Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajrush Uksmajli, i njohur me nofkën “Bardhi”.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët njoftuan se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër.
Për ndarjen nga jeta të veteranit të UÇK-së ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes Uksmajli, bashkëluftëtarëve dhe miqve të të ndjerit.
Bajrush Uksmajli konsiderohej si një nga veteranët e njohur të luftës së UÇK-së, ndërsa lajmi për vdekjen e tij ka ngjallur reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga shumë qytetarë dhe bashkëluftëtarë.