{"id":9189,"date":"2026-04-19T16:52:14","date_gmt":"2026-04-19T14:52:14","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=9189"},"modified":"2026-04-19T16:52:14","modified_gmt":"2026-04-19T14:52:14","slug":"renia-heroike-e-sali-cekajt-rrefimi-i-bashkeluftetarit-si-e-kishte-vene-ne-shenjester-udb-ja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/renia-heroike-e-sali-cekajt-rrefimi-i-bashkeluftetarit-si-e-kishte-vene-ne-shenjester-udb-ja\/","title":{"rendered":"R\u00ebnia heroike e Sali \u00c7ekajt, rr\u00ebfimi i bashk\u00ebluft\u00ebtarit: Si e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr UDB-ja"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"2\">Sali \u00c7ekaj, luft\u00ebtar dhe veprimtar i hersh\u00ebm i \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, i njohur p\u00ebr angazhimin e tij n\u00eb organizimin dhe ideimin e l\u00ebvizjeve me karakter politik e ushtarak, ra heroikisht 27 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e Koshares.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"6\">S\u00eb bashku me t\u00eb ran\u00eb edhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij: Shefqet Mustafaj nga Gllogjani, Mejdi Korrani, Luan Gashi, Ilir Hoxha, Hysni Temaj, Izet Morina, Bejt\u00eb Kajdom\u00e7aj, Aziz Gashi, Afrim Stajku, Fatos Limani, Fisnik Ibrahimi dhe Leonard Palucaj.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"7\">Bashk\u00ebluft\u00ebtari i tij, Sami Tahiraj, ka rr\u00ebfyer \u00a0p\u00ebr \u201cBota sot\u201d se Sali \u00c7ekaj ishte nj\u00eb nga figurat qendrore t\u00eb organizimit dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb hershme politike e ushtarake, i cili u shqua p\u00ebr angazhimin e tij t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgatitjen dhe koordinimin e strukturave t\u00eb rezistenc\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"9\">Sipas tij, \u00c7ekaj mbeti i p\u00ebrkushtuar deri n\u00eb fund n\u00eb misionin e tij, duke qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb zhvillimet vendimtare t\u00eb luft\u00ebs dhe n\u00eb betej\u00ebn e Koshares, ku edhe ra heroikisht s\u00eb bashku me bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"13\">Po ashtu, ai ka kujtuar se aktivitetin patriotik \u00c7ekaj e nisi me demonstratat e vitit 1981 dhe m\u00eb pas u angazhua n\u00eb udh\u00ebheqjen politike n\u00eb De\u00e7an n\u00eb vitet \u201990, duke qen\u00eb pjes\u00eb e protestave dhe l\u00ebvizjeve popullore n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb minator\u00ebve t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs dhe k\u00ebrkesave t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"14\"><em data-reader-unique-id=\"15\">\u201cP\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr figur\u00ebn e Sali \u00c7ekajt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder i madh, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe, sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kombit n\u00eb historin\u00eb m\u00eb t\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs. Ai ishte nj\u00eb figur\u00eb poliedrike, shum\u00ebdimensionale, e cila ng\u00ebrthen n\u00eb vete t\u00eb gjitha ato veti q\u00eb rrall\u00ebher\u00eb n\u00eb histori mund t\u2019i gjesh t\u00eb kompletuara te nj\u00eb personalitet udh\u00ebheq\u00ebs, i cili e b\u00ebn t\u00eb pranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha shtresat e shoq\u00ebris\u00eb. Te Sali \u00c7ekaj gjeje vetit\u00eb e burr\u00ebris\u00eb tipike shqiptare: trim\u00ebrin\u00eb, bujarin\u00eb, besnik\u00ebrin\u00eb, dashurin\u00eb ndaj familjes dhe shok\u00ebve. Te Sali \u00c7ekaj gjeje juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh, i cili diti n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb unike q\u00eb t\u00eb gjitha t\u2019i fus\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes madhore komb\u00ebtare. Figura e tij ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb studim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb shkencor adekuat, i cili do ta zb\u00ebrthej\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb kompleksivitetin e saj dhe t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pah e gjith\u00eb e v\u00ebrteta, t\u00eb cil\u00ebn e ka mbuluar pluhuri i harres\u00ebs nga injoranca e elit\u00ebs totalitare bolshevike. E gjith\u00eb kjo b\u00ebhet me t\u00eb vetmin q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i vazhdohet jeta g\u00ebnjeshtr\u00ebs s\u00eb madhe historike, e cila u nd\u00ebrtua nga \u201chajnat e historis\u00eb\u201d, mbi t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrtuan karrier\u00ebn e tyre politike dhe sot q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb majat e pushtetit n\u00eb Kosov\u00eb. Aktivitetin patriotik Sali \u00c7ekaj e filloi m\u00eb 1981, ku demonstratat masive gjith\u00ebpopullore e gjejn\u00eb n\u00eb mesin e tyre. Ndryshimet e m\u00ebdha politike t\u00eb viteve 1990 e gjejn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb udh\u00ebheqjes politike n\u00eb komun\u00ebn e De\u00e7anit. Ai vihet n\u00eb ball\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesave gjith\u00ebpopullore t\u00eb koh\u00ebs, si\u00e7 ishin protestat, tubimet dhe marshimet drejt Prishtin\u00ebs n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb minator\u00ebve t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs\u201d,<\/em> ka vler\u00ebsuar ai.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"17\">Tahiraj ka rr\u00ebfyer se si \u00c7ekaj u vendos\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb UDB-s\u00eb, e cila e ndiqte nga af\u00ebr, derisa ai arriti t\u2019i shmangej arrestimit dhe u arratis n\u00eb Gjermani me ndihm\u00ebn e disa bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"18\"><em data-reader-unique-id=\"19\">\u201cAi doli hapur n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb tyre n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjitha strukturave udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb De\u00e7anit. Ishte n\u00eb ball\u00eb t\u00eb luft\u00ebs politike kund\u00ebr ndryshimeve kushtetuese, dor\u00ebzimit masiv t\u00eb librezave t\u00eb LKJ-s\u00eb, e cila filloi pik\u00ebrisht n\u00eb gjykat\u00ebn komunale ku ai kishte baz\u00ebn. Jo rast\u00ebsisht kjo gjykat\u00eb u quajt \u201c\u00e7erdhe e nacionalizmit shqiptar\u201d nga UDB-ja. Ishte nj\u00ebri nd\u00ebr themeluesit e LDK-s\u00eb dhe pluralizmit n\u00eb De\u00e7an, ishte edhe kryetar i KKPP-s\u00eb. Ishte nj\u00ebri nd\u00ebr hartuesit kryesor t\u00eb statutit komunal, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Ka\u00e7anikut. T\u00eb gjitha k\u00ebto aktivitete dhe shum\u00eb t\u00eb tjera, Sali \u00c7ek\u00ebn e v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb UDB-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e gjurmonin hap pas hapi, derisa nj\u00eb dit\u00eb u v\u00ebrsul\u00ebn p\u00ebr ta arrestuar, por fal\u00eb gjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij dhe disa shok\u00ebve, ai arriti t\u2019u shp\u00ebtoj\u00eb dhe u arratis n\u00eb Gjermani.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"20\"><em data-reader-unique-id=\"21\">Menj\u00ebher\u00eb pas arritjes n\u00eb Gjermani, ai vazhdoi aktivitetin e tij politik pran\u00eb deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb. Krahas saj, edhe at\u00eb ushtarak pran\u00eb M.M.R.K.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"25\"><em data-reader-unique-id=\"26\">Pas nj\u00eb marr\u00ebveshjeje n\u00eb mes t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe asaj t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr st\u00ebrvitje ushtarake t\u00eb t\u00eb rinjve nga Kosova dhe trevat shqiptare, Sali \u00c7ek\u00ebn e gjejm\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt n\u00eb k\u00ebto st\u00ebrvitje, edhe pse ai kishte njohuri t\u00eb mjaftueshme profesionale, sepse ishte oficer rezerv\u00eb. Q\u00ebllimi i tij ishte q\u00eb, krahas st\u00ebrvitjeve taktiko-fizike, t\u00eb njihej p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi me t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebheshin bart\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb nga sulmet e para guerile e deri te lufta e hapur.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"27\"><em data-reader-unique-id=\"28\">T\u00eb dy grupet, tashm\u00eb m\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr opinionin shqiptar si grupi i par\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb t\u00eb cilit ishin heronjt\u00eb e kombit Sali \u00c7ekaj, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha, dhe grupi i dyt\u00eb q\u00eb n\u00eb mesin e tij kishte edhe heronjt\u00eb Adem Jashari, Ilaz Kodra dhe t\u00eb tjer\u00eb, ishin dhe do t\u00eb mbeten bazamenti kryesor mbi t\u00eb cilin u nd\u00ebrtua e gjith\u00eb ajo q\u00eb quhet luft\u00eb e armatosur\u201d,<\/em> ka shtuar ai.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"29\">Tutje, Tahiraj ka deklaruar se nisma e luft\u00ebs s\u00eb armatosur n\u00eb Kosov\u00eb filloi n\u00eb dhjetor 1991, kur nj\u00eb grup i armatosur, n\u00ebn komand\u00ebn e Sali \u00c7ekajt, kaloi kufirin Shqip\u00ebri\u2013Kosov\u00eb dhe u shp\u00ebrnda n\u00eb territore t\u00eb ndryshme shqiptare, duke sh\u00ebnuar fillimet e veprimeve t\u00eb organizuara ushtarake.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"30\">Ai ka shtuar se\u00a0\u00c7ekaj m\u00eb von\u00eb u p\u00ebrfshi n\u00eb strukturat ushtarake pran\u00eb MMRK-s\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga Ahmet Krasniqi, duke qen\u00eb aktiv deri n\u00eb faz\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb hapur.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"34\"><em data-reader-unique-id=\"35\">\u201cFillimi i saj filloi n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1991, kur k\u00ebta trima t\u00eb armatosur deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb thyen kufirin shqiptaro-shqiptar dhe, n\u00ebn komand\u00ebn e Sali \u00c7ekajt, u fut\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb duke u shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha trevat shqiptare. K\u00ebshtu filluan luft\u00ebn e armatosur, p\u00ebr t\u00eb mos e ndalur deri n\u00eb \u00e7lirimin definitiv t\u00eb vendit. E gjith\u00eb kjo ngjarje, q\u00eb nga Shqip\u00ebria e deri sa p\u00ebrfundoi, ishte n\u00ebn komand\u00ebn e Sali \u00c7ekajt. E them k\u00ebt\u00eb argument p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar me fakte konkrete nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, mbi t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb nd\u00ebrtohet e gjith\u00eb e v\u00ebrteta historike p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"36\"><em data-reader-unique-id=\"37\">K\u00ebta ishin nism\u00ebtar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe Sali \u00c7ekaj ishte komandanti i par\u00eb i k\u00ebsaj nisme, i cili nuk e ndali kurr\u00eb deri n\u00eb r\u00ebnien e tij heroike si komandant n\u00eb Koshare. T\u00eb gjitha aksionet guerile q\u00eb u kryen n\u00eb Kosov\u00eb u kryen nga k\u00ebta trima t\u00eb udh\u00ebhequr dhe t\u00eb koordinuar nga tre kolos\u00ebt: Sali \u00c7ekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"38\"><em data-reader-unique-id=\"39\">\u00c7do veprimtari politiko-ushtarake q\u00eb ndodhi n\u00eb Dukagjin n\u00eb k\u00ebto periudha kohore \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me emrin e Sali \u00c7ekajt. Sado q\u00eb elita e kuqe pansllaviste tenton ta eliminoj\u00eb k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb nacional-demokracis\u00eb nga historia m\u00eb e re e Kosov\u00ebs, ajo ngrihet dhe rritet edhe m\u00eb madh\u00ebshtore, m\u00eb fitimtare, duke u shtrir\u00eb dhe p\u00ebrqafuar n\u00eb t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare dhe duke u b\u00ebr\u00eb figura m\u00eb e dashur, m\u00eb e \u00e7muar dhe m\u00eb e respektuar e koh\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"40\"><em data-reader-unique-id=\"41\">Pas gjith\u00eb k\u00ebtyre aktiviteteve politiko-ushtarake n\u00eb Dukagjin e m\u00eb gjer\u00eb, Sali \u00c7ek\u00ebn lufta e hapur e gjeti n\u00eb majat e organizimit ushtarak pran\u00eb MMRK-s\u00eb, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Ahmet Krasniqi\u201d,<\/em> ka deklaruar ai.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"42\">\n<p data-reader-unique-id=\"45\">M\u00eb tej, Tahiraj ka deklaruar se Sali \u00c7ekaj, s\u00eb bashku me bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij, vuri bazat e organizimit ushtarak n\u00eb Dukagjin, duke filluar nga prilli i vitit 1998 dhe duke e shtrir\u00eb k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb n\u00eb shum\u00eb zona t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"46\">Sipas tij, m\u00eb pas u formua shtabi me tri brigada operative (131, 133 dhe 134), t\u00eb komanduara nga Tahir Zemaj, nd\u00ebrsa \u00c7ekaj dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij pat\u00ebn rol n\u00eb organizim, furnizim dhe koordinim t\u00eb strukturave ushtarake.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"47\"><em data-reader-unique-id=\"48\">\u00a0\u201cSali \u00c7ekaj, s\u00eb bashku me shok\u00eb, vuri bazat e para t\u00eb k\u00ebtij organizimi n\u00eb Dukagjin. Nga prilli i vitit 1998, ai s\u00eb bashku me Rrustem Bruqin, Adem Ukhagen dhe shum\u00eb shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, e shtrin\u00eb k\u00ebt\u00eb organizim n\u00eb shum\u00eb territore t\u00eb Dukagjinit, ku m\u00eb von\u00eb do t\u00eb vendosej shtabi me tri brigadat operative 131, 133 dhe 134, t\u00eb komanduara nga komandanti Tahir Zemaj.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"52\"><em data-reader-unique-id=\"53\">Baza n\u00eb Tropoj\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e armatimit, via e furnizimit p\u00ebrmes Vokshit q\u00eb komandohej nga komandanti Guri \u2013 Adem Ukhaga, si dhe baza n\u00eb shkoll\u00ebn e Viqidolit ku vendosej komanda e udh\u00ebhequr nga Tahir Zemaj, ishin mbi 100 ushtar\u00eb q\u00eb Rrustem Bruqi me shok\u00eb i soll\u00ebn nga Kosova n\u00eb Shqip\u00ebri, me t\u00eb cil\u00ebt u formuan k\u00ebto tri brigada operative. Gjithashtu, via e furnizimit nga shtetet per\u00ebndimore ishte rezultat i pun\u00ebs s\u00eb Sali \u00c7ekajt me shok\u00eb.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"54\"><em data-reader-unique-id=\"55\">Pas futjes s\u00eb nj\u00ebsive operative n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00ebn komand\u00ebn e Tahir Zemajt, Sali \u00c7ekaj pati rol ky\u00e7 n\u00eb komand\u00ebn e k\u00ebtij shtabi; ai ishte edhe komandant i brigad\u00ebs 134.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"56\"><em data-reader-unique-id=\"57\">K\u00ebto nj\u00ebsi operative pat\u00ebn nj\u00eb mori suksesesh n\u00eb disa beteja, si ajo e Lluk\u00ebs dhe ajo e Logj\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ra heroikisht bashk\u00ebpun\u00ebtori dhe bashkideatori m\u00eb i ngusht\u00eb i Saliut, Rrustem Bruqi. Krahas k\u00ebtyre sukseseve, ata pat\u00ebn edhe shum\u00eb pengesa serioze nga i ashtuquajturi SHPUQK. Edhe pse n\u00eb mes t\u00eb MMRK dhe SHPUQK u arrit nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb Oslo, SHPUQK kurr\u00eb nuk e respektoi at\u00eb\u201d,<\/em> ka n\u00ebnvizuar ai.