Në ditë Bajrami, aksident i rëndë në Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Lipjan, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacioneve të para, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të semaforit në hyrje të qytetit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat po hetojnë rrethanat e rastit.

error: