Kurti shpjegon rolin e xhandarmërisë së Kosovës, ja cilat pritet të jenë detyrat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka sqaruar të enjten rolin dhe kompetencat që pritet t’i ketë xhandarmëria e Kosovës.

Në një konferencë për media, Kurti deklaroi se mandati i xhandarmërisë do të përfshijë sigurimin e vijës kufitare tokësore, ujore dhe ajrore në të gjithë territorin e Kosovës. Sipas tij, kjo forcë do të ketë rol edhe në operacionet kundër grupeve terroriste dhe të armatosura, me karakter para-ushtarak, shkruan Insajderi.

Ai theksoi se xhandarmëria do të angazhohet edhe në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës ndërkufitare, përfshirë kontrabandën me mallra dhe emigrantë, si dhe në menaxhimin e situatave me rrezik të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Kurti bëri të ditur se modeli i xhandarmërisë së Kosovës do të ndërtohet në përputhje me rendin kushtetues dhe rrethanat specifike të vendit.

“Sipas tij, grupi punues tashmë është duke analizuar të gjitha aspektet e formimit të xhandarmërisë, ndërsa themelimi dhe funksionalizimi i saj do të realizohen përmes një ligji të veçantë në legjislaturën e 11-të”, deklaroi ai.

error: