“A e di gjyqtari çmimin e lirisë?”- Ish-koloneli kritikon dënimin ndaj Selimit për spiunazh

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, ka reaguar pas dënimit të Hysri Selimit me gjashtë vjet burgim për spiunazh, duke e cilësuar vendimin e gjykatës si tepër të lehtë.

Në një intervistë për emisionin “Kosova Live” në T7, Veseli u shpreh i zhgënjyer me masën e dënimit, duke theksuar se Selimi, sipas tij, ka vepruar në interes të një shteti armik.

“Dënim qesharak. Hysri Selimi ka punuar për shtetin armik. A e din gjyqtari çmimin e lirisë?”, deklaroi Veseli.

Ai tha se veprat që cenojnë sigurinë kombëtare dhe interesat e shtetit duhet të trajtohen me seriozitet maksimal, duke vlerësuar se dënimi i shqiptuar nuk pasqyron peshën e veprës për të cilën është shpallur fajtor Selimi.

error: