{"id":8860,"date":"2026-04-16T09:16:04","date_gmt":"2026-04-16T07:16:04","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=8860"},"modified":"2026-04-16T09:16:04","modified_gmt":"2026-04-16T07:16:04","slug":"ramiz-lladrovci-paralajmeron-pa-unitet-politik-kosova-rrezikon-stagnim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/ramiz-lladrovci-paralajmeron-pa-unitet-politik-kosova-rrezikon-stagnim\/","title":{"rendered":"Ramiz Lladrovci paralajm\u00ebron: Pa unitet politik, Kosova rrezikon stagnim"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"2\">Kryetari i Drenasit nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb, Ramiz Lladrovci, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cBota sot\u201d ka folur p\u00ebr Drenasin dhe politik\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"8\">P\u00ebr pun\u00ebt n\u00eb Drenas, kryetari thot\u00eb se, prioritetet n\u00eb Drenas jan\u00eb arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia, uji dhe ambienti, nd\u00ebrsa infrastruktura dhe sh\u00ebrbimet publike po zhvillohen sipas planeve dhe k\u00ebrkesave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"9\">Ai ka kritikuar PDK-n\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb heshtur dhe n\u00eb defensiv\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"11\">Derisa p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, ai theksoi se Kosov\u00ebs i duhet m\u00eb shum\u00eb unitet politik, orientim drejt aleat\u00ebve SHBA-BE dhe nj\u00eb president konsensual, duke e v\u00ebn\u00eb interesin shtet\u00ebror mbi at\u00eb partiak.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"15\">Kurse, p\u00ebr opsionin e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, Lladrovci thot\u00eb se duhet t\u00eb shmangen n\u00ebse ka zgjidhje, pasi shkaktojn\u00eb stagnim dhe kosto p\u00ebr vendin. Ai thekson se prioritet duhet t\u00eb jen\u00eb zhvillimi, investimet dhe mir\u00ebqenia e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"16\">E n\u00eb rast koalicionesh, i pari i Drenasit thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt p\u00ebr koalicione, por thekson se partit\u00eb duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb interes t\u00eb shtetit dhe t\u00eb shmangin konfliktet politike, duke respektuar vlerat e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb kaluar\u00ebn e saj.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"18\"><strong data-reader-unique-id=\"19\">Intervista e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"20\"><strong data-reader-unique-id=\"21\">\u201cBota sot\u201d:\u00a0Cilat jan\u00eb tri prioritetet kryesore p\u00ebr Drenas k\u00ebt\u00eb vit?<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"22\"><strong data-reader-unique-id=\"23\">Ramiz Lladrovci:\u00a0<\/strong>Tri prioritetet e pushtetit lokal n\u00eb Drenas jan\u00eb arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia, menaxhimi i ujit dhe ambienti. Jan\u00eb k\u00ebto prioritete dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb lidhura edhe me nivelin qendror dhe planifikimet e q\u00ebndrueshme, t\u00eb vazhdueshme dhe me pritshm\u00ebri nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"27\"><strong data-reader-unique-id=\"28\">\u201cBota sot\u201d:\u00a0Si po e p\u00ebrmir\u00ebsoni infrastruktur\u00ebn dhe sh\u00ebrbimet publike n\u00eb komun\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"29\"><strong data-reader-unique-id=\"30\">Ramiz Lladrovci:\u00a0<\/strong>Puna jon\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00eb, \u00ebsht\u00eb vijim i projekteve t\u00eb planifikuara nd\u00ebr vite, vazhdim dhe planifikim i projekteve t\u00eb reja, n\u00eb pajtim me prioritetet e p\u00ebrcaktuara nga qytetar\u00ebt n\u00eb d\u00ebgjimet buxhetore. Sh\u00ebrbimet publike bashk\u00eb me emergjencat, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuara, konsideroj se veprimet tona jan\u00eb n\u00eb pajtim me mund\u00ebsit\u00eb e pushtetit lokal, me fal\u00ebnderim p\u00ebr zyrtar\u00ebt e palodhsh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb \u00e7do her\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"34\"><strong data-reader-unique-id=\"35\">\u201cBota sot\u201d:\u00a0Kalojm\u00eb te politika, zoti Lladrovci, si e vler\u00ebsoni pozicionin aktual t\u00eb PDK-s\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike?<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"36\"><strong data-reader-unique-id=\"37\">Ramiz Lladrovci:<\/strong>\u00a0Pozit\u00ebn e PDK-s\u00eb, aktualisht e shoh n\u00eb defensiv\u00eb, madje, e konsideroj se \u00ebsht\u00eb mjaft e heshtur, p\u00ebrball situat\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi. Vendi, nuk e ka pozit\u00ebn e vet meritore n\u00eb nivelin rajonal, aleancat e q\u00ebndrueshme historike si dhe perspektiv\u00ebn q\u00eb synojm\u00eb si shtet dhe si qytetar\u00eb. Pozita e Kosov\u00ebs si shtet, duhet t\u00eb jet\u00eb me m\u00eb shum\u00eb optimiz\u00ebm, projekte, perspektiv\u00eb e kontribut p\u00ebr mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve por edhe n\u00eb sken\u00ebn rajonale, me p\u00ebrkrahjen e aleat\u00ebve tan\u00eb, ShBA-s\u00eb dhe Bashkimit Evropian. Kredit\u00eb tona si shtet i ri, si burim i paqes dhe siguris\u00eb n\u00eb rajon bashk\u00eb me vendet mike, nuk jan\u00eb shteruar, vet\u00ebm duhet gjetur rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb promovuar kapitalin ton\u00eb njer\u00ebzor, shtet\u00ebror e politik, n\u00eb rrethanat aktuale, pun\u00eb kjo q\u00eb pret angazhimin e plot\u00eb e t\u00eb pakursyer t\u00eb PDK-s\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"41\"><strong data-reader-unique-id=\"42\">\u201cBota sot\u201d:\u00a0A duhet vendi t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb president konsensual apo partiak? A ka PDK nj\u00eb em\u00ebr konkret p\u00ebr president?<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"43\"><strong data-reader-unique-id=\"44\">Ramiz Lladrovci:\u00a0<\/strong>Nuk e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb propozoj\u00eb PDK, por, mendimi im \u00ebsht\u00eb se Kosov\u00ebs i duhet president. Un\u00eb kam qen\u00eb kritik edhe m\u00eb her\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje n\u00eb rrethanat q\u00eb p\u00ebrcjellin shtetin ton\u00eb, pa tentuar t\u00eb ket\u00eb n\u00eb sken\u00ebn ton\u00eb politike arroganca t\u00eb d\u00ebmshme. Dhuna e numrave nuk i sjell asnj\u00eb t\u00eb mir\u00eb vendit, marr\u00ebveshjet, harmonizimet dhe uniteti, jan\u00eb rruga e vetme, p\u00ebr vendin ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, Kosov\u00ebn. Nuk jam n\u00eb dijeni p\u00ebr ndonj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr president nga PDK, por, subjekti i liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka vendosur interesin partiak mbi at\u00eb shtet\u00ebror. Opozita, nuk diti t\u00eb veproj\u00eb lidhur me propozimin e pozit\u00ebs p\u00ebr kryeminist\u00ebr dhe kryeparlamentar p\u00ebr t\u00eb evituar 28 dhjetorin. Vendimi politik, duhet t\u00eb jet\u00eb maksimalist n\u00eb rrethanat e caktuara, abstenimi nuk ofron \u00e7do her\u00eb zgjidhje, kjo e b\u00ebn PDK-n\u00eb ndryshe nga natyra e saj, p\u00ebr veprime t\u00eb drejta e t\u00eb dobishme institucionale n\u00eb rrethanat konkrete.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"45\"><strong data-reader-unique-id=\"46\">\u201cBota sot\u201d:\u00a0A jan\u00eb t\u00eb pashmangshme zgjedhjet e reja n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb politike? A \u00ebsht\u00eb PDK gati p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja?<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"47\"><strong data-reader-unique-id=\"48\">Ramiz Lladrovci:<\/strong> Zgjedhjet jan\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr situatat pa shtegdalje, zgjedhjet e shpeshta, irritojn\u00eb qytetar\u00ebt dhe shkaktojn\u00eb shpenzime q\u00eb mund t\u00eb evitohen. Mund t\u00eb flas p\u00ebr klim\u00ebn n\u00eb komun\u00ebn e Drenasit, si bastion i PDK-s\u00eb, \u00e7do her\u00eb \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr zgjedhje, por, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb a na duhen, a mund t\u00eb shmang\u00ebn vonesat dhe bllokimet e vazhdueshme. Me zgjedhje, \u00e7do shtet ka stagnim, pushon zhvillimi dhe shkaktohen vonesa n\u00eb t\u00eb gjitha proceset s\u00eb paku p\u00ebr nj\u00eb vit. Partit\u00eb politike duhet ta mendojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e rinis\u00eb, investimet kapitale, projektet me perspektiv\u00eb p\u00ebr shtetin dhe nj\u00ebmij\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjera, nga uji i pijes, energjia, ambienti dhe prioritetet tjera n\u00eb funksion t\u00eb mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"53\"><strong data-reader-unique-id=\"54\">\u201cBota sot\u201d:\u00a0\u00c7far\u00eb ndryshimesh i duhen PDK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb rikthyer besimin e qytetar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"55\"><strong data-reader-unique-id=\"56\">Ramiz Lladrovci:<\/strong>\u00a0Besimi i qytetar\u00ebve ndaj PDK-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zbehur, k\u00ebt\u00eb e tregojn\u00eb zgjedhjet. Kemi mundur m\u00eb shum\u00ebn si parti, por, situatat e krijuara, desht\u00ebm apo jo, prodhuan k\u00ebt\u00eb rezultat. Fitorja e PDK-s\u00eb n\u00eb disa komuna emblematike si Prizreni, Ferizaj, dy komunat e Drenic\u00ebs dhe komunat tjera, d\u00ebshmojn\u00eb se kemi q\u00ebndrueshm\u00ebri, megjithat\u00eb, energjia e PDK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe, k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon e kaluara e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb ton\u00eb, arritjet p\u00ebr shtat\u00eb vjet qeverisje, si dhe vizioni i fuqish\u00ebm dhe i pal\u00ebkundur euro-atlantik. Gabimet e lidershipit n\u00eb zgjedhjet e kaluara lidhur me Drenasin, uroj t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten, sepse korrigjimet do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Kjo e dob\u00ebson mesazhin p\u00ebr elektoratin me efekt negativ n\u00eb t\u00ebr\u00eb trupin elektoral, dekurajon simpatizant\u00ebt, p\u00ebr m\u00eb keq, godet aktivist\u00ebt e devotsh\u00ebm e t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb misionit dhe vizionit t\u00eb PDK-s\u00eb p\u00ebr shtetin dhe rrug\u00ebn q\u00eb duhet ndjekur. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se llogaridh\u00ebnia \u00ebsht\u00eb e pandashme nga demokracia dhe ecja p\u00ebrpara, \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me evidentimin e l\u00ebshimeve dhe mos p\u00ebrs\u00ebritja e tyre.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"59\"><strong data-reader-unique-id=\"60\">\u201cBota sot\u201d:\u00a0\u00c7far\u00eb skenar\u00ebsh parashihni p\u00ebr muajt n\u00eb vijim?<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"64\"><strong data-reader-unique-id=\"65\">Ramiz Lladrovci:<\/strong>\u00a0Nuk jam optimist, megjithat\u00eb, pres t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb mes t\u00eb subjekteve politike, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb aktualisht t\u00eb harmonizuara, por as t\u00eb armiq\u00ebsuara. Popullizmat nuk i b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb kreator\u00ebve t\u00eb tyre, kauzat e shtetit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vlershme se sa parullat e fushatave. Pres t\u00eb kemi zgjedhje, pres t\u00eb ket\u00eb \u00e7alim n\u00eb zhvillim ekonomik dhe zhvillimin e gjithmbarsh\u00ebm, por, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr brengosje edhe mungesa jon\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e ShBA-s\u00eb, etj. Takimet n\u00eb seminare dhe sesionet p\u00ebr opinione me grupe k\u00ebshilluese joformale nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nuk e plot\u00ebsojn\u00eb as rrolin e as nevojat emergjente t\u00eb shtetit ton\u00eb. Kosova duhet t\u00eb punoj\u00eb fort e t\u00eb mbaj lart\u00eb shtetin e nd\u00ebrtuar me aleat\u00ebt, thellimin e demokracis\u00eb dhe perspektiv\u00ebn si model i shtetit t\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb luft\u00eb e drejt\u00eb e p\u00ebrkrahur nga NATO dhe BE.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"66\"><strong data-reader-unique-id=\"67\">\u201cBota sot\u201d:\u00a0A do t\u00eb hynte PDK n\u00eb koalicione pas zgjedhjeve?<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"68\"><strong data-reader-unique-id=\"69\">Ramiz Lladrovci:<\/strong>\u00a0Nuk jam i sigurt p\u00ebr koalicion, sepse, priten disa ngjarje me pesh\u00eb si vendimi p\u00ebr heronjt\u00eb tan\u00eb t\u00eb luft\u00ebs dhe paqes, ngurt\u00ebsimi i pozicioneve q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe lodhjen e qytetar\u00ebve me pap\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e subjekteve politike, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr partit\u00eb shtetformuese e shtetnd\u00ebrtuese. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, duhet t\u00eb nderohet angazhimi shekullor p\u00ebr liri, vlerat e U\u00c7K-s\u00eb, pavar\u00ebsin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, njohjet nga mbi 115 shtete, duke kontribuar me mir\u00ebkuptim p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebr veprimet n\u00eb pajtim me mund\u00ebsit\u00eb e asaj kohe, duke respektuar shtetformimin\u00a0 e shtetnd\u00ebrtimin. Shteti yn\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb ai i vitit 2000, as 2008. Nuk guxojm\u00eb t\u00eb rrim\u00eb prapa situatave dhe tendenc\u00ebn konflikteve n\u00eb mes t\u00eb partive politike, p\u00ebr rrethanat jasht\u00eb kontekstit kohor e historik, do evituar prapakthimin, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar koalicione p\u00ebr shtetin, qytetar\u00ebt dhe t\u00eb ardhmen e vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Drenasit nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb, Ramiz Lladrovci, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cBota sot\u201d ka folur p\u00ebr Drenasin dhe politik\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. P\u00ebr pun\u00ebt n\u00eb Drenas, kryetari thot\u00eb se, prioritetet n\u00eb Drenas jan\u00eb arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia, uji dhe ambienti, nd\u00ebrsa infrastruktura dhe sh\u00ebrbimet publike po zhvillohen sipas planeve dhe k\u00ebrkesave t\u00eb qytetar\u00ebve. Ai ka kritikuar&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":8861,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8860","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IMG_1721.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8860","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8860"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8860\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8862,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8860\/revisions\/8862"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8861"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8860"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8860"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8860"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}