Banorët e Libanit, të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, kanë reaguar ndaj lajmeve për një armëpushim të mundshëm me Izraelin dhe çfarë mund të nënkuptojë kjo për kthimin e tyre në shtëpi.
Ibrahim Suwaydi, i zhvendosur nga periferitë jugore të Bejrutit, thotë se beson se një armëpushim nuk është i mjaftueshëm.
“Shtëpia ime në Dahiyeh është shkatërruar. Kush do të më kompensojë?”,tha banori.
“Që toka jonë të kthehet plotësisht, ose nuk e pranojmë armëpushimin… Ose ata largohen plotësisht, ose ne kemi mbaruar. Do të qëndrojmë në rrugë”,shtoi ai.
Ndërkaq, Mohamed Yassie, një tjetër banor thotë se vendi i tij ka “arritur shumë” nëse Izraeli tërhiqet nga Libani jugor.
“Ne jemi të gatshëm të kthehemi, edhe nëse shtëpitë tona janë shkatërruar, të kthehemi në fshatrat tona”, tha ai.