{"id":9543,"date":"2026-04-23T17:10:09","date_gmt":"2026-04-23T15:10:09","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=9543"},"modified":"2026-04-23T17:10:09","modified_gmt":"2026-04-23T15:10:09","slug":"a-e-ndjeu-vdekjen-ky-ishte-shkrimi-i-fundit-i-akademik-rexhep-qosja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/a-e-ndjeu-vdekjen-ky-ishte-shkrimi-i-fundit-i-akademik-rexhep-qosja\/","title":{"rendered":"A e ndjeu vdekjen? Ky ishte shkrimi i fundit i Akademik Rexhep Qosja"},"content":{"rendered":"<p>Ky ishte shkrimi i fundit i tij, kushtuar Adem Dema\u00e7it.<\/p>\n<p>DROJA E TYRE PREJ LAVDIS\u00cb S\u00cb TIJ Brezi im ka pasur fat t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb prej natyr\u00ebs t\u00eb jet\u00eb i dhuruar me nj\u00eb vetje si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Adem Dema\u00e7i. E thash\u00eb brezi im e do t\u00eb duhej t\u00eb thosha se Kosova, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb populli shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ka pasur fat t\u00eb madh q\u00eb ka rritur nj\u00eb vetje si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Adem Dema\u00e7i.<\/p>\n<p>Pse mund t\u00eb thuhet k\u00ebshtu? Mund t\u00eb thuhet k\u00ebshtu sepse Adem Dema\u00e7i \u00ebsht\u00eb autoritet i madh, i pakrahasuar me ask\u00ebnd tjet\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb para tij dhe pas tij: autoritet politik, kulturor e moral. Dhe, ky autoritet me koh\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb autoritet gjith\u00ebkomb\u00ebtar dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb autoritet i till\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi p\u00ebrkushtimet e tij jo ndaj nj\u00eb, por ndaj disa veprimtarive komb\u00ebtare: ndaj krijimtaris\u00eb letrare, ndaj publicistik\u00ebs, ndaj veprimtaris\u00eb politike. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto veprimtari ai do t\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore nga e shkuara, nga e p\u00ebrtashmja dhe nga e ardhmja e popullit shqiptar. Shikimet e tij dhe shpjegimet e tij t\u00eb fatit historik, politik, shoq\u00ebror, komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve kurr\u00eb dhe kurrkund s\u2019do t\u00eb shprehen me m\u00ebnjan\u00ebri mendore e ndjenjore, por me mospajtim t\u00eb theksuar me gjendjen e p\u00ebrtashme dhe me padrejt\u00ebsit\u00eb historike q\u00eb i ishin b\u00ebr\u00eb atyre, me mospajtime me pasojat q\u00eb populli shqiptar po p\u00ebrjetonte p\u00ebr shkak t\u00eb atyre padrejt\u00ebsive t\u00eb kryehershme, me mospajtime q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb dhe frym\u00ebzojn\u00eb vet\u00ebdijen e re t\u00eb rinis\u00eb son\u00eb. Ishin k\u00ebto shikime dhe shpjegime q\u00eb shpreheshin me gjuh\u00eb letrare artistike n\u00eb proz\u00ebn e tij: n\u00eb romanet dhe n\u00eb tregimet e tij. Ishin k\u00ebto shikime dhe shpjegime q\u00eb shpreheshin me gjuh\u00eb intelektuale n\u00eb shkrimet e tij publicistike. Ishin k\u00ebto shikime dhe shpjegime q\u00eb shpreheshin qoft\u00eb edhe me programe komb\u00ebtare n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij t\u00eb pandalshme politike. Me k\u00ebto shikime dhe shpjegime Adem Dema\u00e7i do t\u00eb b\u00ebhet her\u00ebt shqiptues i madh, m\u00eb i madhi, n\u00eb historin\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs, i mendimit t\u00eb guximsh\u00ebm, t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm, i mendimit \u00e7lirimtar shqiptar. E gjith\u00eb kjo veprimtari e gjithanshme artistike, shoq\u00ebrore dhe politike, q\u00eb ishte plot\u00ebsisht mospajtuese me politik\u00ebn zyrtare kosovare, serbe e jugosllave d\u00ebshmon qart\u00eb se Adem Dema\u00e7i ia kishte dhuruar jet\u00ebn Kosov\u00ebs, se ia kishte dhuruar jet\u00ebn liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, se ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb flijohej p\u00ebr t\u00eb. Si do t\u2019i p\u00ebrgjigjet Kosova k\u00ebsaj gatishm\u00ebrie flijuese t\u00eb Adem Dema\u00e7it. T\u00eb shprehem m\u00eb sakt\u00ebsisht: si do t\u2019i p\u00ebrgjigjen udh\u00ebheqjet politike t\u00eb Kosov\u00ebs k\u00ebsaj gatishm\u00ebrie flijuese t\u00eb Adem Dema\u00e7it? P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese. N\u00eb koh\u00ebn e ish Jugosllavis\u00eb komuniste ato udh\u00ebheqje do t\u2019i p\u00ebrgjigjen duke iu bashkuar udh\u00ebheqjeve serbe dhe jugosllave n\u00eb burgosjet e gjykimet e tij tri her\u00eb p\u00ebr veprimtari armiq\u00ebsore, q\u00eb do t\u2019ia shqiptojn\u00eb rreth nj\u00ebzet e tet\u00eb vjet burgje? M\u00eb von\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb nj\u00eb vargu partish shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb prej fillimit t\u00eb vitit 1990 e deri n\u00eb vitin e \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs prej pushtimit t\u00eb Serbis\u00eb, udh\u00ebheqjet partiake t\u00eb k\u00ebtyre partive, q\u00eb po b\u00ebnin t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn politik\u00eb paq\u00ebsore, do t\u2019i p\u00ebrgjigjen me droj\u00eb t\u00eb madhe prej autoritetit t\u00eb Adem Dema\u00e7it dhe me p\u00ebrpjekje t\u00eb gjithfarshme me shkrime n\u00eb gazetat e kontrolluara prej tyre dhe me propagand\u00eb gojore t\u00eb palejueshme me \u00e7ka synohej zhvler\u00ebsimi i autoritetit dhe i meritave t\u00eb tij! Po t\u00eb lexohen sot gjith\u00eb ato q\u00eb n\u00eb gazeta jan\u00eb shkruar kund\u00ebr tij do t\u00eb mund t\u00eb bindemi se sa e paskrupuj ishte droja prej mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb Adem Dema\u00e7i t\u00eb ngrihej n\u00eb rolin q\u00eb n\u00eb syt\u00eb e popullit n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte: n\u00eb rolin e prij\u00ebsit t\u00eb L\u00ebvizjes p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs! E tani, pas luft\u00ebs \u00e7lirimtare, pas send\u00ebrtimit t\u00eb idealit t\u00eb liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilit ai ia kishte flijuar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, m\u00eb t\u00eb vlefshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, si do ta trajtojn\u00eb Adem Dema\u00e7in udh\u00ebheqjet politike t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kryetari i lavdish\u00ebm amerikan Xhon Kenedi ka th\u00ebn\u00eb: \u201cMos pyet \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb atdheu yt p\u00ebr ty, por pyet \u00e7ka ke b\u00ebr\u00eb ti p\u00ebr atdheun\u201d. Ky mendim aq shum\u00eb i cituar prej politikan\u00ebve e intelektual\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim i kuptimit t\u00eb mendimit t\u00eb njohur t\u00eb poetit t\u00eb madh italian, Dante Aligeri, i cili mbas syrgjynosjes prej vendit t\u00eb vet \u2013 prej Firences kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk kam vet\u00ebm un\u00eb obligime ndaj atdheut, por edhe atdheu ka obligime ndaj meje\u201d. \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se Adem Dema\u00e7i, si askush tjet\u00ebr n\u00eb historin\u00eb shqiptare, i ka kryer obligimet atdhetare ndaj Kosov\u00ebs, por ende s\u2019\u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb si i ka kryer obligimet e saj ndaj tij Kosova shtet? Do t\u00eb p\u00ebrgjigjemi ndersh\u00ebm e drejt n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje n\u00eb qoft\u00eb se fatin e Adem Dema\u00e7it pas \u00e7lirimit prej burgjeve e krahasojm\u00eb me fatin e Nelson Mendel\u00ebs pas lirimit t\u00eb tij prej burgjeve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Afrik\u00ebs Jugore. Mbas lirimit prej burgut, jo vet\u00ebm bashk\u00ebmendimtar\u00ebt, por edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb do ta shp\u00ebrblejn\u00eb Nelson Mendel\u00ebn me nderime, t\u00eb pamatshme: do t\u2019i caktojn\u00eb k\u00ebshilltar\u00eb, do t\u2019i caktojn\u00eb shpura, do t\u2019i caktojn\u00eb privilegje t\u00eb ndryshme politike, shoq\u00ebrore, materiale, do ta b\u00ebjn\u00eb protagonist n\u00eb shum\u00eb institucione shoq\u00ebrore, kulturore, shkencore. Dhe, n\u00eb fund, do ta b\u00ebjn\u00eb kryetar shum\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb Republik\u00ebs Jugafrikane. Asnj\u00eb prej k\u00ebtyre nderimeve politikisht larghedh\u00ebse q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb Mendel\u00ebs jugoafrikan nuk iu b\u00ebn\u00eb Mendel\u00ebs kosovar \u2013 Adem Dema\u00e7it. As gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet pas \u00e7lirimit, \u00e7mimi shtet\u00ebror i Kosov\u00ebs p\u00ebr krijimtari mendore, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb kujt, kujt e meriton dhe kujt s\u2019e meriton, nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb Adem Dema\u00e7it! As gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosov\u00ebs, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe vetje pa r\u00ebnd\u00ebsi as politike, as shkencore, as artistike p\u00ebr Kosov\u00ebn, nuk e nderoi veten e saj duke e pranuar Adem Dema\u00e7in! As gjat\u00eb gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb \u00e7liruar Adem Dema\u00e7in nuk e b\u00ebn\u00eb as deputet t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm si\u00e7 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb bot\u00eb disa autoritete t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare, nuk e b\u00ebn\u00eb as deputet kat\u00ebrvje\u00e7ar, as kryetar t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, as kryeminist\u00ebr e as kryetar t\u00eb Kosov\u00ebs! U b\u00ebn\u00eb deputet\u00eb, kryetar\u00eb t\u00eb Kuvendit, kryeministra, kryetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs vetje, q\u00eb s\u2019i kan\u00eb dhuruar asnj\u00eb pik\u00eb djers\u00eb liris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb s\u2019i kan\u00eb kushtuar asnj\u00eb or\u00eb e asnj\u00eb fjali pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por s\u2019u b\u00eb Adem Dema\u00e7i! Pse n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb nderimit t\u00eb saj n\u00eb bot\u00eb, nuk u b\u00eb institucion shtet\u00ebror lavdia politike, morale, \u00e7lirimtare e 28 vjet\u00ebve burgje t\u00eb Adem Dema\u00e7it? Nuk ka dyshim se sjelljen e k\u00ebtill\u00eb ndaj Adem Dema\u00e7it, q\u00eb n\u00eb thelb d\u00ebmtoi Kosov\u00ebn e b\u00ebn\u00eb arrivist\u00ebt e pushtetsh\u00ebm \u2013 ata q\u00eb Adem Dema\u00e7in e xhelozuan dhe e xhelozuan p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb gjitha atyre meritave historike, q\u00eb ka ai p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr popullin shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr shkak t\u00eb autoritetit madhor me t\u00eb cilin ai i b\u00ebn gati t\u00eb paduksh\u00ebm gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Por jo vet\u00ebm kaq. Sjelljet e k\u00ebtilla p\u00ebrjashtuese ndaj Adem Dema\u00e7it ta themi kryetar i Kosov\u00ebs i nxiti shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr droja prej etik\u00ebs s\u00eb tij politike me t\u00eb cil\u00ebn ai do t\u00eb parandalonte privilegjet, korrupsionin, zhvatjet, lukset, pasurimin e leht\u00eb, t\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm, e t\u00eb k\u00ebqijat e tjera n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, duke e b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb jo vet\u00ebm kultur\u00eb por edhe ligj t\u00eb pashmangsh\u00ebm n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. Sjelljet e k\u00ebtilla, politikisht dhe moralisht t\u00eb papranueshme ndaj Adem Dema\u00e7it dhe t\u00eb d\u00ebmshme ndaj Kosov\u00ebs i b\u00ebn\u00eb ata q\u00eb me asgj\u00eb, nuk i mb\u00ebrrijn\u00eb atij as deri te gjunj\u00ebt. Lejohem t\u00eb them se emrat e tyre do t\u00eb harrohen dit\u00ebn kur do t\u00eb mbesin pa karriget p\u00ebr t\u00eb cilat b\u00ebn\u00eb dhe po b\u00ebjn\u00eb edhe krejt \u00e7ka s\u2019b\u00ebhet, kurse emri i Adem Dema\u00e7it, jet\u00ebshkrimi i tij, vepra jet\u00ebsore dhe mendore e tij, do t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrjetshme dhe p\u00ebrjetsh\u00ebm do ta l\u00ebviz\u00eb dhe do ta ndri\u00e7oj\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar. (Fjal\u00eb a mbajtur n\u00eb ceremonin\u00eb me rastin e 80 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Adem Dema\u00e7it)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ky ishte shkrimi i fundit i tij, kushtuar Adem Dema\u00e7it. DROJA E TYRE PREJ LAVDIS\u00cb S\u00cb TIJ Brezi im ka pasur fat t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb prej natyr\u00ebs t\u00eb jet\u00eb i dhuruar me nj\u00eb vetje si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Adem Dema\u00e7i. E thash\u00eb brezi im e do t\u00eb duhej t\u00eb thosha se Kosova, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb populli shqiptar&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9545,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-9543","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IMG_3861-1.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9543"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9543\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9546,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9543\/revisions\/9546"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9545"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}