{"id":9634,"date":"2026-04-24T20:15:17","date_gmt":"2026-04-24T18:15:17","guid":{"rendered":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/?p=9634"},"modified":"2026-04-24T20:15:17","modified_gmt":"2026-04-24T18:15:17","slug":"kurti-pdk-e-ldk-po-sillen-ma-keq-se-fatmir-limaj-nese-shkojme-ne-zgjedhje-ne-qershor-mund-te-shkojme-serish-edhe-ne-vjeshte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/lajme\/kurti-pdk-e-ldk-po-sillen-ma-keq-se-fatmir-limaj-nese-shkojme-ne-zgjedhje-ne-qershor-mund-te-shkojme-serish-edhe-ne-vjeshte\/","title":{"rendered":"Kurti: PDK e LDK po sillen ma keq se Fatmir Limaj, n\u00ebse shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje n\u00eb qershor mund t\u00eb shkojm\u00eb s\u00ebrish edhe n\u00eb vjesht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p data-reader-unique-id=\"1\"><strong data-reader-unique-id=\"2\">Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, tha se zgjedhjet e reja, nuk do t\u00eb sjellin zgjidhje<\/strong>.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"9\">Sipas tij mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje edhe n\u00eb vjesht\u00eb apo n\u00eb dim\u00ebr.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"10\">\u2018\u2019 Demokracia duhet t\u00eb bazohet n\u00eb vullnetin e popullit dhe n\u00eb rezultatin zgjedhor, jo n\u00eb marr\u00ebveshje politike q\u00eb e anashkalojn\u00eb dhe shkelin at\u00eb. Pa respektimin e vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve nuk mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje politike. Nd\u00ebrkaq, q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb shmangen zgjedhjet e p\u00ebrs\u00ebritura dhe t\u00eb sigurohet stabiliteti institucional\u2019\u2019, ka th\u00ebn\u00eb Kurti mes tjerash.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"15\">M\u00eb tek, Kurti, ka kritikuar kryetarin e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Bedri Hamz\u00ebn, dhe at\u00eb t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebta dy \u2018\u2019po sillen me keq se Fatmir Limaj vitin e kaluar\u2019\u2019.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"16\"><strong data-reader-unique-id=\"17\">Deklarimi i plot\u00eb Kurtit: \u00a0<\/strong><\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"18\">T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"23\">Pas 10 muajsh bllokad\u00eb gjat\u00eb vitit 2025, n\u00eb zgjedhjet e 28 dhjetorit t\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas populli i Kosov\u00ebs foli m\u00eb qart\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e pasluft\u00ebs. \u00cbsht\u00eb obligim i secilit subjekt politik e lider partie t\u00eb sillet n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb vullnet t\u00eb shprehur.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"24\">Legjislatura e 10-t\u00eb e ka zgjedhur kryesin\u00eb e Kuvendit dhe Qeverin\u00eb. Ajo tash duhet ta zgjedh\u00eb presidentin dhe t\u00eb shmang\u00eb zgjedhjet sepse ato jan\u00eb t\u00eb panevojshme dhe humbin koh\u00eb dhe mjete t\u00eb buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Organizimi i zgjedhjeve t\u00eb reja do t\u2019i kushtonte Kosov\u00ebs s\u00eb paku 10 milion\u00eb euro, mandej p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb funksionimit t\u00eb Kuvendit do t\u00eb humbisnim shum\u00eb dhjet\u00ebra miliona euro t\u00eb tjer\u00eb nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb s\u00ebrishme do t\u00eb mund t\u00eb ishin pak a shum\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me ato ekzistuese.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"29\">Meq\u00ebn\u00ebse problemi kryesor mbetet nevoja p\u00ebr 80 deputet\u00eb p\u00ebr kuorum te \u00e7\u00ebshtja e Presidentit, zgjedhjet nuk do t\u00eb sjellin zgjidhje. Rezultati i zgjedhjeve duhet t\u00eb pranohet dhe t\u00eb respektohet, sepse ai p\u00ebrfaq\u00ebson vullnetin e qytetar\u00ebve dhe baz\u00ebn e demokracis\u00eb. L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! (LVV) ka siguruar shumic\u00ebn e votave dhe t\u00eb deputet\u00ebve, prandaj k\u00ebrkon q\u00eb ky rezultat t\u00eb merret parasysh n\u00eb proceset politike dhe n\u00eb vendimmarrje. N\u00ebse shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje n\u00eb qershor, dhe LVV me partner\u00ebt (GUXO, Alternativa e pakicat) nuk i mb\u00ebrrin 80 deputet\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb shkojm\u00eb s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje n\u00eb vjesht\u00eb a dim\u00ebr. Kujt i konvenon kjo?!<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"30\">N\u00eb p\u00ebrputhje m\u00eb rezultatin dhe rrethanat kam b\u00ebr\u00eb ftesa t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr partit\u00eb opozitare sikurse q\u00eb vazhdimisht kam ofruar edhe alternativa p\u00ebr zgjidhje. Deri tani pa sukses.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"35\">Kam b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje me Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK). Kjo ofert\u00eb p\u00ebrfshinte: postin e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit dhe kat\u00ebr ministri. U refuzua.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"36\">Kam propozuar edhe nj\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr: nd\u00ebrrimin e pozitave mes kryetarit dhe n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit, LDK t\u00eb merrte pozit\u00ebn e kryetarit t\u00eb Kuvendit, Kryetarja aktuale t\u00eb b\u00ebhej n\u00ebnkryetare. Me k\u00ebt\u00eb rast LVV nuk do t\u2019i kishte tre pozitat e larta shtet\u00ebrore si\u00e7 ankoheshin deri m\u00eb tani. U refuzua edhe kjo.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"37\">Kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb konkrete edhe ndaj Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK) p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar situat\u00ebn politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ofert\u00eb propozova nj\u00eb rrokad\u00eb mes Kryetares aktuale Haxhiu dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb PDK-s\u00eb, ku PDK mund t\u00eb marr\u00eb pozit\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Kuvendit. Pra, Kryetarja Albulena Haxhiu t\u00eb b\u00ebhej n\u00ebnkryetare e Kuvendit, nd\u00ebrsa Bedri Hamza ose Vlora \u00c7itaku t\u00eb merrnin drejtimin e Kuvendit. Ky do t\u00eb ishte nj\u00eb koncesion i madh q\u00eb e b\u00ebjm\u00eb ne q\u00eb Albulena Haxhiu t\u2019ia liroj\u00eb vendin Bedri Hamz\u00ebs a Vlora \u00c7itakut.