Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për përditësimin e ri të çmimeve të derivateve të naftës në vend.
Sipas vendimit, çmimi i naftës është ulur lehtë dhe sot një litër shitet me 1.58 euro.
Benzina do të kushtojë 1.53 euro për litër, ndërsa gazi është vendosur në 0.74 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për ditën e sotme dhe janë përcaktuar nga autoritetet përgjegjëse në kuadër të rregullimit të tregut të karburanteve nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.