Greqia paralajmëron masa të reja në kufi pas zbatimit të sistemit EES
Autoritetet greke kanë paralajmëruar masa të reja për të përshpejtuar kontrollet dhe për të ulur pritjet në pikat kufitare Evzoni dhe Kipi, pas hyrjes në fuqi të sistemit të ri evropian EES, raportojnë mediat greke dhe TV21.
Vendimi është marrë gjatë një takimi pune të mbajtur në Selanik, i thirrur nga zëvendësministri grek i Punëve të Brendshme, Konstandinos Gulekas. Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, shërbimeve të sigurisë dhe autoriteteve lokale.
Sipas Gulekasit, fluksi i turistëve dhe i transportit tregtar drejt Greqisë po rritet vazhdimisht, ndërsa zbatimi i kontrolleve të detyrueshme biometrike për çdo person që hyn ose del nga vendi ka sjellë vonesa shtesë në kufi.
Nga ana tjetër, ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve, Mihalis Hrisohoidis, deklaroi se Greqia është e obliguar të zbatojë legjislacionin evropian, duke theksuar se lidhur me sistemin EES janë paraqitur ankesa edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Autoritetet greke pritet të ndërmarrin hapa konkretë në javët në vijim për të përmirësuar qarkullimin dhe për të shmangur kolonat e gjata gjatë sezonit veror.
Serbët në Veri largojnë nga puna shqiptarët me arsyetimin se nuk i plotësojnë kriteret.