Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për procesin e formimit të xhandarmerisë në Kosovë, duke theksuar se për krijimin e saj do të zhvillohen konsultime edhe me akterë të tjerë relevantë.
I pyetur nëse pjesë e grupit punues do të jetë edhe KFOR-i, Sveçla bëri të ditur se aktualisht në këtë grup janë të përfshirë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera që merren me çështje të sigurisë.
“Sipas tij, pjesë e grupit punues janë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, duke filluar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Policia dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë rol në sigurinë e vendit.
Ai shtoi se institucionet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të diskutojnë me akterë të tjerë, në mënyrë që të shqyrtohen të gjitha idetë, sugjerimet dhe modelet që mund të inkorporohen në kuadër të xhandarmerisë së ardhshme.