Agai ka marrë masa të ashpra ndaj fermerëve pas shkeljeve të fundit të rregullave në fermë.
Pas Mozës dhe Zhakut, të cilët u dënuan që të flenë tek “Fakiri” për mosrespektim të rregullave dhe mospërfshirje në sfidë, ndëshkim ka marrë edhe Iliri.
Balerini është dënuar të kalojë natën në një tendë të vendosur në oborr, për shkak të gjuhës fyese dhe të papërshtatshme që përdori gjatë debatit me Mozën.
Agai e cilësoi këtë si paralajmërimin e fundit para finales, duke bërë të ditur se çdo shkelje tjetër e rregullave apo përdorim i fjalëve të papërshtatshme do të sjellë përjashtim të menjëhershëm nga gara.