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"38\">Mos t\u00eb harrojm\u00eb 4 veta n\u00eb LVV kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb vota se kryetari i PDK-s\u00eb: p\u00ebrve\u00e7 meje, edhe Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu si dhe Hekuran Murati i cili po ashtu ka m\u00eb shum\u00eb vota sesa Bedri Hamza. Nd\u00ebrkaq n\u00ebse e krahasojm\u00eb me LDK-n\u00eb, 10 veta nga LVV jan\u00eb m\u00eb t\u00eb votuar sesa kryetari i LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"39\">T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"40\">Republika e Kosov\u00ebs ka nevoj\u00eb p\u00ebr mbar\u00ebvajtje t\u00eb institucioneve dhe stabilitet institucional.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"41\">Ne kemi shkuar me kandidat nga subjekti yn\u00eb kur ndodheshim fare pran\u00eb mesnat\u00ebs nd\u00ebrmjet 5 dhe 6 marsit me kandidatin e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb, vet\u00ebm pasi nuk arrit\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kandidat konsensual dhe vet\u00ebm pasi nuk kishte asnj\u00eb propozim t\u00eb vet\u00ebm nga ana e subjekteve opozitare.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"42\">Propozuam kandidatin Glauk Konjufca, i cili \u00ebsht\u00eb njeri i dyt\u00eb m\u00eb i votuar n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Dr. Fatmire Mulhaxha-Koll\u00e7aku.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"43\">Mbi t\u00eb gjitha, s\u00ebrish u ofrua edhe nj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr, ku vet z. Konjufca deklaroi se mund t\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00ebse paraqitet nj\u00eb figur\u00eb konsensuale. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, nga partit\u00eb opozitare, sot e asaj dite, nuk kan\u00eb paraqitur asnj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr kandidat p\u00ebr president. As n\u00eb takime me mua dhe as publikisht p\u00ebr juve.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"44\">Ne duhet t\u00eb kemi parasysh dhe respektojm\u00eb vullnetin e popullit t\u00eb shprehur p\u00ebrmes rezultatit zgjedhor: LVV ka 51.1% t\u00eb votave apo 57 deputet\u00eb, nd\u00ebrsa mazhoranca jon\u00eb arrin n\u00eb 66 deputet\u00eb.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"45\">Demokracia duhet t\u00eb bazohet n\u00eb vullnetin e popullit dhe n\u00eb rezultatin zgjedhor, jo n\u00eb marr\u00ebveshje politike q\u00eb e anashkalojn\u00eb dhe shkelin at\u00eb. Pa respektimin e vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve nuk mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje politike. Nd\u00ebrkaq, q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb shmangen zgjedhjet e p\u00ebrs\u00ebritura dhe t\u00eb sigurohet stabiliteti institucional.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"46\">Me rezultatin aktual zgjedhor, asnj\u00eb parti opozitare nuk ka numra t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb propozuar nj\u00eb kandidat p\u00ebr president pa bashk\u00ebpunim ato me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"47\">K\u00ebsisoj, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb oferta p\u00ebr kompromis ndaj partive opozitare, duke u ofruar pozita t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb institucione, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb arrihet marr\u00ebveshje dhe t\u00eb shmanget bllokimi institucional. Fatkeq\u00ebsisht, k\u00ebto oferta gjeneroze jan\u00eb refuzuar anipse jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb favorshme n\u00eb raport me numrin e deputet\u00ebve q\u00eb ka opozita.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"48\">\u00c7do takim me ta \u00ebsht\u00eb inicuar \u00e7do her\u00eb nga un\u00eb, thua se Kosova \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e imja. Krer\u00ebt e PDK dhe LDK fatkeq\u00ebsisht po sillen edhe m\u00eb keq se Fatmir Limaj n\u00eb vitin e kaluar. Realisht, ata nuk jan\u00eb duke dashur as pushtet dhe as p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr veten e tyre. Krejt \u00e7far\u00eb duan \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne dhe un\u00eb t\u00eb mos kemi pushtet. Por, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk e vendosin ata.<\/p>\n<p data-reader-unique-id=\"49\">Ju falemnderit p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e v\u00ebmendjen. Dhe, mirupafshim<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, tha se zgjedhjet e reja, nuk do t\u00eb sjellin zgjidhje. Sipas tij mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje edhe n\u00eb vjesht\u00eb apo n\u00eb dim\u00ebr. \u2018\u2019 Demokracia duhet t\u00eb bazohet n\u00eb vullnetin e popullit dhe n\u00eb rezultatin zgjedhor, jo n\u00eb marr\u00ebveshje politike q\u00eb e anashkalojn\u00eb dhe shkelin at\u00eb. Pa respektimin e vullnetit t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":9635,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_feature_clip_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_post_was_ever_published":false},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-9634","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IMG_2136.jpeg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9634","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9634"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9634\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9636,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9634\/revisions\/9636"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9635"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/toolsyo.com\/news\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}