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"60\">Gjithashtu, Tahiraj ka deklaruar se n\u00eb terren ka pasur sabotime dhe pengesa serioze, nd\u00ebrsa zhvillimet kan\u00eb kulmuar me vrasjen e ministrit t\u00eb mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ai e cil\u00ebson si nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb asaj periudhe.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"61\"><em data-reader-unique-id=\"62\">\u201cHistoria po p\u00ebrs\u00ebritet si n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe pas saj. Komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb dirigjuar nga ideolog\u00ebt bolshevik\u00eb pansllavist\u00eb Dushan Mugosha dhe Milladin Popoviqi, prish\u00ebn marr\u00ebveshjen e Mukjes n\u00eb Shqip\u00ebri dhe filluan likuidimin e elit\u00ebs nacionaliste shqiptare n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit, e cila vazhdoi deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"63\"><em data-reader-unique-id=\"64\">N\u00eb Tiran\u00eb ndodhi vazhdim\u00ebsia: \u201cMugoshat\u201d dhe \u201cPopovi\u00e7\u00ebt\u201d e rinj tradhtuan marr\u00ebveshjen e Oslos dhe filluan likuidimet ndaj udh\u00ebheqjes institucionale. Ata nuk mund ta shihnin n\u00eb krye t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb bir t\u00eb familjes nacionaliste, nj\u00eb nip t\u00eb nacionalistit Aziz Zhilivoda, nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb ideologut t\u00eb madh nacional-demokrat Metush Krasniqi.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"67\"><em data-reader-unique-id=\"68\">Prandaj u p\u00ebrdor strategjia e njohur bolshevike: \u201cpastrimi i kokave t\u00eb m\u00ebdha\u201d, q\u00eb nes\u00ebr rruga drejt pushtetit t\u00eb jet\u00eb pa pengesa. Dhe kjo ndodhi; filloi me Ahmet Krasniqin dhe p\u00ebrfundoi me Isuf Haklin.<\/em><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"69\"><em data-reader-unique-id=\"70\">K\u00ebtu ngjarjet mor\u00ebn tat\u00ebpjet\u00ebn. Sali \u00c7ekaj i p\u00ebrjetoi shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb k\u00ebto zhvillime; atij iu gjymtuan pjes\u00ebt kryesore t\u00eb trupit dhe k\u00ebshtu, i plagosur r\u00ebnd\u00eb, vazhdoi rrug\u00ebn drejt Koshares, ku s\u00eb bashku me Agim Ramadanin ishin ideolog\u00ebt dhe zbatuesit kryesor\u00eb t\u00eb ngjarjes s\u00eb madhe historike t\u00eb pastrimit t\u00eb kufirit shqiptaro-shqiptar, deri n\u00eb r\u00ebnien e tyre heroike n\u00eb fush\u00ebn e nderit, duke r\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos vdekur kurr\u00eb dhe duke u b\u00ebr\u00eb gurthemeli i p\u00ebrjetsh\u00ebm i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, <\/em>ka p\u00ebrfunduar Tahiraj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali \u00c7ekaj, luft\u00ebtar dhe veprimtar i hersh\u00ebm i \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, i njohur p\u00ebr angazhimin e tij n\u00eb organizimin dhe ideimin e l\u00ebvizjeve me karakter politik e ushtarak, ra heroikisht 27 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e Koshares. S\u00eb bashku me t\u00eb ran\u00eb edhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij: Shefqet Mustafaj nga Gllogjani, Mejdi Korrani, Luan Gashi, Ilir&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":9190,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-9189","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IMG_1906.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9189","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9189"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9189\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9192,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9189\/revisions\/9192"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9190"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9189"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9189"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9189"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}