt, detyruan k\u00ebto t\u00eb fundit t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb kontrollin e territorit ku ndodheshin kampet e t\u00eb burgosurve.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"9\">Transferimi i t\u00eb ndaluarve nisi m\u00eb 21 janar 2026, dhe zgjati rreth 23 dit\u00eb, duke p\u00ebrfunduar n\u00eb mesin e shkurtit. Gjat\u00eb k\u00ebtij operacioni, m\u00eb shum\u00eb se 5.700 burra t\u00eb dyshuar si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb IS-it u d\u00ebrguan n\u00eb qendra ndalimi n\u00eb Irak, n\u00ebn koordinimin e forcave amerikane dhe autoriteteve irakiane.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"13\">N\u00eb mediat e Shqip\u00ebris\u00eb qarkulloi nj\u00eb informacion se n\u00eb mesin e t\u00eb zhvendosurve ishin tet\u00eb shtetas t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, tre nga Kosova dhe nj\u00eb nga Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"14\">K\u00ebto shifra i konfirmoi p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Kosov\u00ebs t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb (REL) eksperti i siguris\u00eb nga Qendra Nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr Terrorizmit, Adrian Shtuni. Sipas tij, n\u00eb total jan\u00eb transferuar 37 persona nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"16\">Nd\u00ebrkaq, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor i Irakut i tha\u00a0Sh\u00ebrbimit t\u00eb Ballkanit t\u00eb REL-it\u00a0se 22 burra ishin nga Bosnje e Hercegovina, por nuk ai nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes se sa qytetar\u00eb nga shtetet e tjera t\u00eb Ballkanit ishin pjes\u00eb e k\u00ebtij transferimi.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"17\"><em data-reader-unique-id=\"18\">&#8220;Fatkeq\u00ebsisht nuk mund ta zbulojm\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb&#8221;,<\/em> ishte p\u00ebrgjigja e institucionit irakian.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"19\">Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb deklaroi p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Kosov\u00ebs t\u00eb REL-it se<em data-reader-unique-id=\"20\">\u201cshteti shqiptar\u2026 \u00ebsht\u00eb duke nd\u00ebrmarr\u00eb te gjitha veprimet p\u00ebr evidentimin, verifikimin e lokalizimin e shtetasve shqiptar\u00eb q\u00eb supozohet q\u00eb ndodhen n\u00eb k\u00ebto territore [Irak, Siri]\u201d.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"24\">Kurse autoritetet e Kosov\u00ebs dhe ato t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve lidhur me shtetasit e tyre.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"25\">Sipas Shtunit, i gjith\u00eb ky proces ka pasur \u201ctransparenc\u00eb t\u00eb cunguar\u201d.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"26\">Ai shpjegon se Iraku ka shprehur gatishm\u00ebri p\u00ebr riatdhesimin e t\u00eb dyshuarve, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje rreth 60 vendeve q\u00eb t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt e tyre. Deri m\u00eb tani, sipas informacioneve publike nga Iraku, nuk ka pasur k\u00ebrkesa p\u00ebr riatdhesim nga asnj\u00eb vend.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"27\">Shtuni thot\u00eb se Iraku ka th\u00ebn\u00eb se \u201c<em data-reader-unique-id=\"28\">riatdhesimi mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm pas hetimeve paraprake t\u00eb secilit rast, dhe vet\u00ebm n\u00ebse t\u00eb hetuarit gjykohen se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezikshm\u00ebri t\u00eb ul\u00ebt\u2026 dhe se nuk kan\u00eb kryer krime t\u00eb r\u00ebnda terroriste t\u00eb nd\u00ebrlidhura me Shtetin Islamik n\u00eb territorin e Irakut apo kund\u00ebr n\u00ebnshtetasve irakian\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"32\">Ai shton se \u201cn<em data-reader-unique-id=\"33\">j\u00eb prej mund\u00ebsive ekstreme \u00ebsht\u00eb edhe d\u00ebnimi me vdekje\u201d, <\/em>ndon\u00ebse k\u00ebto d\u00ebnime nuk jan\u00eb ekzekutuar p\u00ebr shtetas evropian\u00eb deri tani.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"34\">Shtuni argumenton se kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb neglizhence t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb riatdhesimit nga vendet e origjin\u00ebs. Rreziku q\u00eb shfaqet pas k\u00ebsaj, sipas tij, lidhet me munges\u00ebn e kapaciteteve t\u00eb Irakut p\u00ebr gjykime transparente dhe t\u00eb drejta.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"35\"><em data-reader-unique-id=\"36\">\u201cGjykimet n\u00eb Irak shpesh kritikohen se kryhen me nxitim dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore, kryesisht bazuar n\u00eb pranim faj\u00ebsie [edhe p\u00ebrmes presionit], dhe jo n\u00eb prova<\/em>&#8220;, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"37\"><strong data-reader-unique-id=\"38\">Pritja n\u00eb ankth e t\u00eb af\u00ebrmve n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n<div data-reader-unique-id=\"39\"><ins data-revive-zoneid=\"140\" data-revive-id=\"b7a1ee293d72d1425c3a606cacc51cf4\" data-revive-seq=\"7\" data-revive-loaded=\"1\" data-reader-unique-id=\"40\"><a href=\"https:\/\/ads.botasot.info\/delivery\/cl.php?bannerid=905&amp;zoneid=140&amp;sig=15c7f1d82dd816fb35e15fbdbdae75624bb0f9c2075385f79361c72e8a779823&amp;dest=https%3A%2F%2Fwww.ipko.com%2F\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" data-reader-unique-id=\"41\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" title=\"\" src=\"https:\/\/ads.botasot.info\/images\/99051e27c14cb2affa25e73a618af3d1.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"225\" data-reader-unique-id=\"42\" \/><\/a><\/ins><\/div>\n<p data-reader-unique-id=\"43\">Nj\u00eb grua nga Shqip\u00ebria, duke folur n\u00eb kushte anonimiteti p\u00ebr redaksin\u00eb e REL-it n\u00eb Prishtin\u00eb, thot\u00eb se nipi i saj, A.T., tashm\u00eb 15 vje\u00e7, ndodhet n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr mbajtjeje p\u00ebr t\u00eb mitur, pasi kishte shkuar n\u00eb Siri q\u00eb n\u00eb vitin 2013, bashk\u00eb me prind\u00ebrit e tij.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"44\">Pasi prind\u00ebrit i vdiq\u00ebn dhe djali u rrit pak, e af\u00ebrmja thot\u00eb se at\u00eb e nxor\u00ebn nga kampi sirian Al-Hol \u2013 i zbrazur n\u00eb rrethana t\u00eb paqarta bashk\u00eb me disa kampe ku mbaheshin familjar\u00eb t\u00eb t\u00eb burgosurve t\u00eb dyshuar si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb IS-it \u2013 dhe e d\u00ebrguan n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr mbajtjeje.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"45\"><em data-reader-unique-id=\"46\">\u201cT\u00eb gjith\u00eb djemt\u00eb q\u00eb b\u00ebheshin 12 apo 13 vje\u00e7, i merrnin nga kampi<\/em>\u201d ku strehoheshin gra dhe f\u00ebmij\u00eb, pohon ajo.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"50\">Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, shqiptarja thot\u00eb se nuk ka informacion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e nipit, dhe k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje nga autoritetet.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"51\"><em data-reader-unique-id=\"52\">\u201cLutem t\u00eb b\u00ebhet di\u00e7ka p\u00ebr ata f\u00ebmij\u00eb q\u00eb u ka ikur f\u00ebmij\u00ebria atje n\u00eb mes t\u00eb kaosit\u201d<\/em>, shprehet ajo.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"53\">Gruaja shton se familja ka vite q\u00eb jeton me pasiguri, duke marr\u00eb vet\u00ebm informacione t\u00eb pjesshme p\u00ebr gjendjen e tij.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"56\">Sipas asaj q\u00eb ka d\u00ebgjuar nga t\u00eb tjer\u00ebt, ajo dyshon se kushtet n\u00eb k\u00ebto qendra t\u00eb mbajtjes jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqija, me munges\u00eb ushqimi dhe me keqtrajtime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"57\">P\u00ebr t\u00eb, \u00e7do zhvillim i ri n\u00eb Siri apo n\u00eb Irak ngre frik\u00ebn se ai mund t\u00eb zhvendoset pa dijenin\u00eb e familjes.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"58\">Nj\u00eb histori tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ajo e Azgane Dibr\u00ebs, e cila thot\u00eb se motra dhe mbesa e saj ndodhen ende n\u00eb Siri, pasi kishin shkuar atje rreth nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, bashk\u00eb me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb familjes. Nj\u00ebra prej vajzave \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri disa vite m\u00eb par\u00eb, por t\u00eb tjer\u00ebt mbeten ende atje.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"61\">\u201cMotra \u00ebsht\u00eb akoma atje, ka dal\u00eb nga kampi, dhe jetojn\u00eb me qira. Po presin kur do t\u2019i marrin\u201d, thot\u00eb ajo, duke shtuar se familjar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb vendimi p\u00ebr riatdhesim.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"62\">Sipas Dibr\u00ebs, familja kishte shkuar n\u00eb Siri me bindjen se do t\u00eb jetonin n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pa ditur se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte m\u00eb pas.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"63\">Ajo thot\u00eb se, pas mb\u00ebrritjes, ata kishin njoftuar t\u00eb af\u00ebrmit se ishin mir\u00eb, por se situata ndryshoi shpejt me p\u00ebrshkall\u00ebzimin e konfliktit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"67\">Dibra tregon se familjar\u00ebt e saj kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr kampin Al-Hol, ku kan\u00eb p\u00ebrjetuar kushte t\u00eb v\u00ebshtira dhe raste dhune, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb jan\u00eb zhvendosur nga kampi dhe aktualisht jetojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb pasigurta n\u00eb Siri.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"68\">Familja thot\u00eb se p\u00ebrpiqet t\u2019u ndihmoj\u00eb financiarisht t\u00eb af\u00ebrmve n\u00eb Siri sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur, duke u d\u00ebrguar para her\u00eb pas here. Megjithat\u00eb, kontaktet jan\u00eb t\u00eb kufizuara, dhe informacioni p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb terren mbetet i pjessh\u00ebm.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"69\">Eksperti i siguris\u00eb, Shtuni, e sheh si shum\u00eb t\u00eb nevojshme <em data-reader-unique-id=\"70\">\u201criatdhesimin e kontrolluar t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb burgjet e Irakut dhe jo vet\u00ebm\u201d, <\/em>ndon\u00ebse zhvillimet e fundit, sipas tij, e komplikojn\u00eb situat\u00ebn.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"73\"><em data-reader-unique-id=\"74\">\u201cTransferimi n\u00eb Irak padyshim e komplikon dhe vonon procesin e riatdhesimit. Kjo ka t\u00eb nj\u00ebjtin efekt edhe mbi procesin e riintegrimit t\u00eb tyre potencial n\u00eb t\u00eb ardhmen, q\u00eb sigurisht v\u00ebshtir\u00ebsohet\u201d.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"75\">N\u00eb disa raste, kthimi ka qen\u00eb i mundur, por i v\u00ebshtir\u00eb.\u00a0Eva Dumani\u00a0u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb shkurtin e sivjetm\u00eb, pasi kishte kaluar disa vite n\u00eb Siri, ku kishte shkuar si f\u00ebmij\u00eb me baban\u00eb, v\u00ebllain dhe gjyshen.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"76\">I ati dhe gjyshja e saj humb\u00ebn jet\u00ebn gjat\u00eb konfliktit, v\u00ebllai u riatdhesua n\u00eb vitin 2020, nd\u00ebrsa ajo mbeti p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb e vetme.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"80\">Daja i saj, Xhetan Ndregjoni, thot\u00eb se 21-vje\u00e7arja, pas kthimit, po ndjek shkoll\u00ebn dhe nj\u00eb kurs t\u00eb gjuh\u00ebs angleze, dhe se po p\u00ebrpiqet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb jet\u00eb normale.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"81\"><em data-reader-unique-id=\"82\">\u201cKur t\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb e t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pun\u00eb si vajzat e mia, mund t\u00eb them se po b\u00ebn jet\u00eb normale<\/em>\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"83\"><strong data-reader-unique-id=\"84\">Heshtje p\u00ebr shtetasit kosovar\u00eb n\u00eb Siri<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"85\">\n<p data-reader-unique-id=\"88\">P\u00ebrve\u00e7se autoritetet nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacione t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara n\u00eb lidhje me shtetasit kosovar\u00eb n\u00eb Siri, familjar\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb gjenden atje hezitojn\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr media.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"89\">Q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs n\u00eb Siri, qindra shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb udh\u00ebtuar drejt\u00a0zonave t\u00eb konfliktit, kryesisht n\u00eb periudh\u00ebn e viteve 2012-2015, nd\u00ebrsa pas r\u00ebnies s\u00eb IS-it n\u00eb vitin 2019, shum\u00eb prej tyre mbet\u00ebn n\u00eb kampe apo qendra ndalimi.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"90\">Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb riatdhesuar nd\u00ebr vite. N\u00eb aksionin e fundit, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2021, 11 shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs, kryesisht gra dhe f\u00ebmij\u00eb, u kthyen nga Siria, si pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb institucioneve p\u00ebr kthimin e qytetar\u00ebve t\u00eb mbetur n\u00eb zonat e konfliktit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"94\">Autoritetet than\u00eb se ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje dhe riintegrim, nd\u00ebrsa personat q\u00eb dyshohen p\u00ebr vepra penale do t\u00eb p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"95\">Megjithat\u00eb, nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm kosovar\u00ebsh vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten n\u00eb Siri. Sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb m\u00ebhershme, rreth 100 shtetas \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb burra, gra dhe f\u00ebmij\u00eb \u2013 ndodheshin ende n\u00eb zonat e konfliktit, nd\u00ebrsa institucionet nuk kan\u00eb publikuar m\u00eb shifra t\u00eb reja.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"96\">Shumica e tyre, gra dhe f\u00ebmij\u00eb, ishin vendosur n\u00eb kampe si Al-Hol dhe Al-Roj, t\u00eb kontrolluara nga forcat kurde. Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr ndodhej jasht\u00eb kampeve, n\u00eb zona t\u00eb tjera t\u00eb Siris\u00eb, shpesh n\u00eb kushte t\u00eb pasigurta dhe me qasje t\u00eb kufizuar n\u00eb ndihm\u00eb humanitare.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"97\">\n<p data-reader-unique-id=\"100\">Kosova \u2013 q\u00eb lidhi\u00a0raporte diplomatike me Sirin\u00eb\u00a0tetorin e vitit t\u00eb kaluar \u2013 ishte nd\u00ebr vendet e para n\u00eb rajon q\u00eb nd\u00ebrmori operacione t\u00eb m\u00ebdha riatdhesimi, p\u00ebrfshir\u00eb kthimin e 110 shtetasve n\u00eb vitin 2019, kryesisht gra dhe f\u00ebmij\u00eb. Ky proces u realizua me mb\u00ebshtetjen e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"101\">Pas kthimit, shum\u00eb prej tyre jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb programe riintegrimi dhe deradikalizimi, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb mb\u00ebshtetje psikologjike, arsimim dhe monitorim institucional.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"102\"><strong data-reader-unique-id=\"103\">Zhvendosja e t\u00eb burgosurve n\u00eb Irak<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"104\">\n<p data-reader-unique-id=\"107\">Sirin\u00eb sot e udh\u00ebheq nj\u00eb qeveri e drejtuar nga Ahmed Al-Sharaa, i cili rr\u00ebzoi regjimin e ish-presidentit Bashar al-Assad, m\u00eb 2024.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"108\">Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, pushteti i ri ka nd\u00ebrmarr\u00eb disa aksione p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll territore dikur t\u00eb udh\u00ebhequra nga kurd\u00ebt.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"109\">N\u00eb verilindje t\u00eb Siris\u00eb, forcat kurde kishin ushtruar p\u00ebr vite me radh\u00eb kontroll t\u00eb gjer\u00eb territorial dhe administrativ, p\u00ebrmes strukturave autonome civile dhe ushtarake, duke luajtur nj\u00eb rol ky\u00e7 edhe n\u00eb mbajtjen e t\u00eb ndaluarve t\u00eb dyshuar p\u00ebr lidhje me IS-in, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kontrollin kampeve si Al-Hol.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"110\">\n<p data-reader-unique-id=\"113\">Gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb operacionit m\u00eb 2026, forcat siriane arrit\u00ebn t\u00eb marrin n\u00ebn kontroll disa territore, nd\u00ebrsa pjes\u00eb t\u00eb tjera mbet\u00ebn ende n\u00ebn kontrollin e forcave kurde.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"114\">Pal\u00ebt ran\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim, por pa nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb terren.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"115\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb u rrit edhe shqet\u00ebsimi p\u00ebr sigurin\u00eb e burgjeve ku mbaheshin t\u00eb dyshuar p\u00ebr lidhje me IS-in.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"118\">P\u00ebr t\u00eb parandaluar arratisjet dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur kontrollin mbi t\u00eb ndaluarit, forcat amerikane njoftuan se, n\u00eb koordinim me autoritetet n\u00eb Bagdad, kishin vendosur transferimin e tyre n\u00eb Irak.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"119\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, t\u00eb ndaluarit jan\u00eb nga m\u00eb shum\u00eb se 60 shtete, p\u00ebrfshir\u00eb 4.253 arab\u00eb dhe 983 jo-arab\u00eb. Prej tyre, 467 jan\u00eb shtetas irakian\u00eb, nd\u00ebrsa 3.543 jan\u00eb shtetas sirian\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"120\">Autoritetet n\u00eb Irak than\u00eb se klasifikimi i t\u00eb ndaluarve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash, t\u00eb siguruar nga nj\u00eb koalicion nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ku p\u00ebrfshihen vende si Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Ukraina, India, Australia, Belgjika, Gjeorgjia dhe Danimarka. \/ REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi forcat qeveritare mor\u00ebn n\u00ebn kontroll bastione kurde n\u00eb veri t\u00eb Siris\u00eb, nd\u00ebrsa mij\u00ebra t\u00eb burgosur t\u00eb dyshuar p\u00ebr lidhje me IS-in u transferuan n\u00eb Irak, u ngrit\u00ebn shqet\u00ebsime t\u00eb reja p\u00ebr fatin e shtetasve nga Ballkani Per\u00ebndimor q\u00eb kishin shkuar n\u00eb Siri, p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt. Mungesa e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb konfirmuara dhe mosreagimi i disa&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":8813,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8812","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IMG_1711.png","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8812"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8812\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8814,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8812\/revisions\/8814"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}