Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh ish-lider i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shënon sot ditëlindjen e tij.
Ai mbush 59 vjeç, ndërsa kjo datë është e veçantë edhe për familjen e tij, pasi ditëlindjen e feston po ashtu vajza e tij, Rrita.
Veseli ndodhet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u përballur me procesin gjyqësor së bashku me ish-udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në lidhje me akuza për krime lufte.
Ai ka lindur më 31 maj 1967 në Mitrovicë.