Pas faljes së namazit të Bajramit: Qytetarët thirrje për unitet, “politika po na ndan”

Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit në Prishtinë, qytetarët kanë përcjellë urime për besimtarët myslimanë, duke theksuar mesazhe paqeje, tolerance dhe solidariteti. Disa prej tyre ngritën edhe shqetësime për ndasitë politike e shoqërore, duke kërkuar më shumë unitet mes shqiptarëve, raporton Ekonomia Online.

Qytetari Rizah Syla e cilësoi Kurban Bajramin si një festë të madhe dhe uroi që ajo të sjellë mirësi e begati për të gjithë.

“Urime për të gjithë, me të mira e me bereqet. Kjo është festë e madhe, njerëzore”, u shpreh ai.

Ai shtoi edhe një thirrje për bashkim mes shqiptarëve, duke theksuar nevojën për më shumë mirëkuptim dhe më pak përçarje.

“Duhet me u bashku, jo me u nda. Kemi qenë të përçarë mjaft. Sot kemi liri, por prapë s’po merremi vesh”, tha Syla.

Edhe qytetari Ahmet Ajeti uroi festën për të gjithë besimtarët, duke shkurtuar mesazhin e tij me “Urime Kurban Bajrami, Allahu e pranoftë”.

I pyetur për politikën, ai u shpreh shkurt: “Le të merren vesh mes veti, se nuk janë mirë hiç.”

error: