Granit Plava, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, është lajmëruar drejtpërdrejt gjatë një emisioni televiziv nga burgu, duke shkaktuar reagime të shumta në opinion, shkruan GazetaVip
Telefonata ndodhi gjatë transmetimit live, ndërsa prezantuesja e emisionit reagoi menjëherë duke ndërprerë komunikimin pas identifikimit të tij.
”“Nuk jom edhe aq mirë, jam i dënum me burg të përjetshëm”- Granit Plava” telefonon nga burgu në emisionin N’krah t’djathtë.
Momenti ka nxitur debat të madh në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë komentuar paraqitjen e tij dhe mënyrën se si u menaxhua situata në studio.
Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të rënda dhe më të komentuara në Kosovë./GazetaVip/