A do të kandidojë sërish për presidente? Ja çfarë thotë Kollçaku

Deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, tha se vazhdon të jetë kandidate për presidente.

Deputetja Kollçaku e la të hapur mundësinë që, nëse arrihet marrëveshje politike, të heqë dorë nga kandidatura.

“Deri tani jam, por jemi në pritje të opozitës se çfarë do të na propozojë. Krejt çka është në të mirë të Kosovës.”, tha ajo.

Një kandidat duhet t’i sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvendin me 120 karrige, ndërsa kuorumi arrihet me 80 deputetë.

Nëse në dy rundet e para një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61.

error: