Amerikanët deklasojnë edhe Australinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhduan me formën e shkëlqyer në Kampionatin Botëror, duke shënuar fitoren e dytë radhazi dhe duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të garës.

Amerikanët triumfuan me rezultat 2:0 ndaj Australisë në ndeshjen e Grupit D, duke dominuar takimin dhe duke konfirmuar statusin e favoritit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 11-të, kur mbrojtësi australian Cameron Burgess realizoi autogol, duke i dhënë epërsinë SHBA-së.

SHBA – Australia 2:0

Stadiumi “Lumen Field”, Seattle.
Shikues: 70.000.
Gjyqtar: F. Zwayer (Gjermania).
Shënues: Burgess (11′ – autogol), 44′)
Kartona të verdhë: Robinson , Balogun, Richards – Bos, Circati, Souttar..
SHBA: Freese, Freeman, C. Richards, Ream, Dest (Scally 80′), Adams, A Robinson (Trusty 80′), McKennie, Tillman, Balogun (Wright 90+6′) dhe Pep (Berhalter 74′)i.
Australia: Beach, Circati, Souttar, Burgess (Geria 46′), Italiano, O’Neill, Okon (Irvine 78′), Bos, Leckie (Volpato 61′), Velupillay (Metcalfe 46′) dhe Mo. Toure (Irankunda 46′).

Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 44-të, Alex Freeman shënoi me kokë nga afërsia për 2:0.

Fillimisht pati dilema për vlefshmërinë e golit, por pas rishikimit me VAR, gjyqtari e pranoi atë.

Në pjesën e dytë nuk pati ndryshim rezultati, ndërsa amerikanët administruan me qetësi epërsinë deri në fund.

Pas dy xhirove, SHBA-ja kryeson Grupin D me gjashtë pikë dhe ka siguruar avancimin në raundin tjetër, ndërsa Australia mbetet në vendin e dytë me tri pikë.

error: