Gjatë paraqitjes së tij në emisionin debatues Pressing, analisti dhe gazetari Valon Syla ka ironizuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe përfaqësuesit e saj në debatet publike.
Teksa komentonte figurat që dalin në mbrojtje të qëndrimeve të partisë, Syla përmendi disa emra të njohur të Vetëvendosjes, duke përdorur një krahasim satirik.
“Del Dimal Basha, ajo çika feministe, ‘Mulla Pasuli’… si ai dyqani ku krejt i ke me 1 euro”, u shpreh ai gjatë debatit.
Deklarata e gazetarit ka tërhequr vëmendje dhe ka nxitur reagime të ndryshme në opinionin publik dhe në rrjetet sociale.