Këngëtarja shqiptare Mimoza Shkodra ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë një mesazh të shkurtër që ka ngjallur kureshtje te fansat.
“Së shpejti”, ka shkruar ajo, pa zbuluar detaje të tjera rreth këngës apo datës së publikimit.
Megjithatë, ky paralajmërim ka mjaftuar që ndjekësit të presin me interes rikthimin e saj me materiale të reja muzikore.