Arrestohet Raheem Sterling

Ish-ylli i Anglisë, Raheem Sterling përfundon në pranga pas aksidentit me Lamborghini

Ish-reprezentuesi i Anglisë, Raheem Sterling, është arrestuar nga policia britanike pasi u përfshi në një aksident rrugor me Lamborghini-n e tij në autostradën M3 në Hampshire.  

Sipas mediave angleze, 31-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe në aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera.  

Raporti i publikuar nga The Sun bën të ditur se Sterling po hetohet nën dyshimet për drejtim të automjetit nën ndikimin e drogës, drejtim të rrezikshëm, posedim të një substance të klasës C, si dhe refuzim për të dhënë mostër për testim.  

Pas marrjes në pyetje, ish-futbollisti i Chelsea F.C., Liverpool F.C., Arsenal F.C. dhe Manchester City F.C. është liruar me kusht, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. Aktualisht, Sterling aktivizohet te Feyenoord.

error: