Në të njëjtin kuvend, Gjini është nominuar edhe si kandidat për kryeministër, duke marrë mbështetje nga delegatët dhe nga vetë ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj, në fjalimin e tij, ka falënderuar bashkëpartiakët për rrugëtimin e përbashkët dhe ka theksuar se do të vazhdojë t’i shërbejë Kosovës edhe pas largimit nga drejtimi i partisë.
“Sot kryetar Ardian, ne besojmë në ty, besojmë të jesh prijësi ynë, të jesh prijësi i Kosovës, i listës sonë më të mirë. Ashtu siç i kam besuar vetes në rrugëtimin tim, ashtu i besoj Ardianit. Përjetë me ty Ardian, përjetë Aleanca”, tha Haradinaj.