‘Nuk flasin me njëri tjetrin?!’, Çka po fsheh ‘treshi përsheshi’?

Prej disa kohësh në rrjetet sociale po qarkullojnë spekulime për një ftohje në raportet mes Klodit, Londrimit dhe Elijonës, një treshe që prej vitesh janë parë si miq të afërt.

Edhe pse publikimi i projektit muzikor “Afterparty” nga Londrimi u shoqërua me disa reagime dhe shpërndarje nga ana e tyre, duket se kjo nuk ka mjaftuar për të zbehur dyshimet mbi raportet mes tyre.

Sipas burimeve të afërta me situatën, aktualisht mes tyre nuk ka komunikim të rregullt. Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se Londrimi është i pakënaqur, veçanërisht me Klodin, gjë që dyshohet se ka ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënieve.

Megjithatë, pavarësisht zhvillimeve në jetën private, Londrimi po vazhdon angazhimet profesionale. Ai pritet të publikojë videoklipet e reja nga EP-ja e tij, ndërsa njëri prej projekteve, sipas aludimeve në rrjetet sociale, do të ketë në qendër Dolcen, në një paraqitje që pritet të tërheqë vëmendje të madhe të publikut.

error: